Kompania Apple ka paguar vetëm 10 milion paund në taksa, raporton Daily Mail, ndërkohë që në mbarë Britaninë e Madhe ka fituar plot 6 miliard paund.
Apple është një tjetër firmë në seri që akuzohet për shmangie taksash në Britani pas Amazon dhe Google.
Apple i ka bazuar veprimet e saj në një ndërmarrje në Cork, Irlandë, duke përfituar nga taksa jashtëzakonisht e ulët për korporatat.
Të ardhurat në Britani llogariten sa 10 përqind e fitimeve të kompanisë në mbarë botën.
Megjithatë kompania është nën hetim edhe në SHBA pasi edhe atje ajo i kryen veprimet financiare në Nevada, që njihet për taksat shumë të ulëta.