Himni Kombëtar dhe  fushata e re kundër tij 

11 Prill 2012, 10:41Blog TEMA


Nga Aristotel  Mici
Gjithë mesazhi patriotik i  poezisë së Asdrenit për Himnin  Kombëtar ishte dhe është që shqiptarët të jenë të bashkuar  për rretrh Flamurit, simbolit të tyre historik aq të lashtë.
.Po ndërsa Asdreni,. si  Rilindas i shquar, ngre lartë, më 1908, frymën e bashkimit të kombit, avokati Igli Totozani me deklarimin e tij “ndryshoni Himnin”, mbjell përçarjen në një kohë shumë trazuar ekonomike dhe politike.
Për më shumë se nje shekull ky Himn ka qenë  preludi i tërë aktiviteteve patriotike, kulturore, artistike e sportive për të gjithë  shqiptarët kudo që janë. Dhe, për më tëpër, për  atë pjese të madhe të kombit që gjendët jashtë atdheut, ky himn ka qenë një fill i fuqishem që lidhte dhe lidh tërë zemrat e shqiptarëve me trungun kombëtar. Kurse deklarimi i këtij avokat është një thikë që e prêt këtë fill, duke lenduar gjithë zemrat shqiptare. Ndërsa  Himni Kombëtar  për nje qind e katër vjet rresht ushqente  dhe ushqen rrënjët e shqiparizmës  në çdo vend, deklarimi i  avokat Iglit u vë kazmën këtyre rrënjëve.

Çudi e madhe se si përseritët  “historia” antiHimn.!!                                                       Ky avokat nuk është i pari që  nis një betjë me simbolin mbarëkombëtar të Himnit. Në shekullin e kaluar kanë ndodhur tre rebelime kundër  Himnit Kombëtar.

Dy kundërvenie ishin gjat kohës së Monarkisë. Po ato u shuan si flakë kashtë, sepse patriotët e vertetë demokratë ngritën zerin në mbrojtje të rendesise dhe vlerave historike, të papërsëritshme të këtij  Himni. Po në qoftë se  gjat kohës së mbretërise Himni nuk u prek, ai u cenua në betëjën e tretë, gjat diktaturës moniste. Udhëheqja komuniste arriti të hiqte strofen, ku ishtë fjala “Zot”.

Ndërsa tani, në shekullin XXI, kur sa ka filluar “kryqezata e katërt” antiHimn”, avokat Iglin nuk e tremb fjala “Zot” në poezinë e Asdrenit, po atë e shqetëson fjala “burre”. I  prekur nga kjo fjalë ai nuk  jep një opinion, po një gjykim kategorik: ”Ndërroni Himnin”. Duke qenë i veshur edhe me ndajshtimin, avokati i popullit, ai nga nje anë godit simbolin kombëtar të Himnit, dhe nga ana tjetër  përpiqet , gjoja, të mbrojë të drejtat e grave edhe brenda  Himnit, gje qe nuk ua paska bërë në kohën e vetë të Rilindjes  Asdreni. Si nje avokat që mbron  të drejtat e çdo grupimi shoqëror, ai  thekson  mendimin “se përfshirja edhe e grave në Himnin Kombëtar, i cili është shkruar nga Asdreni me 1908, do të ishtë nje sinjal pozitiv për barazinë gjinore.” Nuk është e veshirë të dallosh në këtë thënie të avokatit krahas fallcitëtit sociologjik për barazinë e grave me burrat, edhe anën profanë lidhur  me poetiken, stilistiken edhe rregullat e vjersherimit; dihet se poetët mendojnë dhe me figura artistike përms metaforave, simboleve, metonimise, a po sinëkdokes, dhe është kjo  e fundit qe të lejon të shprehesh pjesen për të tëren.…..                                                                                                                             Po të arsyetojme në mënyrë deduktive, mbështetur te ky gjykimi atëherë mjere poezija shqiptare se si do të rishikohet dhe redaktohet.
Tani, tek degjoj  shpërfilljen qe po i behen Himnit Kombëtar në këtë “kryqezatë” të katërt kunder tij, më vjen  ndermend vlerësimi i lartë që i bentë  Hile Mosi, atë kohe kur e solli atë në Atdhe, siç e deshmon Lasgushi në vepren e tij:”Fjalët e Himnit   Hilë Mosi i pëlqente tëresisht.”Asdreni atyre iu ka dhënë  mjaftë shkendija nga shpirti kryengritës”  (L.Poradeci,Vep. f.370).
Himni Kombëtar , sot, në vitin jubilar të njëqindvjetorit  të pavarësisë  në horizontin e shqiptarizmes është si një lis  hijerëndë, që ka zënë rrënjë në ndërgjegjen kombëtare dhe nuk besoj se ka për t’u shkulur nga zemratë shqiptare.
Le të kemi besim  se ai do ta përballojë edhe këtë sulm të kryqëzatës së katërt antiHimn të këtij shekulli të ri, sepse ai  tashme eshte bere pjese e ndergjegjes kombëtare, me gjithe atë opinioni patriotic nuk duhet të flerë gjume, sepse kalorësit e kesaj kryqëzate aspak dinjitoze i kanë hedhur shigjetat e para. Dhe ndër kohë po mprëhin jataganët e Ballaban Pashë Baderes. Ndersa Ballaban Pasha luftontë kunder kombit për lavdinë  e turpshme, këta kalorës luftojnë simbolin mbarëkombëtar, Himnin e  Kombit. Dhe, largqoftë, po e arritën këtë qellim, ata mund të ëndërrojnë  betëjen tjetër, sulmin kundër vetë  Flamurit, duke  i gjetur lloj-lloj kleçkash.                                                                                             Re të turbullta thashë ethemesh  kunder Himnit Kombëtar po afrohen gjithnje e më shume edhe në këtë vit jubiular, po le të shpresojme se ato do të davariten dhe mbare kombi nuk do të mbetet pa këtë simbol tanime shekullor. Me këtë rast le të shpresojme te fjalet e Asdrenit ”se kombe shuhen përmbi dhe, po Shqipëria do të rrojë”.

Është detyrë e çdo qytetari për të ruajtur me sa mundet simbolet kombëtare. Një komb që nuk bën kujdes për ruajtjen e simboleve, dëmton imazhin e tij para botës. Gjithësesi bota e qytëtëruar i ruan simbolet, nuk i prek ato, qofshin  materiale, a po kulturore.
Nuk mund ta mbyll këtë shkrim pa treguar konkretisht  kontrastin qe duket midis thënieve të Lagush Poradecit për Himnin  Mbarekombëtar dhe deklarimeve të   kalorsëve të Kryqëzatës së Katërt antiHimn sot:
“Prej grupit të kengetareve shqiptare të mergimit mori lindjen  Himni  Kombëtar, me fjalet e të cilit në gojë luftonin çetat  kryengritësve dhe vdisnin vdekjen e ëmbël dëshmoret e  lirise”(L. Poradeci, Vepra Letrare, f.369

Në se Himni u përhaps në tëre Shqipërinë, duke zotëruar zemrat shqiptare, kjo ngjau se populli e gjeti të pelqyer, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymen, vetë e shenjtëroi.(L. P. Vepra…f. 371.
A nuk  bejnë nje antitëze të dukshme keto citime  të nxjera nga vepra e Princit të poezisë shqiptare, krahasuar me deklarimin katëgorik: “Ndërroni himnin” ?

Aq sa është e ligjshme dhe normale ruajtja e të drejtave të qytëtareve dhe e shtresave shoqerore, po aq është fisnike dhe ruajtja e simboleve kombëtare nga kushdo. Në këtë kuptim mendojme se është e pahijeshme që një avokat të stimulojë fushatën antiHimn.                                                                                                                           Po në rastin ë Himnit Kombëtar , kur flasim dhë diskutojmë për të duhet pasur parasysh edhe qenien e tij si  si simbol mbarekombëtar. Këtë ngjyrim simbolik atij ia dha momenti historik. Ky himn qe erdhi fillimisht në Korçë,më 1908, u perhap në  tërë Shqipërinë. Dhe kur qe kenduar për katër vjet me radhë në fushë e në mal, në qytët e në fshat, u fut dhe në Kuvendin  historik të Vlorës. U këndua dhe u firmos nga delegatët e atij kuvendi mbarekombëtar me në krye Ismail Qemal Bej Vlora.  U bekua dhe u shenjtërua prej Tij.
Duke shoqeruar ngritjen ë flamurit më 28 Nëntor 1912, Himni i Flamurit është bërë qysh në atë kohë një fakt historik, Himn i Kombit, nje simbol mbarekombëtar. Asnje himn tjetër, sado i përsosur qe të jetë nuk mund ta zevendesoj atë.                                                           Prandaj në këtë vit të 100 vjetorit të  Pavaresise, gjithe shqiptaret kudo qe janë, të tregojnë dashuri dhe  nder edhe ta lartësojnë këtë Himn për frymen e tij të shqipetarizmes dhe të bashkimit kombëtar.

33 komente në “Himni Kombëtar dhe  fushata e re kundër tij ”

  1. lu says:

    Ju autori i tekstit qe u preke kaq shume per nje
    “pershtatje”, jo ndryshim te himnit (pasi diskutohet vetem te shtohet nje fjale)mund te me shpjegoni se ke percan kjo “pershtatje”?
    Ke percan shtimi i fjales grua ne himn?
    mos po flasim per garte greke, turke, gjermane?
    Per grate shqiptare po flasim, nuk e kuptoj dot se ke percan…

    1. anticensurë says:

      lu,
      nuk është problem shtuarja a heqja e një fjale SHQIP!
      problemi është tek “ndryshimi”!problemi është tek sulmi që po i bëhet gjuhës letrare,historisë,legjendave shpikjes së minoriteteve,rregjistrimit të popullit shqiptar me formularë të parambushur grek,të teritorit shqiptar,të shitjes së çdo gjëje,të tendencës për ti këthyer shqiptarët në një hardisk të formatuar!në një letër të bardhë ku mund të shkruash çtë duash përveçse shqip!këtu po përpiqen të bëjnë çkombëtarëzimin tonë,o emër një roksh!

      1. homeri says:

        Ja nje koment i bukur i juai . Himni kombetar eshte si ai lisi me shume se shekullor , ne se fillon ta krasitesh ai e humbet madheshtin e tij . Simbolet jane te bukur dhe te madherishme duke i ruajtur ashtu si jane . Pastaj eshte pune dreqi BERISHA nuk ka thene gje per ndryshimin e himnit , keshtu qe nuk behet rrini te qete

    2. kela says:

      Ke te drejte, per grate shqiptare po flasim por shtrohet pyetja, po keshtu sic eshte te drejtat e kujt prek? Cilin lendon me fjalet e tij ky himn? Asnje. Perndryshe na nderon te gjitheve. Nese kerkohen pershtatje per himnin ateher le te fusim aty edhe pakicat kombetare, ato etnokulturore, pastaj edhe homoseksualet se edhe ata pjese e shoqerise sone jane. Me pak fjale ta bejme himnin nje kenge nga ato te muzikes tallava

    3. Gent Gjoni says:

      Ky mesazh është për avokatin e popullit!
      Zotëri i nderuar! Unë jam një mërgimtar ne SH.B.A dhe ndjek nga larg zhvillimet në Shqipëri dhe të them të drejtën më pikon zemra gjak sa herë që lexoj gazetat. Arsyeja që kjo ndodh është për shkatërrimin e gjithçkaje Shqipëtare, qoftë kulturë e tradita, qoftë shteti e kombi dhe vetë shoqëria. E di që unë jam i pafuqishëm për te ndikuar nga ktu ku jam dhe prandaj po të drejtohem ty. Jo që ti të bësh ndryshimet themelore por që ti të mos jesh pjesë e këti degradimi. Unë mendoj që me sjelljen tënde kundrejt Romëve Shqipëtar na tregove që të parët tanë dinë të sillen mirë dhe na bëre të gjithëve krenar. Ishte me të vërtetë një sjellje prej Burri! Por me deklaratat që bëre për ndryshimin e himnit na prishe ekuilibrin dhe po të dyshojmë! A mos vallë ti e di himnin për mendësh por nuk e kupton? Kush është sot ai Burrë qe e mer për sipër peshimin e fjalëve si Asdreni? Burrnia në Shqipëri ka vdekur me kohë them unë dhe kjo faktohet shumë lehtë! Por të paktën Burrnia nuk ështe hequr nga himni jonë që për ne është kaq i shtrenjtë! Fjala “burrë” nuk është për meshkujt, por ka një kuptim tjetër që është më i vjetër se vetë koha! Bëhet fjalë për Burrërinë fisnike të Lekës Madh, ati Burrit t’Epirit e të Kastriotit! Mos harroni që ne Shqipëtarët jemi ndër të vetmit kombe që kemi nxjerrë Teuta e Nën Tereza dhe i kemi quajt Burrnesha dhe nuk ishte një ulje por për kundrazi nderi më i madh! Shpëtimi i Shqipëtarëve do kthehet vetëm atëherë kur ne të kthejmë BESËN E BURRËRINË! Ju lutem tërhiquni nga ndryshimi i himnit sepse do të ishte një dëm i parekuperushëm! Ju lutem ndihmoni Shqipëtarët që të kthejmë përsëri Besën dhe Burrërinë e shenjtë që na e ka mbajt gjithmonë kokën lart! Sot kemi nevojë më shumë se kurrë!!!!!

    4. artiles says:

      Po s’ka nevoje qe ne Shqiptaret te behemi me katolik se Papa. Nese kjo ide do te kishte ardhur nga ndonje levizje e vertete e grave, (jo e ca organizatave te grave qe thjeshte mundohen te gjejne sebepe per te siguruar fonde), do ta mbeshtesja pa hezitim.

      Por qe te behet sebep e argument rasti i Austrise me duket ca si teper e parakohshme. Pse zoti Totozani nuk merret me zbatimin e standarteve te jetes dhe dinjitetit njerezor te cilat Austria ka dhjetra vite qe po i zbaton, por merret me dicka te re? Apo per tu dukur trendi, per te apur debat qe tek e fundit, asnje nuk mund te thote se s’ka te drejte; por cfare permireson ne aspektet me emergjente te jetes dhe dinjitetit te femres shqiptare???

      Ky me duket se harron se ku jeton dhe ben sikur s’di se femra shqiptare ka nevoja mjaft me imediate se sa llustra e shkelqimi fals qe i jep perfsirja e emrit te grave krahas burrave ne Himnin Kombetar.

      Te jesh i sigurt o Toto qe ca organizata grash do te falenderojne nja 2-3 dite pastaj s’do kujtohet me njeri per te. Nryshimi i Himnit po nuk erdhi si nevoje e brendshme e shoqerise shqiptare, nuk ka vlere. Do te jete njelloj si demokracia jone, ne leter e ne ligje por qe se respekton dhe si zbaton kush.

    5. Hasani says:

      Zoteri, ti nuk e ke keq se duhet te flitet edhe per grate tek Himini i Flamurit, megjithese fjala “burre” aty nuk ka kuptim gjinor, por ajo qe te ben pershtypje per z.Totozani eshte fakti qe ai para se te merret me vendin qe duhet te zene grate tek Himini, le te merret me vendin qe zene grate sot ne jeten politike e sociale te vendi. Sa perfaqesohen grate ne Parlament, ne pushtetin vendor, ne administraten publike, ne institucionet e ndryshme ne vend ? Totozani te shoh me pare keto e pastaj te merret me Himnin e Flamurit qe ka mbi 100 vjet e qe eshte bere simbol i dinjitetit kombetar.

  2. tepelenasil says:

    O zot!Nje fjale e urte e robeve te tu thote:”Lisi nuk behet dot rigon,por edhe rigoni nuk behet dot lis.” Pra,LISIN,Asdren,me nje “sharre” ne dore do qe ta shnderroje ne rigon duke ia prere deget nje e nga nje,ky djali i ri i emeruar Avokat i Popullit.Nga populli!?Jo,thote ai;une nuk jam emeruar a zgjedhur nga i gjithe populli,jam zgjedhur nga nje pjese etij,jam zgjedhur nga pjesa mashkullore.Kjo nuk me mjafton.Duhet qe te me perkrahe edhe pjesa femerore!? Qe ta realizoj kete,duhet medoemos “te ndryshoni Hymnin!?”Keshtu thote rigoni e shume rigone te tjere qe po merren me kete problem.Lisi,siç e dime te gjithe eshte bime drunore 100-ra vjeçare,e po keshtu edhe Hymni i LISIT,Asdren,do te jetoje e mbijetoje qinra vjet.Mos e ndryshoni!

  3. kris says:

    Jo vetem duhet ndryshuar himni por edhe flamuri kombrtar,ne vend te shqiponjes te veme nje lepur sepse vendi ska me shqiponja por lepuj ne krye qe nuk mbrojne interesat e shqiptareve po u thone amin fqinjeve ,a seshte albania faktor paqeje me fytyren e gomarit te vucidollit?

  4. beso says:

    Nuk e kuptoj pse e ka marre autori aq ters me Igli Totozanin.Avokat populli apo jo,se pari Igli eshte nje njeri erudit dhe i sjellshem;ka arsye qe nga ky pozicion te kerkoje nje pershtatje ne vargjet e Himnit kombetar,pasi edhe vargjet e Himnit vete jane nje pershtatje e nje vjershe te Asdrenit(ato strofa qe jane zgjedhur dhe jo e tere vjersha).Une per vete kam rezerva dhe ndoshta mund t’a marr me te qeshur;jemi qe jemi,une mund te shkruaj nje vjershe me te bukur tani,se jam siper xhirove,por preçedenca eshte nje.Austriaket ndryshuan(ose me sakte,shtuan)ne Himnin e tyre edhe faktorin grua;mund t’a bejme edhe ne kete?Po,nuk ka asgje te keqe qe t’a bejme;pse jo?Ka edhe raste kur himnet nuk kane ndryshuar,psh italianet e kane edhe sot Himnin kombetar(himni i Mamelit)qe quhet Fratelli d’Italia(vellezer te Italise);Ku i ka motrat ky himn?Mjaft komentues,me te drejte ankohen se ky nuk eshte problemi madhor qe ka Shqiperia;dakord!Problemi madhor eshte te heqim Hamzane nga froni i mbretit;po pse nga Igli e prisni kete ju?Dini ju ndonje rast kur kryeministri harbut hiqet nga karrikja nga Avokati i Popullit?Se ai derr kryeminstri per ate mut karrike vrau 4 ne mes te Tiranes(premtoi se do vriste edhe njemilion,apo harruat?),keshtuqe duhen forca me madhore per te hequr Hamza kastriotin,biles forca me serioze se ato qe shtinin kot ne ajer ne’97.Keto forca nuk jane ne doren e avokatit te popullit;ne mos ai mund te mbroje popullin ligjerisht kur ai te dale me hu ne dore,duke kenduar himnin apo jo,pak rendesi ka.Sinqerisht,mendoj se çdo gje eshte e ndryshueshme,sidomos kur ka prirje pozitive.Asdreni ne kohen e tij e konceptonte Atdheun si nje çeshtje burrash,dhe shpesh ashtu ishte atehere,por po t’a shikosh mire,eshte edhe çeshtje grash atdheu.Edhe ne Perendim kjo fryme ka sunduar,por nga vitet’60 levizjet feministe sollen me te drejte nje rivleresim te rolit te gruas;pra kjo i perket nje periudhe pas Asdrenit,i cili po te kish jetuar ne kohet tona mund te kish ndryshuar vete ai mendim.Le t’a shohim kete propozim me fryme pozitiviste,se nuk eshte Himni qe ben atdheun,eshte Atdheu qe ben himnin.Nuk ka asgje te pandryshueshme,biles edhe sikur nje dite nje shumice shqiptaresh te ndryshonte simbolin e flamurit,qe eshte shqiponja e zeze,mos kujtoni se do humbi shqiponja.As flamuri biles nuk ka me ate simbolike antike,qe kur llogaritej plaçka e luftes llogariteshin edhe sa flamuj ishin kapur rober;tani flamujte i gjen me bollek stadiumeve,i grisin dhe i djegin,dhe prape dyqanet mbushen plot,se jane mall tregu.Une shikoj neper shtepite e reja qe ngulin me shume flamuj amerikane se shqiptare;ndofta eshte çeshtje mode,apo se keshtu mbajne muret me mire?!Ajo qe ka rendesi eshte te ruajme shqiptarizmin ne anet e tij pozitive,jo edhe atje ku zakonet shkelin normat e bashkejeteses ne emer te kujt shqiptarizme eshte mbjelle dhe eshte korrur,si puna e kanunit te Lekes,Laberise,etj.Imagjinoni sikur te shtohen grate ne ndonja dy rreshta;do bejne greve urie keta shqiptaret sade,burrat e zamanit?Tani,hajde te shajme edhe Totozanin,t’a bejme grekofon se do t’i ngjise vargjeve te Himnit edhe kontributin e grave shqiptare,psh Bubulina apo Shote Galica e mjaft partizaneve heroina qe dhane jeten per liri.E ku ka me shqiptarizem se kaq,te shtosh Bubulinen dhe herozimin e suljoteve te kengen e flamurit kombetar?Grekomani eshte kjo?Ohu!Kam thene une,qe solli ters venia e Igli Totozanit ne ate detyre qe eshte,se na privoi nga nje dore qe shkruante mire ne gazeta.Po ke te vinin avokat?Aldo Bumçin?

    1. Rani says:

      Beso, fakti qe je erudit nuk do te thote qe je i pagabueshem. Erudizmi i ketij ne fakt eshte i orientuar drejt “gayizmit”. Pse nuk i mbron grate shqiptare nga martesat qe behen ne Serbi apo Maqedoni dhe qe behen me leke? A nuk te duket nje problem mjaft serioz per tu trajtuar ne vend qe te merret me broçkulla himnesh?

      1. beso says:

        Rani,te respektoj kur diskuton seriozisht per gjera me karakter kombetar.Por edhe ti edhe une nuk jemi me pak patriote se Asdreni;jemi edhe ne patriote ne te voglen tone.Edhe grate si Flora Hanelli jane patriote.Dakord,Igli duhet te beje me shume,por punen e martesave qysh t’a pengoje ai;psh nje shoku im ka martuar nje italiane dhe çfare te keqe ka ketu?Gruaja e tij eshte shpirt njeriu,ku e ku me e mire se shume shqiptare qe njoh une ketu.Me kujtohet,Rani,qe kur punoja ne Greqi ishte nje shofer grek qe i kishte vdekur gruaja dhe me thoshte qe nuk e kishte problem te merrte per grua nje shqiptare,e qelloi nje e njohura nga fshati im ne Athine,natyrisht dyfishi i moshes time atehere,qe une u propozova njeri-tjetrin.Ata u takuan,por nuk u lidhen,per motivet e tyre qe s’u interesova shume,por fjala vjen,nuk gjej gje te keqe.Une per vete martova shqiptare,nga zona ime,por jo te gjithe e mendojne si mua,apo si ty;il mondo e bello perche e vario-thone italianet(bota eshte e bukur sepse eshte e ndryshme).Per flamuret dhe Himnin kam mendimin qe them siper;Igli propozon(ose pret propozime),shqiptaret zgjedhin.Rani,une dhe ti nuk u provuam ne lufte;mund te ishim frigaçe(siç thuhet malesorçe)por mund te beheshim trima.Po te pershendes me nje vjershe lakonike te Breht:”Ju rrefehem;une nuk kam asnje shprese.Te verberit flasin per nje rrugedalje.Une shikoj.Kur gabimet do shterojne,do te ulet si shok i fundit perballe nesh asgjeja”.

    2. feniks says:

      beso:
      Himni eshte SIMBOL KOMBETAR dhe si i tille,ai eshte bere FRYMEZIM per tere ato breza shqiptaresh,qe jane hedhur mbi armiqte e shumte me fjalet e tij ne zemer e ne tru!!!Simbolet RUHEN,RESPEKTOHEN DHE VLERESOHEWN!!!Askush nuk ka te drejte ta filloje HISTORINE me veten e tij!!!Prandaj nuk bejme HAJER ne shqiptaret ,se PRISHIM ATE QE KANE BERE TE TJERET PARA NESH!!!Kjo NISMA e IGLIT ESHTE SI ATO MUFKAT QE NXJERR SALI BERISHA PER TE TERHEQUR VEMENDJEN NGA KRIMET E TIJ TE SHUMTA!!!Me qe IGLI nuk ka pune shume,kerkon te terheqe vemendjen me nje MUFKE alla Berishe!!!Por HIMNI nuk eshte si puna e ARIXHINJVE,qe IGLI u hapi sallat dhe terhoqi vemendjen!!!U MESUA KEQ IGLI ME ARIXHINJTE DHE KUJTON SE E GJITHE PUNBA E TIJ ESHTE PUNE ARIXHINJSH!!!Shqiperia tani ka halle te tjera,sume here me te medha se keto MUFKAT e IGLIT,ndaj do bente mire te merrej me te tjera gjera!!!Le te merret me shkeljert e shumta te KUSHTETUTES qe i ben Berisha,per vrasjet,per Gjakmarrjen etj!!GRATE NUK DO BEHEN ASPAK ME MIRE SE U FUT NJE FJALE NE HIMN!!!NUK ESHTE PUNE QOFTESH alla Wolfarth!!

      1. beso says:

        feniks,jam dakord qe ka gjera me serioze dhe me urgjente,por duan forca madhore keto gjerat,jo thjesht proçedura avokatore.Eshte opozita gati per bllokim total te berishes?Nuk eshte,sepse bejne pazar nen tavoline per postet dhe ofiqet.Po ne fakt e tere bota kete mut po ha,se mos ne perendim ka demokraci ashtu si thuhet ne revistat e modes?Shkruante Erich Fromm njehere per boten bardhe e zi,qe ndante ruset me amerikanet ne peridhen e luftes se ftohte.Amerikanet jane te bombarduar me ideologjine qe i ben ruset sikur jane te tere armiq.Por edhe ruset qe besojne se ne jemi aq te pasur do zhgenjehen po te na njohin me themel,se nuk jemi aq te pasur sa na kujtojne.Pra,Fromm kishte çfare te gjente te mire tek ruset qe shaheshin,dhe çfare ishte e gabueshme tek amerikanet qe vetemburreshin.Mendoj qe saliu do hiqet vitin tjeter,por nuk do jete per meriten tone kjo,ndaj nuk jam optimist.Persa i perket argumentit,se eshte e drejte qe grate te futen ne vargun e Himnit jam dakord;ka halle te medha edhe shume te medha,por edhe hallet e vogla kur vijne duhen zgjidhur.Pershendetje!PS.Ke zgjedhur nje nick vertet domethenes.Komplimente!

  5. Ela Stavre says:

    11 Prill 1872,

    pra sot dhe 140 vite me pare ka lindur Aleks Stavre DRENOVA, ASDREN.
    Vepra e Tij Letrare dhe Patriotike duket sot dhe kesaj dite me aktuale se kurre me pare … ne Tirane, Shkup, Prishtine, Malin e Zi, Preveze-Janine etj, kudo ku jetojne dhe vdesin shqiptare.

    Perjetesi per te gjithe veprimtaret e Kombit !!!

  6. raimondi says:

    Shkrimi ka te drejte ,nuk eshte ndoshta edhe koha te nderhyhet ne hymnin tone tani ,
    sepse ka nje nenshtrim total te politkaneve tane nga politka e fqinjeve , neneshtrim i cili percon coroditje ne jeten tone kulturore ne pergjithesi

    Natyrisht Igli e ben kete ndryshim nisur nga pozicioni tij si skorpions looooooooooool

    Duhet vene ne Kushtetute qe vetem skorpionsa te mos kete ne krye te institucioneve ,
    se jane hajvane fare , Nuk jane te lidhur me realitetin ku jetojne

  7. L.Luarasi says:

    Z.Q.A.Mici qenke xheloz.

    zoti Aristotel Mici eshte nga te paret qe po sulmon Z.I.Totozanin me shume me nje preteks se sa me nje percarje qe i vesh atij.
    Pemen me kokra e gjuajne te gjithe,thote populli.
    Mici duke u ndeshur me Z.Igli do behet me i njohur nga qe ai nuk ndeshet me nje peme te thate o shterpe.
    Z.Igli hodhi nje ide,Mici e quan percares,shume e pa pranushme.Prapa ketij sulmi eshte xhelozia e Micit ndaj aftesive te Totozanit.Eshte fakt qe heroizmat e grave shqiptare per atdhe per Shqiperi,per nderin e tyre, s’ka burre nene ti mohoje.Ndaj ideja e Z.Igli nuk gjuhet kaq rende me nje bombe xhelozije dhe percarese.Normale eshte debatimi i kesaj ideje,dhe jo akuza je percares.Kjo akuze eshte teper e rende dhe shume e nxituar si koncept.

    1. anticensurë says:

      l.luarasi,
      mirë që mici e paska për xhelozi!këtë e marr për të vërtetë sepse e thua ti!ti je kutija e mëndjes!
      po ne të tjerët që nuk kemi as emër as xhelozi,po ne të tjerët që kemi “votuar”në këtë forum për totozanin,ndoshta e kemi për xhelozi?apo e kemi për të rritur emrin tonë duke u përleshur me të madhin totozani!gjithë brezat e ardhshëm do të thonë “i madhi anticensurë duke u përleshur me totozanin do të rrojë në jetë të jetëve në zëmrat tona”!ta merr mëndja se do të jetë ndonjë që mund ta thotë një gjë të tillë??ë ligor?të garantoj unë që jo!por të gjithë ata që e kritikojnë totozanin është se nuk është momenti për të djegur kashtë në këtë vënd që i është vënë flaka gjat dy dekadave të paktën!ky propozim i pafajshëm për ndryshimin e hymnit i lidhur me të gjithë situatën çkomtarizuese,këthehet në një gur themeli të këtij çkombëtarizimi!këthehet në një shashkë alla saliane!
      kështu o l luarasi!askush nuk e ka me qëllim të keq me totozanin,besoj as për xhelozi!shpresojmë se dhe totozani të mos ketë qëllime të pa shpallura,të cilat mund ta “ndihmonin”për tu paraqitur si një demokrat i lindur!shpresojmë që të mos jetë duke pregatitur vëndin për ndonjë organizatë ndërkombëtare si majko para ca kohësh!
      shikoi njëherë të dy anët e medaljes dhe jep qëndrime pa dorashka!
      sa për thënjen e pemës plor që e qëllojnë të gjithë me gurë,mund të zëvëndësosh dhe pemën me qenin e tërbuar dhe do të dilje në të njëjtin përfundim!pa dashur të humb respektin për totozanin,nuk mund të rri pa thënë mendimin tim për këtë çështje!si e merr ti ose totozani është puna juaj,puna time është se e kam thënë me mëndje të qetë dhe pa asnjë dëshirë për të dëmtuar!kam shprehur mendimin tim për një gjë të padrejtë për vëndin dhe kohën në të cilën është hedhur në mes nesh!

    2. demokrati says:

      Profesori i nderuar xheloz? Te paret e Z.Mici kane lare me gjak flamurin e kombit neper baltrat e Myzeqese, dhe Aristoteli eshte nje zoteri nga ata qe u ka humbur fara dhe eshte nder qe edhe ne moshe te thyer profesori gjen kohe tu ktheje burgjite ne vend, te dalurve mendsh si Totozani.
      Kam qene nga te paret qe kam pershendetur zgjedhjen nepermjet nje procesi transparent te opozites te njeriut qe shpresoja te behej vertete Avokat i popullit. Besoja se per karrihen e nderuar u gjet menderja e duhur. Totozani po rreh uje ne hava. Nuk ka ngelur Totazani dhe Berisha tu tregoj shqiptareve, racen, himnin, gjuhen, faren.
      Aristoteli eshte shqiptar safi, nga ata qe ruajten gjuhe e llagap, i dhimbset kombi dhe do ta ruaj nga paudhesite e pasardhesve te anadollakeve te veshur me Armani.

    3. antonio says:

      Per L.Luarasin:
      Argumenti yt i vetem per te mbrojtur idene e z.IGLI,eshte shprehja popullore se “PEMA QE KA KOKRRA PLOT GJUHET ME GURE”!!!Sipas teje edhe Sali Berisha,qe URREHET KAQ SHUME NGA SHQIPTARET,PASKA KOKRRA SHUME???JO CDO KOKERR ESHTE E VLEFSHME PER NJERIUN!!!Ka kokrra,qe shtojne njerezimin,por ka edhe “kokrra”,qe e GJAKOSIN NJEREZIMIN!!!KAU DO KAPUR PER BRIRESH,O LUARAS E JO NGA KOQET!!!Ne se zoti IGLI do te zgjidhe hallet e verteta te grave shqiptare,le te MERRET ME PROBLEMIN E MADH TE NGUJIMIT TE TYRE NGA GJAKMARRJA NE GJITHE VERIUN E SHQIPERISE!!!Kur te mbaroje kete pune,le te merret me DHUNIMIN E GRAVE E VAJZAVE,QE ESHTE TRAGJIK NE SHQIPERI!!!Grate shqiptare kane HALLE ME TE MEDHA SE SA KETO DOKRRA SOFISTE TE IGLI TOTOZANIT!!!Si analist tek SHEKULLI,i heq kapelen,ndersa me HIMNIN,E KA DHJ….!!!STAMBOLLI DIGJET E… JU KRIHENI!!!

