Ja pse i duhej qeverisë presidenti i ri. Halimi: Ta zgjedhë ai nënkryetarin e KLD, jo Topi

16 Prill 2012, 12:30Politika TEMA

Qeveria e ka treguar qartë sot se përse e kërkonte me ngulm një president të mazhorancës. Synimi ishte për të pushtuar të gjitha institucionet në vend. Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Eduard Halimi, që përfaqëson aty vullnetin e Berishës, propozoi që nënkryetari i KLD-së të zgjidhej kur të vinte presidenti i ri.

“Gjuha më të cilën po flet nuk është zyrtare. Institucionet zyrtare duhet të funksionojnë në çdo kohë. Vendit nuk mund t’i refuzojmë institucionet,” mësohet se është shprehur presidenti Topi. Me tetë vota kundër dhe shtatë pro është rrëzuar ky propozim i Halimit.

Këshilli i Lartë i Drejtësisë miratoi më herët emërimin e Elvis Çefës si anëtarin e ri pas votimit në Kuvend. Ministri i Drejtësisë kërkoi zhvillimin e mbledhjes me dyer të hapura, kërkesë, e cila u rrëzua nga KLD.

2 komente në “Ja pse i duhej qeverisë presidenti i ri. Halimi: Ta zgjedhë ai nënkryetarin e KLD, jo Topi”

  1. DHELPRA says:

    TOPI DO E ZGJEDHI EDHE KA MOR FUN AI MUHABET.
    MIR THONTE 1 KOMENTUES KTU KE TEMA 1 DITE, GRUJA KTI KA QEN NEPER RRUGET E ITALIS PUNONJESE E KAJOLLIT.
    XHOZI DO BEHET PRESIDENTE, POR DO IKI ME GJITH SALIUN KET 100 VJETOR.

  2. kola i vogel says:

    Mero:
    Votimi i Cefes ne KLD tregoi dy gjana qi rrxojne pertoke pretendimet e Topit dhe Spahiut se jane te pavarun prej Berishes.Ato jane dhe vazhdojne me kene berishiste dhe te bajne lojnat e tij politike.
    Se pari: miratimi i Cefes prej KLD-se tregoi se i gjithe sistemi yne i Drejtesise asht i qelbun fund e maje,tue perfshi edhe KLD,mbasi miratoi nji antar te dale nga nji rezultat votimi jo ligjor.
    Mjere na per Drejtesine qi nuk ven Drejtesi.
    Se dyti votimi i Cefes dhe mos zgjedhja e tij ne postin e Zv.kryetarit tregon se Bamir Topi ka pase pushtet mbrenda KLD-se dhe se ai i ka pase numrat me permiresue sistemin e Drejtesise ne te shkuaren ,por ai me vetedije te plote dhe me mbeshtetjen e Berishes e ka shkatrrue Sistemin e Drejtesise,tue emnue atje gjithe ate LLOM qe na shohim ne Drejtesine Shqiptare.
    Ne KLD Topi i kishte numrat qe te mos miratonte Cefen i dale prej nji votimi jo korrekt ne Parlament,sic nuk e miratoi ate si zvkryetar!?Pse nuk e bani?
    Nuk e bani se edhe kjo ishte pjese e lojes se tyne te perbashket.
    Kjo na tregon se partia qe po lind e Topit asht pjese perbase dhe integrale e partise se Sali Berishes dhe se ne personi Topi nuk asht gja tjeter ne politike vec nji prej” matriushkave ruse” te Sali Berishes ,si edhe partia e sapo lindun e Spahiut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje