Një nga botimet më serioze analitike të Bashkimit Evropian, Euroaktiv, i ka kushtuar sot një shkrim arrestimit të Fatmir Kajollit dhe lidhjeve të tij me politikën shqiptare. Ja se çfarë shkruan Euroaktiv:
Një këshilltar lokal i afërt me qeverinë shqiptare është arrestuar në vendlindjen e tij, në bazë të një urdhër arresti nga autoritet italiane të luftës kundër trafikut të drogës. Fatmir Kajolli, 47 vjeç, një këshilltar i Partisë Republikane në qytetin jugperëndimor të Fierit, u arrestua më 9 prill. Ai është aktualisht në arrest shtëpie, në pritje të një kërkese ekstradimi nga Italia.
Gjykatat në Milano dhe Romë e kanë dënuar atë në vitin 2002 nga 16 dhe 24 vjet burg, respektivisht. Është e paqartë pse arrestimi i tij ka marrë kaq shumë kohë.
Që nga shqiptimi i dënimit për trafikimim të drogës në Itali, Kajolli ka ndërmarrë shumë aktivitete, si politikan dhe biznesmen në Shqipëri. Ai është siç thuhet, shumë i afërt me Fatmir Mediun, ministër Ambienti në qeverinë e kryeministrit Sali Berisha.
Sipas një kabllogrami të ambasadës së SHBA-së, publikuara nga Wikileaks, Kajolli ka ndihmuar në fushatën për zgjedhjet parlamentare më 2009, për lirimin e disa të dënuarve, i ndihmuar nga dy ministra të kabinetit Berisha.
Sipas një marrëveshjeje ekstradimi mes Shqipërisë dhe Italisë, thuhet se janë arrestuar 30 të dyshuar, më së shumti me akuzat e trafikimit të drogës.
Dy vjet më parë, Berisha i tha EurActiv në një intervistë ekskluzive, se vendi i tij tani ishte një nga më të sigurtit në Evropë, pasi kishin kryer goditje ndaj krimit të organizuar, dhe se rritja ekonomike kishte mbetur e qëndrueshme, pavarësisht krizës globale.
Por, jeta politike ka qenë e paralizuar kryesisht për shkak të refuzimit të socialistëve në opozitë për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve të qershorit 2009. Bashkimi Evropian i cili është njohur me dështimet e sistemit zgjedhor shqiptar, u ka kërkuar palëve që shpresojnë tek Brukseli, të ndërmarrin reforma të thella parlamentare.
Rënia e fortë ekonomike çoi në nje protestë të dhunshme më 21 janar 2011, të cilën Berisha e krahasoi me një revoltë të stilit tunizian.
POLITIKA NE SHQIPERI ESHTE E GJITHA E INKRIMINUAR.
http://mdcal.blogspot.com/2012/04/berisha-deputeteve-ua-perseris-21.html
Ky eshte peshk i vogel ne krahasim me adashin e tij Mediun, Meten, Salen etj…
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/parku-zoologjik-gjiri-i-lalzit.html