Makthi për trashëgiminë politike në PD ka futur në një luftë të paprinciptë Sali Berishën me dy parti të reja që po shfaqen në skenën politike shqiptare, partinë e Bamir Topit dhe Aleancën Kuq e Zi. Sali Berisha, i cili pranohet gjerësisht si një nga liderët më të aftë për të ndërtuar koalicione të gjera, me lëshime të mëdha për partnerët dhe me një stabilitet të admirueshëm politik, ka hyrë në betejë me dy parti ende pa lindur akoma, për një arsye të ndryshme nga arsyeja që e bën atë tolerant në ndërtimin e koalicionit. Ideja se prurjet e reja të Topit dhe Spahiut në politikë i rrezikojnë atij trashëgiminë politike brenda PD-së nëse i përfshin në koalicion, e bëjnë atë të jetë tejet agresiv dhe shpesh i palogjikshëm në luftën ndaj tyre.
Dje ai u përfshi në polemika në distancë me Edi Ramën për Aleancën Kuq e Zi, duke tentuar ta quajë atë kamerdare shpëtimi për të majtën. Ky vlerësim në fakt pranon se Aleanca Kuq e Zi do të marrë votat e se djathtës. Sali Berisha, i cili është në koalicion me 17 parti nga e majta ekstreme e Hysni Milloshit deri tek Eqrem Spahiu, nuk ka asnjë arsye politike apo ideologjike që të jetë agresiv me Aleancën Kuq e Zi. E vetmja gjë e besueshme është se Aleanca Kuq e Zi po hyn në truallin e dikurshëm patriotik të PD-së dhe popullariteti në rritje i saj, nëse do të jetë në aleancë me PD, do të dinamizojë jetën politike dhe do të zhvlerësojë mumiet e grupit parlamentar që çdo të hënë fusin kokën mes duarve dhe dëgjojnë broçkullat e Sali Berishës. Një lider, i cili ka provuar se bën koalicione të gjera, e ka shumë të vështirë të jetë bindës pse ka shpallur armike një parti që ka tendencë të jetë centriste dhe të përdorë retorikën patriotike për popullaritet.
Edhe më ekstreme është situata me Bamir Topin. Sali Berisha e akuzon atë se është aleat i Edi Ramës, pasi sipas tij është verifikuar që ka votuar për Edi Ramën. Në të vërtetë frika reale është se nëse Topi do të ishte një alternativë brenda PD-së, trashëgimia politike e Berishës do të spostohej drejt tij. Ai do ishte figura më e pëlqyeshme e PD-së për kandidat për kryeministër në vitin 2013, dhe natyrisht do të shpërbënte klanin e mumieve politike të Berishës në PD. Është kjo arsyeja që Bamir Topi për Sali Berishën është komunist dhe Hysni Milloshi demokrat. Nuk ka asnjë arsye të besueshme që Berisha të shpallë armik Bamir Topin për arsye politike, kur dihet që koalicioni i tij i gjerë ka brenda dhe Shoqatën e Vullnetarëve të Enverit me Hysni Miloshin kryetar dhe Ridvanin anëtar, dhe legalistët, ballistët apo ndonjë profil më ekstrem politik. Pra, i gjithë ky debat që po prodhohet e nxjerr Berishën nga profili i tij si udhëheqës koalicioni dhe i zgjon makthet si kryetar PD-je, që është i shqetësuar për trashëgiminë e tij politike në PD.
E njëjta tendencë vërehet dhe nga shtypi afër Berishës. Armiqtë më të mëdhenj për shtypin gjoja të djathtë janë Bamir Topi dhe Kreshnik Spahiu, që sipas tyre janë të majtë!!! Biles revista mujore Mapo, kishte arritur të zbulonte dhe një skemë konspirative që Spahiu ishte “parti turke”!!! Përveç paranojave primitive, targeti i sulmit zbulon dhe një dobësi të madhe të Berishës, që nuk akuzon dot më njeri si spiun grek apo serb siç e bënte më parë lehtësisht me Pollon, Metën, Nanon, apo Rulin. Tani dhe liria për të gjetur armiq të lidhur me fqinjët është pakësuar pasi qeveria është bërë vasale e fqinjëve. Turqia duket se nuk prish shumë punë dhe duron akuza të tilla, ose “ia fal Berishës” këtë sëkëlldi.
Nga ana tjetër vetë Rama sa herë që Berisha i kujton Spahiun apo Topin vrapon të theksojë se ata janë të djathtë. Në fakt Rama duhet të mësohet ta shikojë veten dita- ditës si udhëheqës të koalicionit anti- Berishë dhe jo si kryetar i Partisë Socialiste. Këndvështrimi i tij socialist për çdo gjë dhe gjykimi i ngjarjeve apo zhvillimeve në raport me Partinë Socialiste, ia heq atij atributin si kandidat i koalicionit anti-Berishë. Vetë Berisha në këtë pikë është i qartë. Ai nuk flet për Partinë Demokratike, përveç të hënave kur mbledh mumiet, nuk flet më për siglën e saj. Flet vetëm për koalicionin e tij. Dhe ka të drejtë se sistemi që ka bërë bashkë me Ramën ta imponon këtë gjë. Përveç rastit të Topit dhe Spahiut që i rrezikojnë trashëgiminë brenda PD-së, për gjithçka tjetër ai shfaqet si kryetar koalicioni. Rama duket se nuk po i përgjigjet me të njëjtën monedhë dhe kjo mund t’i kushtojë në energjitë e pafundme për të ndërtuar koalicionin në minutat e fundit. Koalicioni anti-Berishë nuk mund të ketë vetëm vlera socialiste, por duhet të përfshijë gjithë faktorët opozitarë në Shqipëri. Partia Socialiste është lokomotiva e këtij koalicioni, por Berisha më 2009 fitoi nga vagonët, pasi lokomotiva i mbeti e dyta pas Partisë Socialiste. Ndaj njësoj si Berisha, edhe Edi Rama duhet të korrigjojë përpjekjen për të mbajtur distancë me faktorët antiqeveritarë në politikë. Partia Socialiste është një parti e madhe, është parti e parë në vend, është një parti që fiton e para edhe pa pasur kryetar partie dhe degë rrethesh pasi e voton populli socialist. Edi Rama ka për detyrë të përdorë fuqinë e kësaj për të udhëhequr një koalicion që të mundë Sali Berishën. Ai është edhe kryetar i Partisë Socialiste, por mbi të gjitha është udhëheqës i koalicionit opozitar dhe duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi këtij portreti se sa ngarendjes organizative të PS. Kriza politike po precipiton dhe mund të shpërthejë pas zgjedhjes së presidentit dhe koalicioni opozitar duhet të formojë frymën e bashkëpunimit dhe të fitores. Harxhimi i energjive se i kujt është Topi dhe Spahiu, sikur të ishin një patate e nxehtë që s’e don askush në dorë, është thjesht të merresh me frikërat e Sali Berishës në vend të optimizmit për koalicionin e opozitës.
C’do gje e ka nje kufi.
ckufij zeza. ky agjent i serbise po perdor henri cilin, artur zhein, arjan canin e shume skifter servil per te intrikguar rreth se vetmes levizje nacionaliste shqipetare. berisha eshte thjesht nje spiun dhe vegel e rendomt serbe.
Mire thote Mero , Edi nuk duhet te flasi kunder AK-se dhe Bamirit , por ai duhet te jete pjese e koalicionit kunder Berishes
Edi duhet te punoje ne prpaskene per te pasur nje mareveshje te heshtur me Bamirin dhe AK-ne ne zgjedhejt ne menyre qe t embrojne votat e njeri tjetrit dhe pas zgjedhjeve direkt te bejne aleance sebashku kunder Sales , qe ta heqin qafe Salen ,
Te krijojne koaliconin kunder te Ligut –pastaj po e hoqen Salen , nqs Edi do qe te qeverise vete , le te shkoje ne zgjedhje te parakoheshme,
dhe aty le ti masi forcat –porse ne keto zagjedhje ministrine e rendit, dhe KQZ nuk do e kete Sala , qe te beje manipulimet
Edi bashke me ata skorpionsat duhet te mesoje te beje aleance me te gjithe kunder Berishes……
Ndryshe pa aleance Edi nuk fiton dot , se AK-ja ka do marri shume vota, po ashtu edhe Bamiri –Ndaj patjeter Edi duhet te beje Aleance me keta te dy, por edhe me te tjere po mundi
Propozimi juaj eshte tamam pragmatist. Duhet lene nje dritare hapur per marreveshje pas elektorale.
Sidoqofte votuesit socialiste duhet te paralajmerohen qe votat per Bamir Topin jane per te djathten, siç e ka deklaruar vete. Keto vota mund te trafikohen tek Saliu, fare lehte, po te kemi parasysh dhelperine e Saliut, i cili leshon pe, per ta terhequr kur ta kaloje lumin. Ai nuk ka asnje parim perveç kolltukut per te vjedhur.
Gjithashtu votat per Kreshnik Spahiun jane per qendren, te cilat fare lehte mund te rreshqasin djathtas nisur nga influencat prej rrymave jashte Shqiperise.
Votuesit duhet te jene te qarte per keto dy mundesi, prandaj ta hedhin voten atje ku eshte me e sigurte shporrja e Saliut si e keqja me e madhe en politikes se batakut.
LEVIZJE NACIONALISTE?(APO NACIONAL-SOCIALISTE?) NAIM MAVRIA…
Nuk ka progres ne Shqiperi pa shkulur nga rrenjet keta shushunja. Me pas mund te kete shprese shqipetaria.Vetem atehere askush nuk do te guxoje te sillet me keshtu me kete popull. Ndryshe…
http://imageshack.us/photo/my-images/23/familjaberishakrime.jpg/
“lider i afte per te bere kualicone nepermjet leshimeve te medha” e quan mero armikun “me i eger” te tij berishen . Mero ka perdorur disa terma vlersimi per berishen si” “lider” i “afte’, “leshues pushteti” “tolerant”. Kur nje drejtues nuk ka per qellim jeten e qytetareve, perparimin dhe zhvillim e vendit por sundimin dhe plackitjen e tij sigurisht eshte ashtu sic thote dhe merua i ‘afte” dhe ‘tolerant” per ndertuar kualicione me baze gjere me target kryesor plackitjen e vendit dhe ruajtjen e sundimt ne cdo forme.
Ne anen tjeter keta gazetar qe deri dje e kundershtonin Ramen per plotiken e tij pertej se majtes dhe te djathes sot po thone se u dashka nje politike e tille…
Nuk tha i mire, tha thjesht i afte. Jane dy gjera te ndryshme. Dhe Edi nuk beri kurre asnje politike pertej te majtes dhe te djathtes. Ne fakt e vetmja politike qe beri ishte: te gjithe rreth bythes time!
Mero po i kerkon qe te mos sulmoje kot e me kot Topin apo Spahiun, por te shoh te ndryshoje ligji elektoral, ne menyre qe keta te djathtet e rinj te marin sa me shume deputete. Nqs. Iliri ia del edhe pa ndryshime sepse shitet tek Berisha ose ble vota, Bamiri&Co e kane shume te veshtire te blejne vota (qartasi per mungesa financiare ne krahasim me Ilirin).
Atehere lutujuni Edi Rames te mos i detyroje te shiten me 2013!
Analize shume korrekte. SotbAleanca Kuq e zi eshte nje motiv per te gjithe shqipetaret dhe votuesit madje nje shprese me shume se PS. Kreshnik Spahiu dhe aleanca kuq e zi jane nje levizje gje motivon shume grupe per te ndryshuar. Edi rama ia humbur ne cdo rast perball berishes kur ka luftuar vetem. nese ai minon rrugen e aleances kuq e zi ka kryer nje vetvrasje.
Kreshnik Spahiu eshte si person nje individ i rendomte, nje sherbetor i dikurshem i Berishes, qe i ka rene barra e rende te mbledhe votat qe mund te rrjedhin nga e djthta dhe te rrembeje cdo vote qe mund te devijoje nga e majta, per te bere ne fund ate qe beri Ilir Meta: koalicion me Sali Berishen. Ndersa ai vete, me deklarimet skizofrenike dhe shfaqiet tragjiko – komike nuk eshte gje tjeter vecse nje aktor i keq i nje teatri provincial ballkanas, me nje rol qe neser do humbase shpejt. Hapni syte shqiptare: Saliu do te perpiqet t’u genjeje perseri.
Mero Baze te pergezoj per kurajon per t’i treguar gjerat Edi Rames sic duhet. Kur ndonje nga ne neper komente thote dicka te tille na versulen sikur jemi te Islamit, Blushit apo Berishes. Edi duhet te kuptoje qarte gabimin e 2009-es. Dhe te mos marre persiper te njejtin risk. Per momentin me reformen e ligjit zgjedhor ai nuk po ndryshon aspak qendrimin e tij. Gabim fatal!
I vetmi gabim i Edit ne 2009-en,eshte qe ja besoi kodin zgjedhor hienes kastriot islami e gjithe bajgave te nano-gangsterit.Nga ky besim i tij naiv,u gjellit vota e popullit opozitar.Vetem me garancite e garantimin e vullnetit te njerezve shoshitet vete gruri nga egjeri.
Nuk jam ne nje mendje me kendveshtrimin e Meros ne kete editorial.E shoh me shume si deshire te tij per te marre nen mbrojtje nje te “djathte” tjeter nga ajo e dr.dhjeramanit se sa ndertimin e nje strukture me solide per perzenien e dr.krimit.Sot e 22 vjet (me mire nga te gjithe e di vete ai) dr.dhjeramani ja ka kaleruar shqiptareve e Shqiperise ne saje te kurverimit politik te se majtes se nanove,majkove,meteve,blusheve,bellove,malajve,pullumbeve,agollve,mejdaneve,,,,.Tash eshte ndryshe,krejt ndryshe prandaj brekedhjeri i historise e pranon rotacionin vetem pa opoziten e Edi Rames.I perngjet totalisht perralles se ujkut qe komplimentonte demin,se do te ishte me i bukur po te pranonte ti priteshin briret
LORA
Po per dryshimet kushtetuese qe beri bashke me berishen
nuk ishte gabim!!!!!
Deri sa Topi dhe Spahiu,vazhdojne me i lane deputetet simpatizante te tyne nen stjetullat e Berishes ato jane dhe kane me vazhdue me kene vasale te Berishes.
Ne qofte se Topi ,pervec Oketes nuk ka deputet tjeter at’here ai kot qi lodhet me i hy politikes,por te marre ato te mira qi qenia ne politike ia mundesoi.
Sa per Spahiun asht dora e djathte e Berishes qe shtrihet kah Lindja dhe fryma e re neo-otomane!
Pse Mero!
Ky patrioti i madh qi nuk la vend pa sha ,nuk e permend fare pushtuesin 430 vjecar turk dhe nuk ka fole asnjihere per te drejtat e shqiptareve te deportuem me dhune ne Turqi te cilet nuk kane asnji te drejte njerzore QE U GARANTOJNE KARTAT E TE DREJTAVE TE NJERIUT TE OKB-SE!!??!!!
o gjon mos u hiq me katolik se papa. aleanaca kuq e zi ka denoncu shitjen e historise te turqit dhe kreshnik spahiu ka quajtuar me dhjetra here qeverisjen berisha otomane. mundohu te jesh realist pavaresisht se ndoshta nuk te belqejne gjerat. kreshnik spahiu eshte e vetmja shprese qe me aleancen kuq e zi te rezoj berishen. sa per bamir topin ai do jete asi nen menge i berishes. kreshniku dhe bamir topi jane dy ideologji te ndryshme dhe koha po e provon kete gje ndryshe nga cfare i akuzon berisha
Shume e sakt Mero, qe te dyja palet e dine qe smund ti genjejne me shqiptaret pasi i kane genjyer me shume se nje here. Tani e vetmja menyre qe ata te fitojne eshte te bashkohen te dyja palet (si e majte edhe e djathe dhe te krijojne edhe njeher partin laburiste apo te punes) dhe te filloj edhe njeher pluralizmi demokratik por kesaj radhe do te ken perball nje parti te vertet opozitare qe mendon per zhvillimin e ketij vendi (te shpresoj tek kjo levizje kuq e zi). Eshte e vertet qe zgjedhjet e vitit 2013 i fiton PS por ashtu si papandreu ne greqi nuk do zgjasin me shume se 1 vit, keshtu partia e Kreshnikut dhe e Topit do marrin pushtetin dhe prej andej do filloj si fillim mashkimi i shqiperis me kosoven dhe ne te njejten kohe do krijojme nje shtet te se drejtes. Me vjen mire qe edhe ju kondriboni per ta promovuar kete parti, pasi pash qe e kishin marr ne interviste, bravo!
Te njejten gje shpresoj edhe une qe zgjedhjet ti fitoje AKZ dhe partia e Topit,kjo do te ishte nje fitore dhe nje fillim i ri per vendin,mos votoni dy pjellat e PPSH,votoni ndryshe kesaj radhe per te ardhmen e femijve tuaj.
Edi nuk dua te te zhgenjej, por te tre milionet jemi pjelle e atij rregjimi famekeq. Nuk e sheh si kapemi pas biografive? Une jam nje i/e persekutuar e atij rregjimi te shemtuar qe pa lindur akoma, e sheh si kam frike te shkruaj emrin tim? Jo vetem se Sali Berisha eshte nje ishkomunist, te njejten frike kam pasur edhe nga Fatos Nano sepse edhe ai ishte nje ishkomunist, po une kam frike edhe nga vete ish te persekutuarit, e kjo nuk eshte per tu habitur sepse edhe brenda ne burg spiunimi vazhdonte midis ish te spiunuarve. Edi edhe ti e kupton madje me mire se une se fajin ketu nuk e kane individet bashke me te shkuarat e tyre por SISTEMI. Nese sistemi nuk do te ndryshoje edhe leaderi me vizionar do te deshtonte menjehere. Duhet ti pritet rruga ‘yjeve’ ne ngjitje batakçinj,hajdut, medioker, antishqiptare, vegjetative e çfaredo takemi tjeter. Po kjo nuk behet me vullnetin e ca njerezve te rinj pa te shkuar etj… Une nuk besoj edhe e kuptoj qe edhe ti gjithashtu nuk beson, sepse e njoh shkallen e intelektit tend neprmjet komenteve qe vazhdimisht shkruan
Ciao
Me MERON ketu ndahemi . Ky KRESHNIKU mendon dhe sillet sikur historia e Shqiperise fillon me te . Partit e reja politike qe krijohen duhet te provohen fillimisht ne opozite , aty ato dallohen sa te afta jane per te paraqitur alternativat e tyre dhe percaktohet qarte elektorati mbeshtetes i tyre i cili e mbeshtet ate jo per punesim por per idealet qe kane Ne kualicion me TOPIN dhe KRESHNIKUN do te thote qe korrupsioni te vazhdoi , qe krimet dhe vrasjet te harrohen . Keshtu qe mund te themi – Ku ishim hic gjekundi ,ku jemi –hico kot hajde verdalle– Ne desherojme nje rilindje dhe e vetmja shprese per kete rilindje eshte EDI RAMA me TOPIN dhe KRESHNIKUN DO TE JEMI KETU KU JEMI SOTE —pra zoti MERO kete patete te nzete i ka ngelur ne dore BERISHES qe kerkon ta hedhe
Mund te kundershtoj pak Mero me kete ceshtje…Menyra si duhet pare kjo ceshtje eshte ne ate Perendimoren…Duke pare shembullin Amerikan, Shqiperia duhet te kete njejten platforme partiake..Shume parti sjellin nje mjergull ne kete ceshtje…Ja rasti konkret i LSI-se…
Si mund qe nje parti e trete e vogel te ndaje fatin e udheheqjes se vendit ?? Kjo nuk eshte alternative e sinqerte dhe qytetaret shqiptare nuk e meritojne qe nje parti e vogel te marri anen se sa pushtet do ndaje me ate alternativen e te dyjave dhe ketu hapet menjehere ceshtja e korrupsionit…Populli shqiptar duhet te ndahet njehere e pergjithmone nga keto kualicjone…Keto kualicjone prodhojne konfjuzhon dhe prezantim me dallavere…Ti merr kete dhe une ate…Une kam ca simpantizant qe duhet te punesohen aty, ti merr ata simpantizantet e tu dhe vihi nga dega tjeter…Kjo nuk eshte qeverrisje..Edi Rama ka bere nje gje shume te c’muar…Nuk ka pranuar asnje parti te vogel si vegel te saj…Ky eshte shembulli me i mire qe nje parti e madhe si ajo Socialistja ti tregoj “muskujt” qe ne kemi opsionin me te mire ti qeverisim qytetaret pa dallavere ne mes..Partia Socialiste eshte e madhe dhe nuk i mund dot asnje mazhoranc, sidomos nje PLAK I QELBUR THASHETHEMAXHI qe po i shtrengohet laku dita dites..Po te analizosh punen e KLD-se,ku Kreshnik Spahiu ka qene zyrtar i saj, ajo ka bere nje pune te varfer..Kreshnik Spahiu nuk e vertetuar veten si i afte ne punen zyrtare te beje koalicion me PS-ne…Bamir Topi megjithese e admiroj si person dhe ka nje deputet qe e pelqej, prape ka bere ca mekate te tij kunder opozites dhe keshtu dhe opozita ndaj tij (por fundja fundit ajo eshte opozite prandaj e ka bere). Do ta pelqeja Ramen ta mirrte Topin dhe mbeshtetesit e tyre pas zgjedhjeve dhe ta ndihmonte ne c’eshtje serioze si nje pamje e djathte dhe me ca kualitet ne te…Mero, nuk mund te vazhdohet me keshtu…Edi Rama duhet te shofi drejt kundershtarin e tij dhe ti thote: “There is a new Sherif in town”..Nga pikepamja si Perendimor qe jam, kualicionet, sjellin AUTOMATIKISHT korrupsion…Eshte nje sistem qe nuk punon…
Edi Rama po te them dicka….
Garo vetem…
Fito vetem…
Humb vetem…(Por si Pro-Perendimor).. Kjo do jete me dinjitoze..
Don’t bargain with the devil…
Qytetar, jam me ty. E kam mbeshtetur dhe do ta mbeshtes Edi Ramen duke ndjekur shqisen time. Kam besuar dhe besoj ashtu si edhe ti, se nje pushtet pa Sali Berishen eshte i njejte si nje pushtet me Sali Berishen per sa i perket pritshmerive te qytetareve (shumices se popullit). Nje pushtet, pra nje qeverei me Edi Ramen si kryeminister kukull, qe ti lutet deputeteve te Bamirit apo te atij tjetrit te Akz (te me fale zoteri s’ia di emrin) per te marre votat ne parlament per reformat qe ka ne planet e tij per rilindjen e Shqiperise eshte me se qesharake. Une per vete Edi Ramen kukull nuk e realizoj dot ne mendje, ndersa Sali Berisha kukull nuk eshte ndonje çudi se ai qe se ka lindur nje kukull ka qene. Edi Rama rebeli qe ka qene i afte te kundershtoje edhe Babain e tij te nderuar, nuk do ta bente kete gje. Eshte nje kostum qe i rri shume ngushte. Edi Rama nuk e do pushtetin kot, prandaj ja vlen ta provoje edhe njehere me me shume force e me disa idealiste prane vetes e jo njerez qe mermerisin fjale per fjale fjalimet e tij. Une e dua Shqiperine pa Saliun, sepse me ikjen e tij dihet qe do te marre pas vetes shume llum, madje edhe grimcat me te vogla te tij, por kjo nuk mjafton per rilindjen shqiptare. Ne kemi mberritur ne ate pike ku po veme ne pikepyetje ekzistencen tone si komb edhe ketu ja vlen te luash si nje kumarxhi i vertete: ‘O te gjitha o asgje’. Ate qe nuk ka qene e thene ta kem nuk do ta kem, kaq e thjeshte. Shqiperia si me Edi Ramen kukull si me Saliun kukull do kete te njejten pamje, por pa Edi Ramen kukull shqiptaret me siguri matematike do te pranojne fajin e tyre si dikur paraardhesit me princ Vidin. Edi Rama eshte nje burre i ri dhe do te jete perseri aty ne politike, ndoshta do te vije dita qe shqiptaret ta kerkojne, pse jo? Mund te tingelloje shume prozaike? Prandaja bota eshte interesante sepse eshte diverse.
Ciao
Me sa e njoh mero bazen ne shkrimet e tij pas 21 janarit 2011 po ja pershtas nje fjali qe ndoshta i ka shpetuar pa e “redaktuar”
Sali Berisha, i cili pranohet gjerësisht si një nga SKIFTERET më të aftë për të ndërtuar koalicione të gjera, me lëshime të mëdha për partnerët dhe me një stabilitet të admirueshëm TE MUMJEVE POLITIKE.
Cdo dite e jave qe po kalon shoqerohet me nje dinamike te vrulleshme
ndryshime shume planeshe.Sapo u mesua se erdhi ekspertiza e 21 janarit
shume veta menduan se ishin ditet e fundit te berishes por ndodhi e kunderta.Berisha jo vetem se pordhi fare kete agjensi prestigjoze
por dhe u tall me te njelloj si me problemin e NY Times qe e etiketoi leter higjenike.Shkoi luli dhe kreshniku ne washington por nepunesi i pallatit te endrrave caktoi se kush do ishte “ylli ne ngjitje” dhe asnje fjale per trimin e jutbines me emrin kreshnik.
Buje beri dhe pasarela e opozitarit me te pergjumur ne planet edi rames
ne washington por sapo u mor vesh qe eshte thirrur dhe njeri nga mafjozet e dokumentuar ne shqiperi lili xhep meta shkoi per lesh dhe vizita e rames..
Me gjithe keto sfilatat e politikaneve ne Usa si dhe duke pare cfare ka ndodhur mbas gerdecit,21 janarit,8 majit dhe sidomos pas karnavaleve me drejtesine shqiptare kuptohet se cfare ka ndodhur,cfare po ndodh dhe cfare do te ndodhet caktohet ne horoskopin e nje shtepie qe eshte lyer me te bardhe.Fakti qe berisha me aq sa ka bere ne vend te ishte prapa hekurave ne burg tallet me shqiptaret duke i bere dhe peshqeshin e radhes ate te dylbereve dhe te tranvestiteve tregon se shqiptaret nuk mund te vendosim me per fatin e tyre.
Se cfare do te ndodhe ne te ardheshmen e shqiperise ,horoskopi eshte i miratuar dhe magjistaret kompetente e dine dhe ne te tjeret do ta marrim vesh hap pas hapi.Fallxhori Arvizu ne qokat e tij p.sh. per rastin e hashures apo ne darken e gabuar ku u sherbye nje supe e gatuar me kockat e enver hoxhes nga “guzhinjeri” personal bledi
fejziogllu jep buletinet pjesore te asaj cfare do ndodhe si ne buletinin meterollogjik te isuf metalles.Le te shpresojme qe pozicjoni i yjeve dhe planeteve te jete ne favor te popullit shqiptar i cili ka 21 vjet qe i beson verberisht magjise se demokracise.Nqs se shenjat e horoskopit nuk e rrezojne berishen deri ne shtator 2012 ky vend do marri fund nje here e pergjithmone ne menyre te pakthyeshne.
me shume keqardhje e pranoj qe jemi vertet nje komb injorant. megjithese turkofagos eshte komentuesi qe urrej me shume ne kete forum ndonjehre i jap te drejte. a nuk e kuptoni qe kreshniku nuk eshte gje tjetre por paterice e sali berishes? votoni nikun o qorra dhe leni berishen t’na sundoje, percaje, sakatoje , vjedh dhe per 4 a 8 vjet te tjere . kot nuk ka thene a burri i zgjuar cdo popull ka qeverine qe meriton. o qorra shqiptar ky nik “patrioti” i madh nga hici doli apo na ra nga qielli?? ku ishte ky niku ne 96, 97,98. ca beri dhe sa e ngriti zerin ne pozicionin e kryetarit te keshillit te larte drejtesise? shikoni ku eshte katandisur drejtesia si mos me keq nen drejtmin e tij? hapni syte dhe mendjen o qorrrrrrra!
po ina rama nuk do formoje ndonje parti,,partia e lavirave,,,ore ju per 21 janarin cfare konkluzjoni do dali apo e harruan edhe kete ceshtje si gjithe ceshtjet e tjera serjoze me jete shqiptari,,sa per votat saliu do ti marri me force eshte e sigurte,,vetem revolucioni e rrezon,,per viktimat e 21 janarit do flasi dikush kur do perfundojne,,ku eshte kjo ina leshit,,po lerini votimet se ka kohe edhe nje vit e ca,,,,,,,,,
Jam kurioze. A I lexon Edi shkrimet e Meros? Shpresoj qe po
Per te mundur te keqen duhet nje koalicion i madh.Dhe Rama po te jete i zgjuar,nuk ju kundervihet partive te tjera qe jane kunder berishes.Eshte sikunder Curcilli dhe Rusvelti te mos benin aleance me Stalinin kunder Hitlerit.
Tani Berisha i cileson Topin dhe Spahiun,si te majte.Por ne se Rama i terheq ata,ne koalicion,do te shikoni ndryshimin ne qendrimin e Berishes.
Do te deklaroje se Rama ben koalicion me parti te djathta,nuk meret vesh interesat e kujt mbron,etj.etj.Ashtu sic thuhet per Berishen qe ben koalicion me Partine Komuniste te H.MILLOSHIT.
Nje shkrim i dobet i Bazes.E kam thene dhe here tjeter keto dy partite e reja qe po formohen ne dukje te djathta por reklamohen nga te majtet.Topi e humbi shansin e tij qe kur i lindi ideja te behej President.Para kesaj ideje ai kishte aksionet e tij ne Pd si dhe ne popull.Por nje njeri i vogel qe u be xheloz per Bashen.Nuk e di e sjam i sigurte qe Topi do formoje ndonje here Parti.Ai thjeshte mundohet ti bej presion Berishes qe te qendroje akama President.Nuk e di nga do i marre keto vota Topi kur qe ne fillim eshte refuzuar si nga te burgosurit politik dhe po ashtu nga partia e Dash Shehit.Dashi eshte i vetmi nga krahu i djathte qe ka nje fare elektorati si dhe indipendence nga Sala.Kurse Aleanca Kuq e Zi eshte nje produkt i Topit ne luften e tij per te qendruar akoma President.Te gjithe e dime se si mbushen sallat e sheshet me njerez.Por per te marre votat eshte tjeter gje.Ajo qe ti nuk thua Mero edhe pse e din shume mire eshte faktori Meta.Nese Meta arrin te marre dhe 60% te votave qe gjithmone ka marre ateehre rezultati dihet.Personalisht dyshoj qe Meta arrin te marre vota.Por duke qene se jetojme ne Shqiperi cdo gje eshte e mundeshme.
Meqë po flitet për aleanca, pse të mos jap edhe unë një opinion? Ja, lexojeni!
Në editorialin e djeshëm të Bazes, “Mbi problemet e Kokëdhimës me gazetarët e shtetin”, një koment ky interesant, e për më tepër tërheqës, çka e treguan edhe pjesëmarrsit në komente, duke qenë se bëhej fjalë për lirinë e kërcënuar të shtypit, mora në vlerësim pjesën time racionale, e cila më nxiste, “Shkruaj”, dhe unë, që pretendoj se i njoh mirë botuesit e shtypit, shkrova i motivuar nga interesat e shoqërisë shqiptare, i nisur nga bindja që ishte momenti se duhej të sillja në kujtesën e lexuesit të nderuar, se gazetaria, ky gur themeli i një shoqërie demokratike, ka rastin nëpërmjet këtij editoriali të shtjellohet. Meqënse përvoja ime e gjatë në 4-5 gazeta, në 20 vjet, më lejonte të hyja në thelb të çështjes, shkrova. Shkrimet ishin me vështrim kritik për gjëndjen e shtypit të shkruar dhe rreziqet që e kërcënojnë. Doemos, pata vrejtjet e mija si për Koço Kokëdhimën ashtu dhe për Mero Bazen. Pas meje shkroi Anila B. Në mesnatë, një letër e gjatë e Koços drejtuar “gazetatema.net”, solli rrjedhojën e heqjes së 2 shkrimeve të mija, por dhe disa të tjerve.
“gazetatema.net”! Nuk druaj, por po e them ashtu siç është. Kjo që ndodhi cënon lirinë e të shprehurit në këto portale, që me sa shihet në kushtet kur qeveria po e blen gjithë shtypin e shkruar, do mbeten të vetmet ku do gjej vend e vërteta. Prapa këtyre fshirjeve, unë kam aftësinë të lexoj aleancat, që kur ja do interesi, Mero Baze, ky simbol i sotëm i shtypit të lirë, nuk përton të ngrejë e të mbrojë, jo shtypin e lirë, por individin. E gjithë kjo vë në dyshim moralin që përshkon “gazetatema.net”. Jeni të vërtetë, apo shtireni? Kthimi paksa i kokës mbrapa më bën, me çfarë shoh, të mendoj se praktikoni një politikë konjukturash e aleancash që dëmtojnë shtypin.
replike me z. petro
-Ne komentin tuaj te djeshem por dhe sot keni lene nje pershtypje te mire qofte per forcen e argumentimit dhe qartesine e shprehjes.Por do mundohem te bej pak rolin e oponentit te komentit tuaj.
-Ju krahas nje kulaci qe i jepni bazes ne fillim i fusni dhe nja 5 kerbace ne epilogun e komentit tuaj.
-Persa i takon personit 2K per te cilin nuk mund ta quaj njeri te ndershem
por nuk e fus ne rradhet e krimineleve dhe tradhetareve te kombit sic jane nje pjese e konsiderueshme e qeverise se berishes dhe mediat e paguara prej tij.
-Dhe nje koment i imi eshte fshire nga moderatoret diten e djeshme por nuk mund te arrij deri atje sa te provokoj si ju me shprehjen: Jeni të vërtetë, apo shtireni?
E fundit verjtje:
Nqs doni te debatoni me zotin Mero Baze duhet te jeni ne pozita te barabarta sepse Meroja shkruan me emer dhe mbiemer dhe me guximin e tij
duke rrezikuar deri ne jeten e familjes se tij me nje extrimisht te pabese
si devili berishe.Kurse ju mjerisht godisni prapa ferres.Kush me garanton
qe prapa Petros mund te jete:
Frrok Cupi
Blendi Fejziu
Henri Cili
Kaq Islami…etj etj.
Prandaj i ashtuquajtur Petro duke patur respektin per talentin tuaj
si gazetar dhe kulturen tuaj si qytetar ju propozoj se nqs nuk keni frike
nga emri juaj ju ftoj ne debat ne kete rubrike te Meros.Nqs keni frike
po ju jap numrin tim te telefonit per debat miqsor (1 212 674 2220)ext.23
I/e nderuar m.m! Dorashkës tuaj të hedhur, me ftesën për debat, po i gjegjem pozitivisht. Pse jo! Një debat miqësor është kurdoherë i vlefshëm, sidomos kur nuk bëhet mes fanatikësh, por njerzve të arsyeshëm e që bisedën e mbështesin mbi argumentin. Dy njerëz zbulohen përmes pamjes së gjuhës që përdorin. Le të fillojmë:
• Së pari, të qenit e emrit tim postar Petro, nuk ka si qëllim të fshehë identitein, por është një zgjedhje e mbi 95% të pjesëmarrjeve në forumet sociale, ku moria e komunitetit heterogjen bën diferenca të dukshme të nivelit kulturor e arsimor. Mes tyre janë jo të pakët ata që nuk përtojnë të merren gjërë e gjatë me librin tim e tënd të shtëpisë (shih p.sh,forumin “Peshku paujë”, i cili funksionon prej 9 vjetësh). Në thelb, shumica nuk kanë hyrë të njihen si individë, por janë motivuar të shpalosin aty qëndrimet e tyre shoqërore, ndonëse rrinë brënda kufizimeve vetjake, në botën politike, sociale, ekonomike e kulturore. Por, kur duan të njihen, mund të njihen, siç do të njihemi më pas edhe ne të dy. Ja p.sh, ju keni zgjedhur të quheni m.m, gjë që për mua nuk do të thotë se jeni një frikacak, apo frikacake.
•Së dyti, nga sa shihni në këtë dhe komente të tjera, gjuha që përdor është e kultivuar, bëj kujdes në shprehjet që ndërtoj dhe shmang me çdo mënyrë formulime vulgare, me tendencë fyerjen. E kuptoj mjaft mirë atë webmaster që kur ndesh me shprehi të tilla, i lejon vetes që të heqë komentin. Ka një arsye të qendrueshme të heqësh komentin, kur ai është fyes e denigrues. Në rastin e dy komenteve të mija ai nuk e ka patur këtë luks. Nga këtu, nga kjo sjellje, merr rrugë pyetja, “Jeni të vërtetë, apo shtireni” dhe këtë nuk e bëj prapa ferrës, por brënda një forumi social të nderuar. Dhe kur e bëj, e bëj jo për vehte por për dinjitetin e forumit. Dy arsye të tjera për fshirjen e komenteve janë ato kur, a)botuesi e pronari i “gazetatema.net” urdhëron të hiqen, b)moderatori i turnit e ka shtrirë pavarsinë e tij të veprimt, tej caqeve që i lejon autoriteti i kufizuar (?!).
• Kur bëja përshkrimin e situatës së shtypit të shkruar shqiptar, mes të tjerash bëja përgjegjës Koço Kokëdhimën, si një nga më kryesorët, që e orientoi shtypin e shkruar nga pavarsia, drejt vartësisë nga biznesi, gjë që më pas polli të keqen e madhe të pranuar tashmë nga të gjithë, që në këtë gur themeli të shoqërisë të humbte kuptim institucioni i falimentimit si ligjësi ekonomike. Kjo ishte pak a shumë thelbi i komenteve të mia. Shihni gjë ju këtu, ndonjë “sulm”, siç shprehej dikush?
Folësi(në këtë rast, shkruesi), duhet të ketë parasysh tre gjëra: çfarë flet, kujt i flet dhe si flet. Afërsisht është kështu, se nuk jam i bindur nëse e kam shprehjen në ligjëratë të drejt, sepse nuk është imja, por ka ardhur nga lashtësis romake, e thënë nga Ciceroni. Pra, fola brënda përmbajtjes së asaj çfarë më kërkonit; mendoj se i flas një zotërie të kultivuar e të matur; fola si një qytetar që e dua shumë vendin tim, respektoj z. Mero baze e gazetën e tij dhe me fjalën time nxis lexuesin jo të më kuptoj, por të bëhet i vetëdijshëm se nëse dhe në këto portale ndërpritet e drejta të shprehesh hapur, ky do jetë fundi i mjerë i shtypit.
Do shoh reagimin tuaj dhe nuk do përtoj aspak t’ju marr në telefon e mbase t’ju jap edhe identitetin tim
Me respekt e faleminderit për vëmëndjen.
per z.petro.
Ne mungese kohe do te replikoj shkurt.
Ideja ime me fjale te tjera eshte qe te mos perdorim mikroskopin per Mero Bazen dhe K.Kokdhimen qe sot per sot ndoshta dhe me F.Cakullin jane
te vetmit qe i kane dale perballe nje njeriu qytetar-ngrenes si berisha.
Nuk pretendoj te them se keto jane shenjtore por duhet t’i pranojme bashke me ato te metat qe kane .Duke e mbyllur vlersoj klasin e larte te pergjigjes tuaj por do ishte mire qe keto cilesi tuajat ti vinit
ne praktike atje ku duhet.Jam nga ato shqiptare qe mendoj se vendi yne
pas dates 21 janar 2011 eshte ne nje gjendje te tille te poshtruar
me teper se nje pushtim nga jashte.Eshte koha te dalim nga anonimati
nqs do ta duam me me sinqeritet kete vend.
Faleminderit per mirekuptimin.
Shkrimi i z Baze me analizen qe i ben situates aktuale por dhe asaj te pritshme politike eshte i sakt.Kjo, pasi sot nuk shtrohet ceshtja e njerit program politik te ndryshem nga tjetri te shpallura nga partite politike.Aq me pak te shtrohet gjithashtu ceshtje e programeve te partive te majta apo te djathta.Perkundrazi, shume reforma jane te detyrushme per tu zbatuar per shoqerite ne trazicjon sic eshte Shqiperia gje qe i ben te padobishme madje mashtruse premtimet elektorale.Kriza aktuale qe ka mberthyer boten dhe sigurisht edhe Shqiperine pavaresisht ne se e pranon ose jo Berisha e ben me te qarte kete.Ne nje situate te tille, shtrohet vetem nje ceshtje per Shqiptaret dhe forcat politike qe i perfaqesojne.A duan ata te ndryshojne qeverine? A duan ata te largojne Sali Berishen dhe klanin qe ka uzurpuar pushtetin duke e shenderruar shtetin ne oborr familjar? Apo do te pranohet kjo gjendje qe me te ne krye po behet cdo dite edhe me dramatike.Ne se kerkohet ndryshim ky mund te vije jo duke e shenderruar luften opozitare vetem lufte per pushtet aq me keq per pushtet personal.Kete ne radhe te pare duhet ta kete te qarte z Rama i cili nuk duhet ti paragjykoje aleatet e mundshem por ti bashkoje ne se ata shprehen publikisht kunder qeverise se oborrit.Ketu nuk shtrohet ceshtja te fitorja e te majtes me disa vota teper te cilat Saliu ka treguar se i nxjer nga fundi i kutive te votimit per te ndryshuar rezultat.Duhet nje vote popullore qe nuk mund te permbyset nga asnje manipulues qofte ky edhe Saliu me oborrin e tij.Mesa eshte kuptuar teoria e Rames tej te majtes dhe tej te djadhtes nuk ishte jo vetem rezultative por as e pranuar llogjikisht. Kjo pasi tej ketyre te dyjave eshte e veshtire te gjesh nje shumice fituese.Pra kerkohet nje aleance qytetare brenda dhe jashte te majtes dhe te djathtes,nje aleance e gjithe atyre qe kerkojne ti japin fund trazicjonit si dhe fund ciklit te Sali Berishes dhe oborrit te tij,fund riciklimit te atyre qe vetem fatkeqesi i kane sjelle vendit.Ketu kuptohet qe nuk mund te perfshihen ata qe jane pjese e ketij pushteti te cilit i kane shitur shpirtin atij.Sa i perket z Topi,ne se eshte e vertete se do te jete ne parti me z Oketa per te cilet dei sa dolen kunder Berishes per demokratet ishin te mire nuk mund ti akuzosh per asgje.Perkundrazi ata e kane vene ne diskutim karrjeren e tyre ne emer te dinjitetit te tyre.Dhe nuk ka rendesi ne se i mbeshtesin deputete aktuale pasi ne shqiperi eshte e rralle te shkeputen nga privilegjet perkundrazi ka shume qe shiten per ti perfituar ato.Analza e z Baze eshte per zgjedhjet e ardhshme,jo per rrezimin e kesaj qeverie nga ky parlament i zgjedhur me vota e deputete te trafikuar te cilet nuk u tunden nga istikami as pas vrasjes se protestuesve ne bulevard…
o mero,
po cpatate te nxehte moo….po cjane kto shprehje qe i perktheni shabllon nga anglishtja….
kemi plot ne shqip,per kuptimin qe e ke perdorur…
sa gjate e tjerr o baze ate pune se kush do ta spostoje malcorhalen e ka ne dore DAJE SAMI dhe asnje tjeter, kjo eshte e provuar per te gjitha vendet e dores se trete sic jemi ne aktualisht
Karamele pas groshe quhet kjo qe thua ti o mero. Me mos ndryshimin e ligjit ekzistues te zgjedhjeve asnje parti e vogel nuk merr vota nese nuk eshte ne aleance me PS-ne apo PD-ne , si rrjedhim as AK-ja e as partia e Topit po nuk bene aleance parazgjedhore me njeren nga keto parti , nuk kane per marre as edhe nje deputet te vetem , se do ti vjedhin dhe trullin kane me i lujt hijenat Ps dhe PD . Biles duke pare qe Berisha eshte i afte , siç thua edhe ti , per te bere koalicione dhe duke pare qe PS-ja nuk po tenton te ndryshoje ligjin , atehere PS-ja le te prese zgjedhjet e 2017 per te ardhur ne pushtet , se per 2013 te puth halla m’dy faqe . Ketu do jemi , do shohim e do flasim .
Po pse more te dashur vellezer gjithmone do te shkojme pas lojes se Saliut e te Edit?po pse nuk ka ardhur koha qe Shqiperia te udhehiqet njehere nga e djathta.Sepse keta politikane nuk e kane seriozisht,ata tallen me popullin,ata e kane bere monopol politiken shqipetare,ata gjithmone jane aty si ne opozite si ne qeveri e vazhdojne te vjellin,e na “shajne njeri tjetrin”Mendoj dhe besoj qe sot m’bas 20-vitesh pluralizem ka ardhur koha qe shqipetaret ashtu si dhe kombet e tjera europiane te ndergjegjesohen,se te votosh eshte nje pergjegjesi e madhe per vete e per te tjeret,se pastaj rrime 4-vjet duke bere procese jo vjelli ky,e jo vjelli ai,ka ardhur koha qe kjo histori te marri fund,