Një operacion i koordinuar mes autoriteteve doganore shqiptare me ato austriake ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme celularësh. Tre persona janë arrestuar në afërsi të aeroportit të Rinasit nën akuzën e mosdeklarimit të transportit të mallit.
Operacioni i koduar” Rinas” ka pasur në fokus kontrollin e plot 23 personave. Raportimi u bë nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Flamur Gjymyshka, i cili tha se operacioni u konkretizua në dy kontrolle, ku u sekuestruan 240 aparate celularë në rastin e parë dhe 2000 të tillë në rastin e dytë, raporton Ora News. Po sipas Gjymyshkës, e gjithë shuma e tyre e përkthyer në vlerë monetare është 200 mijë dollarë.
Itinerari që ndiqte transporti i celularëve ishte Dubai-Vjenë-Rinas.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave shprehu vendosmërinë se administrata doganore shqiptare do të vazhdojë luftën pa kompromis ndaj çdo shkelje doganore.
Ndërkohë, pesë oficerë të Policisë së Rinasit janë nën akuzën e lejimit të kalimit nga Shqipëria në vendet e BE-së të 11 klandestinëve kosovarë. Ky numër shkeljesh është provuar, por prokuroria dyshon se numri i personave që kanë kaluar ilegalisht në Rinas është më i madh.
Të denoncuarit në polici janë Mynir Shira, kryekontrollor i Rinasit dhe ish kontrollorët Besim Lika, Edison Ahmetaj, Alkida Shima dhe Nirda Lushi.
I lutem atij qe e ka shkruajtur kete njoftim, qe ta shikoje edhe nje here permbajtjen e shkrimit sepse eshte skandaloz nga ana e formulimit. Shkruajtesi eshte munduar te thote dicka por eshte ngaterruar sepse besoj qe dhe vete nuk e di se cfare shkruan. Po i konkretizoj gabimet e bera:
1: “Një operacion i kordinuar mes autoriteteve doganore dhe ato austriake kanë bërë të mundur sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme celularësh”…
Lind pyetja. Te kujt autoriteteve doganore?!
2. “Operacioni i koduar” Rinas” ka pasur në fokus kontrollin e plot 23 personave. Raportimi u bë nga vetë drejtori i Përgjithshëm i Doganave Flamur Gjymyshka, i cili tha se operacioni u konkretizua në dy kontrolle, ku u sekuestruan 240 aparatë celularë në rastin e parë dhe 2000 të tillë në rastin e dytë, raporton Ora news.”
Kjo sasi kaq e madhe celularesh u jane kapur ketyre 23 personave? Ku i kishin futur keta persona kaq shume celulare? Ishin pjesetare te nje grupi keta?
Ju lutem ju te vetequajtur Gazetare, mos u merrni me fjale te kota. Me siper ju citoni qe e keni marre lajmin nga Ora News, por ju duhet ta dini qe lajmen ne Shqiperi jane shume te cunguara. Perse nuk i merrni informacionet vete direkt nga burimi i tyre?
Ju a kam vene disa here ne dukje qe rregulloni menyren e formulimit ne te shkruajtur te lajmeve si dhe gjithashtu gjuha letra duhet te mbizoteroje ne tere shkrimet…Ju ne vend qe te informoni, por disinformoni…
plotesisht dakord me ty. ne kete artikull nuk shpjegohet se pse jane sekuestruar keta celulare. jam e sigurt qe nje nxenes elenentaresh do ta shkruante me mire!
SE DUAN TE HYNE NE TREG PA PAGUAR TAKSA!!!
Ose mund te jene te vjedhur, pse jo? lexuesi nuk eshte i detyruar te marre me mend apo te supozoje, duhet te informohet!
Po esht normale qe jan ne te njejtin grup o zotri, llogjiken ku e ke se me kritiku tjeret qenke i zoti po veten e kritiko ndonjeher?
23 Persona nga Austria me destinacion tregun shqiptar jan kapur ne flagranc me tot telefona celuluar qe kapnin vleren e 200.000 $.
Nese do te kishe me shume vemendje ndaj asa qe kisha shkruajtur do te dalloje qe ishte nje pyetje dhe jo nje vertetim. Une pyeta qe te sqaroheshe publiku qe keta ishin nje grup apo njere te ndryshem. Nese ishte nje grup nga na dolen per dy dite nje grup kaq i madh prej 23 vetesh qe te na fillokan nje “kontrabande” celularesh?
