Shkelzen Berisha dhe e shoqja
Djali i kryeministrit shqiptar ka bërë atë që bën gjithmonë. Sa herë emri i tij përfshihet në një skandal, ai gjen gjithmonë një detaj për ta përgënjeshtruar dhe pastaj tenton të mohojë skandalin me detajet. Këtë radhë ka gjetur Hamoviçin. Dy ditë më parë është parë në darkë me Fazlliçin në Tiranë bashkë me kunatin e vet, ndërsa është takuar me Fazlliçin dhe ortakun e tij, Vojin Lazareviç, edhe në Vjenë. Fakti që gazeta Zëri në Kosovë i është referuar një takimi ne Vjenë mes Shkëlzenit, Fazlliçit dhe një serbi, nuk ndryshon asgjë ne thelb. Shkëlzen Berisha është i ftuar të bëjë një deklaratë nëse nuk e ka takuar asnjëherë Lazareviçin, ortakun e Fazlliçit tek Rudnap, e cila po bën kërdinë duke na shitur energji elektrike në Tiranë.
Përpjekja e tij për të gjetur detaje për të përgënjeshtruar historitë e tij korruptive është qesharake. Kështu tentoi të bënte me Kosta Trebicken, kështu me faksin që i ka dërguar Aldo Bumçi, kështu me gardistin që vret kamarierë, djeg makina dhe shkon e kërkon të blejë gjakun e 21 janarit me lek, kështu me sekserllëqet e tij me tokat dhe tani dhe me Hamoviçin. Një gjë është e qartë. Emri i tij del kudo ku vidhet dhe vritet për të vjedhur këto vite. Këtë nuk ka histori që t’ia përgënjeshtrojë.
Comments are closed.
Xeni, beri e c’nuku beri, e zune apo jo me breke ulur, eshte dhe mbetet djali i bajraktarit. I paprekshm !