Siç edhe është pritur, “Causa Grass” pas botimit të vargjeve të tij drejtuar Izraelit, apo thënë edhe më saktë qeverisë së atjeshme me në krye Netanjahun, ka vazhduar të jetë temë ditore në mediet elektronike dhe të printuara jo vetëm të Gjermanisë e Europës, por edhe kontinenteve të tjera. Ky diskurs edhe ishte pritur. Dhe është vetëm një vazhdim i vogël i asaj që sidomos kur ky autor është në pyetje, dhe nëse doni edhe krejt skena intelektuale gjermane dhe qëndrimi i saj ndaj Izraelit dhe hebrenjve.
Përmbledhjet që mediet u bëjnë qëndrimeve e reagimeve, letrave e eseve të autorëve me nam, analizat e vetë poezisë (“Atë që duhet thënë”), por edhe mbrojta që vetë Günter Grass vazhdon t’i bëjë vetes, vazhdojnë të jenë lektyrë e mëngjesit dhe analizë e darkës. Edhe sa do të zgjasë pra krejt kjo Grass-ologji? Do të duhej pyetur tashti kur dalëngadalë shohim që frontet vetëm sa janë barrikaduar dhe kthim prapa nuk ka. Por, çka është edhe më me rëndësi – nuk do të ketë as në të ardhmen.
Jo vetëm pse autori dhe ata që e kundërshtojnë apo aplaudojnë nuk duan por pse edhe politika, diplomacia dhe marrëdhëniet ndërshtetërore kanë futur gishtërinjtë e tyre në këtë hesap. Në anën tjetër ndoshta nuk do të zgjasë edhe shumë dhe para së gjithash duhet shpresuar që gjakërat do qetësohen së paku kur politika është në pyetje. Sepse Grass, në një mënyrë a tjetrën e sheh punën e kryer.
Kjo gjë mund të thuhet sidomos pas tekstit të tij të publikuar para dy ditësh në “Süddeutsche” dhe ku mes tjerash ndalimin që shteti izraelit e nxori për të që të mos ketë të drejtë të udhëtojë në këtë shtet e quajti, ose thënë edhe më mirë e krahasoi me të njejtat metoda si ato të Republikës Demokratike të Gjermanisë (ish-DDR).
Për të tjera deklarime e qëndrime as Grass por as rrethi i tij ngushtë duket që nuk kanë më dëshirë të prononcohen e aq më pak të vetëmbrohen. Dhe janë ndoshta interesante analizat që vetë poezisë së tij i bëhen – nga kolegë me reputacion – nobelistja, Hertha Müller apo njëri nga poetët më të mëdhenj që Gjermania dhe njerëzimi sot ka, Durs Grünbein, dhe që të dy bashkë me shumë e shumë të tjerë vetë poezinë e Grassit e kanë quajtur si një tekst më tepër se të dobët.. tekst ky i cili mund të jetë çdogjë – nga një pamflet politik deri tek një ese me kontura kronologjike… por jo edhe poezi që vlen diçka.
Në ndihmë s’i dalin edhe gazetarët e djalit të Rudolf Augsteinit, Jakobit (i cili e mori në mbrojtje Grassin), të cilët në analizën e tyre të thellë dhe metodologjike, poezisë në fjalë, duke e vendosur atë në frymën prozaike të Bertchold Brechtit në njërën anë dhe Ernst Jüngerit në anën tjetër, erdhën tek konkluza që po… më shumë i shkon Jüngerit por nuk e mbërrin as nivelin e këtij, për të mos thënë është tepër prapa.
Pa lënë anash këtu nuk do të duhej të ishte qëndrimi i javores së famshme gjermane “Die Zeit”, e cila në numrin e saj të së enjtes- kur edhe del kjo gazetë, lexuesit i informonte që Grass së pari atë poezi ia kishte ofruar pikërisht “Die Zeit”-it por redaksia kishte vendosur të mos e shtypte atë tekst!
Për shumë shkaqe por kryesoret ishin dy: poezia ishte e dobët dhe vet qëndrimet e shprehura politike në të, ishin poashtu kundër vijës politike e kulturore të këtij mediumi me nam. Krejt këto, përfshirë këtu edhe njërën prej analizave më interesante që njëri prej filozofëve më të njohur europianë, Berndard Henri Levy, shtjellonte dhe ku mes të tjerash Grassin, por edhe opinionin e pyeste se pse shkrimtari i madh gjerman shikonte vetëm drejt Izraelit dhe nuk ndalej me “penën e tij të moçme” të shënonte dhe problemet e njëjta në vende siç janë Koreja Veriore apo Pakistani, Rusia apo Siria?!…
Pyetje këto me të cilat askush deri tashti nuk e kishte konfrontuar autorin gjerman – përgjigjja në të cilat do të vazhdojë të mbetet e mbyllur sot e mot. Sepse siç u theksua më lart – kjo çështje dalngadalë do të zhduket nga faqet e gazetave dhe kryelajmet për t’u katapultuar në memoriet e bio e bibliografëve të Grassit dhe historinë e marrëdhënieve më të reja mes gjermanëve dhe hebrenjve. Së paku kur Grass është në pyetje.
Debati për shkrimtarin gjerman dhe qëndrimin, ose thënë më mirë kritikën ndaj Izraelit ka vazhduar dhe në ndërkohë, nga java që vjen me ritmin e vet normal edhe pritet të mbyllet. Për t’u hapur tjetërkund: në analet e historisë së letërsisë dhe angazhimit intelektual të këtij autori. Dhe deshi dikush apo jo ta pranojë: një njollë kjo poezi nuk do të jetë ose do jetë shumë më e vogël sesa heshtja e tij me dekada si ish pjesëtar i SS-it, por shumë më tepër do të mbahet mend, studiohet e analizohet si një kontradiktë dhe debat i cili do të bartet në katedra akademike e biblioteka me libra të rinj që tashmë kanë filluar të shkruhen dhe së shpejti botohen për të përfunduar në fund në rafte bibliotekash të mirëfillta.
Ky është pra produkti i kësaj kontradikte sado të rëndë, por si gjithmonë, frytëdhënëse! Sidomos për Günter Grassin
Besoj se poetëve nuk duhet ti mbyllet goja e t’u konfiskohet pena se kështu dashkan filosemitët e vonuar. Do t’ishte mirë që të merrte fund poshtërimi i qëllimshëm që vijon ti bëhet popullit gjerman. Ky shkrim përveç se është i dobët është dhe tejet i njëanshëm.
Me sa ç’duket dekonstruktimi i miteve europiane (bazuar në një doktrinë që synon t’i shkatërrojë e t’i përdhosë Evropës dhe qytetërimit të saj çdo kujtim antropologjikisht të kulluar) nuk ja ka dalë ende të denatyrojë njerëz si Grassi. Beqë Cufaj, para se të guxojë të nëpërkëmbë figurën e nobelistit të shquar, të marrë të paktën mundimin t’i rikthehet mësimit të gjuhës shqipe për të pasuruar leksikun dhe përmirësuar sintaksën.
Nuk Prejashtohet se Pas Luftes se Ftoht Botrore dhe Pas Kapitulimit te Sistemit Socjalist-Komunist ne BRSS, Populli Gjerman -Intelegjenca e keti Populli qe ka dhen Shume te mira per njerzimin,por edhe Shum te Kqia, Perserideshiron te i Kthehet Vendit qe ata mendojn duhet ta ken,sidemos Pas Bashkimit te dy Gjermanive.Por se pari Kjo Intelegjenci Gjermane duhet te Sqarohet dhe Analizoj Historin e demshme qe e kishte pasur me Prurjen e Nacional Socjalistve ne Pushtet, Pastaj te kerkoj Kthimin meritor qe e ka ne Qarqet Botrore . Zoti Beq Cufa ka ber nje Analiz siperfaqsore Latraro Politike se qfar Thojn dhe Shkruajn Qarqet Intelektuale Gjermane-duke na ber Nje Sherbim shum te mir neve Shqiptarve ,qe te kemi mundesi te i kapim Rrjedhjen e Polimikes ne burimin e Ngjarjes.
Shpresoj dhe besoj ne Gjakftohtesin e Diskutimeve ne qarqet Shqiptare,mos te Barikadohemi ne menyra Naive-por te Shofim Procesin Pozitiv Kombetar dhe Nderkombetar Jo vetem politik.
Me aq sa di une,G.Grass nuk ka shkruar asnjehere poezi,keshtuqe nxjerrja e ketsaj proteste ne foirme vargjesh eshte e qellimshme dhe e kerkuar nga vete autori.M;eqe autori e ka dashur dhe ka insistuar,eshte per t’u vleresuar kljo apo jo?Se mund te heshtte autori me fame(dhe jo me nam),ashtu siç nuk e botuan gazetat me nam(ne fakt,me fame).Pra,eshte mire te heshtet apo te ngrihet zeri?Kjo eshte esenca,dhe dime qe misioni i nje shkrimtari,poeti,filozofi,me nje fjale e kujtdo qe ndihet i lire,eshte nxjerrja ne siperfaqe e problemeve dhe jo fshehja e tyre.Meqe G.Grass ka qene ushtar ne vitin e fundit te luftes,kjo nuk do te thote qe nuk ka te drejte te flase.B.Henry Levi,qe eshte ebre francez,mire e ka qe Grass duhet te kritikoje edhe rregjimet totalitariste,koreane,kineze e ku di une,por ne rastin konkret,a ka te drejte Grass apo jo?Kjo eshte çeshtja?Mjaft intelektuale ebrenj kane qene dhe jane kritike te forte te politikes brutale te Izraelit ndaj çeshtjes palestinese dhe me gjere,ne Lindjen e Mesme.Izraeli zyrtarisht eshte hedhur ne gjyq per krimet e kryera ne Liban;pra mos te flase G.Grass per keto?Tani i ndalohet shkrimtarit te hyje ne Izrael;mendoni sa qesharake!Kur nuk ke argumenta,natyrisht ndodh keshtu.U zgjodh papa,o burra se Ratzinger ka qene nazist.Po t’a marresh ashtu,tere Gjermania naziste ka qene,atehere o burra te mos blejme makina gjermane(se tanket e avionet i benin MB,BMW,VW),mos blini trapano Bosch,mos hani hamburger,mos hipni ne Airbus.Po t’a marresh ashtu,Truman duhet te cilesohet Ferri ne japonisht,se me dy bomba vrau 500.000njerez,apo Curçilli me Rooseveltin,qe shkaterruan Dresdenin me 100.000 te pafajshem.Per mendimin tim,kjo qe thote Grass eshte nje moment qe ebrenjte dhe shetti i tyre te reflektojne,jo te rindezin armiqesite e vjetra.
@gimo, qe kruan me beqe cufajn keshtu… apo ke ndonje hall me te.. medoemos se e paske per merak fare.. ulu e shkruaj ti paksa si ai mor burre i dheut…
Përshëndetje Alda (ju lutem thirrmëni Gimaj e jo @gimo se s’ka lidhje me Gimajn të cilën ju nuk e ditkeni se nga i bie), kjo nuk quhet krruarje, sa për dijeni, por mendim i lirë. Për më tepër them se isha i qartë kur përmenda papjtueshmërinë time me teorinë e dekonstruktimit të mitit, shumë e nënkuptuar në këtë artikull, e cila rrjedh prej mendimtarësh hebrej, mbi të gjithë Derridës, në rast se ju keni dëgjuar të flitet për të. Mendoj se ju kërkoni thjesht përplasje me mua por nuk do t’jua jap këtë kënaqësi. Të jesh kundër politikës së Izraelit nuk do të thotë të jesh antisemit, e ma merr mendja se autori gjithësesi nuk i përket farës së Semit biblik, pra mos u nxehni. Sa për përmirësimet leksiko-sintaksore, të cilat janë i vetmi hall që kam, do të doja ta kisha gabim por nuk është kështu. Edhe një herë përshëndetje!
Ah se për pak desh harrova, edhe në shkrimet e Fishtës përdoren dy pikat ¨mibi e-të!