Ju them juve qe te perdorni llogjiken para se te shkruani dicka.
cgjuhe zyrtare kerkon nga keta a derezi po keta jane gazetare qe ender te jetes e kane te punojne ne topechanell, edhe te llomotisin trendy me te njejten gjuhe si katunari qe shet qumesh edhe domate ne treg. Kjo eshte faza e re e demokratizimit te shqiperise : gjuha shqipe 0 (me pare kishim niveli 0 ne ekonomi, ceku i bardhe, me ne fitojne te gjithe e me radhe)
Nuk eshte fai tek artikull shkruesi por tek Bujar Nishani qe ne ato vende pune ku rrjedh paraja ka vene njerezit e vete, polic pa piken e pergjegjesise por edhe ne anen profesionale si te marre nga rruga, kjo eshte e keqja me e madhe, ne te gjitha sektoret duke filluar nga stafi i tije deri tek drejtuesit kryesore ne polici, jane vjedhesa te regjur……kjo eshte me e rendesishmja se sa menyra e shkrimit…..
Doja te vija ne dukje qe kontrabanda e celulareve behet nen hunden e disa punonjesve te korruptuar,duke pasuruar keta dhe disa tregetar.Nderkohe qe ka vetem nje te humbur ne kete histori,dhe ai eshte shteti shqiptar.Vetem ne kete rast shteti shqiptar nuk do te kishte arketuar mbi 40000 euro tvsh.Po sa raste te tilla jane ne nje muaj,ne nje vit???Arsye tjeter e lulzimit prej vitesh te kontrabandes se celulareve eshte cmimi i references qe ka ku artikull.Cmim ky rreth 60-70 euro per cope,i vendosur vite me pare,dhe sot qe ka kaluar kaq kohe,nuk merr njeri guximin te ulet dhe te perpiloj nje ligj tjeter,ku ky artikull te trajtohet ndryshe.Dihet qe mbi 60% e telefonave celular kane nje cmim qe varion nga 15-70 euro.Sipas ligjit je i detyruar te paguash 14 euro per cdo celular dhe nese ai e ka vleren poshte cmimit te references.Kjo ben qe ti rritet cmimi artificialisht ne dem te konsumatorit,ose te lulzoj kontrabanda dhe te bej te pasur vetem nje grup personash dhe shteti te mos perfitoj fare nga tatimi mbi kete artikull.
Hahahaaaa kta e meritojen plotesisht titullin “Banda Bassotti”
Bravo policia!
Po te kishte qene Fazlliçi i Berishes dota kishit ndaluar?
Treviso sekuestrimin e ka kryer dogana jo policia. nuk behet fjale per sukses antikontrabande, sepse njeri nga Kalaja e Dodes(Selishte) mik i Shkelzenit po perpiqet te vendose monopolin ne futjen kontrabande te celularve fallso kineze. pak a shume eshte si suksesi i socialistve ne 2008 kur kapen banden e kontrabandisteve te kafes Janaqin e firmes Murati do brasil. madje ne ate kohe pati dhe arrestime doganieresh dhe shefash te anti kontrabandes. Shkurt paazari perdorim i instrumentave shteterore per krijim monopolesh dhe oligopolesh te krimit te organizuar.
…dmth, vetem qe ka qene austriaku ne mes dhe priste pergjigje, se te qe per autoritet tona doganore do ta kishin bere ndonje dore te mire sot…
po andej nga Durresi di dilni ndonjehere,ka ca doganier aty qe jane bo milionera duke vjedh njerzit qe vijne e shkojne me tragete.keni ca monstra aty qe po i dalin leket nga veshet.kam shkruar edhe me pare qe doganieret e doganes durresit jane me te korruptuarir dhe me te degjeneruarit .shkoni shkoni ruajini disa dite dhe do shihni se cfare bejne.
Krijimi i monopoleve me mbeshtetjen e shtetit kerkon rrenimin e biznesmeneve te thjeshte apo konkurences. Ne Rinas dogana monitorizon edhe pleqte 80 vjecare per kontrabande dhe nuk kane kurfare turpi, nderkohe qe nga ana tjeter daline hyjne valixhe me miliona euro pa pike problemi. Turp te kete drejtori i doganave qe quan kete arritje. Une personalisht do ta quaja turp, sepse edhe po te lexosh te famshin ligj doganor eshte nje pacavure, maksimumi ligjor eshte $100 per mall. Nese ke me shume se $100 te bie te paguash dogane, gje qe eshte e pakonceptueshme ne asnje vend Europian. Per mua dogana nuk duhet te ekzistoj fare, pasi nuk ndihmon, por pengon zhvillimin dhe konkurencen e drejte ekonomike.
Jam shume dakord me “kujt i plasi”.
Dogana eshte nje sistem i ndertuar per te vjedhur ne menyre sistematike njerzit e thjeshte dhe per te pasuruar bisneset qe jane kryesisht te paligjshme,ato qe kurre ndonjehere nuk kane paguar dogane dhe qe i shesin mallrat e tyre me 500 apo 1000 % fitim.
E kuptoni ore njerez se cfare lloj lajmi i kote eshte ky? U jane kapur 23 personave 2240 celulare. U bie qe cdo njeri prej tyre te kete patur me vete rreth 97 celulare (?!). A mund ta imagjinoni se sa e madhe do te ishte valixhja me kete sasi celularesh? Kush ka udhetuar me avion e di fare mire se cfare kontrolli ka para se cdo njeri te hipi ne avion per te ardhur ne Shqiperi. Po te kishin keta njerez nje sasi te tille te madhe me celulare do te ishin ndaluar para se te hipnin ne avion.
Ky eshte nje lajm i perhapur ashtu kot nga ata qe duan te tregojne qe “organet shteterore” po funksionojne ne luften kundra “kontrabandes”. Shpiket nje lajm i kote per te hequr vemendjen nga vjedhjet pa kufi te vete qeveritareve qe lejojne te hyje derri dhe dosa bashke neper dogana dhe asnjerit nuk ua mban qe ti ndaloje.
Ju duhet te punoni njehere aty tek bagazhet dhe te flisni.Nga nje burim i brendshem ne aeroport,lajmi eshte mese i vertete,per dy nete rresht ka pas kontrolle dhe kjo sasi eshte e sakte.Sa per informacion,nje valixhe e vogel mund te mbaje 250 celulare,por ka dhe valixhe qe nuk jane shume te medha dhe mund te mbajne rreth 500 cope celulare.Me 2 apo 3 doganiere” te shtrember” ,nuk mund te themi qe jane te tille te gjithe ne Doganen e Rinasit.
Sa per saktesi, nese celulari eshte i pa paketuar atehere mundet te futen ne valixhe nje numer kaq i madh celularesh, por nese jane te paketuar duhet nje valixhe e stermadhe per ti futur brenda. Pastaj, llogjika te con ne ate qe na qenkerkan 23 vete te implikuar ne kete “kontrabande”?! Nese dikush do te sillte nje sasi kaq te madhe celularesh, atehere me lire do ti binte nese i fuste ne nje kamion dhe te paguante ndonje doganier te korruptuar. Mos ia fusni kot qe u implikokan 23 vete per nje tregti celularesh ne nje kohe, sic e thua ti prej dy ditesh.
Atehere te na tregohen emrat e ndonjerit qe eshte gjobitur apo arrestuar me akuzen e kontrabandes.
Mos ia fusni kot me te tilla lajme te rreme qe duan te terheqin vemendjen nga gjerat e tjera te medha qe ndodhin ne Shqiperi. Gjoja qe policia po na lufton kontrabanden. (?!)
ke te drejte “kritik”
Mbulojne me falni mutin me shurre.Harrojne milionat qe vjedhin,u dalshin nga hundet !!!
Problemi eshte se kjo nuk eshte hera e pare qe kalojne,por hera e pare qe kapen,dhe nuk eshte ndonje aksion se po rregullon dicka.Tregtia shqiptare funksion keshtu,ai qe ka me teper pare dhe pushtet kalon pa dogane.Problemi qendron ne ligjet qe behen,ku ne dogana behen te gjithe marifetet per te mos paguar,doganieret po dihen qe jane te zhytur deri ne gryke me korrupsion,dhe kjo pune keshtu do vazhdoje.Deri kur te rregullohet sistemi doganor(qe eshte sistem idiot dhe korruptiv,por nuk rregullohet pas 150 vjetesh)keshtu do vazhdoje muhabeti.Shihni si e ka Europa,Amerika doganen per mallrat qe futen ne vendet e tyre,sidomos USA,pagesa me se normale.
SHqiperise i duhet një airoport i dytë si i Rinasit.
per “mendimin e lire”
po c’thua mo.nje apo dy doganier,te gjithe mo pa perjshtim jane te korruptuar,hajdute dhe te degjeneruar.Bode ka futur keto 20 vjet gjithe fisin qe i jep racionin e vet te vjedhjes ne dogana.kjo rrace e felliqur eshte bere si tartabiqja qe te thith gjakun.Nje shok i im qe jeton ne Itali sa here qe vjen per pushime doganieret e Durresit e zhvasin,sidomos njeri me emrin dashamir leka.Nje here dy here ky u interesua dhe morri vesh qe ky doganier pis paska nja tre shtepia,dashnore qe i nderron sipas stineve dhe makina lluksoze etj etj.Po ku i gjeti ky djali keto,me rrogen e doganierit more “mendimi i lire”Me jep pak pergjigje se jam kurioz,apo i ka lene trashegim i ati me t’emen.
Gazmir Piku, mire e ke then.
Shqiperis i duhet patjeter nje airoport i dytë qe te ulen cmimet e biletave. Kujt po i plas se ca bojn keta fakire!