“FAMILJA NE SHI” DHE VULA E TURPIT OSE FTESE PER MINISTRIN BUMCI

11 Prill 2012, 22:10Blog TEMA


Maksim Sotiri

Zoti minister!
U bene rreth dy muaj qe Teatri Kombetar i Komedise, qe ju inaguruat ne fillim te vitit, po shfaq me shume “ sukses”   “komedine” , “Familaj ne shi” me autor dhe rregji te Ilir Bezhanit. Ju,dhe vartesit tuaj sigurisht qe “ nuk keni patur kohe” ta shihni e ta shijoni kete  tragjedi  te madhe te artit shqiptar ne demokraci;
keshtu do t’ju duhet te thoni, dhe mijra shqiptare do tiu besojne perseri ashtu si   kane besuar per rreth 20 vjet   mashtrimet e politikes duke u hequr zvarre ne tranzicionin e pafund .
“Familja ne shi” kjo tragjedi e krijuar  posacerisht  per tu dhene ne teatrin e komedise i ngjet shume  filmit  “Kidnapped”, nje prodhim spanjoll i viteve te fundit, ku nje bande shqiptaresh grabisin dhe vrasin nje familje te tere per tiu vjedhur pak para. Sigurisht ai ngjet shume edhe me gjithe propoganden greke te 20 viteve te fundit ku shqiptarve ju mungon vetem bishti. Ai ngjet shume me politiken serbe apo ku e di une se cfare qe duan ti paraqesin shqiptaret si njerez primitive e te pagdhendur …
Por cila eshte fabula?? Tek “Familja ne Shi” nje cift intelektualesh shqiptare vjedhin femijen e mirebersit te tyre per para , dhe nje familje tjeter   komshije e tyre e shet kete femije jashte Shqiperise, per   para. Edhe tek filmi “Kidnapped”   tre shqiptare rembejene e vrasin nje familje te tere per pak para, por ndersa prodhimi spanjoll, eshte nje horror   me gjak dhe temerret e vdekjes se kesaj familjeje ,“komedia” “Familje ne shi” eshte gallate e rrembimit , a thua se kjo gje qepaskemi bere
ne shqiptaret eautorit  Bezhani, eshte per te qeshur??!!!
Mungon vetem gjaku per te shpikur nje zhaner te ri te artit, horrorkomedine e zotit Bezhani dhe Cipi.Ne fakt ata, (Beazhani dhe Cipi) nuk kane bere ndonje gje te madhe, madje duhen pergezuar sepse ata ashtu si edhe ju dhe politikanet e tjere sahanlepires duan tiu thone shqiptarve se “Vula e turpit” te ketij tranzicioni te sterstergjatur, jane  ata ,qe kane vuajtur dhe  vuajne skamjen e tyre  dhe jo ju, ju dhe qeveria juaj qe po i terhiqni pafund ne labirithnet e shereve pernsonale  per pushtet, dhe ne garen e rreme  te luftes kunder korrupsionit.“Familja ne shi”, eshte nje komedi apo trgjikomedi mund ta quani si te doni, per te cilen autori dhe Teatri Kombetar i Komedise, deklarojne me krenari ( mund te klikoni ne google ) se tregon vulen e turpit te tranzicionit shqiptar. Kete vule turpi zoti minister askush nuk ka te drejte tia faturoje popullit shqiptar, sepse ajo vule turpi per zvarritjen e shqiptarve eshte dhe do te mbetet e races se politikaneve shqiptare qe uzurpuan pushtin dhe e pseudoartisteve si Bezhani apo Cipi qe behen biletashitsit e kesaj fature te kalbur duke zvaritur neper skene aktoret e shkelqyer   si Xhevair Zeneli etj ,qe ju i keni shendruar ne endacake qe pranojne te luajne apo te shfaqen per buken e gojes.
Institucioni qe ju drejtorni zoti Minister nuk ka censure, sigurisht,  sepse ne jemi nje shtet “demokratik” e nuk mund te kemi censure, edhe kur preken interesat kombetare ashtu sic ka Amerika, Gjermania apo cdo shtet perendimor  e lindor. Ju duhet ta keni harruar qe ne Amerike te arrestojne edhe pa mandat gjyqesor kur preken interesat kombetare! ? Ju keni detyra me te rendesishme politike e nuk mund te rrine e te merreni me “tragjedite” e teatrit te komedise qe sapo na
inaguruat, dhe as me problemet e Shqiperise;  me ato le te merret bota dhe ambasadoret e huaj ne Shqiperi,  zoti minister, apo jo?
Zoti Minister , po ju dergojme kete ftese, sepse ka dy muaj qe “Familja ne Shi” shfaqet dhe askush nuk flet! Askush nga artistet qe ju i keni katandisur ne rrogetare te mjere qe po te flasin ju iken buka e femijve, duke realizuar keshtu ndaj tyre nje masaker e diktature me te madhe se ajo komuniste.
Komunistet zoti minister mbeshteten nga halli edhe gjigande si Kadareja kurse ju i keni shendruar ne kukulla te llojit te Bulkut, e te Kabashit, qe dalin dhe na recitojne vjershat e delirit te doktor Berishes.Merreni zonjen Topalli ashtu si bete edhe ne inagurimin e teatrit dhe shkoni te premte ose te shtune te shijoni alibine e deshtimeve te politikes. Merreni dhe shkoni te shikoni se si artistet shqiptare ne antiteze te plote me artistet e medhenj te Rilindjes Kombetare , ju thone shqiptarve
se Vula e turpit jane ata.
Rilindasit ju thane shqiptarve  te vertetat e madheshtise se tyre per ti ringritur. Ata, me veprat e tyre te mrekullueshme, ju thane shqiptarve se jane me kulture te lashte, se jane vitale, se jane te qyteteruar dhe shume e shume cilesi, qe ne, vertet, i kemi, zoti Minister.Ndersa, ju, dhe te derguarit e Luciferit, ne Spanje, Greqi, Serbi , ju thoni shqiptarve se jane primitive e te pagedhendur sepse keshtu ju duhet qe ti sundoni e ti drejtoni nga qytetrimi satanik qe keni importuar bashke me dretuesit tuaj, nga diktatura komuniste.
Me mire eshte te gjeni ndonje arsye per   te thene se komedia nuk eshte antishqiptare, per kete , ju duhet vetem nje “deux ex machina” ashtu si ajo e autorve te “komedise”  qe e sjellin femijen e shitur perseri   ne Shqiperi.

Ju mund te thoni pershembull se autori i keture rreshtave eshte kunder PD, se eshte I shitur tek socialistet apo tek aleanca kuq e zi, ose gjeni ndonje shqiptar te lodhur apo aktor te lodhur, si ai shqiptaroamerikani qe keni gjetur ne yotube kunder zotit Kreshnik Spahiu,e  qe thoshte se “eshte kunder levizjes kuq e zi per shkak se ata perkrahin   Gjergji Bojazhiun??!!!”…., ja, keto jane   komedi me te bukura se “Familja ne shi” , apo jo?
Zoti Minister
Kastirot Cipin dhe  Ilir Bezhanin, Doktori, duhet  ti fute ne keshillin drejtues te PD, ne se akoma nuk i ka futur. Ata e bene detyren e tyre, ju thane shqiptarve qe e kane ata, fajin e jo, ju, politikanet, madje e bene mire sepse i bene te qeshin,   e te hargalisen , me fatkeqsine qe ju dhe raca juaj , ju shkaktuat. E meritojne shperblimin apo jo? Ose mund te zbatoni skenarin e perhershem qesharak   ku : “ka vendosur keshilli artistik” ,” e ka fajin e majta sepse Cipi ka qene i porositur ” si ish nendrejtor i TK”. Ka shume menyra per te dale nga situata!
Vetem nje gje mbete pergjithmone zoti Minister , ANTISHQIPTARIZMI, i cili nuk eshte si korrupsioni, per te cilin ju,u ngjiret duke e luftuar. ANTISHQIPTARIZMI juaj, Zoti Minister,  vonon dhe terheq zvarre endrren e shqiptarve per integrim, ashtu si manovrat tuaj politike per te mbajtur dhe zgjatur jeten e pushtetit tuaj.Ajo qe ju ka munguar dhe ju eshte fshehur shqiptarve, per kaq e kaq vite eshte ANTISHQIPTARIZMI. Idealizoni luften kuder korrupsionit, per te genjyer, me drejtesine tuaj, ata qe i keni zene per gryke e po i terheqin  ne humneren e pushtetit tuaj, dhe mos ju tregoni arsyen kryesore, ANTISHQIPTARIZMIN E SHTRESES POLITKE QE I DREJTON.
Gjeni, shqiptare, serbe, greke, spanjolle apo cfare te doni qe tiu tregojne shqiptarve se jane te pagdhendur e primitive dhe se e kane ata fajin , dhe jo Ju, qe po beni te  kalojne breza te tere duke ju pritur, ju,  ne besnikrine dhe ndershmerine qe karakterizon shpirtin e shqiptarve.IMAZHIN E Shqiperise e te Shqiptarve, zoti minister,
e ka prishur politika. Shqiptaret rezistuan me dinjitet diktaturen me te eger te Europes dhe po me dinjitet ,ju priten ju dhe gjithe racen e politikanve, ti coni ne rrugen e integrimit Evropjan.
Historite me shqiptare mafioze, vrases apo rrembyese qe tregojne greket, serbet, spanjollet apo Bezhanet dhe Cipet jane histroite e llumit
, qe do ti ndodhnin dhe i kane ndodhur ne fakt, cdo kombi qe ka kaluar ne ditet e veshtira te Ferrit qe kaluan Shqiptaret, madje me shume akoma, duhet thene se ne i kemi kaluar me qytetarisht se te tjeret.  Pa permendur ketu fakte dhe emra qe tashme dihen.
Zoti Minister
Ju presim  te shtune ose te diele  se bashku me zonjen Topalli, ashtu si ne inagurim qe te gezojme se bashku ANTISHQIPTARIZMIN. Ne fakt do tua kishim shmangur kete mundim ne se do ta kishit dhene te paren kete shfaqe qysh ne inagurim. Do te ishte edhe me kuptimplote apo jo?
Hajdeni   zoti Minister, hajdeni qe te gezojme se bashku VULEN E TURPIT, te pakten kancelarite e Europes e te Amerikes, nuk do te thone qe ju jeni nje naiv qe ua kane hedhur shefat.  Hajdeni , qe se bashku te bejme budallenj Shqiptaret, te pakten keshtu nuk do te jeni stilolapsi, apo lapsi i Berishes , por bashkepuntor; duket si cmim me i larte apo jo.

13 komente në ““FAMILJA NE SHI” DHE VULA E TURPIT OSE FTESE PER MINISTRIN BUMCI”

  1. Ina says:

    Wow ca shkrimi yll!!

    1. me dhemb shume , ky realitet i shpifur , kjo masaker shpirterore, morale qe po i behet shqiptareve ne cdo drejti. keto qe keni thne jane me te verteta se cdo e vertete, por…..

  2. faktet says:

    bumci mbaron jurist punon ne artet?????????????????????????

  3. Xoni says:

    ky eshte sumçi PD jo Bumçi ministrise

  4. rudi says:

    Zoti Maksim Sotiri te habit me naivitetin ose injorancen, nese komedia trajton probleme reale te shoqerise shqiptare ky zoteri proteston ne emer te …. nuk e di se cfare. Nuk mbrohet dinjiteti i atdheut me brockulla, Francis Ford Coppola nuk mendoj se e quan njeri antitalian se ka realizuar filmat madheshtore “Kumbari” 1.2 dhe 3 ku trajton problemin e mafias. Shembuj ka shume po nuk po zgjatem se eshte irritues koncepti se po te denoncosh korrupsionin je antishqiptar.

    1. fule says:

      Po ku e degjove o derzi qe filmi ne fjale denoncon korrupsionin? Mua mu duk me teper se filmi pak a shume thote se si keta qente shqiptar ja nxine surratin vendit nderkohe qe Qeverite e tyre punojne me aq mundim per te na nxjerr kete popull ne selamet.

      Ndoshta se ste ka pelyqer ndonje emer te permbajtja.

      1. ermali says:

        hmm s’ka lidhje fare kjo qe the i/e nderuar fule…dhe nuk behet fjale per film por komedi…ne skene..me aktoret aty para syve te tu…

    2. mikel says:

      rudi
      1. F.F.Copola e ka bere kryevepren e tij “kumbari” ne Amerike dhe jo neItali
      2. “Kumbari” trajton te vertetat e mafjozve dhe jo te gjithe italianve, sic ben “Familja ne shi” ku nje shkrimtar rremben nje femije e eshtu me rradhe
      3.”Kumbari” nuk ka karakterin pergjithesues qe ka “Familja ne Shi” dhe megjithate edhe si kryevepr e gjeniut te rregjise ajo mund TE ISHTE NDALUAR PO QE SE DO TE ISHTE BERE NE ITALI DHE NGA NJE ITALIAN.
      4.Krahasimi juaj mbetet i vlefshem vetem per forcen rregjizoriale te Bezhanit dhe Copoles, ketu keni sh te drejte!!!! Bezhani ose “Sandri i Tetkes” si e njohin shqiptaret nga “Pallati 176” eshte gjyna qe me kete talent qe ka nuk ka bere horrore si Copola por bezhani duhet ti bente per Shqiptaret. Me gjithe keta shqiptare qe nga shkrimtare e deri poshte qe jane kriminele, besoj se do tia kalonte Copoles si rregjisor !!!!!!!!!!

    3. fatmiri says:

      I di sakte gjerat ti? Mbylle gojen dhe shporru, vegel qorre!

  5. Lomi pri Baldushku says:

    U sun t’a mor vesht se çere ka kamunizmi m’kët mes.

  6. deti says:

    Deri me sot nuk kam lexuar shkrim te tille,po ku je more djale,te lutem me lere nr. e tel. se dua te te jap nje dreke te mire se e meriton

  7. jani says:

    ku di gje ky mavri Aldo ky peshesh po ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje