Nga Prec Zogaj
Që Shqipëria ka e duhet të këtë marrëdhënie shumë të mira me Turqinë- kjo nuk ka mbetur për t’u zbuluar në vitin 2012! Disa njerëz shohin fenë myslimane pikën e fortë lidhëse mes dy vendeve. Feja është një argument i jashtëm dhe sipërfaqësor në raport me arsyet e thella të natyrës gjeopolitike. Edhe sikur të ishte e gjitha ateiste, e gjitha e krishterë apo budiste, në konfi guracionin gadishullor ku ndodhet Shqipëria do ta kishte, siç e ka, një pilastër të palujtshme të politikës së saj të jashtme miqësinë me Turqinë.
Nga ana e saj Ankaraja është konstante në dashamirësinë e pazakontë ndaj nesh. Presidentët, kryeministrat dhe zyrtarët e tjerë të lartë
të Shqipërisë janë pritur e pritën me nderime të mëdha në Turqi. Të gjithë me radhë kanë vënë një gur në ndërtesën e miqësisë, por asnjë prej tyre
nuk është dëgjuar deri me sot të flasë me “eureka” dhe me pathos për kryqëzimin e gjakut dhe rracave përkatëse, siç bëri Berisha në vizitën.
Mos vallë nuk e kanë ditur Meidani, Topi, Nano dhe të tjerët se ka katër-pesë million qytetarë turq me origjinë shqiptare në Turqinë e sotme?
Mos nuk e kanë ditur se përgjatë pesëqind viteve të pushtimit osman ka patur shpëngulje, kryqëzime dhe përzierje jo vetëm në Turqi me turq, por edhe në teritore të tjera të pushtuara dhe me rraca të tjera të perandorisë, si përshembull me grekët. Mos nuk e dinë se në raport me popullsinë e vendit ku jetojnë arvanitasit në Greqi janë më shumë se “arnautët” në Turqi?
Mos nuk e dinë sa gjak shqiptar ka rrjedhur në rrembat e vezirëve osmanë, apo kryengritësve antiosmanë në hapërirën e atëhershme perandorakë?
Të gjitha këto e shumë me tepër se këto dihen. Por përmenden me kujdes, ose nuk përmenden fare, kur nuk ka një kontekst tepër të përligjur në marrëdhëniet korente ndërshtetërore. Trajtohen me delikatesë këto çështje për një arsye të thjeshtë dhe të dhimbshme: Në tërësi, kryqëzimet, përzierjet, shpërnguljet nuk kanë qenë zgjedhje e lirë e njerëzve, por produkt i pushtimit të gjatë. Prapa tyre ka drama dhe tragjedi të papërshkrueshme që janë arkivuar njëqind vjet më parë bashkë me pushtimin.
T’i tregosh ato me entuziazëm pas njëqind vjetësh për nevojat politike të ditës do të thotë të rehabilitosh pushtimin, për rrjedhim ta konceptosh pavarësinë si një gjë që nuk u fitua me gjak dhe sakrifica të jashtëzakonshme, por u mbeti në dorë shqiptarëve me shpërbërjen e perendorisë!! Presidentët, apo kryeministrat e Shqipërisë do të mund të flinin me dinjitet për këto pasoja të pushtimit otoman, apo të shpërnguljeve tragjike të mëvonshme, duke kërkuar nga shteti turk, fjala vjen, mbështetjen e së drejtës për shkollim në gjuhën shqipe të këtyre milionave shqiptarëve, në shembullin e Apenineve ku investohet prej shekujsh mësimi shqip i popullsisë arbëreshe. Kur s’flasin dot për këtë dhe nuk është e detyrueshme të flasin- aq me pak u ka hije të flasin në forma të fryra dhe dekorative si shqiptaromëdhenj në Turqi.
E folura e fryrë para dikujt që përfaqëson një shtet shumë më të madh është një formë e veçantë e manifestimit të psikologjisë prej vasali. Ka kontekst politik megjithatë në turkofilinë e kërkuar të kryeministrit shqiptar. Konteksti është piksëpari elektoral. Jo vetëm gjatë vizitës në Turqi, por edhe veprimtari të tjera fetare Berisha, siç nuk është në traditën e laicitetit të shtetit, po kërkon të prekë tastën e kartës fetare, me shpresë se në këtë mënyrë do të marrë më shumë vota nga zgjedhësit e besimit mysliman. E gjithë kjo sigurisht është më e pakta infantiliste. Pa hyrë në hollësira, myslimanët shqiptarë, në shumicë dërrmuese, nuk janë turkoshakë, siç i thotë mendja ndokujt.
Shqiptarë dje, shqiptarë sot dhe shqiptarë nesër, njëlloj si vëllëzërit e tyre katolikë dhe ortodoksë të së njëjtës rracë, ata janë atdhetarë me orientim perëndimor.
Elitën e tyre e gjejmë kurdoherënë histori në ballë të përpjekjeve për një Shqipëri të lirë, të pavarur dhe perëndimore. Në këtë orjentim, sikurse në vetëdijen e rrënjëve të përbashkëta qëndron uniteti i brendshëm i kombit shqiptar. Ndërkaq, ndërsa janë qartazi të orientuar nga Perëndimi, në raport me Turqinë mike, shqiptarët e tre besimeve kanë qenë dhe janë sipas bindjes sime qemalistë, pra janë me doktrinën e Turqisë europiane, doktrinë e cila po gërryhet doradorës nga mazhoranca e sotme e kryeministrit Erdogan, që ka një agjendë islamike dhe neootomane. Pikërisht për ketë arsye, Erdogani nuk mund të ishte as simbolikisht i ftuari I parë i rëndësishëm në 100 vjetorin e pavarësisë. Le të ftohet edhe Erdogan, por më parë duhen ftuar kryetarët e shteteve që kontribuan për pavarësimin e Shqipërisë, siç janë Austria, Italia, SHBA-në e tjerë. Nëse nuk e ka karshillëk kalimtar me elementë bllofi ndaj BE-së këtë shpërthim në Ankara- dhe unë besoj se të tillë e ka- Berisha duhet të ketë ndershmërinë ta votojë agjendën e tij eventuale erdoganiste. Populli e zgjidh edhe këtu.
Sqarim: Në vizitën me rastin e Pashkëve në katedralen katolike, Berisha e quajti Jezu Krishtin profet. Në librin e Shenjtë dhe në litugjinë kristiane Jezu Krishti është vetë Zoti. Së paku në shtëpinë e tij, në kishë, Jezusi duhet njohur ashtu siç e njohin ndjekësit e tij./Shqiptarja.com/
Analize perfekte historike, dhe personalitetit te nje personazhi Kafkia-n si kryeministri abuziv sic eshte z.Berisha.
Por ju z.Zogaj jeni “malok” dhe shumica e lexusve ne kete forum qe duan ta ndajne Shqiperine do ju kundervihen me etiketime fyese tipike krahinore.
Nuk njoh dallime krahinore, njoh vetem pro dhe kunder fatkeqsise Berisha.
Ceceni koketrash i rritur si shpellar ne Vicidol – pra SALI RAM BERISHA prodhoi nje krize me 3000 te vrare me 97, vetem e vetem per te mos dhene doreheqje dhe mos ti hapur rruge zgjedhjeve te parakoshme. U deshen 20 ushtri te huaja qe te ndryshonte mendje.
Me 21 Janar foli qarte si ish kolegu i tij Gadafi(ndjese mos paste) se mund te vrase dhe 3000 te tjere, vetem kur ta lere shendeti si ish-idhulli i tij Enver Hoxha athere do lere pushtetin e grabitur
Po kur po e thyn qafen or edepsysz! harram gjithshka ka dhane populli per ty.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/miresevjen-ne-folene-tende-zoti-sali.html
Zoti Zogaj a nuk e dini se saliu eshte realisht i semure psiqik!? Se dyti po sikur ti shtojme kesaj dhe ate qe ai eshte dhe nje antishqiptar i betuar?! Tani qe kupton se pushteti po i reshket nga duart ka borxh te thote se cdo malejzian(per ata i ka fol dhe baba)ka gjak shqiptari?
Po nuk vune mend dhe kesaj rradhe shqiptaret, ne hale te gomareve te shkojne.
Shkrimi ishte shume i mire
prsh
A do te triumfojne valle, ndonjehere, intelektualet ne Shqiperi?! Lexojme me ETJE artikuj te tille, si ky i shkruar ne menyre madheshtore nga Z.P. Zogaj.. e vleresoj personalisht per thellesine dhe analizen perfekte te situates se pershkruar me siper…populli ka nevoje per mendje te ndritura, persona largpames, njohes te vertete te historise shqiptare..FALEMINDERIT, ne emer te atyre shqiptareve qe e mendojne si une dhe qe ngrene koken lart, kur dikush del ne mbrojtje te historise se shkruar nga stergjysherit tane!
Po kujt i thua or Prec Zogaj.? Ky , per te cilin ,shkruan ti,eshte nje hajvan i keq e i cmendur!
Shqiperise nuk i ka bere vaki’ ndonjehere te kete ne krye te vendit nje budalla si ky malok i rrjedhur e i pa bese!
Prec,une e kuptoj se ti je shum i kthjedhte per c’do veprim te Berishes.Dakort,ti je nje intelektual qe si shqiptar ke detyrimin moral ti sherbesh kombit tand.Ne kete prizem un e shikoj shkrimin tand,qe per mua,si cdo shkrim i yti,ka vlera intelektuale.Ne ,sipas berishes{nuk meriton shkronja te medha}duhet ti themi vella gjaku,atij perdhunuesi qe s’u ngop plot 500 vjet perdhunim.Per sqarim te ketij forumi,une jam puro mysliman Shkodret,por asnjihere nuk kam mendue se kam kushrinj ne Turqi e Azerbajxhan.Me te ba doktor adhamudhi historine asht si me shku me u qeth te kpuctari.Prec,ti para se politikan{kjo asht vler e shtume}je poet.Une e dij se sedra e shpirti i poetit,asht si shtresa e paster e veses mbi petalin e lules ne pranver.E kush asht ma i ndjeshem se poeti???Dakord me ty,un kam nje jete qe krenohem me gjakun tim Shqiptar,ndoshta kam shku ma thell,duke u vetquajtun Arber,Ilir,Pellazg.Mund te jem pak ma i ri se ju ne moshe,por sot me mesu prej ma idiotit politikan,se paskam gjak nga selxhuket,asht nje kolpo e madhe.Nje her,ketu ne UK,nje arabik me tha se ju shqiptaret nuk jeni mysliman te mire,sepse nuk martoheni brenda fisit.Une i thash se kjo asht incest idiot dhe une vij nga raca ma e paster e Ballkanit.Para se mysliman,une jam SHQIPTAR.Mbas kesaj vjen besimi,ideologjia,perkatsia politike.Lexova dikun sot nje Ndrek Gjini,nje turp te gazetarise,qe vraponte me i sherby Berishes,duke than se ai ka te drejt,mbasi ne Shqipni paskan ardh mijra oficera e ushtar turq,ne vitin 1385.Ky kallam,per Berishen dhe rrogen qe i jep Balliu,pranon se i asht kryqzu raca me Turq dhe stergjyshet e tij paskan pas shpi publike ne shek e 14 e si pasoj,ky Ndreka paska gjak Turk.Fondamentalizmi i Berishes gjen boshllek te njerzit pa intelekt,por mbeshtetet nga intelektual eunuke,si ky ndreka,frroqe cupi,Sandri,Farroqja etj.Si mysliman me rilegjon,une kam vlla te gjithe shqiptare katolik,ortodoks e mysliman,qe nana Shqiptare ju ka msu gjuhen,zakonet e moralin shqiptar.Tipa si Sali Berishogllu,vatem sa na prishin imazhin. Dakord me ju ZOGAJ.
1. berisha nuk eshte musliman,
2, as ti nuk je musliman
3. prec zogaj nuk eshte katolik, as musliman por vetem materialiste,
shtoj edhe ti je material edhe saliu,
e vetmja gje eshte se saliu eshte shum i zgjuar ne djallezite e veta, kurse ti me precen jeni shum larg tij
Si vazhdim.Saliu ka shprese tek votat e fondamentalistve te semure dhe tek Kosovaret qorra qe i besojne.Ai shpreson me i pais kta trapa me karta shqiptare per me ardh me votu ne Shqiperi,si ne rastin e Tiranes per Lule Bashen.Opozita te hapi syte dhe 1 muaj para votimeve,ti mbylli kufinjte me Kosoven.
NE PERGJITHESI JAM DAKORD ME PRECIN.E VETMJA QE NA NDAN ESHTE SE NE SHQIPERI SHUMICA MUSLIMANE ESHTE SHQIPFOLESE DHE ME ORIENTIM ARABO-ISLAMIK DHE JO ATDHETARE ME ORIENTIM PERENDIMOR.KJO ESHTE FATKEQESIA E KETIJ VENDI
=Me ne fund e ngrit zerin nje katolik, se u perdhos kisha nga nje turkoshak edhe rrini si mumje. Cfare do thoshin keta te tjeret po te vinte rama ose nano ne “gjami” edhe te thoshe qe profeti ka vjedhur dopak bibel (aq sa i kujtoheshin perrallat e kristianeve ne netet e akullt me hene ndane zjarrit neper udhetimet e tij si qeraxhi gamilesh), apo qe kur qe i ri mori nuse vjeter e kur u plak nuse te re?
Me ne fund e ngrit zerin nje katolik, se u perdhos kisha nga nje turkoshak edhe rrini si mumje. Cfare do thoshin keta te tjeret po te vinte rama ose nano ne “gjami” edhe te thoshe qe profeti ka vjedhur dopak bibel (aq sa i kujtoheshin perrallat e kristianeve ne netet e akullt me hene ndane zjarrit neper udhetimet e tij si qeraxhi gamilesh), apo qe kur qe i ri mori nuse vjeter e kur u plak nuse te re?
Kjo nuk quhet “Turkofili” por “Pederasti” elektorale ku qellimi final i saliut eshte pozicioni “politik komod” “69”.
Eshte lojtar i forte por them se kete rradhe do ta kete te veshtire…
Politikanet tane do bejne mire te mos prekin ndjenjat kombetare dhe fetare te populit shqiptar se duke qene pothuaj injorante ne planin historik dhe religjoz prodhojne histori fiktive dhe mos tolerance fetare.Popuj vllezer e gjaku ndoshta mund te quhen me te drejte ata te nje grupi si p.sh sllavet por ne me turqit as kemi dhe as kemi patur lidhje gjaku por jo vetem me ta por as edhe me ndonje popull tjeter perderisa nuk jane vertetuar as historikisht lidhje te tilla. Ndersa mund te aludohet nga origjina jone vetem nje “vllazeri” me Daket ose Traket (d.m.th me rumunet dhe vllahet) ose me greket e lashte pasi ata kane qene me te aferet me Iliret. E po te shkosh me perzieriet e gjekut nga perdhunimet ose edhe nga martesat e perziera, ne dalim vllezer me gjithe pushtusesit?!. Idiotesirat e prodhuara nga megalomania ose nga inferioritati i politikaneve ne perballje me koleget pushtetare te vendeve perkatese jane tregues i mungeses se integritetit personal,fetar e patriotik. Ne shqiptaret duam sinqerisht te jemi miqte me ata qe sillen si miq me ne, por me e rendesishmja eshte te jemi vllezer me njeri tjetrin pa dallim feje krahine dhe ideje.
Analiza e Prec Zogaj- esht Komplet Politike mos them edhe me Keq Anti Shqiptare.
Ta akuzon Keyeministrin Dr.S.Berishen per diqka qe Dihet Botrisht dhe Faktet jan te Prekshme , kjo esht Barabart me Anti Njerzore, po ju pyes Precin, argumentet qe ke Shtruar kunra Bershes jan FALCE, ndersa Deklarate e berishes se jemi Vllezer me Turqit dhe kemi Gjake te Perbashket kjo esht mese e vertet,ngase ne kohen e Perandoris Osmane Shqiptaret jan ata qe kanqen te Privilegjuar nagSistemi Osman ,siq jan Sot te Privilegjuar Populli Ebre ne Perendim nga Amerikanet,pastaj sa i perket thenjes Gjaku i Perbashket me Turqit kjo Qendron, ngase ne Turqi jetojn meshum se 10 milion Shqiptar te Larguar nga Deportimet dhe Gjenocidet e bera nga Sllavo-Greko Ortodokset,siq jan deportuar Populli Ebre nga Trojet e tyre te Nxitur nga Vatikani Katelikne Mesjet i Jot zoti Preci neper vendet me te sigurta si ne Perandori Osmane,gjithashtu kur esht Ushtruar Gjenocidi Nacional Socjalist nga Gjermania e Hitlerit ku u masakruan mese 6 milion Ebre te Pafajshem-ata qka mbijetuan shkuan u Srehuan ne SHBA, pse a nuk thot Kryeministri Natanjau se me Amerikanet kemi Gjake te Perbashket,kur dihet se ne Amerik jetojn 10 milion Ebrej,tecilet e bejn Politiken e vendit te vet Izrailit.Mevjen Shum keq,qe disa Intelektual Ateist,Katelik -duke mendu dhe Manipolu me Ndjenjat e mirfillta te Kombit Shqiptar Pro Evropjan si tipi i Prec Zogaj &Co,don te na Kercnojn se vetem ne Kateliket jemi Pro Evropjan dhe vetem ne kemi Licensen per me Be Politik Kombetare-Kjo esht Tragjikomike, nje Kominitet Fetar ta merr Guximin te dal mbi Shumicen Apsolute Kombetare ,te bej Politika Kombetare.
per çdo gjë mund t’ia ketë futur kot kryeministri, por për atë të fundit, ka thënë të vërtetën, edhe pse në shtëpinë e ‘mikut’.