Javën e fundit të prillit do të shfaqet në skakierën politike partia e shumëpritur e Presidentit Topi. Deri në shtator ajo do të udhëhiqet nga dy strategët themelues të saj, Oketa dhe Biberaj. Por, sa do ta dëmtojë FRD-ja Partinë Demokratike mbetet për t’u parë
Tisi i misterit me të cilën Bamir Topi ka mbuluar forcën e re politike që po themelon prej pak muajsh, duket se do të zhvishet përfundimisht në ditët e fundit të prillit. Edhe detaji më i vogël është kuruar me kujdes, dizajni i siglës, flamujve e posterave, gjithçka duket e menduar hollë. E po kaq të hollë janë treguar edhe përgatitësit e strehëzës politike të Presidentit në fund të mandatit 4-vjeçar, në nxjerrjen e sa më pak informacioneve rreth partisë që po kuotohet si ajo që mund të prishë ekuilibrat mes së majtës dhe të djathtës. Nga viti 1991, kur për herë të parë nisën të çelnin selitë partitë e para të sistemit pluralist, formacioni politik i njohur si “Partia e Topit, por që sigurisht do të ketë dhe ka një emër tjetër, është forca që ka korrur kureshtjen më të madhe të medias dhe opinionit publik shqiptar. Një rol të madh në këtë ka luajtur mungesa e informacionit, por mbi të gjitha fakti se ç’do ndodhë me Partinë Demokratike pas çarjes së radhës, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme të 2013-ës. Aq më tepër kur askush nuk është në gjendje të deshifrojë dëmin që do t’i shkaktojë kjo çarje selisë blu, apo se ç’përfitime do të ketë ky grupim me largimin nga PD-ja. Sepse pavarësisht faktit se askush nga radhët e demokratëve nuk do apo s’mund ta pranojë hapur, ky grupim mund t’i bëjë PD-së atë që LSI-ja i bëri PS-së në vitin 2005: Ta nxjerrë në opozitë. Kjo është një nga arsyet që shpjegon sulmin ballor që selia blu ka nismuar këtu e muaj më parë ndaj Presidentit Topi.
Pas debateve të fillimit, emri është vendosur, e po ashtu edhe data e shpalljes: partia do të quhet Fryma e Re Demokratike dhe nga 25 prilli do të regjistrohet zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës, nga ku do të nisë rrugëtimin e vet politik një grupim njerëzish, të cilët me statusin e të pakënaqurve në selinë blu, premtojnë për futjen e një fryme tjetër, të re, në politikën shqiptare. “Do të jetë një parti e të gjithë shqiptarëve, e rinisë, intelektualëve, burrave dhe grave që nuk janë përzier në afera dhe korrupsion”, do të shpallte Aleksandër Biberaj, një nga themeluesit kryesor të partisë, misionin dhe bindjet e forcës politike. E ndërsa, statuti dhe programi i FRD-së, me të cilat janë angazhuar për muaj me radhë vetë Biberaj dhe mbështetës të tjerë të Topit, ish deputetë dhe ish anëtarë të larguar në kohë të ndryshme nga PD-ja, tashmë janë mbyllur e shumë shpejt do të bëhen publike, misteri i radhës mbeten emrat dhe figurat që i janë bashkuar e do t’i bashkohen këtij formacioni politik. Pesha që ata kanë në elektorat mund të na thotë më shumë mbi të ashtuquajturën “Parti e Topit”, nëse ajo do të jetë një dështim apo sukses në skakierën politike.
Prova e parë e çarjes në Partinë Demokratike është më e afërt se zgjedhjet e 2013-ës. Ajo do të ndodhë pas tre muajsh, në korrik, kur Parlamenti do të angazhohet në votimin e Presidentit të ri të Republikës. Deri në atë kohë, e kur zyrtarisht Bamir Topi do të lërë mandatin, FRD-në do ta udhëheqin dy figurat kryesore, ish deputetë të PD-së, Gazmend Oketa, në rolin e kryetarit, dhe Aleksandër Biberaj. Kjo hierarki është rënë dakord të respektohet deri në çastin kur do të mbahet Kongresi i partisë në shtator, ku edhe pritet të zgjidhen për katër vjet forumet drejtuese, strukturat dhe kryetari e ri i partisë, i cili do të jetë kreu aktual i shtetit Bamir Topi. Këtë javë grupi themelues i partisë pritet të paraqesë zyrtarisht jo vetëm figurat kryesore të tij, por edhe të gjitha detajet me të cilat do të dalë në skenën politike. Muaji prill ishte caktuar si koha e përshtatshme për këtë, por data u shty disa herë për të bërë një dalje publike dinjitoze. Një pjesë e mirë e fondeve janë shpenzuar për administrimin e godinës ku është ngritur selia e partisë, në rrugën “George W. Bush”, përballë selisë së Parlamentit, në krah të Komunitetit Mysliman Shqiptar, në ndërtesën e njohur si “Pallati i Kasmëve”. Gjithçka është thuajse gati, përveç mobilimit të zyrave të drejtuesve me kolltukë e tavolina, flamuj e detaje të tjera si këto.
Por, nëse Frymës së Re Demokratike i mungojnë ende zyrat e kolltuqet, Biberaj, Oketa dhe të tjerët kanë mbyllur kapitullin e statutit dhe programit të partisë. Ende askush nuk di asgjë konkrete për përmbajtjen e tyre, ndërsa media është mjaftuar me rrjedhje të vogla informacioni mbi atë se çfarë parashikon statuti e programi i një partie që po etiketohet si e hapur, liberale ndaj fraksioneve, me mandat të kufizuar të kryetarit e gjithë drejtuesve të tjerë; pra, ndryshe nga PD e PS. “Është detyrimi ynë për të përfaqësuar dhe zbatuar misionin e Dhjetorit ’90, ku nuk mendohej një parti me kryetar të përjetshëm”, i ka dhënë ngjyra nostalgjie Biberaj. Në daljet e tij të pakta në media, ai ka zbuluar se kryetari do të ketë vetëm dy mandate dhe çdo drejtues do të zgjidhet sipas parimit “një anëtar një votë”, një formë e cila synon rotacionin e emrave në krye të partisë dhe eliminimin e drejtuesve të përjetshëm. Madje për marrjen e mandatit të dytë është menduar të futet një klauzolë, e cila parashikon se për t’u rizgjedhur kryetar duhet të fitosh më shumë vota se në mandatin e parë. Nga ana tjetër, statuti përpiqet të sigurojë një ndarje të mandateve ekzekutive me mandatet politike, çka do të thotë se një ministër nuk do të mund të mbajë post politik në parti. Kjo ka qenë një nga kërkesat kryesore të një grupi deputetësh në PD, nga viti 2005, kur ajo erdhi në pushtet. Burimet konfirmojnë se një vëmendje të veçantë i është kushtuar mendimit ndryshe në parti, për lejimin e fraksioneve, çka duket si një lloj përgjigjeje ndaj Partisë Demokratike për mungesë lirie në parti. Të gjithë të larguarit nga selia blu janë shprehur për mungesë të lirisë dhe mendimit të hapur, elementë që më pas i kanë shtyrë jashtë saj.
Me mbylljen e programit, platformës politike dhe ngritjen e strukturave, përfshirë edhe të rinisë dhe forumit të grave, njëkohësisht po përgatitet terreni për të aplikuar për t’u bërë pjesë e Partive Popullore Europiane, një organizëm i cili ka në përbërjen e vet partitë e djathta të Europës. Por, të gjitha këto mund të mos vlejnë fort shumë përballë faktit se cilat do të jenë figurat drejtuese të partisë, përveç Topit, Oketës dhe Biberajt, që do ta mbajnë gjallë këtë ngrehinë. Këtu tisi i misterit shtohet edhe më, pasi lajmet e dala në media janë shpesh kontradiktore. Përfundimisht është vendosur se personat kyç të saj dhe që do të dalin publikisht si themelues, përveç Oketës dhe Biberajt, rreshtohen edhe ish deputeti Sali Shehu apo ish-kryeministri, Aleksandër Meksi. Madje, ky i fundit mund të jetë edhe një spekullim mediatik, për arsye se nuk ka folur publikisht për angazhimin e tij me Frymën e Re Demokratike. Edhe më i dyshimtë mbetet rasti i Eduard Selamit, ish kryetar i PD-së në vitet ‘92-’95, i cili jeton prej kohësh në SHBA, e që para disa javësh i është propozuar të jetë pjesë e partisë. Nuk dihet nëse Selami e ka refuzuar ftesën apo e ka shtyrë përgjigjen për më vonë, por vështirë se ai do të jetë në daljen publike të fundprillit. Burimet theksojnë se në ditën e prezantimit publik do të jenë dhe drejtuesit lokalë të partisë, të cilët do të tregojnë mënyrën sesi do ta organizojnë atë në qytetet që përfaqësojnë. Mbetet interesant fakti i njohjes së tyre, për të kuptuar se ç’ndikim mund të ketë kjo parti nëpër rrethe. Biberaj është shprehur se në të gjitha takimet e zhvilluara është vënë re një mbështetje pozitive, e cila sipas tij është një përfaqësim dinjitoz i së djathtës së nëpërkëmbur gjatë këtyre viteve nga ish-komunistët që kanë uzurpuar PD-në, por edhe një padurim për të qënë pjesë integruese dhe kontribuese në këtë parti.
Megjithatë, për të mësuar peshën e vërtetë të FRD-së dhe goditjes që ajo mund t’i ketë dhënë PD-së në kuptimin e marrjes së figurave, duhet të presim korrikun e këtij viti, kur edhe do të zgjidhet Presidenti i ri i Republikës. Mendohet se janë së paku 10 deputetë të PD-së, të cilët mund të shkëputen nga partia e Berishës për t’iu bashkangjitur Topit, fillimisht në heshtje, pra me votën e fshehtë kundër ndaj çdo kandidature të propozuar prej demokratëve, e zyrtarisht në shtator. Nuk ka ende asnjë të dhënë që e konfirmon një hipotezë të tillë, megjithatë media ka hedhur në treg disa nga emrat më të mundshëm që mund të tundohen për t’u bërë pjesë e grupimit të Topit. Disa prej tyre, si Leonard Demi, Sherefedin Shehu, Mehmet Xheka e Ndue Paluca kuotohen si afër një zgjidhjeje të tillë. Janë përmendur jo pak edhe Lajla Përnaska, Lefter Maliqi, Kreshnik Çipi dhe Ylli Lama, kurse më pak të diskutueshëm për t’u larguar nga PD-ja shihen deputetët Rajmond Hoxha, Selami Xhepa dhe Mark Marku. Asnjë prej tyre nuk është konfirmuar nga grupi i themeluesve të FRD-së, madje ata tregohen tepër të rezervuar në nxjerrjen e figurave të njohura që mbështesin partinë me arsyen se do të bëhen të ditur në kohën e duhur.
Nëse një rrjedhje e tillë deputetësh do të ndodhte vërtet gjatë votimit të Presidentit, atëherë mazhoranca nuk do mund ta zgjedhë dot atë. Prova e zgjedhjes së Elvis Cefës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë konfirmoi se shumica i ka 71 votat, por sidoqoftë ato mbeten të brishta e lehtësisht të thyeshme. Prandaj, partia e Topit do të japë provën e parë të dëmit që mund t’i shkaktojë PD-së në ditët e nxehta të korrikut. Duke qenë se votimi për kreun e ri të shtetit, sipas Kushtetutës, është i fshehtë dhe me kuti, atëherë shtohet mundësia për rrjedhje të votave të mazhorancës. Nga ana tjetër, besohet se këta deputetë nuk do të votonin as një kandidat të njëanshëm të PS-së dhe aleatëve të saj. Pra duke garantuar se votojnë vetëm një kandidat të ardhur me konsensus dhe që plotëson kriteret për President të Republikës.
Deri në korrik, me siguri do të rrjedhin shumë ujëra, e për pasojë raportet politike mund të ndryshojnë. Gjithsesi, interesante mbetet ajo që ish deputeti demokrat Besnik Mustafaj do të prekte disa javë më parë: “Ajo parti e paralajmëruar nga zoti Oketa, pasi vetë Topi s’e ka përmendur ende, do të thotë se ka shqetësuar të dyja krahët e politikës. Liderët e dy partive të mëdha ndjehen të kërcënuar e përpiqen ta shtyjnë drejt kundërshtarit. Të dyja sulmet ndaj këtij lajmi të paralajmëruar për partinë e Topit më duken të dobishme për këtë iniciativë politike”. E në fakt, PS e PD e kanë shtyra sa tek njëra e tek tjetra forcën e re të Topit, çka ka krijuar përshtypjen se FRD-ja mund të jetë një kërcënim votash për të dyja palët. Në zgjedhjet e 2013-ës do të shihet realisht pesha e saj, e cila sot po kuotohet si e fortë në Shkodër, Durrës e Elbasan, por gjithsesi këto sondazhe mbeten të tilla, e pa ndonjë bazë konkrete. Vetë themeluesit e FRD-së pretendojnë se mund të kenë 40% të elektoratit shqiptar, një shifër tejet optimiste për një parti e cila ende nuk është testuar, e madje nuk i njihen njerëzit që e mbështesin. I sigurtë është fakti se largimi i Topit nga PD-ja do t’i sjellë asaj një dëm, i cili mund të jetë i madh ose i vogël, në varësi të shumë kushteve dhe situatave politike. Kryeministri Berisha do mundohet ta mbyllë sa më mirë çarjen dhe ndërkohë ka nisur të lëvizë gurët për ta izoluar atë. Ndërsa Topi, pasi të mbyllë zyrtarisht mandatin e Presidentit, duhet të tregojë nëse FRD-ja do të jetë një faktor i rëndësishëm i politikës, apo thjesht një satelit i vetmuar që do të rrotullohet sa majtas e djathtas.
*REVISTA KLAN
Shporreni Gadafin!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html
Bamka nuk eshte gje tjeter pervecse nje QULLAC qe di vetem te jape intervista pa sens, te mbaje floket siper veshit si ne vitet ’80 te tregoje oren dhe unazen e florinjte. Mbajeni mend nuk ka b…as ai e as ky Oketa, do ti duket shpejt fundi kesaj iniciative….
Mire e ke ti ” Horri i Bulevardit” po a ka kellqe me e shpor se?!! Vrima e corapes arnohet apo qepet kur ajo eshte e vogel, Po u zmadhua … i merr te keqen. “Horri i Bulevardit” po vazhdoi te mendoje per kariken e tij dhe jo per fatet e kombit, dhe te mos gjeje rrugen e bashkepunimit me cfardolloj force -vetem qe sali-serbi-azero-turku-djalli, te cfaroset nga faqja e dheut, nuk do jete kurre as per partine e tij.
Une mendoj se kjo FRD ka shume mundesi te bashkohet me AK. Vetem keshtu mund te mendohet per 40 %. Po 1 gje duket qarte qe sales po i vjen ngordhja do i bjere ndonje infarkt(ndoshta pas kthimit ne Shqiperi) te shpetoje dynjaja
E njoh Topin, e kam simpatizuar, kam pritur shume prej tij por jam zhgenjyer.
Topi po le nje sistem drejtesie me te korruptuar se sa e gjeti kur mori kreun e KLD-se.
Atij ju dha nje shanc historik qe te muroste emrin e tij si njeriu qe pastroi gjyqesorin nga korrupsioni ne Shqiperi. Nuk beri asgje, cfare do presim prej tij? Une nuk besoj nga ata njerez qe kane hipur ne maje te pemes, kane ngrene te vetem kokrrat nje me nje, zbresin per te bere pak pushim, dhe pastaj na thone qe me ndihmoni te hipe prape ne peme se tani do ti hame bashke frutat. jam i bindur se dhe “TEMA” keshtu mendon.
Shkurt:Asgje nuk do ti bejen Sali Berishes partia e Topit. Ai kur futi ne thes Ilir Meten, gjithe te tjeret prej kohesh i ka te futur ne thes, por i le qe te rreket ca me ta. Kur ti duhen, me ca pare e me ca friksim te banditeve dhe bandave te tije ata do rreshtohen si ushtar gjoja me autoritet e personalitetin e tyre, por e theksoj si ushtar.
Ndaj nuk mendoj se partia e topit do te sjell ndo nje gje te re ne politiken shqiptare ne Tirane, por do ta ngatrroj dhe me shume leshin qe dhe keshtu si eshte eshte shume i ngatrruar. Nuk mund te ket fryme te re ne politiken e vjeter, pervec bajraktarizmit dhe luftes per te qene i pari i katudnit.
pse te mos quhet partia e oketes dhe biberajt?
jane dinjitoze ne krahasim me topin
C fare partie .Topi eshte tope bashke me ate tjetrin AKZ RR….. Presin shqiptaret ti shpetojne keta nga Berisha.Shko mor pirdhuni megjith ta.
Uroje qe Partia e Bamir Topit te jete nje parti ku te tregoje vlerat e verteta demokratike e te mos bjere pre e presioneve te sali berishes.Z,Topi ka shansin tu tregoje Shqipetareve por me shume qytetareve te TIRANES se kush eshte BAMIR TOPI.Le te shpresojme qe me urtesine dhe mendjemprehtesine e tije ta nxjeri nga skena politike te turperuar sali berishen,i cili po ben cmos per te diskretituar,poshteruar,njollosur,injoruar figuren e zBamir Topi i cili per asnje cast nuk i eshte qurravitur saliut si ata lapangjozat e tjere pollo,gjeneral imamii97,ceka e qurrashet e tjere qe i qurraviten saliut per nje lemoshe.
Shpresoj qe FRD te mos kete nevoje per figura te merzitshme te PD-se si besnik mustafaj, lajla,selami,meksi. Ka Shqiperia plot te tjere njerez interesante dhe qe ngjallin besim, sic eshte Oketa, Selami Xhepa,Sherefedin Shehu,gra gjithe dinjtet jo vetem profesional por dhe familjar qe do t’i bashkoheshin FRD-se etj.Sigurisht ka ca veshtiresi por, Urime dhe suksese!
Partia e Ri, dale nga carja brenda radheve te PD duhet te perkrahet nga te gjitha ata qe vertet jane kundra Berishizmit qe rrezikaon te ardhmen e atdheut. pas eleminimit te tij, pa tjeter qe do te normalizohet gjendia.Nuk duhet kundervene asaj.
Opozitar me te djathen aktuale berishiane edhe pse jemi te majte apo te qendres. Levizia e bere nga Topi e sidomos Gy drjtuesit provizore deri ne krijim z.Oketa dhe Biberaj, na japin shprese.te dy jane atdhetare dhe mendojne per TE MIREN e TIJ.
Le te shpresojme per mire ndaj, urojme kete nisme.
Shpresa e shpresave D.