(Intervistë e një albanologu me Sali Berishën)
– Bashvezir Sali pasha, gjyldyrym!
– Bujrum, coglanhaber!
– Dua të flasim për vizitën tuaj të fundit në Turqi. A të fillojmë?
– Yrysh!
– Deklaratat tuaja, gjatë dhe pas vizitës suaj në Turqi, përbëjnë një rast pa precedent në historinë e diplomacisë botërore. Historianët dhe etnologët ngritën duart përpjetë. Sidomos albanologët u bënë për të vrarë veten.
– Kush janë këta albanologët që kanë llapur pa dijeninë dhe lejen e shtetit dhe të qeverisë sonë?
– Franc Bop, Prosper Merime, Albin Leski, Eduard Mejer e të tjerë.
– Dhe përse u nervozuan pizevengët?
– Sepse aludoni hapur për mungesën e aftësive të tyre shkencore. Të gjithë ata mbrojnë tezën se shqiptarët e kanë origjinën nga Pellasgët dhe Ilirët.
– Atëherë, haram u qoftë! Me sa duket kanë qenë të indoktrinuar nga propaganda komuniste.
– Zoti Berisha, sinqerisht, mbetem pa gojë me këto që thoni!
– Mos ki gajle! Sepse mungesa e gojës te një njeri ka dy të mira. Se pari nuk ha dhe kështu zgjidh edhe problemin e krizës dhe, së dyti, nuk këput broçkulla pa hesap. Por, nejse! Dhe perse u habite kaq shumë, zotrote?
– Po sepse albanologët që permenda kanë vdekur të gjithë përpara se të vinte në pushtet Enver Hoxha.
– Harbut! Më duket se nuk e ke idenë se ç’ishte ideologjia komuniste. Demoni i saj është kaq i fuqishëm, sa që ndikon mendjet e njerëzve akoma dhe përtej varrit! Thyen çdo logjikë dhe ligj të njohur të kohës dhe hapësirës!
– Zoti Kryeministër, sipas argumentimeve tuaja, shqiptarët e kanë prejardhjen nga mongolët?
– Jo ore kopuk! Si të erdhi?
– Konkluzioni im rrjedh nga llogjika matematike e rregullit të treshit, që pak a shumë, do të thotë… Meqënëse vetë turqit pretendojnë se e kanë origjinën nga fiset mongole, atëherë edhe shqiptarët janë mongolë, përderisa kanë lidhje gjaku me turqit! Jeni dakort?
– Bashibozuk, ja fut kot! Kjo logjikë e rregullit të treshit, me sa duket të ka bërë dëm të madh. Dhe unë, që të të ndihmoj, do ta qëroj nga faqja e dheut me një dekret qeveritar të ardhshëm. Por, nejse! Nëse turqit ngulin këmbë në teorinë e tyre, atëherë qenka e vërtetë.
– Gjë që do të thotë se ne shqiptarët jemi pasardhësit e Xhengis Khanit dhe Timurlengut, të cilët ishin pushtuesit më të mëdhenj dhe më të egër të botës! Është e vërtetë?
– Kjo që po më pyet përbën sekret shtetëror dhe Kushtetuta ma ndalon që të flas.
– Zoti doktor! Deklaruat në te gjitha tonet, se turqit dhe shqiptarët janë popuj miq dhe me kulturë të përbashkët. Qendron shkencërisht kjo tezë?
– Po, është e padiskutueshme!
– Po si është e mundur që shqiptarët dhe turqit të jenë popuj miq, kur dihet se për 500 vjet me radhë turqit ishin pushtues dhe shqiptarët të robëruar?
– Kjo nuk do të thotë gjë! Si përgjigje, po të kujtoj një thënie të romakeve të lashtë: “Ne vërtetë pushtuam grekët, por u pushtuam edhe vetë nga kultura helene”. Të njëjtën gjë pësuan edhe turqit me shqiptarët.
– Po si ka mundësi që të quhet mik populli shqiptar me atë turk, kur dihet se në asnjë dokument të shkruar apo thënie gojore, në asnjë vepër letrare apo shprehje gjuhësore shqipe, nuk ekziston qoftë edhe një fjalë e vetme pozitive për turqit?
– Ato janë hollësira! Përderisa e them unë, nuk ka pikë diskutimi.
– Si është e mundur që një komb që ka nxjerre një hero kombëtar si Skënderbeu, i cili u shqua në luftën për vdekje kundër turqeve, të quhet filoturk?
– Le të mbete midis nesh, por edhe Skenderbeu nuk është pa gjynahe.
– Urdhëro?
– Dua të them se u nxitua disi në luftën kundër turqeve. Sepse po të mos rezistonte, nuk do të vriteshin aq dhe aq shqiptarë. Më kupton?
– A, ëe kuptova! Prandaj dhe ftuat zotin Erdogan në festimin e 100 vjetorit ëe Pavarësisë.
– Pikërisht! Me sa duket, ke filluar të kapësh fillin e gjërave.
– Mirëpo, mos lind ndonjë problem me Pashko Vasen, i cili ka thënë se… feja e shqiptarit është shqiptarija…
– Ke të drejtë, por Pashko Vasa i shkretë, në kohën që i tha këto fjalë, vuante nga arteroskleroza. Nuk mund të them më tepër hollësira, sepse ma ndalon Hipokrati.
– Ju pretendoni se turqit dhe shqiptarët kanë lidhje gjaku. Deri tani dinim se vërtet shqiptarët kishin lidhje gjaku me turqit, por e thoshim në kuptim figurativ. Domethënë se i ndajnë nga njëri-tjetri lumenj gjaku, përderisa u therrën dhe u vranë per 500 vjet. Mos ishte ndonjë lapsus i çastit?
– Në asnjë mënyrë! Unë nuk flas me metafora, por në aspektin e përzierjes gjenetike.
– Ju thoni se Turqit edhe sot e kësaj dite preferojnë gratë shqiptare.
– Po, është e vërtetë!
– Mirëpo, kështu del se turqit na kaëe … per 500 vjet dhe vazhdojnë edhe sot të na bëjnë të njëjtën gjë.
– Derdimen letërnxirës! Mos vallë je i vënë nga kryetari i opozitës? Nëse je i tillë, atëherë do të pushoj menjëherë nga puna!
– Ç’ne, zoti Berisha! Unë jam gazetar i pavarur dhe jo nënpunës i shtetit!
– Gazetar i pavarur the? Ashtu? Atëherë po mbyll gazetën e pronarit tënd. Rezultati është i njëjtë. Jazek, coglanhaber!
Intervistoi Kristo Cakuli
Allah Allah, qysh kur prej mongolve? Te paret tan (Zogji i Par , i Dyt, i Tret ene Sala), jon prej UDB-je !!!!! kjo mongolia asht ma e for se FBI-ja?!!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html
ha ha ha vetem per name dhe te liga do mbahet mend.
O Kristo kauri –Pse e ke fshire komentin tim , apo te dogji ?
Nuk kishte asnje ofendim
Kuur more ne ke artikull me humor kaq te “holle” qe ke bere duket alarmi qe te ka zene ….
Berisha jo vetem qe lidhe miqesi t e ngushte me Turqine, por duhet
urgjentisht te beje manovra te perbashketa ushtarke me Turqine ne gjirin e Sarandes
Kauuuuuurii—Sa me shume dite kalojne aq me shume shtohen dhimbjet
ngordhjes suaj……Greqia eshte si nje insekt-akrep qe po helmohet me helmin e saj……..
Ne kuadrin e RIFORMATIMIT TE HISTORISE SE SHQIPERISE,e verteta -tamam e vertete,eshte se shqiptaret e vertete jane te ardhur nga KAUKAZI!!!Merrni dhe lexoni si dokument serioz e shkencor GAZETEN KOSOVARE “KOHA DITORE”,qe e ka dhene kete njoftim per here te pare!!!BILE SHQIPTARI I PARE,QE KA SHKELUR NE KETO TROJE ME DEBORE,KA QENE KATRAGJYSHI I SALI RAM BERISHES!!!Edhe parashtesa “KATRA” ka ardhur qe prej asaj kohe,se para ardhesit e Berishes kane ikur prej andej me “TE KATRA”,pra me VRAP nga frika e SHPATAVE TE MONGOLEVE!!!Ja,vetem ne kete rast jane permendur mongolet,ndersa me vone do dalin ne skene vete KAZAKET E DONIT!!!I keni pare vallet e Tropojes,qe jane te njellojta me ato kazaket???Ja,pra kjo tregon edhe nje here se nga e kemi prejardhjen ne SHQIPTARET!!!Dokrrat me ilire e pellazge,moren fund!!!Prandaj Sali Berisha po i viziton shpesh keto vende,duke deklaruar gjakun e njejte!!!URRAAAAAA!!!!ME NE FUND DOLEM SE JEMI “RRACE ARIXHIU”!!!!
Kot e veme ne dyshim ne ekzistencen e qenieve jashtokesore.Ja ku e kemi ne mez nesh Sali Talebanin.Ky njeri duhet te merret nen studim nga laboratoret e kerkimeve shkencore si specie shume e cuditshme me sjellje jonjerezore per te gjetur se nga cili planet ka ardhur.
Berisha eshte bere i degjuar per kulmin e budallallekut boteror ,nuk do kete specie te ngjashme.
Tani ngeli vetem te pranoni qe Georgios Kastriotis ishte me origjine Greke dhe dalengadale historia te shkruhet drejte pa shtremberime.
Ta gezoni origjinen dhe per pak dhe gjuhen meme!
edhe verior edhe grek pupupu ca fantazie.
lexo sa per dijeni gjergj kastrioti asht me origjin serbe , ishin fis qe saptonin toka dhe perfunduan ne diber
Po Hamza Kastrioti si u ba Shqiptar o Kol ? Apo vetem tradhtaret jan Shqiptar ? Eh ju jeni te cmendur o gjin plehu
O qimara! Jam shume kurioz te di sa klase shkolle ke dhe sa libra ke lexuar ne jeten tende. (Pervec doktoratures se Prof.dr. Bollanos me origjine nga Progonati i Kurveleshit).
te vertetat dhembin dhe Sali bossi tha nje te vertete,origjina e shqiptareve eshte turkomongole dhe nuk eshte shpikje e Saliut.
Saliu,i madhi dhe i paperseritshmi,i dergumi i Allahut per Shqipnine thote vetem te verteten.
A nuk jane shqipfolesit e shqiperise se mesme dhe maloket deri ne shkup e mitrovice qe kane kulture turke?
Po lihet më e madhja mënjanë:
Vallë i harruat dëbimet masive të shqiptarëve prej shkijeve dhe grekëve për në Turqi.
Ku mendoni se përfunduan këta shqiptarë? U tretën?
Ne ku ta gjejmë të rizgjohen shqiptarët në Turqi.
Shteti turk nuk njeh pakica kombtare, sepse do rreshtte së egzistuar si komb. Njësoj si Amerika. Fëmijët e mi dhe të mbi 1000.000 shqiptarëve të lindur në Ballkan nuk llogariten si shqiptarë në Amerikë (dhe në vende të tjera me botë kolonizimi)por si Amerikanë. Atëherë, është gabim të themi se shumë amerikanë kanë lidhje gjaklu me shqiptarët?
Shumica e komentuesve këtu janë islamofobë dhe e barazojnë gjithçka islame me turko-aziatikë.
Nuk flasim as për shqiptarë të para 2-300 vjetëve në Turqi por të shpërngulur për atje me dhunë nga shovinistët fqinj gjatë 100 vjetëve të fundit. Ndodhte kjo, ndërsa shteti shqiptar mundësitë e tij i kishte sa që të mos zbrazej për arsye islame, prej shumicës që ishe dhe është.
Elementi islam shqiptar jashtë Shqipërisë londineze u përball me fushata dëbimesh që të gjithë i dijmë. Dhe kur dikush i përmend ata bashkëkombas si të një gjaku, janë po këta islamofobë që fërkojnë duart se “ishalla” nuk flitet për zhbërje të historisë së dëbimeve masive prej shkijeve e grekëve.
Mos i spërdridhni gjërat sips midesë. Një pjesë e mirë e shtetasve turq janë me gjak shqiptari, pa marrë parasysh, a flasin më shqip apo organizohen në shoqata të ruajtjes së identitetit. Megjithatë, klikoni pak këtu, se mos shtiren kot si shqiptarë këta pasardhës të të dëbuarve para 90 vjeëtsh në Turqi:
http://www.youtube.com/watch?v=RCF5GQj5ijM
Z,Bekimi !
Po shkeput paragrafin
“”””Nuk flasim as për shqiptarë të para 2-300 vjetëve në Turqi por të shpërngulur për atje me dhunë nga shovinistët fqinj gjatë 100 vjetëve të fundit.””””
Mjaf bet mish mash historin.
Traktati i Lozanit nenshkruar ne (24/7/1924) thote per shkembim te myslymaneve me kristianet , (dhe mire eshte te kerkoni ne raftet e historis tuaj aty,nese keni guzim te kerkoni dhe nese KENI “RAFTE”) Kjo marreveshje u be nga Ministri i Jashtem Shqipetar ne ate kohe
P.Evangjelji ,nga perfaqesuesi i delegaciont Shqiptar ne Kombet e Bashkuara, B.Blishinti,me perkrahjen e kreut te delegacionit Italian per kete ceshtje G.Montagna.
Duhet te kerkoni zoteri gjithashtu ne “raftet tuaja te historis”,
se ne kete marreveshje u morr parasysh deshira e 20.000 cameve te cilet DEKLARUAN se kan pashaporta Greke dhe se ndjehen qytetar Grek,dhe nuk deshirojn te shkembehen,pra ju lejua qendrimi ketu.
(sesa qytetar grek ndjeheshin e treguan si ne pushtim Turk,ashtu edhe Italian edhe Gjerman).
(Ne korrik 1942, nen drejtimin e J. Dino dhenderit te Kryeministrit Shqiptar S.Verlaci, çamet krijuan organizaten K.S.I.L.I.A. me 14 batalione, me qellim per te shfarosur popullsine greke në rajonin e Thesprotia,dhe u bashkuan me pushtuesit Italian. Pas kapitullimit të italianeve në vitin 1943, çamet shkuan ne kampin e gjermanëve.( Me ikjen e gjermaneve camet u denuan per bashkepunim dhe per krimet qe ben kunder grekeve. Nga frika e denimeve qe do merrnin u larguan,18.000 cam nga Greqia ( jo 500.000 sic thoni morre te mjere juve. Sepse pak zgjuarsi nuk keni te mendoni se ata ishin te regjistruar ne regjistra dhe egziston nr i sakt i tyre.)
kurse ata qe qendruan ,u denuan dhe hoqen denimet e merituara Gjithjesej u denuan 17.000 cam per masakra dhe bashkepunim..
Nje informacion per ju.Lehte nese doni ta vertetoni.
Ne Janine u organizua një seksion i veçante ushtarake cam, nen drejtimin e gjermaneve. Gazeta e Tiranës “Bashkimi i Kombit”, 14.3.1944 botoi per veprimet e perbashketa të çameve me nazistet në shkurt 1944,ku thote se dogjen 25.000 shtëpi dhe 100.000 greke u debuan nga shtepit e tyre. (jam e bindur se ne “raftet tuaja” nuk do gjendet kjo gazet. Ketu eshte ky dokument) Pasi gjermanet u terhoqen, çamet të ndergjegjshem per pasojat e sjelljeve së tyre gjate pushtimit, kerkuan mbrojtje ne Shqiperi, dhe 18.000 njerez iken nga Greqia, (jo 500.000 mije vete sic pretendoni ju.Beheni qesharak sepse ketu egzistojn regjistrat me emrat e tere popullsis came,si para ikjes ashtu edhe mbas.) ndërsa bazuar në regjistrimin e 7/4/1951, u deklaruan 123 cam. Me pas, çamet u akuzuan per krime dhe per bashkepunim me pushtuesit.U denuan me mijera cam,dhe denimet jan te vertetuara me dokumenta..Pikerisht edhe qendrimi i njohur qe mbajti Hoxha ndaj cameve ishte sepse bashkepunuan me pushtuesit.
Nuk kisha nderment te flisja per kete por nuk me pelqejn genjeshtrat.
Dua te them gjithashtu,se personalisht mendimi im per camet ka karakter historik,dhe se shume nga camet qe sot shajn greket,duhet te ken guzim te shikojn ne sy historin,dhe se askush nuk ju jep pergjegjesi per veprimet e pasardhesve te tyre.
Sic e shikoni ju rekomandoj fakte te silat lehte mund ti kerkoni.
Ti eleYΘeriskepsi ose thjesh grek legen
Vazhdoni me trillimet shoviniste dhe mashtrimet historike. Po Zerva cfare ishte. A nuk ishte bashkepunetor i gjermaneve. Atehere si eshte e mundur qe nje bashkepunetor i gjermaneve masakron bashkepunetoret e gjermaneve ?
Edhe nje pyetje tjeter edhe femijet ishin bashkepunetore te gjermaneve ?
Dhe ndyresisht mos e perdor emrin e Enverit per kauzen greke. Hoxha ishte nje kanibal politik dhe qendrimi i tij ndaj cameve ishte pjese e stalinizimit te tij.
Dhe ju te gazetes Tema,mos lejoni shpifje monstruoze te grekofileve te ndryshem ndaj shqiptareve te Camerise.
Maksi:
Ju camet jeni te tille sic pershkruhet me siper!!Sa per Enver Hoxhen,vetem nje gabim beri:QE JU PRANOI JUVE NE SHQIPERI,QE TE MOS JU THERTE GREKU!!!Por ju jeni aq te poshter sa edhe kete te mire e mohoni!!!Keni qene gjithmone ANTI SHQIPTARE!!!Keni bashkepunuar me gjermanet naziste,ndaj greku MIRE UA BERI,QE JU VURI PERPASRA SI DELET!!Edhe ne Shqiperi,po kete punen e SPIUNIT E TRADHETARIT KENI BERE:SPIUNE TE GREKUT U BETE!!Tani kerkoni tokat tuaja ne cameri!!!Haaa!!!Ne se kishit tokat tuaja,atehere pse ja mbathet e iket me vrap ne Shqiperi????HARRAM E PACI NDIHMEN E ENVERIT!!!KURRE NUK KENI PER TE MARRE GJE NE GREQI!!!
O Bekim o kompetent!
Ceshtja nuk shtrohte se Sala tha qe ne Turqi ka turq me gjak shqiptari, se te tille ka plote dhe jo dihet boterisht, por qe shqiptaret e Shqiperise qenkan me gjak turk. E kuptoveeeeeeeeeeee?
Tani nese ti ke nga ky gjaku mongol seshte as faji yt as i Sales, as i joni.
A ka mundësi të më jepni referencën ku Slaiu quan shqiptarët e Shqipërisë me gjak turku?
Kam përshtypjen se po e spërdridhni. (Jo se habitem të ketë nxjerrë Sali k*** kumbulla të tharta nga goja)
Por shqiptare (arbereshe) more Bekim, 5 shekuj me pare, u larguan (debuan) nga trojet e tyre ne Itali e Greqi me mijra e mijra nga “vellezerit e tu te nje gjaku”, shume here me teper se shpernguljet e viteve 1922-1924 drejt Turqise, bile ne Greqi kjo popullsi arvanitese ishte ne nje % te konsiderueshme me popullsine vendase. Megjithate nuk tha njeri qe shqiptaret kan gjak greku (megjithese jan dy popujt me te vjeter te Ballkanit dhe me tradita e kulture te ngjashme) apo gjak italiani ose anasjelltas. Cdo komb ka DNA e tij, ka zanafillen, rrenjet e tij. Ky komb ne keto troje ka mijra vjet, ka qene edhe nen sundim, kolonizim, bashkepunimin dhe bashkeegzistence me greket e lashte, me romaket etj. Eshte e llogjikshme qe ne keto mijra vjet ka patur levizje popullsie, perzjerrje, por rrenjet jan po ato dhe nuk mund te ndryshojne. Si ka mundesi keta fise te largeta barbaresh ne kufij te mongoleve qe shkelen per here te pare ne trojet tona vetem 5 shekuj me pare te ken gjakun tone!!!! Fatmiresisht fale perpjekjet dhe luftes se patrioteve shqiptare ky komb e rruajti identitetin e tij nga ky asimilim, megjithese na huazuan besimin islam ne nje pjese te madhe te kombit per tu realizuar ky asimilim. Kjo ndihet akoma sot nga disa prej jush kur vini besimin (e huazuar vetem 5 shekuj me pare) mbi kombin. Ne qoftese ti apo te tjere si ti e quan veten turk, apo u kthyhet ne turk, per tu “mbrojtur” nga asimilimimi prej fqinjeve atehere cfar fitove ti duke humbur kombesine tende, rrenjet e tua??!! Islamizmin??!!
Keto grupe barbaresh otomane domosdo qe do te humbisnin identitetin e tyre (do te ktheheshin nje Mongoli e sotme me 1 milion banore, po te mendojme qe mongolet dikur ishin perandoria me e madhe qe ka njojtur njerzimi) ne qoftese nuk do te rrembenin toka e popuj te tjere dhe historine e tyre me anen e forces, me anen zhdukjes se traditave dhe besimeve te tyre duke krijuar nje komb dhe shtet artificial qe nuk mund te krahasohet me SHBA-ne dhe demokracine amerikane. Ata edhe sot e kesaj dite vazhdojne te kene probleme me te gjith fqinjet e tyre si dhe me popullsine disa milioneshe kurde ne teritorin turk. Nje pjese e poullsise turke, vertete, ka origjine shqiptare ashtu sic ka edhe ne Greqi, Itali, SHBA, Gjermani, Zvicer, Kanada, Britani, France, Skandinavi, Australi e kudo ne bote, por kjo nuk do te thot qe kombi shqiptare eshte nje kokteil gjakrash me prejardhje nga kombe te tjere dhe aq me keq gjak turku sic thua ti dhe sharlatani Sali.
Po po Sala ka shume te drejt per origjinen,por jo te shqiptareve por te veten. Se keni vene re se edhe familja e vet e kane surratin si mongoloide.
Sa per grate le ti coje gjithe grate e sojit te vet biles edhe meshkujt se jua bejne yzmetin edhe atyre turqit. Turqit po deshen lidhje gjaku me ne le te na i sjellin grate e tyre e mbas 1 vit do e mendonim kete pune. Kjo deklarate e Derrishes eshte fyerja me skandaloze qe mund ti behej popullit e kush e mbeshtet duhet te jete dobic i turqve.
ha ha ha na shkrive nga brinjet se qeshuri,me te vertet ashtu i ka feijet sala si monugla,je i madh klm
Pse merrni mongolet si etalon i keq o popull idiot e pabuks? Mongolet kane pasur perandorine me te madhe qe ka ekzistuar ndonjehere ndersa ne njihemi nder popujt qe kemi qendruar me shume te pushtuar nga te huajt. Mongolet kane shkaktuar shume viktima natyrisht, por kane pasur shtet para 900 vjetesh ndersa ne sot nje pordhe 3-milioneshe nuk arrijme te bejme shtet ne shekullin e 21, a nuk ju duket se duhet te lani gojen kur te flisni per mongolet trima. Vetem njera nga fiset qe themeluan perandorine osmane ishte pasardhese e mongoleve. Bile kur u fuqizua perandoria osmane deshi te sulmonte edhe vete mongolet qe shpartalluan ushtrine turke dhe ju vrane sulltanin duke detyruar turqit te benin paqe me ta. Shume debile ketu i marrin mongolet si te eger ne kuptimin te pazhvilluar, nqs je i pazhvilluar nuk mund te mposhtesh te zhvilluarit siç bene mongolet o kafshe barngrenese. Marko Polo kur ka kaluar ne Mongoli ka theksuar faktin qe mongolet lejonin lirine e kultit ( ne kuptimin disa fe bashkejetonin) qe atehere nderkohe qe evropianet i digjnin dijetaret dhe anetaret e kulteve te tjera ne turren e druve. Nqs menyra e ekzekutimit e mongoleve ju duket barbare po ju kujtoj se ne France ekzekutimi me vdekje me gijotine eshte hequr ne 1976. Mongolet e sotem jane njerez te bute, kam pasur rastin ti njoh nga afer.
..èahhh, tani e kuptova une se pse me therritkan “mongoloide:)”, shoket e mi, kur shkoj ne Itali…….. ? ? Vafte ne djalle ky marrezi si na katandisi, si komb……………………………………
Kame pas ndigjue prej te burrave te vjeter,disa fjal te urta.p.sh.
Banem nan e te ngjas,
Banem lop e te pllas
Atij qe i q… Nanen te thret Baba
Kur nanen ta q.. qeni ke vlla klyshin
Sot po e marr vesh se ne nuk paskemi qene te pushtuar nga turku po paska pas qen baba i ilirve dhe i shqiptarve.Librat e historis deri me sot paskan qen genjeshtra,fal zotit qe lindi nje kopil turk me Emrin Sali dhe po na ben historin ektij populli pa histori.Zenje se esht rren ,por kam pas ndie se te paret ton kane qen Pellazget,te cilet erdhen nga fisi i jafetit (fis nga Izraeli)si mbas Pashko Vases.
vllezer..nuk eshte qe shqiptart jan nje rrac me turqit..por turqit qe ne ato kohe kan ngel ne shqiperi dhe ne vet i perkrahim ata edhe cdo lloj rrac tjeter (grek,serb…)me feen…kur pyesin njerin ne shqipri sot cfare eshte thot mysliman shqiptar,ose,ortodoks shqiptar,ose katolik shqiptar…jo SHQIPTAR katolik,ortodoks,mysliman!ne vet e kemi fajen pasaj berisha qe nga mosha dhe nga leku i jan thar trut…
O rrusha po nuk e diti sala se ka e Kena origjinen nuk do e dim ne cunat e ri…sala lek ka…..e ca I do bytha mundet me zbulu……