Presidenti sipas Kushtetutës duhet veç të tjerash të betohet se “..do të mbrojë pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbejë interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar.”
Nano si ish kryeministër ka provuar se nuk e ka mbrojtur pavarësinë e vendit dhe nuk i ka shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar, së paku në 2 raste.
Rasti i parë. Nano hoqi nga kadastra e territorit shqiptar 18 hektarë tokë në bregdetin turistik të Vlorës, shoqëruar me qindra hektarë sipërfaqe detare duke ia falur një shtetasi të Italisë fqinje, ekzakt të njëjtin veprim që bëri Zogu me Shën Naumin në anën tjetër të kufirit të Shqipërisë, me ndryshmin që Shën Naumi mbeti turistik, kurse toka që fali Nano është projektuar për të shkatërruar turizmin në vendin më turistik të Mesdheut (kujto dhe prononcimin e Berishës së fundmi për gjirin më të bukur të Mesdheut) nëpërmjet instalimit aty të një industrie nafte, me Petroliferën e TEC-in si fillim. Dje mësuam se ambasadori italian e paska quajtur Petroliferën histori suksesi. Natyrisht është sukses, sukses i madh i miqve italianë të Nanos, por dhe miqve të përbashkët me Berishën, që fitojnë duke ndotur Gjirin e Vlorës, nëpërmjet naftës bruto që i thithet barbarisht truallit shqiptar nga një tjetër kompani e huaj, që gjithashtu nuk i paguan asnjë lek shtetit shqiptar, se del me “humbje”. Ishte reagimi i qytetarëve të Vlorës që projekti i Nanos për një park energjetik me rafineri e TEC-e nafte u bllokua, por u ngec një TEC për të cilën shqiptarët janë të detyruar të paguajnë 100 milion euro për një pirg me hekura që shpejt do përfundojnë për skrap dhe i humbën dhjetëra hektar bregdet shqiptarëve, ku mund të kish lulëzuar një industri gjigande turistike.
Rasti i dytë. Nano me papërgjegjshmërinë maksimale, e paprecedent për një vend demokratik europian, në mos për qëllime të forta thjesht vetjake, tinëz desh i futi zjarrin dhe helmin kryeqytetit duke sjellë për të djegur mijëra e qindra mijëra tonelata plehra urbane nga Italia për t’i djegur në Tiranë. Përsëri protestat popullore e zmbrapsën këtë vendim të tij, shkatërrues e denigrues për vendin.
Këto 2 raste mjaftojnë për tu bindur se Nano është krejtësisht i pabesueshëm që, si president, ai do t’i shërbente interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar, siç kërkon betimi i presidentit, madje askush nuk do habitej që ai mund të bëj të kundërtën. Bie fjala askush nuk do habitej që Nano do firmoste pa ju dridhur dora për faljen Greqisë të hapësirës detare shqiptare, po t’i jepej kjo kompetencë.
Nanos i pëlqen ta quajë veten mbi palët, por realisht është thjesht nën palët dhe madje shumë nën.
ne fakt ceshtja duhet pare ndryshe. A ka nano ndonje performance qe i afrohet statures se nje presidenti europian. Ndryshe sa i afrohet Nano presidenteve paraardhes te Shqiperise MOisiu, Meidani Topi? Eshte shume larg tyre, por nuk mud te thuhet se nuk eshte i zgjuar e nuk eshte i pasur (nuk dihet si kane shkuar punet ne kazino) dhe se nuk po synon ta blej postin ca me pazare politike ca me para. nese avancon drejt presdences populli duhet te ngrihet para se te avancojne pazaret per ta reuar kandidaturen e tj. sot duhet nje kolonel si president, nje eshte MYSLYM PASHA.
pijanecet si nano nuk i ke per gje
nuk i ke meshkuj
nuk i ke per pune
i ke me mendjen te gota
nuk e kuptoje si mund te humbim me kohen me kata “pseudopolitikane”?
Nano duhet se pari te na thote se c’fare ka bere ne keto 21 vite te demokracise, pse vendi eshte katandisur ne kete derexhe, kush eshte shkaktari i gjithe ketij shkaterrimi dhe sa eshte pergjegjesia e vete Nanos.
Me pas, po doli i lare, le te hyje ne konkurim, ka plot shqiptare qe e duan vendin e tyre, jo si Nano qe do vetem vehten e vet.
Lavdosh! Jane shume pak sa thua, jo se nuk jane te vleresueshme ,por Nano ka shume me teper per te mos qene president.Ka njerez qe thone me mire Nano se ndonje prej mjeraneve Berishjane.Une do te thosha jo ,sepse Nano ka treguar se me shume ka pare vehten se popullin dhe kete e tregoi per rreth 7 vjet rresht .Aiishte me vlera politike dhe kontribute me te larta kur ishte brenda ne Bençe se sa keto 7 vjet qe ishte jashte (ne te dy kuptimet) Nano dha edhe Lukoven ,dha edhe Vloren ,la edhe pronat ne duart e Saliut ne menyren qe ti bente Saliu si karaburunun ,Orikumin e Selmanllarit, Radhimes etj etj qe ti i di ndoshta me mire se edhe une se merresh me politike dhe me mjedis.Per Shqiperine si eshte bere “do zot hauri”,nuk do nga keta dredharake te shpifur
Shqiperia ne rrugen e saj te perparimit, me shume se nga kushdo tjeter politikane;me shume se nga cdo keq beres ordiner, madje i permasave te medha; me shume se nga cdo fatkeqesi natyre me deme te konsiderueshem(megjithese edhe ato te NATYRES kane qene po per faj te njeriut),eshte penguar dhe vazhdon te PENGOHET nga dy njerez qe te bashkuar ne nje te vetem quhen: SALI NANO ose FATOS BERISHA. Per ta HISTORIA ka rezervuar KOSHIN e SAJ! Por vendi e do nje PRESIDENT. Mire ishte te qendronte TOPI edhe nje mandat. Por ne se ai ka frike se nuk fito, le ta dorezoje. Por ne se e ka ndare mendjen per tu larguar, duhet qe, nepermjet deputeteve te ,,djathte” qe u ka mbet pak moral dhe shqetesohen per fatet e Shqiperise, ta zbresin sa me shpejt nga kali ne votimin me te pare qe mund te kete ne Kuvend, qofte dhe me mocion mosbesimi, ate qe per 20 vjet qendro mbi zverkun e nje populli te tere. Nje gje duhet ta beje TOPI. ,,TOPIN” e ka ne kembet e tij. Le ta gjuaj penalltine per GOL…!Ndersa presidenti i ri duhet te jete KONSTITUCIONALISTI me i mire (dhe i ndershem) qe kemi ne sot. Kush eshte? Nuk e di! Eh! Sikur te ishte te pakten, 10 vjet me i ri Prof. LUAN OMARI!…
Luan Omari dhe ne kete moshe eshte perfekt, por besoj me e mira do ishte nje sh ushtarak, qofte dhe Moisiu perseri. Mosha nuk eshte problem per nje president. pra ne ete blogvine 2 propozime te reja, MOisiu, Luan Omari dhe kolonel Myslym Pashaj
Shkrim shume i dobet o lavdosh. Asnje nga ato nuk eshte e vertet , U ngrit vetem nje tec dhe plehrat nuk erdhen ne shqiperi. Shiko mo cbehet sot me PDdhe LSI. , dhe BERISHA thote se pd. ka personalitete per president, te pakten NANO ka dale hapur , por do ulerish ti e te tjeret qe kritikojne NANON kur berisha BRENDA 1 ORE do zgjedhe presidentin kukul te tije . -Me qe ra fjala un jam dakord ti jepet magazina JOVAN BARDHIT ja qe e do magazinen
I mbaruan parat matrapazit ne Vjene dhe Saliu duket se nuk i jep me aq sa do, ndaj do qe nga plehrat qe nisi ne 2005 e me plehrat si veten qe ka perreth te siguroje para per bixhoz ne kazino.
Lavdoshit duhet ti themi te lumte dora dhe duhet te shkruajne e flasin dhe te tjere per monstrta te dale boje te tipit nano e Co, berisha e Co etj, por ketu eshte bere m… dhe s’ke ku e kap..por lavdoshi ka harruar edhe nje tjeter moment qe tregon se sa pordhac koti eshte nano-kur gjoja nga nje kercenim i PD-se ne 1998-en me bisht ndershale si lepur iku tinez dhe e la shqiperine dhe me bisht ndershale iku ne Maqedoni-po perse burre shteti eshte ky spurdhjak !