Detit i qetë, pa hënë, pa erë. Në një natë me dritë yjesh me 14 prill,1912, transoqeaniku i linjës Ylli I Bardhe në lundrimin nga Southampton në Nju Jork kishte prekur një ajsberb në errësirë. Tronditja në fillim ishte aq e butë sa nuk u vu re fare ne.
Mbi vete ajo mbante mbi 2200 persona. Mes tyre kishte nga industrialist të kamur deri tek njerëz të varfër që po shpresonin për një jete më të mirë përtej oqeanit. Super anija kishte 3 klase per klientet e privilegjuar. Klasi i parë kishtë shërbëtorë personal. Shto këtu stafin e drejtimit të anijes, stafin teknik,personelin e restorantit, nje bande muzikore dhe staf te tjere ndihmes. Gjithsej 885 staf. Po të bëjmë një ndarje në klasat sociale aty mund te gjeje te reflektuar pa frike 5 apo 6 shtresa te ndryshme.
Perplasja ndodhi ne mes te harese. Vec kapiteni Eduard Smith e vuri re. Nga mesnata ai urdheroi që të uleshin në det varkat e shpëtimit.. Nuk ishte vështirë të kuptoje se a këto varka shpëtimi, të ishin te mjaftueshme për vetëm një të tretën e pasagjerëve.
Në 12:15 titanik dërgoi sinjalin e parë në ajër. Ndërsa anija po fundose me shpejtesi banda 7 anetarshe luante nje himn te famshem ëellsian Tek Ty o Zot Tek ty vij . Ndërsa varkat u larguan nga titaniku anija po fundosej me shpejtesi te madhe.
Nga 2:05 u nis varka e fundit, duke lënë 1.600 njerëzit e bllokuar në kuvertë. Banda vazhdonte te luante perseri… Në 2:17 titaniku ngadalë, po zhdukej. Anija u tondit rëndshëm dhe u zhyt në rënie. Në 2:20 u vendos pak mbrapa dhe rrëshqiti nën oqeanin e akullt. Bashkë Me të 1.500 persona humben jeten në fatkeqësinë më të madhe në detare.
Transoqeaniku më i famshëm i kohërave i mbiquaturi i Pafundoshshmi humbi pëgjithnjë nën akujt e oqeanit.Humbi bashkë me të bashkë industrialisti i pasur i klasit parë, humbi bashkë me të emigranti i strehuar në një nga ambjent e uleta te anijes, humbi kapiteni i me te famshmes anije te kohes humbi edhe banda qe po luante muzike desrisa ua zuri frymën uji i ftohtë i oqeanit.
Ne 2 20 minuta oqeani u bë dëshmitari i luajtese se nje prej dramave më të prekshme të kohërave. Ndërsa titaniku ishte projektuar te ishte anija e luksit (kishte 3 klase ) per ata që kishin para dhe anija e shpreses pë ata që punonin si staf apo ata qe do kalonin oqeanin me të në kërkim të një jetë më të mirë nuk rezultoi i tille.
Në fund ajo ofroi dy klase: Ata që shpëtohen dhe Ata që nuk shpëtohen.Titaniku ngjan me disi jeten tonë. Ne e mendojmë veten përgjithnjë të rinj, të fuqishëm të papërkulshëm. Por …herët a vonë do të arrijmë bregun e fundëm të kësaj jete.
Ne fund te udhetimit destinacioni (vendmbërritja) do jete i varur teresisht nga rruget qe ke ndjekur ne jete. Mos u cudit qe ne fund te lundrimit ne kete jete mund te mos gjendesh ne anen e duhur.
Andaj jeto me fundin ne mendje dhe ndiq rrugen që i jep kuptim jetës tënde. Sepse në fund të fundit miku im sic e thote nje shprehje e vjeter: “Ç’përfitim ka njeriu nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet? Ose çfarë do të japë njeriu në këmbim të shpirtit të vet?”
Ose ndryshe: filozofia e pathene e Lilit & Sal-it
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/erdhi-prilli.html
Shume e bukur! Dhe ndoshta edhe e sakte!