  8. R.Seitaj says:

    Te verteten e vendos populli.
    zoti Anticensure, Saliu s’eshte absolutish i keq,ai ka te mirat dhe gafat e tij,edhe ti mos u hiq si kutia e mendjes.
    Edhe ideja se historia e Shqiperise eshte deformuar atje ku faktet e vertetojne kete deformim,qendron. E tha Saliu o dikush tjeter pak rendesi ka,puna eshte te dale e verteta ne drite.
    Po,ne se Saliu me kete shkak deformon historine si do ai,ketu duhet qendruar fort.
    z.Anticensure mbi te gjitha rendesi ka e verteta,ajo duhet te triumfoje dhe ta respektojme qe te gjithe.
    E verteta s’je ti,por eshte debati i lire,me trasparence,para gjithe popullit,i cili vendos eshte e drejte o eshte i shtrember nje problem.
    R.Seitaj

    1. anticensurë says:

      r.seitaj,
      në teori ke të drejtë!mender teje dhe muti nuk është i pa vlefshëm dhe hitleri që shkaktoi mbi 60 milonë viktima kishte anëne e mirë!dikush thotë se shtroi shumë autostrada në gjermani!
      saliu ka të mirën e tij,mund të përdoret si shëmbull si nuk duhe të jetë një ppolitikan,një udhëheqës shteti!
      sa për historinë prap ke deri diku të drejtë!çdo gjë duhet ri punuar sipas kohës!por nuk mund të quhen të vërteta ato që i shkojnë për hise disave!pasardhës të kolaboracionisteve!nqs për një arsye ose një tjetër baballarët e tyre bënë gabimin ose fajin të bashkpunojnë me pushtuesin,sot nuk mund të pranohet asnjë arsye për të mbrojtur ose më keq për të shlyer atë faj ose gabim!nuk mund të pranohet asnjë arsye për të shfajsuar atë tradhëti ndaj kombit shqiptar!nuk mud të njolloset lufta më e madhe që ka bërë populli shqiptar për çlirimin e tij,sidomos nga ata që kanë larë duart me gjak shqiptari në ndihmë të pushtuesit!ky është mendimi tim,nëse përkon me atë që ti ke shprehur më lartë!
      sa për “imponim”unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë!NUK KAM MJETE SHTRËNGUESE PËR TË TË DETYRUAR TY TË PRANOSH MENDIMIN TIM!unë thjesht shpreh atë që mendoj se është e drejtë!ti e pranon apo jo kjo varet nga ti!ashtu si varet nga ti dhe kundërshtimi dhe toni i këtij kundërshtimi!
      besoj se u kuptuam se nuk jam as “kuti” e as kavanoz i mëndjes,por jam thjesht një njeri që ka mendimin e tij dhe e shpreh lirshëm!mendim që ndërron sipas eksperiencës së djeshme,mësimeve të së sotmes dhe përpiqet të shikojë dhe në të ardhmen!
      përshëndetje dhe mos ma merr për keq tonin!ashtu si nuk ta kam marrë unë për keq tëndin!

  9. emigranti says:

    Ky anticensura qenka nje shqipo qe s’ka me se meret dhe ben blla,blla,blla,blla,blla,blla,bllaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

    emigranti.

  10. Mark Gjonaj says:

    Aristotel Mici! Emer i degjuar edhe nje qint vjec u befsh per kete perle shkrimi qe ke sjelle, kunder shkombetarizimit tone qe ka filluar tash 20 vjet dhe e si duket tani do te vazhdojne dhe me Himnin e Kombit Shqiptare. Faleminderit!

  11. Mark Gjonaj says:

    Z. Lurasi! Te kam ndjekur komentet dhe natyrisht qe per mua ke qene pozitiv me nderhyrjet tuaja. Sa per dieni, propozimin e pare dhe jo shume kohe ne kohet moderne e ka bere gazetari Naser Alia dhe asgje me teper ky avokat nuk shtone; biles flet si zeqo ne maje te thanes, ndryshoni Himnin Kombetare, pra keto lloje panterash keshtu vine fillimisht ne drejtim dhe japin direktiva. Nuk e zbeh fare fjala grue e munguar ne Himen. Ato, qe jane bere fli per atdheun, kane qene gra dhe burrnesha per aktin e tyre. Biless fjala burrneshe perdoret ne respektin ma te madhe per nje femer qe duhet vlersuar me karakteristikat e nje trimi, burri per pene e pushke dhe te tilla kemi mbi toke e nen toke. Nuk eshte fillimi, per te pare emancipimin e femres, propozimi i ketij avokati qe me ne fund beri te pamunduren dhe hypi ne nje post kushtetutes. E kam me ju z. Luarasi, si mendoni qe edhe Biblen duhet hequr e ndryshuar qe ne pergjithsi jo vetem qe mbron nje mashkull universal (Zotin), por te tera shkrimet kane karakter mashkullore; sa dhe nuk ka shume vite dhe prifterinje femra nuk kishte, eshte futur kohet e fundit per kristianet dhe a e dini perse nuk duhet sipas Bibles prifti femer kur del e predikon para publikut? Kush kompromentohet ketu? Vrite mendjen dhe thellohuni, mos i beje komentet, ne baza njohje qe mund te keshe, ose nga posti i propozuesit. Faleminderit!

  12. xha Jaho says:

    Ah popull injorant qe fshihesh pas patriotizmit. Ah vulgare e dembele, provinciale dhe injorante.

    Po mire beri avokati i popullit qe propozoi dicka. Perse duhet ti hidheni ne gryke sikur cfare ka bere? Ju dallkauke, kopuke, delinxhinj, te pa shkolle, e me rradhe.

    Kur do te mesoni nje dite te respektoni tjetrin edhe pse mund te mos jeni dakord me te???

  13. da moja says:

    Asnje dallkauk shqipetar nuk do te munde te ndroje as himnin e as flamure! A nuk i thone shqip “burrnesha” femrave shqipetare qe kane luftuar me burrat per kombin e vet, ndersa ithemi “lavire” atij mashkulli qe akton kete burrni kombetare?

  14. ZQK says:

    Gjuha shqipe zakonisht përdor mashkulloren për të përfaqësuar të dy gjinitë në rastet kur gjinia nuk ka rëndësi. Psh.: dëshmor, hero, ushtarak, polic, punëtor, gomar, kalë
    Ka raste kur femërorja është përfaqësuese: mace, lopë, pulë, dhi, dele.
    Gjinia specifikohet vetëm në rastet kur ajo është e rëndësishme.
    Pra në rastin e himnit Asdreni nuk përjashton gratë ashtu siç nuk bën Mjeda te vargjet:
    Ti ke pas kenë një zonjë e randë
    Burrat e dheut të thirrshin Nanë.
    Mos duhet dhe ato ti ndërrojmë në:
    Ti ke pas kenë një zonjë a zotëri i randë
    Burrat e gratë e dheut të thirrshin Nanë (Mëmëdhe) ose At (Atdhe).

    Pra argumenti gjuhësor nuk qëndron.

    Shembuj nga bota: Nëse Austria e ndryshoi himnin e saj, Kanadaja nuk e ndryshoi megjithëse u hap një debat i gjerë për të. Pra edhe bota është e shumëllojshme e nuk mund të bazohesh as në këtë argument.

    Nuk mbeten të drejtat e grave të mbrohen me ndërrimin/ndryshimin/korrigjimin e himnit. Dritëroi i Madh ka shkruar dikur: “…Ah, të çlirohej vetëm me vjersha Kosova,
    Unë e çliroja i pari, mua lavdia më ndriste të parit.”.

    Po qe se problemi i të drejtave të grave do zgjidhej përfundimisht nga ndryshim/korrigjimet në himn unë do propozoja ndryshimin e mëposhtëm:
    “kush është burrë nuk frigohet” të bëhet “kush është grua nuk frigohet”
    Besoj se asnjë burrë nuk do e kundërshtonte këtë propozim me kusht që 8 Marsi të hiqet si festë e gruas. Të hiqet se nuk ka kuptim. Të drejtat e grave u zgjidhën një herë e mirë me himnin.

  15. R.Molla says:

    z.Gjonaj Totozani nuk tha:dryshoni hymnin,pra nuk foli ne menyren urdherore,ai s’eshte aq i pa kuideseshem o pa edukate te jape nje urdher te tille prej prepotenti,apo diktatori,ai hodhi nje ide per hymnin e cila sipas tij duhet diskutuar.
    Kurse shprehja tuaj:Keto lloj panterash keshtu vijne….deshmon nxitimin tuaj per nje ofendim kafsheror.Tirana ka sot vrasesa,kriminele,ajdute dhe pantera s’u ka thene njeri.Si,pse,qysh e bere pantere z.Totozani duhet ta spjegoni se nuk mund ta kuptojme si nje njeriu i heq logjiken dhe e ben kafshe.
    Pershendetje nga R.Molla.

    1. anticensurë says:

      jo vetëm unë por dhe shum të tjerë kanë thënë se nuk është koha për të kërkuar/hedhur ide për një gjë të tillë!shpresoj të kesh lexuar dhe më lart shkrimet e komentuesve!
      sa për njerzillëkun!
      çfarë ndryshimi do të kishte thënja”bir kurve” e thënë me egërsi ose njerzillëk? asnjë ndryshim,do të ishte thjesht një OFENDIM!
      kriminaliteti ordiner dhe shtetror janë ato gjëra që duhet të jenë në qëndër të vëmëndjes dhe jo hapja si vaji në lakra,me ndërrime hymnesh dhe parada gei!!!!
      totozani të merret me punën e tij me të drejtat e shkelura të tërë popullit,me shitjen korruptive të pasurisë së shqiptarëve,me shitjen e sovranitetit dhe teritorit të shqipërisë,me manipulimin e rregjistrimit të ppopullsisë!këto janë gjëra që të prekin direkt dhe jo një nuancë të ylberit!

  16. arif gjongjini says:

    Igli pa dyshim është burrë i mirë (pa ironi), por gratë nuk çoç fitojnë duke u përmendur emrin diku, qoftë edhe te himni kombëtar, as duke u caktuar një ditë ndërkombëtare për to; gratë çmohen, nderohen e respektohen duke përmirësuar “himnin e truve” të secilit rob zoti, pra, mendësinë, të meshkujve e të femrave: të parët të mos e çmojnë veten nga lloji i veglave, se vjen puna që s’do t’u vlejnë, po edhe t; dytat duhet ta fillojnë nga vetja, se po prite nga të tjerët, duhet të presin derisa t’u teket atyre

  17. atdhetari says:

    Mos e prek himnin ore dordolec karierist. BURRAT ne himn nuk jane individe por ky eshte nje term qe perfaqeson dicka tjeter qe ti vogelush nuk e di ende. Nuk e di sepse nuk ke vyrtyte kombetare, por je vetem nje vegel politike e importuar per te bere kariere dhe para. Je aty rastesisht per te plotesuar “kritere” dhe marrveshje qe ju hedhin hi syve BE, KE etj dhe jo se ke vlera. Prandaj vazhdo luaj lojen qe te kane shkruar ne leter vendimarresit (qeveria dhe opozita). Qe te harrohesh se cfare ke thene te keshilloj qe te heshtesh se paku disa muaj, ose me e ndershme eshte te japesh doreheqjen qe te hysh ne rradhet e burrave. Por jam i bindur se ti nuke ben kete pasi nuk ke shlyer qerane e karriges. A u thua dot shqiptereve se ku i cove parate qe BE te dha per romet? Tregoju kete dhe zhduku nga andej nga ke ardhur. Atehere na llomotit per barazine gjinore nga matanedetit ti bastard spitullaq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje