I burgosuri tenton të arratiset i veshur si gruaja e tij

6 Prill 2012, 12:01Lifestyle TEMA
I burgosuri tenton të arratiset i veshur si gruaja e tij

I dënuari për trafik droge, Ronaldo Silva, ka gjetur një mënyrë interesante për tu arratisur nga burgu. Braziliani priti kur e shoqja i erdhi për vizitë, i mori sutjenat, fustanin, vuri një paruke dhe u nis të dilte. Madje edhe depiloi krahët dhe këmbët dhe veshi taka.

Por plani i tij dështoi vetëm tek një detaj: ai nuk dinte si të ecte mbi taka.

Një roje syshqiponjë e vuri re se ai edhe pse dukej si femër, nuk ecte si e tillë.

Ai u ndoq derisa doli tek stacioni i autobusit dhe aty policia i vuri prangat dhe e risolli në burg.

Ai i kishte ndërruar rrobat me të shoqen gjatë vizitës javore të saj. Ajo kishte sjellë disa rroba në çantë.

6 komente në “I burgosuri tenton të arratiset i veshur si gruaja e tij”

  1. aqifi says:

    Duke qene se eshte depiluar, qenka gati per tu bere prostituta e ndonje kapoje ne burg. Po te isha gjykates, denimi me i mire do te ishte ta mbante fustanin veshur per 1 muaj rresht…

    1. Poliksenos says:

      Mirë ky që u nis të dilte,por ajo e shkreta ç’u bë?
      Se në burg ka dhe inventar.Sa vizitorë hyjnë aq edhe duhet të dalin.Apo hajde,varja se këtu në forum smerr vesh njeri se çfarë thuhet…

  2. LOLA says:

    hahahahahahahahahahahaha po gjoksin me lesh pse se ke depiluar

  3. ai says:

    Mos valle eshte Gramozi

  4. unauna says:

    Gramozi del si burre se ka celsat s’ka nevoje te dal me fustane,ti-ai-ajo…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje