Ç’po ndodh me opozitën?

10 Prill 2012, 10:43Blog TEMA
Ç’po ndodh me opozitën?

Nga Preç Zogaj

Ka tension në koalicionin opozitar. Shkaku i dukshëm është mosndryshimi i sistemit zgjedhor. Partitë e vogla kërkojnë vendosjen e proporcionalit kombëtar për një numër deputetësh. Ato mendojnë se në këtë mënyrë do të mund të përfaqësohen në Kuvend pa shtrirë dorën. Pavarësisht se e paelaboruar, pra edhe e mbarsur në një masë të caktuar me iluzione, kërkesa në fjalë është e drejtë. Shqipëria ka një sistem zgjedhor të papërshtatshëm dhe të padrejtë, që duhet ndryshuar patjetër. Sa më shpejt, aq më mirë. Po a mund të jetë kjo një arsye e përligjur për ftohje dhe ndarje midis partive që kanë bërë opozitën prej disa vitesh, në kushte të vështira, duke u përballur deri edhe me plumbat e regjimit të Berishës? Absolutisht jo. Ka shumë arsye për të cilat partitë afrohen apo largohen nga njëra tjetra. Ndarja për sistemin në kushtet e sotme është një arsye e dobët, që nuk i reziston gjykimit të shëndoshë. Po të ishte Partia Socialiste kundër ndryshimit të sistemit do të kishte kuptim deri diku që aleatët e saj, apo një pjesë e tyre, të fillonin të shikonin “zgjidhje te tjera” jashtë këtij koalicioni. Por Partia Socialiste ka deklaruar publikisht se është në favor të proporcionalit të korrektuar kombëtar. Deklaratat janë i vetmi mjet që tregon vullentin e partive kur duhet bërë një gjë që kërkon domosodshmërisht dy palë. Në krahun tjetër, Berisha vazhdon të mbetet hermetikisht i mbyllur për çështjen e sistemit dhe po fërkon duart për sherret prapa derës. Në rrafshin e së drejtës ai është duke u hyrë në hak partive të treta. Por politikisht është në lojën e tij. Disa sondazhe kon

5 komente në “Ç’po ndodh me opozitën?”

  1. Askush nuk i pengon Partite e Vogla qe t`i drejtohen Gjykates Kushtetuese per ceshtjen e sistemit zgjedhor. http://mdcal.blogspot.com/2012/04/konferenca-per-vorio-epirin-kosta.html

  2. shkodrani says:

    Partia socialiste, duhet te deklarohet hapur, qe duhet ndryshu pa tjeter sistemi zgjedhor,dhe te mos marre pjese fare ne ate komision farse, ne se ky komision, nuk e fillon punen e tij me kete pike, ne rendin e punes se dites se pare te tij,te deklarohet qe nuk do marre pjese fare ne zgjedhje, ne se nuk ndryshon sistemi zgjedhor ne drejtimin qe e kerkojne partite e vogla(komplet sistem proporcional)Sali Berisha ka deklaruar qe:une jam gati qe ta beje vete pozita kodin dhe une e miratoj.Por SB flet para zgjedhjeve, dhe kur ai i vjedh ato,qe ne diten e pare pas zgjedhore mendon se si ti vjedhe ato zgjedhje qe vijne,ne se partia socialiste nuk e ben kete:ka per ti ja fute vetes prape,Saliu ne keto kushte ka per ti a fut edhe LSI,SA PER GJYKATEN KUSHTETUESE,E DI EDHE GOMARI QE SISTEMI NUK MUND TE NDRYSHOJE PA KALUAR AFATI I CAKTUAR,PRANDAJ JA KA FUTE VETES EDI,POR TA DETYROJNE ME ZOR SALIUN QE TA BEJE,NE TE KUNDERT EDHE EDI KA BERE KOMPROMIS ME SALIUN QER TE GJITHA,MENDIMI IM ESHTE:PO NUK U NGRIT POPULLI TE RREAGOJE DHE TA SHPORRE FARE KETE KASTE TE QELBUR POLITIKE SHQIPERIA KA MARRE FUND,KETU SHUME SHPEJT DO BEHET ME KEQ SE NE LIBI,SIRI E TE TJERE.

  3. Dean says:

    BRAVO Prec Zogaj!
    Shume dakord jam me llogjiken tuaj.

  4. Ardi says:

    Vetem njerez te paafte per vepra mund te deklarojne se ne politik mjaftojn llafet nepermjet deklarata dhe nuk eshte nevoja per qendrime konkrete!pikerisht kete po beni ju prec zogaj ne kete shkrim,po na tregoni se VEPRAVE te saliut si perdhosja e dinjitetit te popullit,vrasjes se njerzve te pafajshem,shkeljes me kembengulje te ligjit etj. etj. Mjafton qe ti dhe edi ti pergjigjeni me nga nje deklarate?!dhe ca eshte me e rend a eshte se kerkoni te lani gojen me sh..rre duke kerkuar te na mbushni mendjen se kaq ka per detyre opozita?!plehra te saliut

  5. katarakti says:

    Problemi eshte se kete kod zgjedhor e ka propozuar vete Rama. Pra PS nuk ka sy e faqe tani te kerkoje ndryshimin e tij. Prandaj edhe nuk ndihet. I bie qe partite e vogla t’ia kerkojne kete gje Berishes dhe Metes, vetem ata e kane çelesin e ndryshimit te sistemit zgjedhor. Por meqe nuk kane çfare t’i bejne gomarit, i bien samarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje