Burgaj në Gjirokastër: Luftë pa kompromis kultivimit të bimëve narkotike, me përjashtim të Lazaratit

16 Prill 2012, 13:52Politika TEMA

Këto deklarata sikur nuk shkojnë me njëra- tjetrën. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hysni Burgaj, ishte në Gjirokastër, ku deklaroi se ndaj kultivimit të bimëve narkotike është shpallur një luftë e pakompromis. Megjithatë ai pranoi se Lazarati vijon të jetë problematik në këtë drejtim.

“Brenda një viti, në disa komuna në qarkut të Gjirokastrës, kultivimi i bimës narkotike është zhdukur. Përjashtim bën vetëm Lazaratit. Ju përgëzoj për rezultatet e arritura në drejtim të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, por kërkoj nga ju më shumë impenjim, angazhim dhe rritje të forcës goditëse kundër trafikut të bimëve narkotike”, tha Burgaj. Drejtuesi i policisë premtoi se do ketë masa që do të shkojnë deri në konfiskimin e pasurive të përfituara nga trafikimi i lëndëve të jashtëligjshme.

Sipas BW, Dashnor Aliko, kryetari i komunës së Lazaratit, tha se “këtij fenomeni po i thuhet stop nga qeveria shqiptare, nga miqtë tanë ndërkombëtarë, ndaj edhe ne si banorë të këtij fshati do t’i themi përfundimisht stop”.”

11 komente në “Burgaj në Gjirokastër: Luftë pa kompromis kultivimit të bimëve narkotike, me përjashtim të Lazaratit”

  1. Lazarati a komun qi vote Doktorin ndaj i lejohet me gezu tan perfitimet qi rrjedhin nga ki fakt.

    BluLymi

    1. Vlora says:

      bravo lazarati duhet te mesoje nga ju shqiperia qe te mos vdesin per te ngrene….

      1. gjergj says:

        po pos punove e pastrove ne gjithe boten vdes -une kam pershtypjen (ndoshta gabohem se ka qe kane arritur shume )se ne shqiperi me fjalen demokraci kuptojne -jo pune -vetem rri -kafe -token mos e puno -o burra me ike vrit per nje fjale kush me vjedhe ma shume kombin se individi te vret e me radhe atehere mos thomi qe jo greku sllavi jemi ne vete qe shesim prapanicen -secili keshtu kemi qene keshtu ben gjermani vetem fjale ore ti cfare ben vetem keshtu do arrijme dicka -policia thote do hyjme me nje fjale sja mbane bytha te hyjne hajt shtet hajde po pati frike policia do te thote ske shtet –

  2. Tani says:

    hahaha o Zot, ku i mblodhe keto karagjoze ne kete vend? Shefi i policise se shtetit qe ndan tapite e hashashit.. ti mos mbill.. ti mbill.. ti mos mbill.. ti mbill

  3. BARO CORROGJAFI says:

    PARRULLA E PD-se “KUSH PREK LAZARATIN,KA PREKUR DEMOKRACINE !” , MBETET NE FUQI,AKTUALE DHE ME VLERE PER LAZOT. EDHE ZOTI BURGAJ ,KETE SHPREHU: -VAZHDONI,POR ULENI PAK RITMIN ! NE NA KENI NE KRAH .MOS E TRASPORTONI ME MUSHKA,GJENI NJE MENYRE TJETER ME TE SOFISTIKUAR !

  4. ylli i shamunaqes says:

    Edhe ky Kuazimodo Burgu, edhe Ahmet Uiski Raki Xhin Tonik Premci kane qene drejtore policie ne qarkun e Lazaratit (zyrtarisht “Gjirokaster”). Pastaj u bene secili drejtore te pergjithshem te policise. Si shpjegohet kjo?????????????????????????????????????

  5. askushi says:

    Droge ne kembim te votes.

  6. adi ehhhhh says:

    eeeeee..po c’te keqe ka….un them qe ti lene…edhe shteti merr produkte te mira,,,dhe avokatet dhe gjykatesit hane dhe pasurohen dhe keshtu punesojne njerezit,,,c’te keqe ka??

  7. Treviso says:

    Saliu ne kembim te votes te fal Lirine, dhe po qe nevoja edhe dy femite.

  8. brazil says:

    Sa shtet qesharak jemi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje