Tema, dt., 06.04.2012: “Tiranë, e godet makina, gjen vdekjen fëmija 5 vjeç”.
Balkan Web, dt.06.04.2012: “Lushnje, furgoni përplas 3 fëmijë, po shkonin në shkollë”.
ABC News, ora 12.00 A.M: “Aksident në Fushë Krujë-Milot, vdes polici i burgut”.
Kjo është masakra rrugore e radhës, vetëm në gjysmën e parë të ditës me 06 prill 2012. E premte e zezë, pikërisht në një të premte si kjo, Pons Pilati lau duart dhe Krishti u vu në kryq.
Afro dy muaj më parë, Pilatët e Kuvendit të Shqipërisë “lanë duart” me një palo Kod Rrugor për t’i hedhur hi syve Bashkimit Europian se po miratojnë me konsensus ligjet me tre të pestat, për t’i hapur rrugë vendit për të filluar bisedimet për statusin e vendit kandidat për në Europën Komunitare.
A ekziston vallë ndonjë lidership i çmendur Europe që të na pranojë në këtë farë gjendjeje që jemi katandisur? Vazhdoj të besoj si i verbër se, si unë janë shumica e qytetarëve të këtij vendi që janë të shokuar nga kjo zezonë që s’po na ndahet për më shumë se dy dekada. Së bashku me ta do të prisja një lajm, apo të paktën një gjest që, me sa duket, nuk do të vijë kurrë:
Kuvendi u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme plenare dhe e shpalli Të Shtunën e Madhe, ditën e varrimit të viktimave të Kodit të tyre Rrugor si ditë zie. Të dilte Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Kryekontrollori i Policisë Rrugore dhe të jepnin dorëheqjen , ndoshta dhe të vetëdorëzoheshin në Prokurori. Shteti shqiptar ka falimentuar, trafiku rrugor eshtë në anarki të plotë.
Jozefinës, i rrofshin fjalët e bukura për të ndriturën Esmeralda, kurbani i radhës, i pafajshëm në kasaphanat rrugore, me shiritat e prerë në sezonet respektive elektorale. Si sot , katërmbëdhjetë vite më parë, në kulmin e një tragjedie familjare, objekt i një aksidenti automobilistik, me lot dhe gjak përzier kam shkruar këtë vjershë:
E SHTUNA E MADHE NE SHQIPËRI
Kryqet dhe gozhdët janë gati/Barabat, të gjithë në amnisti/Dorezat ka veshur Pilati/Mariet janë veshur në zi.
Një zë Kallashi turmat i mbledh/Apostuj të rremë në foltore/Golgotë është çdo brinjë, çdo ledh/Kalvarët, diçka monotone.
Në kryq, në kryq!, – thërret turma/Barabat fytyrat me maska/Apostujt kërkojnë mandate në tribuna/Të shtunën e Pashkëve.
Jezusi, sot është i vdekur/Prapë nesër s’do të ketë Ringjallje/E tmerrshme/Ditënata shqiptare kangecur/Në një Të Shtunë të Madhe!
Oh Gazetar po sa i zgjuar qe je! Si mund te krahasohet vdekja e ketyre qe bejne gabime te kodit rrugor e gjejne vdekjen me vdekjen e Jezuesit ! Si ti ka plot injorante shqiperia dhe kjo nuk me habit fare!
Alblondon,
Perpiqem t’ju kuptoj dhe me kete rast ju meshiroj ne kete dite te shenjte.Injoranca ka tjeter kahje.E theksoj:Vazhdoj te besoj se si une mendon pjesa dermuese e njerezve te qyteteruar te Shqiperise.Uroj t’mos ta pesosh kurre nga ngjarje te tilla,sepse e marr me mend se si do te reagoje.Mbi 400 vdekje ne vit nen rrotat e makinave, me shume se dymije te gjymtuar.Zoti te kthjellofte mendjen.
O albo po mos ja fut kot more burre. Lexoje mire dhe ndoshta do e kuptosh ndryshe ate cfare shkruhet.
Por besoj se duhet te te kishte ngele mendje te ata femije apo dhe te tjere pa faj qe nuk jetojne me , per fajin e vetem se ata qe duhen te vendosin rregullin ne kete vend pine raki e bejne kerdi. Pra lere kutimin e ceket mbi vargjet dhe thuaj se a duhet te paguajme per kaq shume aksidente rrugore?????
O HOXHA “i zgjuar” I KUCIT,
Une nuke kam permendur asgjekundi plicine dhe as parate qe me sa duket ti i ke per zemer.Une them se po vriten nen rrota njerez te pafajshem.
Ndoshta nje dite nen rrota mund te rastisesh edhe ti.Patenta duhet te merret me zotesi dhe makinat duhet te kontrollohen ne bazen e nje standarti te gjithepranuar.Pse e blen patenten dhe perse paguan para per nje sherbim qe shteti e garanton me nje cmim simbolik.
Ju lutem ,mos e shfaqni injorancen tuaj per gjera qe nuk i dini dhe horizontin tuaj e keni deri tek prasi e qepa.
Po vdesin 400 njerez te pafajshem ne vit dhe po plagosen 2000 te tjere sepse shteti yne (i imi dhe i yti) nuk vendosinnje ligj qe e kane per detyre dhe qe une dhe ti u paguajme taksat.
Te lutem, bej ate sherbim qe di dhe mos u mer me gjera qe nuk ja ke haberin.Nese je i zoti ose te ka paguar ndonje polic trafiku hajde te ballafoqohemi.Te pakten ki guximin te vesh emrin sic e kam vene une dhe mos u bej burracak.
Artikulli eshte me vend per trafikun ne Shqiperi qe eshte kthyer ne beteje lufte. Shoferet qe jane pergjegjsit kryesore per aksidentet e ngasin makinen si te cmendur dhe sidomos ata qe kane makina fuoristrada qe te ngjiten pas makines dhe te hapin dritat e gjata per parakalim, megjithse ke dhene sinjal ata prap te afrohen me shume. Ata sillen keshtu se s’i ve njeri para pergjesise. Policet ndalojne ata qe ikin ngadale dhe jane te rregullt dhe i vene “gjobe”, ndersa ketyre trimave te tjere s’u bejne asgje edhe kur japin shenjen per te ndaluar se ata i lene hijen. Persa i perket rrugeve do thosha se ato jane te mira dhe shume here me te mira nga c’kemi patur me pare. Shumica e shofere qe ngasin ne Shqiper besoj se kane udhetuar dhe jashte neper Europe, por andej behen pula kur ne Shqiperi kakarisin si gjela. Kjo tregon se te ne eshte akoma koha e te fortit dhe jo e ligjit.