Të nderuar gazetarë të gazetës Tema.
Tashmë është bërë publike vdekja e Nazmi Hidës dhe Qamil Shehut, dy punëtorët që po punonin në ndërtimin e hidrocentralit të Selishtës. Nazmi Hida 50 vjeç, nga Selishta, i martuar dhe babai i katër fëmijëve dhe Qamil Shehu 47 vjeç, lindur në Selishtë dhe banues në Tiranë.
Të dy punëtorët punon për kompaninë që kishte marrë përsipër ndërtimin e hidrocentralit. Ato punonin në kushte primitive, ku nuk respektohej asnjë nga masat apo normat e sigurisë. Sipas burimeve të banorëve pas ndërtuesit të hidrocentralit, me pronarë Ramazan Biba, i cili drejton firmën që kryen punimet, qëndrojnë Xhemal Delishi, kryetari i Komunës së Selishtës dhe Jemin Gjana, deputet i Qarkut Dibër. Kjo është një arsye më shumë për të besuar se politika e dhënieve të koncesioneve të Qeverisë Berisha është e dështuar, sepse ajo nuk përfaqëson interesat kombëtare, por të klaneve të PD.
Është për tu theksuar fakti se për ndërtimin e hidrocentralit janë përdorur ekskavatorët dhe makineritë e Komunës së Selishtës. Gjithashtu, Ramazan Biba njihet si sponsorizuesi kryesorë i fushatës së kryetarit të Komunës z. Xhemal Delishi. Pra, kemi të bëjmë me implikime interesash. Kryetari i Komunës i ka kthyer banorët e zonës në skllevër për interesat e vetë ekonomike e politike. Ai përdor pushtetin e tij politik për interesa krejtësisht private dhe për përfitime jo të qarta e transparente.
Sot pikërisht në Tiranë u krye ceremonia mortore e punëtorit Qamil Shehu. Ajo që binte në sy ishte varfëria e kësaj familje të ndershme si dhe fakti se asnjë nga deputetët e Qarkut të Dibrës, duke përfshirë edhe Jemin Gjanën, nuk morën pjesë për t’i bërë nderimet dhe respektimit e fundit. Kjo tregon qartë se sa të interesuar për hallet e problemet e votuesve të tyre janë politikanët e PD-së. Ata janë të interesuar vetëm për xhepat dhe interesat e tyre private e personale.
Sa vone e paske kuptuar?!!!!!