BURDHJAKS!

8 Prill 2012, 21:23Blog TEMA
BURDHJAKS!

Nga Kristi Pinderi

 

I dashur Enkel,

Po të përgjigjem në gazetën Mapo falë respektit për lexuesit e kësaj gazete, shumë prej të cilëve qëllon të jenë miq apo mikesha të miat.
Para dy ditësh ndaje një përvojë që mesa duket të ka vënë në mendime: “Pse Kristi Pinderi nuk më erdhi në emision kur e ftova”. Po përgjigjem: jo vetëm që nuk kam ndërmend të frekuentoj ndonjëherë emisionin tuaj, por përkundrazi, do mundohem me të gjitha hapësirat ligjore që i gjithë korpusi legjislativ shqiptar më lejon që të denoncoj të gjitha rastet e diskriminimit, fyerjes, ftesës për urrejtje, frymëzimit për dhunë, apo edhe shkeljet e etikës në gazetari. Disa prej këtyre, për fat të keq i konsumoni në emisionin tuaj.
Askush që përfaqëson një mendim, një kërkesë apo një realitet të kësaj shoqërie nuk mundet të jetë prezent në një emision të drejtuar nga një individ që mburret publikisht se është homobofob! Për respekt të publikut, Enkel, unë bojkotoj emisionin tuaj sepse është e pahijshme që i ftuari, të debatoje me ju, moderatorin! Në të gjithë botën e qytetëruar moderatori, gazetari apo autori i një emisioni televiziv apo radiofonik, krijon ambientin neutral për një debat që matet mbi peshën e argumentave, dhe jo mbi peshën e asaj që mendon vetë moderatori. Emisioni juaj, por edhe emisioni i kolegut tuaj Aldon Lipe, pavarësisht mbulesës pseudo-humoristike, janë produkte mediatike që duhet t’i nënshtrohen gjykimit ligjor dhe institucional të autoriteteve të tilla si KKRT, institucion kushtetues ky që qëllon, të ketë qenë drejtuar dikur edhe nga bashkëshortja juaj, znj. Mesila Doda… Dhe këtu, për hir të respektit ndaj inteligjencës së atyre të cilët po na lexojnë, ia vlen të përmendim disa fakte.
Fjala vjen: a ia vlen të ankohesh me qaravitje se pse lëvizja LGBT bojkoton emisionin tuaj, në një kohë kur publiku shqiptar ka nevojë që bota mediatike, së cilës ju i përkisni, të dënojë piksëpari shprehje ekstreme të dhunës në ekranet apo mediumet tona publike, si ajo që bashkëshortja juaj, znj. Doda shprehu haptazi në një televizion kombëtar e që ishte pak e shumë: “do të të varrim te palma e Kryeministrisë?”…
Përpara se ju zotëri të shkruani i indinjuar ndaj bojkotit që ju bëjnë aktivistët për të drejtat e LGBT duke përdorur në mënyrë thuajse skuthërore terma si “homodhjaks”, a mos ndoshta do të ishte më me dinjitet, që si përfaqësues i gazetarisë së lirë shqiptare të shqetësoheshit që pas zonjës suaj, të tjerë persona publikë përdhosin vazhdimisht mediumet mediatike (ato që ju kanë dhënë emër e që i’u paguajnë) me fjali të tipit: “do i fus plumbin ballit”, apo “do të ta pres gurmazin”, apo “do i marrim me hu”? Apo shfaqje të tilla të dhunës juve nuk u hyjnë as në njërin e as në tjetrin vesh, meqë më keq se aq, flasin vetë politikanët në sallën e Kuvendit?

I dashur Enkel!
Shkruaje se nuk je kundër homoseksualëve, por je “kundër denatyrizimit që kërkon të kthehet në institucion”.  Më lejo të të sugjeroj se, bindjet fetare si ato që mund të ndani bashkarisht me zonjën në dhomën tuaj të gjumit, i përkasin sferës private dhe jo shtetit laik tek i cili ne, qytetarët e këtij vendi kemi varur shpresat tona. Me lejo gjithashtu të të kujtoj që institucion, fjala bie, është Kuvendi i Shqipërisë ku për fat të keq të zgjedhurit shahen akoma me libër shtëpie, apo se institucion i pasurisë publike është edhe media ku ke mbi 20 vjet që rropatesh e që, si institucion, nuk mund të përdhunohet me fjali si ajo më lart: do të të var te palma e kryeministrisë! Apo fjali të tjera të cilat tashmë po na bëhen “si bukë me djathë”, për fatin tonë të përbashkët të keq!
Shkruani “jam kundër çdo lloj dhune, përjashtimi, diskriminimi, fyerje ndaj të të gjitha shtresave të marxhinalizuara”. Fiks dy fjali më sipër, bënit ekzaktësisht këtë diskriminim ndaj të cilit kërkoni të distancoheni. Duke iu referuar autorit të këtyre rradhëve, pra mua, shpreheni: “nuk besoj se do të ketë ndëshkime vertikale për perversionin, pasi për ta mbyllur këtë raport ndëshkues me hyjnoren vdiq ai që Kristi e mban në emër”. Për çfarë vdiq Jezus Krishti, zotëri? Që bashkëshortja juaj të varrë njerëz majë palmës? Për çfarë sakrifikoi Zoti të cilit ju i referoheni, që të dilni e të talleni me grupet që janë të marxhinalizuara ngaqë shpirti juaj është aq i cekët sa mund të pranojë dhunën e gruas ndaj burrit (apo anasjelltas), ama jo dashurinë e sinqertë mes dy njerëzve?
Funksioni juaj si shërbëtor i interesit publik, por edhe lidhja juaj bashkëshortore që është e pamundur të qëndrojë e fshehur apo e pakomentuar nga publiku, na risjell edhe njëherë në vëmendje një argument tjetër që përdorët në shkrimin tuaj. Përmendni ashtu në mënyrë tumnaje fonde, apo ambasada, apo donatorë.
Po ju kthej unë përgjigje, në emrin tim personal dhe ju lutem merreni si përgjigje të të gjithë lëvizjes LGBT në Shqipëri. Unë, i dashur Enkel, kam 12 vjet që robtohem si gazetar i përulur në shërbim të publikut në media të cilat, edhe për shkak të kontributit tuaj janë sot si molla e bukur dhe e kuqe me krimbin shkatërrues brenda. Ama, ndryshe nga ju, Enkel, pavarësisht se paguhem katërfish më pak se ju, nuk kam asnjë lloj kompleksi të kërkoj nga të gjithë donatorët në këtë vend ndihmë financiare, sa herë që organizata që unë përfaqësoj ka një ide për ta përmirësuar këtë shoqëri me të mirat por sidomos me shumë të këqijat e vet. Ne nuk kemi gjetur akoma ndonjë mënyrë tjetër se si shoqëria civile mund të funksionojë në një vend, veçse duke aplikuar për donacione mbi bazën e një ideje dhe të një aksioni konkret dhe konkurrues. Ndryshimi qëndron në faktin që lekët për ne, janë mjet, jo qëllim, siç mund të jetë për pothuajse të gjithë kontributorët e sferës publike në këtë vënd, përfshirë ju. Ju kujtoj, tashmë si koleg gazetar se ka kontributorë të tjerë në këtë shoqëri që i përkasin medias të cilët nuk marrin as rrogën, apo nuk paguhen asnjëherë aq dhe ashtu si duhet. A jeni shqetësuar ndonjëherë për këta të fundit? Mund të aplikojmë te të njëjtët donatorë që zoti Kikia që ju përmendni në shkrim aplikon! Me një ndryshim të vogël edhe në këtë pikë: nëse ne e ftojmë zotin Mentor Kikia të na mbështesë, ai nuk do e bënte, kurse ne do të ishim të gatshëm brenda ditës të ndiqnim aktivitetet e këtij zotërie, pjesëtar i medias gjithashtu, nëse do të na pranonte. Bashkë me të do kërkonim të promovonim vullnetarizmin, për të cilin ai lufton përmes donatorëve vendas apo të huaj që financojnë organizatën e drejtuar nga ai, ndonëse vetë zoti Kikia nuk e di që vullnetarë ne jemi edhe sot në përpjekjet tona, që nga viti 2004…
Dhe, meqë jemi në këtë pikë, më duket, se sipas ligjit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve e familjarëve të tyre, jeni ju, Enkel, që duhet të na jepni neve qytetarëve të zakonshëm të këtij vendi, llogari në lidhje me shpenzimet dhe fitimet tuaja të përmuajshme, si bashkëshort i një anëtareje të Parlamentit të Shqipërisë.

Tregonani në këtë mënyrë, sa fitoni ju dhe bashkëshortja juaj pranë pushtetit çdo muaj dhe sa taksa nga këto fitime apo shërbime që përfitoni, ju i paguani rregullisht?

Edi, bashkëpunëtori juaj në emisionin radiofonik, po na duket disi ironik kur ju ka thënë fjalën “homodhjaks”. Shumë pjesëtarë të komunitetit LGBT shprehen të sinqerte nëpër forume online kur duan t’ju cilësojnë jo homodhjaks, por bur(me një r)-dhjaks, pra burdhjaks! Por edhe në këtë rast, ndryshe nga ju, na duhet të jemi më të qytetëruar dhe ti ndihmojmë edhe ekstremistët brenda komunitetit LGBT, apo dhe shumë të tjerë jashtë atij komuniteti, që të jenë paqësorë, korrektë e jo fyes ndaj bashkëshortit të deputetes Mesila Doda…

Punë të mbarë

23 komente në “BURDHJAKS!”

  1. Kristian Turku = Ha ha ha says:

    Nuk kam komente por kujdes se Mesila te var ke palma ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-motrat-ideologjike-te-pd.html

    1. Aishja prej Sauku says:

      Me ka gjet belaja moj gra….
      Vallai bilai, Zakja im osht bo qefli-sume
      ka dy muj qi mi dermoj vithjet.
      Heren e pare qi ma boni ka mbrapa sme merrte gjumi,ca prej dhimbjesh e ca nga inati.
      Ku e ka msu ket metod ky bandilli jem?
      Qysh kur osht kthy prej Greqie ku punoi gati 2 vjet,osht bo kursimtar i madh,….nuk don me ma bo ma nga perpara,por vetem ka mbarpa..
      Aishe,ktheju nryshe,me thot se skemi lek me ble kllufa ,,ene me ngel shtatzan se kemi terezin akoma..Fmijet me i rrit osht zafmet i modh.
      Pra du me ju bo nji pytje ju burrave -“spur-dhjaksave”,qi keni qef me jua bo grave ka mbrapa,A jeni dhe ju Homo????ose geji…ose prasa…??
      Kur don me m’bo kuplimenta ene me ma turbullu menen Zakja jem me thot:
      Aishe te vdeksha se nga mbrapa je si goc e re,e ke si pulbardh,tamom si ftyra e Kryetarit te bashkis,..vallai kshtu m’ thot Zakja,….kurse perpara je si ftyra e Zholefines,ene kom frik se bohesh Pregnante du me than fryhesh ne puzit ene bohesh,…. Presidente mi dreq-presidente.
      Pra mri spur-dhjetsa,…ti morrim punet avash-avash.
      duhen pa dhe te mira qi ka seksi anal dhe oral
      Orali te furnizon me proteina,anali te letson kundra kapsllekut.
      Kshu osht kur je ne kriz financiare,munohesh me shfrytzu cdo gje ,bon qarkullimin,posht e nolt e …nolt e poshte.
      pra te munohemi ti shofim te mirat qe i sjellin homo-seksualat shoqnis njerzore dhe jo vetem tu u anku prej tyne.
      Thone se Turqit dhe arapet i derrmojn femnat nga mbara se kshtu nuk len gjurmet e tyne ne Vagina,..por rroft vazelina.
      Dje kur hypa tek sahati ne Autobuzin e Saukut,nji cun i ri mu ngjit ka mrapa ene me tha tek veshi :T’vdeksha a ti var pak tek Palma jote.se osht tu m’ra t’fikt.
      E morra vesh i thash,… se qonke i Aleances,po te pakten hiqi duret prej contes.

  2. Edi Ramovici says:

    Enkeli, Cani, Fevziu, Frangaj, Frrok Qupi jane ajka e gazetarise sone, ndaj mos guxo ti pergojosh kristi ?
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zeri-i-pyllit-frrok-qupi.html

  3. homofob says:

    He re dhjaks, se na hape barkun. Po surratin tend kishim mangut tani, neper televizone. Me mire shoh surratin e qukapikut berishe se sa nje mashkull femer si puna jote. Po sa pederaste paska pasur shtypi shqiptar ore, qe ju japin akses kudo.

