FREST një ishull i pavarur brenda socialistëve

12 Prill 2012, 21:26Blog TEMA
FREST një ishull i pavarur brenda socialistëve

 

Jona Dervishi

Do të dëshiroja t’ju njihja sado pak me FREST-in (Forumi Rinor EuroSocialist i Tiranës), një forum i ri i ngritur me iniciativen e një grupi të rinjsh socialistë të Tiranës

FREST-i përngjet me një ishull në mënyrën e organizmit dhe veprimtarisë, pasi është i pavaruar nga strukturat e Forumit EuroSocialist Shqiptar (FRESSH) nën drejtimin e Elisa Spiropalit, edhe pse në fakt urat e bashkëpunimit me të dhe me Sekretariatin e Partisë Socialiste për Rinine dhe Emigracionin janë të konsoliduara dhe raporti është i ndërsjelltë dhe frutdhënës.  Arsyeja përse funksionojmë, le të themi të “ndare”, vjen si një zgjedhje dhe zgjidhje që të rinjtë të jenë më të motivuar dhe të përshtatur nëpër vendet përkatëse ku kontribuojnë, por në fund të fundit gjithçka dhe kushdo që lind e rritet brenda Partisë Socialiste ka vetëm një ideal të përbashkët nje Shqipëri më të mirë!

Fushata “Një hap para” ka filluar, anëtarësimet shtohen dita ditës pa u ndalur duke e rritur kështu ndjeshëm numrin i anëtarëve të këtij forumi.  Atyre u jane bashkangjitur dhe shumë të rinj e të reja nga rrethet të cilët arsimohen, ose janë të punësuar në kryeqytet, dhe punojnë pa lodhje për ringritjen e strukturave të qëndrueshme dhe funksionale, ose më mirë të themi për rigjallërimin e tyre, pasi strukturat kanë ekzistuar edhe më parë.

Mesa duket rinia e kryeqytetit tonë, tashmë të grabitur pa takt nga ata që mendojnë se kush është opozitar nuk ka të drejtë të punësohet, të dëgjohet e madje as të shprehet, gjen tek ne një dritare nga ku mund të zgjasë kokën e të ndjejë frymën evropiane, një portë nga ku mund të hedhë hapin e të shfaqë talentin e saj dhe patjetër një vesh social nga ku mund të dëgjohet dhe në të njëjtën kohë të ndihmohet.  Kur them ndihmë, i referohem fuqisë së grupit dhe vëllazërimit mes nesh, mbështetjes nga anëtarët dhe kryetarët e kësaj force politike që është e vetmja forcë që mund të bëj të mundur që gjërat të ndryshojnë në mënyrë rrënjesore.. Për Partinë Socialiste dhe sidomos për FREST-in rinia është gjithnjë në fokus, ajo ndodhet në plan të parë, cdo problem i tyre përbën një problem për gjithë forumin në tërësi, pasi parimi ynë është “Një për të gjithë, e të gjithë për një”!

FREST ka organizuar dhe pret të organizojë evente dhe trajnime të shumta qofshin ato politike apo sociale. Njëra ndër to është edhe “Akademia Politike”, tashmë e njohur për aftësinë e saj për të evidentuar dhe prodhuar Liderë të së Ardhmes. “Akademia Politike” mirëpriti për të dytin vit rradhazi plot të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, në saj të një përzgjedhjeje me konkurs nga një staf akademik i shkëlqyer me figura të njohura dhe prestigjioze.

Do të doja të rikujtoja, për të gjithë ju që ndoshta nuk jeni bërë ende pjesë e kësaj nisme,  që një nga çështjet kryesore që FREST trajtoi me vendosmëri para disa kohësh ishte moslejimi i “Importit të plehrave” duke bërë manifestime nga më të ndryshmet, e deri diku radikale në simbole, nën titullin “Drejtësia vdiq”.  Një përpjekje maksimale për të mos lejuar miratimin e këtij ligji i cili me hyrjen në fuqi rrezikon ta shndërroj Shqipërinë në një “kosh mbeturinash” të Evropës, ku vende të ndryshme do të flaknin tej llumrat e tyre të panevojshme dhe toksike, duke e kthyer vendin tonë në një vatër të rrezikshme infeksioni. Në këtë rast FREST-i u bë zëri i arsyes dhe u foli ashpër pushtetarëve të korruptuar kundra këtij monstuoziteti i cili përben edhe një fyerje kombëtare që me siguri ka prekur sedrat e të gjithë bashkëkombësave tanë.

E pikërisht në një protestë krejtësisht paqësore të realizuar ne kuadrin e kësaj nisme ju ngrit padi penale shoqes sonë dhe aktivistes së këtij forumi Braziljana Memushajt, vetëm se u shpreh në media për arsyen e protestës dhe vetëm se inati i tërbuar i “pushtetarëve” me shtet të vjedhur donte patjetër të kapte në çark dikë për t’u hakmarrë, duke u përpjekur kështu të censurojnë fjalën e lirë të një qytetari, që fundja as nuk fyeu, e ç’është më e rëndësishmja, as nuk tha ndonjë gjë të pavërtetë.

Pavarisht presionit qeveritar Forumi ynë nuk do të ndalet, ne do vazhdojmë të protestojmë përsëri vendosmërisht e pa u kursyer për çdo pakënaqësi, apo shkelje të së drejtës të cilat ndodhin vazhdimisht në vendin tonë. Ajo çka ne kemi synim tashmë është unifikim, drejtësi dhe hapësirë të shprehuri. Ndryshe nga forumet e tjera politike FREST-i nuk është vetëm zëri përcjellës i së Majtës, ne jemi mbi të gjitha zëri i arsyes dhe i Rinisë, një grumbullim i shpirtrave të lirë, të cilët besojmë në idealin tonë “Shqipërinë”.

E meqë mu dha mundësia t’ju njihja sado pak në mënyrë të thjeshtë e spontane me FREST-in, unë do të doja shumë që ky shkrim të shërbente edhe si një thirrje ndaj gjithë të rinjve të cilët rastësisht po më lexojnë, të cilët ndihen të demotivuar dhe në kufijtë e parazitizmit që jo për faj të tyre i ka kapluar, të afrohen me ne dhe të bëjnë hapin e tyre të saktë drejt së ardhmes optimiste, drejt progresit dhe drejt erës Evropiane.

 

16 komente në “FREST një ishull i pavarur brenda socialistëve”

    1. Durrsjani says:

      Na ishin dikur edhe keta eurosocialistet qe rane verberisht ne dashuri me parane dhe me pushtetin. Sot do na integrojne ne kopshtin e tyre zoologjik!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/parku-zoologjik-gjiri-i-lalzit.html

  1. Edmiri says:

    FREST. Tani a jeni Refresh, Fressh apo Forumi Rinor SAIMIR TAHIR… smerreni vesh as ju ca jini..

  2. pranvera says:

    Shume mire vajze! Tregoni personalitetin dhe vlerat e brezit tuaj!

  3. Rani says:

    Ato manifestimet kunder plehrave kur i bete mi Jona se ne s’pame gje? Jona Jona goxha goce je keshtu po keto artikujt e tu jane per argetim jo per gje tjeter.

  4. arber says:

    pseudoidealiste qe kane rene pre e lakmise se pushtetit ramist, me produkte antipolitike si spiropali,veliaj,tahiri etj…oj vajze e mire, shko neper katunde merr nje megafon dhe fillo te besh politike nga zero, dhe mos luftoni me mullinj me ere.
    FALSITET

  5. Labi Vlore says:

    E dashur Jona.Me behet qejfi per c’faredolloj nisme te te rinjve.Komplimentet e mija per kete nisme me emrin FREST.Por titulli me duket paksa i dyshimte,dmth qe ju qenkeni nje ishull i pavarur brenda PS-se.Kjo nenkupton se ne PS nuk ka pavaresi.Nuk dua te hyj ne detaje se perse nuk ka pavaresi,apo nese ka pavarsi aq sa duhet.Kjo nuk me intereson shume.Bashke,kemi folur disa here ne FB,nese te kujtohet.Quhem Enerti Begaj,dhe kam nje faqe te vecante ne Fb,me titull “Thirrje per Kushtrim”.Te rinjte si ju i duhen Shqiperise,por vetem kur kane ide te qarta e aspak konfuze.Mua me dukeni paksa konfuz e me ide jo shume te qarta.I shpjegoni gjerat shume gjate e ne fund nuk merret vesh asgje.Mungesa e sintetizimit te mendimeve,tregon mosqartesi te tyre.Jeni si ne mjegull.Me sa kuptoj une,te rinjte socialiste e me gjere,te rinjte ne pergjithesi ne Shqiperi,nuk kane kuptuar akoma se c’fare duhet te bejne??Ose me keq akoma,e kane kuptuar por nuk veprojne.Te besh forume brenda PS-se apo levizjes tuaj eshte nje dicka e dobishme,ku mund te shprehen opinione,te shekembehen mendime,ide dhe te debatohet.Por ky eshte nje proces normal,qe ndodh ne c’do forum rinor ne c’do vend normal te botes.Por ne,nuk kemi nje vend normal,jetojme nen nje regjim te peshtire Autokratiko-Diktatorial.E kur jetohet nen nje regjim te tille,historia te ve me dashje apo pa dashje perballe nje zgjidhjeje.Te ngrihesh apo mos te ngrihesh kunder regjimit.Mendimet dhe veprimet demokratike,nen nje regjim jo-demokratik,jane thjesht te kota,e madje kunderproduktive.Ato i shtojne jeten regjimit,e i japin kohe te sofistikohet e te persoset.Te behet me dinak,e me i dhunshem.I jepet kohe te shtype dhe shpreseat e fundit.E dashur Jona,koha e fjaleve ka mbaruar.Nuk ekmi ca te te themi me.I kemi thene te gjitha.Eshte koha per veprime konkrete kunder regjimit,deri ne rrezimin e tij perfundimtar.Vetem mbasi te kryhet rrezimi regjimit mund te bejme forume,ku te shkembeme ide dhe mendime.Sot koha eshte ndryshe.Sot eshte koha e kurajos dhe vetedijes se ne te rinjve,qe te marrim vete fatin tone ne dore.Nqs e mendon pak me thelle,mund te te them edhe me teper.Keto jane momente historike,qe shume rrale rastisin ne historine e nje vendi.Kur nisi beteja e Trojes,Akili u foli ushtareve dhe u tha.”Ushtaret e mij besnike,vellezerit e mij te shpates,50 prej jush,vlejne me teper se nje ushtri e tere.A e dini se c’fare po ju pret pertej atij plazhi??”PAVDEKSHMERIA.Shkoni,dhe e merrni.Atdheu po na therret.Kerkon te c’lirohet nga misticizmi dhe nga tirania,ne menyre qe te mund ta drejtojme drejt nje te ardhmje shume me te shndriitshme nga sa mund te imagjinohet.Pershendetje Jona,me vjen keq ta them,por ky eshte realiteti.Te tjerat jane fjale qe i merr era.

  6. squti says:

    Ka patur, ka dhe do te kete gjithmone vetem nje forum te lavdishem ne PS. Ky eshte FRESSH. Jemi krenar qe bere qene pjese e historise e tij. Cdo perpjekje patetike nga kryetare partish te deshtur si ky Tahiri do marre pergjigjen e meritur. FRESSH FOREVER!

  7. beni says:

    Pershendetje,

    DUKE QENE SE TI MORE GUXIMIN DH FOLE PUBLIKISHT PER FREST NJE SITUATE QE ISHTE PAK SI E PAQARTE PER SHUME NGA NE QE JEMI TE ANGAZHUAR ATY PO TE FLAS EDHE UNE PA DOREZA.
    Ne te dy dhe shume shoket tane aty qe po meremi me ngritjen e ketij Frest neper Tirane duhet te kemi parasysh nje dicka qe po largojme njerzit e FRESSH-it qe kemi ne Tirane dhe nga disa perllogaritje personale me shume po na ikin se po na vine.
    Me lejo te te jap publikisht nje lajm konfidencial.
    Per nje dite AK ka antarsuar mbi 600-vete ne Tirane gje qe ne kemi nje vit qe po pirpiqemi te organizohemi dhe ……akoma para dy ditesh folem per te njejten gje.
    Te lutem duke qene se je nder te preferuarat e Shefit te madh beja me dije situaten reale se me letra fiktive do ngelim ne klase.

    Gjithe te mirat
    Beni (sigurisht eshte pseudonimi ky se nuk ke nje te tille ne grupin e punes)

  8. Horri says:

    E dashur Jona! te uroje per artikullin dhe per cka po beni per Rinine,por me duhet tju them qe do te benit shume mire te pranoni pershendetjet qe ju dergon,beni me komentin e dt13Prill ne 12.26pm,e keni ne mesin tuaj prandaj mos e nenvleresoni.Eshte detyra juaj e FRESSH dhe eFREST qe te jeni krahas PS,per rrezimin e kesaj Qeverie qe dita dites perdhos interesat e Popullit.

  9. Jona Dervishi says:

    Ju pershendes te gjitheve.. Si ju qe tregoheni dashamires, si ju qe me kritika me jepni nje shembull tjeter mendimi por qe une gjithsesi e respektoj.
    Fola per FREST duke qene se eshte nje Forum ne ngritje… edhe pse sic them.. Fressh Tirana ka qene gjithnje funksional me kryetar Julian Dracin te cilin e kam shok dhe e pershendes.. Nul ka asnje armiqesi imagjinare ndermjet Forumit brenda Partise.. Fundja jemi te gjithe pjese e nje ideali… ?

  10. Monika says:

    Bravo Ina,ty dhe gjithe forumit tuaj.Vetem te rinjte po bene gje per ate vend dhe une kam shume besim tek rinia jone e mrekullueshme.Ju bej thirrje te gjithe te rinjve dhe te gjithe te tjereve qe ta mbeshtesin fuqimisht kete organizate te rinjsh sepse atyre ju perket e ardhmja dhe dine ta zgjidhin me mire ata fatin e tyre se sa ne qe jemi akoma mbrapa 200 vjet

  11. beso says:

    Bravo Jona,beni diçka,qofte edhe te vogel.Aq sa te mundeni,se keni edhe detyrat e shkolles,se eshte e rendesishme shkolla,sot me pak,por neser me shume.Nqs ka Fressh,ka Frest;mos ka ndonje handikap ketu?Enveri ne kohen e tij bente gjemen te kishte grupe nen ose mbi grupet,por hajde,se edhe une e urrej disiplinen,se ajo prodhon automate.Thote Brehti ne nje vjershe te titulluar”Dobesite”-Ti nuk ke asnje.Kurse une e kam nje;(qe)dua.Une kete akademine politike te PS e kam marre me te qeshur,mos e merrni seriozisht edhe ju,se partitizmi nuk ushqen ideale,thjesht i vdes ato duke ngrene besimin e te tjereve.Me kujtohet qe vite me pare me thoshte nipi qe kish shkuar me nje grup çunash ne Vlore,me Erjon Veliaj,kur ky themeloi partine me dy nenta.-Po çfare ju thoshin?-i them nipit.-Hiç-me tha,se Erjoni lexonte shume…Me shaka e kam,por mos preanoni te manipuloheni,kushdoqofte çmimi.Suksese!

  12. Latif Dreqi says:

    Jona je shume simpatike..ke sy dhe buze shume te bukura

  13. endri says:

    Bravo Jona ,shembulli i mbarevajtjes dhe vajzes diplomate .

  14. Suxsese FRESSH-it .
    Trego rini, ate zjarr qe djeg ne kraharorin tend
    e shfaqu ashtu vrullshem e guxo e thyej cdo trend idiot ,te vjetren dekadencen ,
    monotonine e jetes jo vetem politike ne ate vend .
    Shfaqu i pandrojtur nga kundeshtimet zerat idiote te asaj Injorance ,
    mos u fshij se vetem ashtu konceptoheni nga te tjeret, nga te gjithe.
    Pa Rini s’ka te Ardhme nji vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje