U përfol e u bë lajmi më bombastik e më polemik i medias së shkruar dhe vizive, por jo vetëm, “Gay-Parade” u bë dhe muhabeti më i konsumuar i kafeneve e restoranteve, si dhe tavolinave të punës nëpër institucione të ndryshme publike e private. Një paradë e thjeshtë, në formë manifestimi, e një grupi të vogël njerëzish të diskriminuar e paragjykuar deri në palcë vetëm për shkak të orientimit të tyre seksual.
Në një mënyrë absurde e pa sens data 17 Maj, pra dita kur do të mbahet Parada e homoseksualëve të Shqipërisë, u përfol si të ishte “dita e qametit”, sidomos nga komunitetet fetare. Dita kur botës do i vinte fundi, ku njerëzimi s’do të ishte më ai i pari dhe natyra do revoltohej deri në tërbim e shkatërrim në formë katastrofe, por ajo çka mua duk më e çuditshme e gati- gati “misterioze” ishte lancimi dhe mënyra e diskutimit që u bë për këtë Parade, deri diku si një publicitet apo show, qoftë argëtues për disa, e qoftë zemërues për disa të tjerë. Pra një mënyrë e kalkuluar për mendimin tim për t’u hequr vëmendjen shqiptarëve nga vorbulla e rrënimit ekonomik dhe halleve e streseve të shumta që i kanë kapluar dhe i kaplojnë përditë, një shtyrje e dhunshme drejt asaj çka shpesh e rëndom ndodh këtu tek ne “shif hallin, e tjetrit e jo tëndin”, e cila ironikisht në rastin konkret përkthehet në “revoltohu deri në maraz se me kë kryen marrëdhënie djali i komshiut, dhe ul kokën pafuqishëm përballë papunësisë së djalit tënd”. A nuk është e turpshme dhe fodulle kjo gjë?! A mos është vallë pikërisht ky ai “ngërçi” që na ka lënë në këtë derexhe?! Preokupimi për gjëra që as nuk na cenojnë, e as nuk na kërcënojnë! Kushdo që ndihet i kërcënuar nga kjo Parade le të meditojë gjerë e gjatë, se ndoshta mund të jetë kollaj i tundueshëm dhe befas i kthehet mendja të bëjë një xhiro nga bulevardi më datë 17, se boll është i lakuar ai bulevard nga kryeministri ynë i “nderuar”, me epitete edhe më të perdala.
Në fakt ajo çka më la një shije edhe më të hidhur ishte pikërisht mënyra e imponimit të disa “tipave” që duan të bëjnë protagonistin. Po përse xhanëm dalin haptas me një krenari cinike për faktin e të qënit “homofob”, duke ngritur zërin deri në kupë të qiellit me një tërbim të frikshëm e kërcënues me pasojë vdekjen dhe nuk çajnë kokën aspak për fenomenin “pedofili” i cili është prezent në ditët tona dhe përbën një problem dramatik e të rrezikshëm për minorenët e pafajshëm??!!
Më ngjan deri dikur qesharake siguria dhe stoicizmi me të cilin flasin e argumentojnë ata që vetëshpallen “Të dërguarit e Perëndisë”, ata që mendojnë dhe na lejnë të kuptojmë se janë zëri i arsyes së mirësisë dhe zëri i atit tonë. Do doja tu drejtohesha duke i pyetur;
– Po mirë o zotërinj të vetëshpallur “shenjtorë” si e quani ju gjestin e Jezusit kur doli në mbrojtje të mëkatares Maria Magdalenë duke i thënë populli të tij “Kush është pa mëkat, të gjuajë i pari me gur”? Ku e dini ju që ai s’do të kish bërë të njëjtin veprim për një djalë të pambrojtur gay?! Apo mos vallë mendoni se i dini të gjitha?! E pra mendjemadhësia zotërinj të shenjtë është një mëkat më vete dhe ju bën juve kështu mëkatarët e parë!
Në këtë jetë vetëm zoti mund të na gjykojë dhe jo pseudo përcjellësit e të ashtuquajturës “fjala e Perëndisë” të cilët shfrytëzojnë rastin të shfaqen menjëherë nëpër media e të vetëreklamohen, duke paragjykuar një fenomen social të këtillë sic është dhe rasti i komunitetit LGBT. Para disa kohësh më tërhoqi vëmendjen një koment i bërë në një gazetë italiane nga një i ri anonim, i cili i drejtonte pikërisht këtë pyetje Papës në Vatikan “Ju që luteni kaq shumë, e që i bëni thirrje qeverisë që të ndihmojë familjet në nevojë, a mos ndoshta keni menduar ndonjëherë ta dhuroni atë unazë të shtrenjtë që mbani në gisht? Me siguri çmimi i saj do arrinte të shtronte plot sofrat e dhjetëra familjeve në nevojë!”
Unë e kam më të thjeshtë, unë po i drejtohem bashkëkombasve të mi, pse o njerëz nuk ngrini zë e krye për kushtet e këqija të jetesës? Pse nuk ankoheni se fatura e energjisë elektrike është më e lartë se rroga mujore e një punëtori të ndershëm. Pse nuk ngrini zë për mungesën e një linje urbane që shkon deri pranë varrezave të Sharrës, rrugë të cilën e bëni në këmbë në kohë bore a shiu vetëm për t’i vënë një tufë lule njerëzve të afërt të cilët janë ndarë nga kjo jetë?! Pse nuk ngrini zë për korrupsionin e pangopur që hasim kudo në ekonomi, në arsim, apo dhe në shëndetësi? Pse nuk ngrini zë për qindra gra e vajza te cilat bien çdo ditë viktima të prostitucionit dhe dhunës bashkëshortore? Po për të ngujuarit pse nuk ngrini zë? Pse nuk bëni thirrje e apel për paqe, por bëni thirrje dhunë e diskriminimi? A është njerëzore kjo? Të gjithë jetojmë në shtëpira dhe i kemi këto fatura, të gjithë kemi të paktën një të vdekur që duhet ta kujtojmë, të gjithë kemi në familje o një pensionist, o një të papunë, o një fëmijë që shkon në shkollë, o një motër që kërcënohet nga dhuna, në mos këto, të gjithë një ditë do përfundojmë në një spital, apo do kemi nevojë për ndihmën e mjekut dhe të gjithë e dimë si janë spitalet tona.
Atdheu ynë është i tejmbushur me halle të shumta e me mangësira pafund, ndaj s’mund të shohim gjithë të keqen e mundshme dhe gjithë rrezikun vetëm te një Paradë paqësore. Jam e sigurt që sa herë ju fyeni e gjykoni me dhunë një individ me orientim seksual ndryshe nga ju, diku në ndonjë qoshe një nënë, një baba, një vëlla, kafshojnë një plagë e cila sa herë fillon të shërohet, ju e godisni sërish me helmin e paragjykimit. Prandaj të dashur bashkëkombas, le të mos merremi kaq shumë me këtë minoritet të diskriminuar, sepse nëse është ashtu si mendoni ju ata do jenë shumë pak në datë 17 maj dhe ju do keni rast të merrni frymë të lehtësuar. Le të ngrihemi të kërkojmë më shumë nga qeveria jonë, nga secili prej nesh, se këto janë gjërat që duhet ta na interesojnë më shumë, e pastaj me barkun plot e me mendjen e shëndoshë le të fillojmë të diskutojmë dhe për Gay-Parade.
Znj. Jona Dervishi.
Shkrim i bukur ky i juaji. Por per ke e keni shkruar? Per ne? Per shqiptaret? Per ne te mjeret? Epo mire jemi edhe keshtu. Nese nuk ka pune, nuk ka drejtesi, nuk ka institucione te pavarura, nuk ka demokraci, nuk ka vote te lire, ne prape mire jemi. Ka korrupsion, ka vjedhje, ka prostitucion politik, ne prape mire jemi. Shitet deti, shitet pasuria kombetare, shitet nafta dhe HC, mne prape mire jemi. Pune nuk kemi, por ne kafe e kalojme te gjithe diten, dhe madje edhe naten neper disko, deri ne oren 04 apo 05 te mengjesit. Dhe prape mire jemi. Nese udheheqesi yne i nderuar Z. Sali Berisha dhe familja e tij jane mire, edhe ne mire jemi, sigurisht. Na vjedh KESH-i, UKT-ja, TeleKomi, na vjedhin te gjithe me sherbimet, dhe ne prape mire jemi, madje edhe te lumtur. As te mos mendoni dhe te shpresoni kurre se shqiptaret do te ngrihen ndonjehere per te drejtat e tyre. Kurre! Dhe kete gje e di edhe Z. Kryeminister dhe prandaj tallet me ne te gjithe. I lumte!
Do tju baj nji manifestim te shkelqyr ktyne vajzave shqiptare, e ardhmja e vendit tone ne europ.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ne-pritje-me-padurim-per-pjesmarrjen-e.html
Eh moj Jona Jona, ti ke te drejte mi goce po kujt ja thua. Mos kujto se te gjithe lexojne gazeta si keta 50 vetet qe komentojne ketu, se shumica ne Shqiperi pijne kafe, dhe nga keta 50 ketu shumica jane jashte duke futur veten time ketu (vetem se une vij shpesh ne Shqiperi) keshtu qe me trungjet levizese eshte e kote te flasesh. E ka drejte ai miku lart se e kam thene me dhjetera here vete se kjo qeveri nuk do te bjere kurre nga presioni popullor per arsyen e thjeshte se ne Albanistan nuk ka popull per te bere presion po ka turme pa koke. Ti Jona qenke goce e bukur, shih veten tende se shtazet nuk behen me zor njerez.
I numerove te gjitha hallet e shqiptareve,moj Jona,por nuk mora vesh se cfare te shqetesoka per PALO HALLET E PEDERASTEVE!!!Ne Shqiperi kurre nuk do pranohen PEDERASTET,nda mos kerkoni te mbuloni M… me Sh…!!!Natyra e ka krijuar mashkullin dhe femren per te shtuar popullsine,ndryshe jeta merr fund!!Po keta B….QIRET Cfare duan t’i japin jetes??Vetem B…QIRET!!!Hyyyy,PLEHRAT E BOTES!!!Keta jane SHEMTIA E JETES NJEREZORE E DUHET TE DIGJEN ME ZJARR!!!
xhoni …digjenerimi per shqipetaret eshte DEMOKRACI ……te beje edi rama plazh nudo eshte zhvillim per shqiperin
shkrim i bukur
Sa bukur shkruan ky erjoni mo njerez. Bravo Erjon je i papare
Le te kujtojme revolimin e te rinjve te Lezhes kunder nje homoje, qe s’i kishte bere keq njeriu. Kurse duhej ta kishin ndier veten shume te revoltuar e te poshteruar nga vrasja e atij djalit anglez te pafajshem qe u mbyt ne pus nga “shoket” e vet. Kjo vrasje e pabese, e shemtuar, e poshter duhej t’i kishte bere te gjithe lezhjanet te ngriheshin si nje trup i vetem dhe ta denonin vrasjen dhe te shprehnin perbuzjen e neverine e tyre per vrasesin. Ndofta keshtu do t’i jepnin nje ngushellim te vogel familjes… ndofta keshtu do ta shlyenin paksa njollen e zeze qe iu vu qytetit.
Eshte e vertete qe hallet s’mbarojne.Psh hallet e homoseksualeve nuk i ngjajne absolutisht halleve te vajzave te bukura si ju Jona,qe shpejt rrudhen dhe plaken nga jeta e veshtire ne fshatrat e thella,ku gruri mbillet me dore dhe korret me draper;e shijne me kale apo gomar;keto jane halle qe sinqerisht do t’ju shtyja t’i shihnit me syte tuaj,duke dale nga luksi i rreme i Tiranes drejt fshatrave te thella te Mokres,Librazhdit apo Malesise se Madhe.Shoqet tuaja,qe plaken para kohe,duke mbajtur nje tufe femije,se shpesh burrat kane shkuar ne kurbet,e me keq akoma,mezi ia dalin te sjellin ndonje euro,qe fluturon dhe ajo pak,pas manise shqiptare per te ngritur kate te dyta,te treta shtepish me gardhe,ose per te shtuar dy-tre divane apo televizore plazma,duke harruar lavatriçen,qe duhet per te munduar me pak gruan,apo t’i rregulloje banjen e kushtet e tjera elementare.Ndoshta edhe me afer,aty pas Dajtit,ne fshatrat e Shen Merise,Shen Palit dhe Shen Gjergjit;edhe shenjtet s’ndihmojne do me gjeste hyjnore!Natyrisht qer s’jam homofob;ne morine e njemije gjerave te bera mbrapsht ç’u be se shtohet edhe njecke.Frojdi permend qe ne subkoshience jemi biseks;po morali atehere çfare eshte?Psh Frojdi vdiq si antifeminist i bindur;Frojdi ishte maksimalisht kunder inteligjences dhe rolit te gruas,biles ne nje kohe kur Marie Kyri kishte marre dy here Nobel;nje here per fizike dhe nje here per kimi.Natyrisht kemi halle;imagjino sikur nje dite te bukur njerezimi mos te kishte halle?Do binte ne melankoli;melankolia eshte nje stad qe ishalla mos e arrifshim!Imagjino,i vune emrin e nje planeti te merzitshem qe erdhi te na bente si vetja,ne ate filmin e von Trier,madje nje gazetar me shije te holla shkroi gjate tek Shekulli nje shkrim te bukur.Rastesisht kisha lexuar me pare tek revista Chi,apo Gente diçka po aq analoge,ne nje nga ato pritjet rutine per vizite tek dentisti,ku rendom gjen ne holl nje tufe revistash qe te kalosh ne njefare menyre merzine e pritjes.Imagjino,kur shkoj tek mjeku i familjes i gjej te gjithe duke lexuar revistat,sa harrojne se kush e ka rradhen.Mjeku i familjes e mbush hollin me revisten Focus,me rreth 200 faqe sejcila.Pra,keshtu ajo eseja e gjate per Melancholia…Ju mendoni se homoseksualiteti eshte nje hall luksoz,per te cilin duhet te mos mendojme,se ka halle me urgjente?Po,keni te drejte deri diku.Keni te drejte sipas kartes universale te te drejtave te njeriut,te OKB,por ndoshta si vajze e re,natyrisht pa paragjykime(me gjeni nje njeri ne bote pa paragjykime dhe une do t’a bej perendi)ju nuk i shpjegoni dot femijeve te mi te vegjel sot(ose femijeve tuaj neser)se ata dy xhaxhat qe po puthen,apo ato dy tetat jane gjeja me normale ne bote.Sepse,e dashur Jona,njeru eshte produkt shoqeror;ne pèergjithesi ai qe rritet me ujkun behet ujk,ai qe rritet me normalitetin e homoseksualizmit ka shume gjasa te behet homoseksual.E di çfare?Nje autor maksimal per mendimin tim,citon Frojdin,dhe thote qe Io(njeriu,si produkt intelektual)fiton mbi Es(njeriu si shume instiktesh)duke mposhtur kete te dyten;pra njeriu qe revolucionarizoi boten eshte produkt i mposhtjes instiktive.Kam frike se dal shume gjate,dhe behem i merzitshem,se ky eshte argument qe do dite e nete t’a vijosh,aq me teper s’dua te me marrin per katundar moralist.Mundohuni te dilni nga Tirana,se Shqiperia realisht per t’u ndryshuar fillon nga periferia.Psh,gruaja ime po fliste me te motren ne Greqi,dhe ajo po i thoshte se nje kokerr veze ne Shqiperi bente 230 leke te vjetra;ne me 1 euro marrim nje pako me dhjete,nje liter benzine ka kaluar 2000 leke,apo domatet kushtojne me lire jashte sesa ne shqiperi;shikojini keto e perdite,gjersa njerezve t’u plasin syte.Siç thote Brehti;”Qorrat me tregojne rrugedaljen,por une shikoj…”.Suksese edhe njehere!
ilthiaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Jona me vjen keq por niveli juaj eshte shum mjeran!