  4. Enio says:

    Te lumte Kristi!
    Eshte koha qe dikush tua perplase ne fytyre realitetin ketyre b*the pambukeve te perkedhelur nga pushteti!

  5. Saliu says:

    Hahahaha! Ik ere Kel ik! Me ta dhi ne nji sumçe! Hahahaha!

  6. Anila says:

    Pederastia,
    kjo semundje, ves, e krim anti-njerezor,
    qe po gerryen moralin dhe natyralitetin,
    e shoqerise se shumevuajtur shqiptare.

    1. Enio says:

      Per ca natyriteti e ke fjalen mi shoqe? Hap Discovery Channel, edhe lexo ndonje liber per sjelljen e kafsheve ne pergjithesi,(dhe njeriu ben pjese ne mbreterine e kafsheve, te pelqen ty apo jo)dhe do e shohesh qe tek ata, mardheniet mes individeve me seks te njejte jane te perhapura.

      S’ka asgje jo te natyrshme ne te qenit gay, dhe njerezit duhet te kuptojne qe kjo si hyn ne xhep asnjerit.

      Nese je hetero qofsh me shendet, homoseksualet ste prishin asnje pune!
      S’keni asgje tjeter me ca merreni ju njerez te vegjel, sesa te rrini te shkaterroni njeten e te tjereve qe skane aspak lidhje me ju?

    2. Iome says:

      Hahaha, morali i shoqerise se shumevuajtur shqiptare.
      Anila, thuaj qe po’ beje shaka, perdryshe ….
      Trafiku i droges, femrave, shitja e femijeve, korrupsioni , mosrespektimi i bazave te bashkjeteses qytetare,injoranca mesjetare, jetesa ne mes te plehrave, mafia vertikale apo me ke shkon ne krevat komshia jote e gerryen kete shoqeri fisnike?

      1. Enio says:

        Lome, e thene me bukur s’behet!

    3. B.O.B says:

      Sa lexova komentin dhe mendova mos e ka shrujt Hitleri apo Enver Hoxha. Debile!

  7. marko boçari says:

    O ti i komentit “Enio”. Interesant, ku e gjete ate epitetin “bythepambuk”. Nuk besoj se ke dashur te thuash qe ne qe nuk jemi homoseksuale e kemi bythen te bute (si pambuku, pra) nga mosperdorimi i saj per qellime jonatyrore. Medemek, ndryshe nga kristi me shoke qe e kane forcuar dhe muskuluar ne pune e siper. Nese per ty, jobythepambuk dashka te thote “johomoseksual”, atehere me pelqeka, sot e gjithe diten qe te jem “bythepambuk”.
    Sa per mikun tim te vjeter Enkelin, me vjen keq vetem per nje gje : nuk ka pse te terhiqet nga ajo qe ka thene se eshte homofob. nuk eshte turp te jesh i tille, nuk eshte i vetmi ne ate vend dhe nuk ka pse ta themi me ze te ulet nje gje te tille. Nuk kemi rene akoma aq poshte sa te na komandoje denatyrimi dhe, nese kjo tufe perversesh mbush rruget e qyteteve me bluze te shemtuara ku shkruhet “Proud to be gay” Krenar qe jam homoseksual), perse ne te tjeret nuk paskemi te drejte te shkruajme dhe te themi, me ze te larte madje, qe ndihemi krenare qe jemi heteroseksuale?

    1. Enio says:

      hahaha! B*thpambuk e kisha me kuptimin e njeriut te pamesuar me veshtiresi, ata qe u ecin punet vaj, dhe ne kete rast sepse kane lidhje me pushtetare qe u hapin cdo dere.

      Fjala s’kishte aspak kuptim seksual, por mesa duket te paska vajtur mendja keq! Hidhi nje uje surratit dhe rimendo drejtimin tend seksual, se mund te gjes surpriza.

      Edhe sa per info, une nuk jam gay, jam hetero. Por me neverisin njerezit qe per arsye krejtesisht siperfaqesore, marrin lirine te gjykojne njerez te tjere qe su kane bere asgje, qe s’kane asnje lidhje me ta dhe qe jetojne jeten e tyre si gjithe te tjeret. Mendoj se jeni njerez te vegjel, me jete tmerresisht te merzitshme (aq argetimi me i madh eshte te shani te tjeret pa arsye) dhe se duhet te hapni njecike syte dhe mendjen qe mos gjykoni deri tek hunda juaj!

  8. albanian eagle says:

    KY PINDERI si shume me qejf e paska marre te mbroje ata qe perfaqeson.
    Mqse eshte bere flamurtar i ketij pervesiteti doja ti beja dy pyetje:

    1-A ndihen krenar familjaret tij per te qenit e tij GAY?

    2-Ne rast se neser do te kete femijen e tij (sipas metodes se tij mashkull-mashkull) si do arrije ai t`ja shpjegoje kur te rritet kete pervesitet dhe do te deshironte qe femija i tij te ndiqte rrugen e tij?(sepse dardha nen dardhe bie).

    1. Iome says:

      1- prinderit e tij, si te mite dhe prinderit e tu , ndihen krenare qe femijet e tyre te rriten si qytetare, njerez te mire.te lire.
      Qe femija te jete i lumtur. Te jetoje si barabarte mes te barabarteve.
      2- dardha bie nen dardhe e gorrica nen pjeshke… Homoseksualet jane bij heteroseksualesh .
      Perversitet eshte te vjedhesh,te urresh, ti besh keq te tjereve. Arroganca e injorances eshte perversitet.
      Te duash, eshte bujari sublime. Kete dua tu mesoj femijes sim, te doje, dhe te bej c’fare te doje, sic thosh shen Agostini.

  9. Idriz Tafa says:

    Bashkeshort-i/ja i/e Mesil/a Dodes, Enkel/a Demi-Doda, nuk ka pse te shqetesohet pse nuk ia var trasten Krist Pinderi dhe te beje alamet komenti. Moderator -i/ja, nese deshton ne afrimin e njerezve per intervista, te keqen duhet ta shohe te vetja dhe KLan TV dhe ABC (filial i Klanit, turpit te perbashket te Mesil/a dhe Enkel/a Doda-Demit, qe i dhane licence Frangajt, ne kundershtim me ligjin, per nje televizion te dyte. Une nuk jam me kauzen qe perfaqeson Pinderi, por jam dakord me mendimet e tij lidhur jo me homoseksualitetin, por per stigmatizimin e mediave agresive. Une çuditem pse Zogaj e opozitare shkojne ne studiot e Frangajt, ku fyen, sulmohen, etiketohen me gjuhe aspak te kulturuar. Madje, dhe kercenohen.
    Se fundi, Enkel/a Demi-Doda duhet te “fshihet” dhe te mos dale asgjekundi per shkak te nxjerrjes se bojes qe i ka bere bashkeshort-i/ja Mesil/a Doda. E ta mendosh se ajo eshte diplpmuar ne universitet katolik te Vatikanit, qe predikon paqe, jo-dhune, kthimin e faqes tjeter kur te qellojne ne nje faqe. Keto dite isha ne Durres dhe pashe nje lokal buze detit, te “Iliria”, ku varej nje tabele: “Mesila Palm Beach”.
    V.O. Fjala anglisht “beach” – “plazh” ka te njejtin shqiptim si fjala “bitch”-“qejflie”.

  10. odin murati says:

    Homoseksualiteti paraqitet nga radikalet fetare si semundje…mendoj se eshte nje ceshtje genesh…cdo mashkull/femer ka me pak ose me teper gene femre/mashkulli…pyesni veten si mashkuj qe jeni perse ju duhen cickat qe keni, ose pse gruaja/vajza rruhet me shpesh se ju…eunuket(homoseksualet) njihen ne gjithe kulturat qe njeh historia boterore…bota e civilizuar i mbron me ligj te drejtat e tyre…problemi te ata qe jane kunder qendron deri aty sa djali/vajza e tyre te deklarohen si te tille(dmth te jene te prekur vete) per te menduar me gjate, dome thene te shohim sa “bura” jane per te dhene nje plumb bythes krijeses se tyre

  11. pisi says:

    ca jan kta lloj plerishtesh qe do prishin me kto budallalliqe qe llapin brezat e rinj?!! sikur nuk mjaftojn me qindra halle e probleme per Shqiperin e varfer na duhen edhe kta tani

  12. Tipi says:

    Nuk duhen lejuar dhe pike! Eshte tamam sikur nje manjak seksual te protestoje per te drejtat e tij. Ju more Kristi jeni kundra natyres humane ashtu sikurse nje maniak qe perdhunon femije! Dhe me te drejte doni plumbin.
    Dikur im ate trembej mos filloja duhanin ne moshe te vogel dhe kishte te drejte se une e fillova 17 vjeç. E fillova ngaqe edhe shoket e pinin!
    Po cfare do beje djali kur te shohe ne mes te Tiranes paraden tuaj dhe kjo te quhet krejt normale???
    Te te kem perpara te sakatoj me bythac, se nga na dole ti gazetar me dy prinder injorante qe me vendosjen e emrit i bejne bythace femijet qe diten e pare

  13. Cakalli7 says:

    cok gjyzel
    cok gjyzel
    katolik
    cami enkel

  14. beso says:

    Kujtpova se ishte i zakonshmi Bledi,qe gjen tituj te forte.Mendoj qe argumenti per homoseksualet bashkon dhe ndan disa kategori njerezish;ata qe flasin me moderim sepse ashtu e ka karta universale e OKB,ata qe duan te flitet mire sepse kane keto prirje,ata qe i shajne sepse nuk eshte aq e natyrshme qe meshkujt shkojne me meshkuj dhe femrat me femra(natyra eshte nena e madhe),apo njerezit e medias,qe here e provokojne kete argument dhe here e presin si doppio gjashte ne domino.Politika,po ashtu e perdor me doze te studjuar;atje ku ka gay me shumice shperthen per te drejtat e tyre,atje ku ata urrehen premton ligje te forta antigay.Tregohet qe Ferenzi,mik i ngushte i Frojd i shkruan njehere Frojdit qe njeriu eshte biseks ne thelb;pra dhe burre dhe grua.Frojdi,qe vuante nga amnezia e lehte,pas ca kohe i thote Ferenczit qe kishte zbuluar kete karakter biseks te njeriut,ndersa ferenczi nxehet sepse kete ia kish thene ai me pare,e ndoshta ketu u prish miqesia mes tyre.Dmth njeriu eshte biseks ne fund te koshioences se tij,por dominon ai seks qe atij i jep natyra.Kjo eshte rrugas normale;nuk mund te dalim sot dhe te pranojme sjelljen homoseksuale si nje gje krejt te natyrshme,kur nuk eshte ashtu.Duhet tolerance,patjeter qe duhet.Duhet moderim edhe ne shtyp apo vizione;patjeter qe duhet.Psh,edhe titulli duhej evituar,edhe permendja e emrit te gruas se Mikel D.,pa rene ne nivelin e sherrit te dy rrugaçeve.

  15. genta says:

    Epo kur behet si bu(r)e dhe ky Enkeli. Po ri O Enkel, ha ca buk me kos e mos bej llafe, nuk i prish pune njeriu ti. U perpoqe qe me kete rast te tregoje pak mashkullitet, po kot te ka ikur i teri, nje mashkull keni ne familje, e di ti Palma di Mesila. Do isha shume kurioz, po nuk besioj te jete ndryshe, cfare ngjyre e ke perparesen dhe shamine e kokes kur ben punet e shtepise.
    P.S po ik o tope po ku ka me homoseksual se ty, me ate grua qe ke ti eshte njesoj sikur shkon me burrrrre.

  16. Tani says:

    Nuk po marr vesh se kush është Kristi dhe kush është Enkeli në foto, kjo nusja nga e majta apo nga e djathta?
    Arrita vetëm të lexoj fjalinë e parë “I dashur Enkel” dhe më duket shumë romantike që dashuria të shprehet nëpërmjet letrave të hapura në publik.
    Ju uroj të dyve dashuri dhe lumturi të përjetshme!
    Le të shërbej kjo fotografi e tyre si frymëzim për ciftet e ardhshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje