Dixhitalizim virtual apo real?

7 Prill 2012, 20:22Blog TEMA

Nga Eustrat Zhupa

Dixhitalizimi ka qenë kryefjala e fjalimeve të kryeministrit këto kohët e fundit. Pas tij, edhe ministri i arsimit e përmend dixhitalizimin si një prioritet dhe si qëllim absolut të aktivitetit të tij ministror. Jam i sigurt se ministri nuk e di kuptimin e fjalës, por kjo nuk e pengon ta përdorë. Ndoshta përdorimi i fjalëve pa kuptim është komod për politikanët, sepse kur premtojnë “asgjë” e kanë më të lehtë të mbajnë premtimin e tyre.

Jam i sigurt se ministri e di, por dua t’i kujtoj se dixhitalizimi ka të bëjë pak edhe me shifrat. Që ky proces të mos jetë i sforcuar, por të vijë natyrshëm, duhet bazuar te shkencat e sakta: matematika, informatika, etj. Këto janë pikërisht ato lënde që ministri po u merr frymën gjithmonë e më tepër në programet mësimore të të gjitha niveleve.

Përveç dixhitalizimit në çdo fushë të jetës, një tjetër shprehje më ngacmoi veshin në deklaratat e tij më të reja. Duket sikur ministri ka filluar të ketë një dobësi për përdorimin e teknologjisë së informacionit në mësimdhënie. Nëse e ka seriozisht, më bëhet qejfi që ministri ka ndryshuar mendje. Por faktet janë kokëfortë dhe deri tani kanë dëshmuar të kundërtën. Dua të kujtoj se këto që ministri i thotë sot, në Universitetin e Vlorës bëheshin para tre vjetësh. Këto aktivitete që ministri i konsideron të nevojshme sot para kamerave, në Universitetin e Vlorës u bllokuan me dhunë politike pas kuintave dhe larg kamerave. Në këtë luftë kundër “teknologjisë” ministri luajti një rol të rëndësishëm së bashku me rektorin aktual.

Përtej llafeve të kota, duhet të pranojmë se ligji shqiptar nuk e ka fleksibilitetin për të pranuar forma të tilla mësimdhënie. Nëse ministri me qeverinë duan të bëjnë diçka në këtë drejtim, ata duhet të krijojnë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e këtyre formave didaktike. Natyrisht kjo nuk mjafton. Ministri duhet të ndërmarrë një fushatë për të hequr merimangat nga kokat e disa drejtuesve nëpër universitete. Të mos harrojmë se sot kemi drejtues që kanë alergji organike të deklaruara ndaj përdorimit të teknologjive.

Abuzimi i ministrit me durimin e njerëzve vazhdon kur ai përmend shpesh termin “rrjet telematik i universiteteve”. Ideja e këtij projekti e ka origjinën nga Italia dhe i ka fillimet aty rreth vitit 2000. Përveç faktit që tashmë kanë kaluar të paktën 12 vjet dhe gjërat kanë ndryshuar, ideja italiane është përkthyer ndryshe në Shqipëri. Në fakt nuk është e qartë se për çfarë do shpenzohen ato katër milionë euro. Nëse ministri do shtrojë kabëll, ato nuk mjaftojnë as për një qytet e jo më për të lidhur gjithë universitetet. Nëse bëhet fjalë për software, atëherë këto katër milionë janë një shpërdorim flagrant. Mendimi im personal është se me këto fonde po abuzohet dhe ftoj gazetarët të zbulojnë më tepër dhe të denoncojnë këtë situatë.

Përveç faktit që transparenca duhet të jetë maksimale, implementimi i projektit është shumë i dyshimtë. Mjafton të shohim se cilin ka vendosur ministri për të drejtuar projektin. Pavarësisht se ai mund të jetë i mirë në fushën e tij, nuk mund të drejtojë një projekt të këtij lloji.

Natyrisht ka edhe konsiderata të tjera. Ministri pretendon se universitetet do përdorin programet që do u propozojë ministria. Me cilin ligj do i detyrojë ministri universitetet? Ai mund të ndryshojë ligjin e arsimit sipas qejfit, siç ka bërë deri tani, dhe ta bëjë më shtrëngues për universitetet publike. Në këtë rast do cenohej pak autonomia.

Realisht kjo nuk është thjesht çështje ligji. Kjo ide e ministrit ka probleme të tjera praktike, që janë më penguese se ligji. Ministri nuk i detyron dot rektorët. Ata janë të mbështetur nga politika ose nga proteza të politikës. Të mos harrojmë se sot ka pedagoge në universitete, që nuk shkojnë fare në mësim. Ministri i arsimit as këtë nuk kontrollon dot e jo më të detyrojë rektorët të përdorin programe dhe të bëjnë gjëra që nuk duan ose nuk dinë t’i bëjnë. Këto janë thjesht iluzione të ministrit ose retorikë politike.

I kujtoj zotit ministër se sot, në vitin 2012, universitetet publike nuk kanë as faqe interneti funksionale. Disa nga universitetet, shiko Universitetin e Vlorës, kanë bërë çudira për të mbytur çdo tentativë që shkon në këtë drejtim. Zoti ministër e di shumë mirë se si janë shkatërruar programe dhe projekte të këtij lloji dhe si janë larguar ata njerëz që këtë punë e kishin zanat dhe dinin si bëhej. Apo jo zoti ministër? Atëherë si mund të pretendohet të bëhet dixhitalizimi me këtë mentalitet prapanik?

E vërteta është se për ministrin e arsimit situata është e zymtë. Ai ka përgjegjësi personale dhe nuk mund të shpëtojë nga zullumet e tij. Sot ai flet për komunikim virtual midis studentëve, për dixhitalizim dhe për gjëra të bukura si këto, në një kohë që është mirë të largohet nga bota virtuale dhe të shikojë realitetin e hidhur. Jam i bindur se dixhitalizimi për ministrin e arsimit do ngelet virtual, ndërkohë që situata reale po shkon gjithmonë e më keq.

27 komente në “Dixhitalizim virtual apo real?”

  1. Voica says:

    Une ne fakt kete faqe e hapa per te pare fotografine. Nuk ngopem duke e pare. Me vjen keq per autorin qe shpenzon kohe dhe perkushtim ne kete vend-me keta “njerez”.

    1. zenga says:

      pershendetje,

      Ky eshte nje shkrim shume i dobet dhe i pavertet ne lidhje me Projektin e Rrjetin Telematik te Universiteteve shqiptare. Sa per drejtorin e ketij Projekti z. Zhupa e njeh shume mire se ai ka vetem dy vjet qe ka ardhur nga Gjermania ne te cilen eshte arsimuar ka marre titullin dr. shkencash dhe ne saj te kontributit te ketij drejtori z. Zhupa gezon titulin prof.asc.

      1. blla blla blla says:

        O zoti drejtor i ardhur nga gjermania,

        ne sajin tend e ka Zhupa titullin prof. asc.??

        Si mund ta kete nje njeri titullin ne saje te nje tjetri? Atehere ti paske shkelur ligjin se ke bere ndonje favor.

        Zoti Zhupa nuk eshte prof. asc.. A ka nje PhD ne Computer Science nga Universiteti i Barit, te cilen MASH nuk ja ka njohur akoma. Eshte i vetmi njeri me doktorate nga jashte ne shkencat kompjuterike dhe eshte pa pune. Kjo sepse kunati i Nora Malajt, ose rektori i vlores, e kishte konkurent ne garen per rektor ne Vlore.

        Sa per ate projektin e telematikes, kjo eshte nje idiotesi e re e MASH. Ju nuk e keni haberin se cfare ndodh sot ne bote. Rrjeti midis universiteteve sot ekziston. Perse duhet rrjet tjeter? Perse nuk ka ndonje rrjet te vecante midis Harvard dhe Princeton, por ky rrjet i tille qenka i nevojshem midis universitetit te tiranes dhe atij te elbasanit dhe korces?

        Ky vend ka ardhur ne kete pike nga idiotesia e plote e drejtuesve te MASH. Dikur qaheshim nga Lenka Cuko dhe Tefta Cami, por nuk e dinim se do te binim tek Nora Malaj dhe Myqerrem Tafaj.

        Budallalleku s’ka brire!!!

        1. tori says:

          Tonce , nuk e di pse me le pershtypjen se te ka ngelur ora pak pas. Humbe fare,shyqyr qe u bere i gjalle ,gati gati na mori malli.

          1. blla blla blla says:

            Po te ka mare malli na bej nje zile te shmallemi.

            Ora kujt i ka ngelur pas nuk po merret vesh!!!!! Kujdes me telematiken se do te ngelet ne dere!

          2. blla blla blla says:

            Kur nuk ju pelqejne diskutimet filloni nga romuzet. Ke mesuar nga ata qe ke siper.
            Me bej nje zile te llafosemi po te ka marre malli.

            Vetem nxito ca se po e mori Edi Rama pushtetin kush e di ku do te degdisin e s’do kesh me kohe per telefonata.

            1. rrezearti says:

              Interesante kjo ceshtja e Rames qe merr pushtetin.Atehere o Tony kot shqetesohesh ,ja sa te zgjidhesh ti (tashme per ty nuk po reshtin ofertat e bera)dhe e fut ne pune kete kanakarin tend te “zgjuar” qe nuk po e vleroson sa duhet ky Atdhe.Ne fund te fundit e meriton,ka nje vit i ziu qe u lodh lart e poshte duke bere bla bla bla.Shpesh nxenesi ia kalon dhe mesuesit dhe ky Zhuka ka rezultuar nxenes i zellshem. Me kete djale nuk te vajti mundimi kot.

        2. Geri says:

          Komentet po behen rreth nje shkrimi qe ka perbrenda mllefe personale. Rastesia me ka lejuar te marre pjese ne nje nga workshop-et e ketij projekti me “fond plotesisht italian” (4 milion Euro). I mbylla ne thonjeza disa fjale ne fjaline e meparshme per te treguar qe taksapaguesi shqiptar nuk ka asnje efekt negativ nga ky projekt.
          Ne kete workshop, pala italiane shpjegonte ne imtesi efektet pozitive qe do te kishte ky projekt ne mbarevajtjen studimore te nje studenti (po i le te gjitha modulet e tjera pa permendur). Workshop-i ne fjale sqaronte sesi ky projekt fare mire do te ule ecejaket e pakuptimta te nje studenti ne sekretari etj. kur fare mire cdo gje do te jete e aksesueshme nga rehatia e kolltukut te shtepise duke patur vetem nje komputer perpare.
          Atehere, i bie qe t’i dalim kunder nje dickaje kaq te nevojshme nga ne studentet. Jam i lodhur nga procedurat idiotike te sekretarive tona. Sekretaria do te mbetet me funksionin zyrtar qe i percakton ligji dhe jo ai i gjithpushtetshmit mbi studentin. Une nje regjistrim mund ta bej fare mire nga stoli i parkut. Notat e mia do te jene on line te hedhura nga profesori dhe jo nga sekretarja. Mos e merrni gjithcka po shkruaj, si nje sulm ndaj sekretareve. Jo eshte sulm ndaj arkaikes. Kam shume miq qe studjojne ne Itali dhe habitem me lehtesirat qe kane si studente. Keto lehtesira janebere te mundura ne saje te nje sistemi te tille qe do te filloje te aplikohet ne universitetet tona, ne qofte se njerez si autori i ndalin inatet e tyre personale.
          Ne qofte se nje rrjet i tille ekziston ne Itali(e kam kerkuar ne Internet), perse nuk duhet te ekzistoje ne Shqiperi. Mos valle kemi alergji nga individet ne pushtet qe e permendin si projekt? Atehere ne po behemi pjese e lojes se nje autori. Mund te kishte qene ndyshe situata ne qofte se nuk do te kishin ekzistuar konflikte personale mes autorit dhe disa pushtetareve. Ah po se per pak harrova. Orientimi im politik: Shqiperia

          1. Tironsi says:

            Geri,

            ky projekt eshte kot fare. Parate e tij jane vjedhur me kohe. Tani behet zhurma sa per te bere shkresat.

            Me e keqja eshte se eshte nje hic si projekt. Cfare i pengon studentet midis universiteteve qe te komunikojne sot? Perse duhet linje e vecante midis universiteteve?

            So bota po hidhet ne cloud computing, Shqiperia po behet “dixhitale”. Atehere perse duhet nje linje e vecante midis universiteteve?

            Po ti ke te drejte kur thua se ky debat eshte kot. Sepse ky projekt s’ka per tu bere ndonjehere. Universitetet tona nuk menaxhojne dot rregjistrimet dhe pagesat sot ne menyre elektronike.

            Po fytja thuaj se ne Shqiperi cdo gje shkon.

          2. Lovely says:

            Geri i dashur…………. ajo qe ti me aq delikatese po pershkruan me lart ka qene e aplikuar ne universitetin e Vlores me kohe….. pikerisht ne kohen kur ka qene autori i shkrimit……. mirepo tani e ka marre tatepjeta, sepse i nderuari minister nuk i mbeshtet nisma te tilla….. e dashka te na vij Italiani te na i bej kur vetem 4 pedagoge te universitetit te vlores ndetuan gjithe ate sistem……
            Informohu cik o Gerrrriiii

    2. Jozi Basha says:

      Ky po qe eshte digjisalizim komplet. Hallall me rastin e pashkeve ?
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html

  2. Yllka says:

    “Eshte i vetmi njeri me doktorate nga jashte ne shkencat kompjuterike dhe eshte pa pune” Nese ne shqiperi nuk gjendet askush qe mund ta punesoje kete djale qe eshte i vetmi i zoti ne fushen e tij atehere ka nje gje qe nuk kuadron .O ky njeri nuk ja thote per gje,o ky vend nuk eshte ende gati per “shkencetare” si puna e tij.E nese do te ishte kjo e fundit e ve ne dyshim qe shkencetari do merrej me keto bla bla blate.

    1. Anton says:

      Yllka,

      ti a gjen dot pune ne shtet po te kesh kunder zv.ministren? Tek keto universitetet private te shqiperise shume nuk duan te vene.

      E di kush se per cfare arsye e paskan heqe nga puna kete person? Do te kete marre para nga studentet apo mos eshte i paafte?

      Yllka di ndonje detaj ti?

      1. yllka says:

        Tonce ,per mua kjo e fundit ka gjasa te jete e verteta .Ti si thua ? pa pune ky miku jot ? Ca thua ? Europa kerkon 100 informaticien ne kete moment. Ndihmoje te orientohet ne tregun e punes ,nuk ma do mendja qe kthetrat e zv ministres shqiptare te shtrihen dhe atje.

        1. Anton says:

          Ku s’keni argumenta filloni nga shakate!

          Ti s’ke pune me Evropen, ke pune me shtetin shqiptar. Mos mendoni se e keni prone private?

  3. Vlora says:

    Zoti Zhupa,

    shembulli juaj eshte ilustrimi me i mire se ku eshte i katandisur ky vend. I vetmi njeri me nje PhD ne shkencat kompjuterike te marre jashte Shqiperise nuk ka pune ne Shqiperi, por punon ne nje universitet te Maqedonise.

    Per mua kaq mjafton. Te gjitha perrallat e Sali Berishes dhe Myqerrem Tafait mbi dixhilatizimin jane vetem perralla si ishin arroret, pjeshket, reaktoret berthamore, etj.

    Ne Shqiperi japin mesim njerez pa diplome, ne Shqiperi ka anetare te akademise se shkencave qe s’kane asnje aktivitet shkencor (shiko Jorgo Karcanin me shoke), kurse i vetmi njeri me doktorate nga universitete perendimore ne informatike, nuk gjen dot pune ne universitetet shqiptare.

    Myqerrem Tafaj te tregoje perralla sa te doje, por nga te gjithe ata shqiptare qe merren me shkence, vetem per kete fakt ai do te perbuzet gjithe jeten.

    1. zhukani says:

      I vetmi me doktorature te bere jashte qe eshte ne Shqiperi ? Kjo eshte qesharake , po vetem ketu permendet dhe nje tjeter , drejtori i ministrise qe e ka mbaruar PhD ne Gjermani. Sa keq qe me vin per kete “tru” qe po emigron ne Maqedoni ,prandaj ndryshoi niveli arsimor ne Maqedoni se vajti ky tipi .

      1. Vlora says:

        Lexo mire o zhukan. I vetmi ne shkencat kompjuterike.

        Na gjej nje nejri tjeter me PhD ne shkencat kompjuterike qe eshte ne universitetet shqiptare se mbase e kam gabim. Qe Shqiperia te ndjeke djemte e saj te shkolluar ne perendim nuk me duket strategji e mire per “dixhitalizimin”.

        Ke pare se fundi se kush jep shkenca kompjuterike ne universitetet tona?

  4. Luani Hajdini says:

    Tony ,ka mbaruar lufta e klasave ,ka shume vite .Nuk te kane njoftuar?
    Nuk eshte e thene te kerkosh armiqte e klases kudo dhe kurdohere. E kemi marre vesh ,ti je ne te paktet tru qe ka nxjerre Shqiperia dhe pas tij eshte ky Zhuka. fati i Shqiperise qe ju ka , ku eshte problemi juaj? ,doni nje dite feste ne emrin tuaj ,beni kerkese . Kryeministri eshte i hapur tu degjoj

    1. Sotiri says:

      Lufta e klasave sa ka filluar more djale. Perndryshe nuk do te hiqeshin njerezit nga puna se u perkisnin partive te ndryshme politike.

    2. Gjithe Shqiperia says:

      O Tony,

      ti je ai qe te degjon kryeministri?

      Po i thuaj te zhduket nga politika shqiptare se na ka care bythen 22 vjet me rradhe.

  5. Androniqi says:

    Me cudit qe ende publikohen artikuj te ketij kalibri, qe per efekt fushate, apo motive personale, hedhin balte mbi ato gjera te mira qe behen, qofte nga pala shqiptare, qofte edhe nga pale te tjera te huaja – ne sherbim te shtetasve shqiptare.

    Kur i referohem pales shqiptare – nuk i referohem nje emri te caktuar, por nje institucioni sikurse MASH – nje institucion shqiptar qe eshte ngritur jo per te perfaqsuar nje elektorat te tijin (sikurse bejne partite politike), por per te perfaqsuar te gjithe studentet, stafin akademik shqiptar, stafin institucional arsimor – te drejtat dhe progresin e tyre akademik. Kjo vlen per te gjithe institucionet shqiptare dhe si shtetas duhet te ndergjegjsohemi qe te nisim te mendojme ndryshe – pra, ne sherbim te komunitetit dhe ne te miren e perbashket. Nese Z. Zhupa me argumenton se dixhitalizimi na qenka nje strategji e gabuar e qeverise shqiptare, ath, me shume kenaqesi e terheq kete koment dhe e mbeshtes ne perbaltjen e institucioneve dhe figurave politike ne vend. Problemi eshte qe Z. Zhupa (mesa po arrij te kuptoj nga komentet e tjera dhe nga ky artikull) nuk mundet kurrsesi te flase kunder ICT – nder te tjera fusha e tij studimore.

    Personalisht i uroj Z. Zhupa suksese ne karrieren e tij profesionale dhe pse jo te jape kontributin e tij ne kete projekt -iniciative e perbashket italo-shqiptare per dixhitalizimin e sistemit universitar ne vend.

    1. Dule says:

      Niqi,

      kur ti dalin petet ketij projekti ti do te jesh e para qe do te besh namin se perse u harxhuan parate kot.

  6. fre says:

    te jeni te sigurte qe digitalizimi behet qe ne te na rrjepin sa me mire ne menyre dixhitale

  7. i forti says:

    Tshof ai zhupsi seciben aj drejtori.ka per tu pendu.

  8. Razor says:

    Ehhhh keto te liget, skeptiket dhe ciniket.

    Kur nuk e manipulojne dot sistemin mundohen ta bllokojne.

    Ju kemi zili ne pa-ftyresin tuaj………….

  9. Razor says:

    Dhe ne fund… kur iniciativa/projekti del me sukses. Ju thoni: “… u be sepse i erdhi koha te behej…”

    Kam nevoje t’a ve ne dukje pa-fytyresine tuaj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje