
Nga Piro Lutaj
Ngjarja e fundit qe ndodhi ne Parlament per zgjedhjen e nje antari te KLD, nuk qe as me shume e as me pak, por nje atentat kunder demokracise dhe jetes parlamentare te vendit tone.
Sot 4 dite me vone, duket se ky atentat nuk beri gje tjeter, vecse ju shtua numurit te atentateve te mepareshme, qe mazhoranca e Sali Berishes i ka bere Parlametarizmit Shqipetar dhe perkatesisht shtylles kryesore te demokracise , institucionit te votes se lire.
Po keshtu, kjo skene e pa precedente,perkeqesoje akoma me shume pozitat e Shqiperise, per tu bere pjese e Europes se qyteteruar.
Pyetja qe i vjen ne mend cdo shqiptari ne keto momente eshte ..;
Mire Pozites qe i kane ikur”kokrrat” (nenkupto numrat, trute…etj), po Presidenca pse ngroh “vezet” ?.
A do te ishte me mire qe Presidenti i Republikes, ti jepte rendesine e merituar ketij atetanti te ndodhur ne politiken e vendit qe ai pretendon se eshte Kryetar Shteti, madje mu ne mes te tempullit te demokracise ?,apo te udhetonte duke festuar Pashket Orthodokse, e zhvilluar ceremoni dekorimesh ne Korce ?, qe gjithesesi kane rendesine e tyre !.
Ne optiken time si Deputet i Kuvendit te Shqiperise, eshte ne tagerin e tij qe ai tju uroje orthodokseve Gezuar Festen e Pashkeve, ate te ringjalljes se Krishtit, te provonte edhe “vezet ” e Pashkeve, por duhej gjithashtu te reagonte forte, te jepte alarmin dhe te denonte me force atentatin qe ju be Parlametarizmit te Shqiperise, perse jo, edhe te deklaronte se nuk do ta pranonte ne KLD nje produkt kaq te deformuar te dale nga seanca e turpeshme parlamentare e 12 Prillit.
Sipas mendimit tim, Presidenti duhet te mendonte me shume per “ringjalljen” e demokracise se vendit, ku ai qofte edhe juridikishte, konsiderohet se eshte numeri nje i Shtetit.
Pranimi nga Presidenti i nje precedenti te tille, do te ishte nje gabim po aq i rende sa ai qe beri kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, gjate procdures se votimit te kandidatit per ne KLD, ne séancen e 12 Prillit.
Ndryshe ne nuk bejme gje tjeter veçse po japim prova te neneshtrimit ndaj padrejtesive qe tashme nuk behen me nga individet por nga Institucionet, si Presidenti, Parlamenti, Gjykata e Larte, KQZ, etj…, nen trysnine e Shtetit ne funksion te ruajtjes se Pushtetit te humbur qe ne vitin 2009 me voten e lire, te ngelur ne klase tre here rresht nga parteneret nderkombetar dhe SHBA, te ketij pushteti qe trumbeton se eshte ne podium, nderkohe qe ndodhet ne vend te fundit te tregueseve te demokracise, ekonomike dhe sociale.
A mos valle me qendrime te tilla po legjitimojme qe anormalja te trajtohet si normale dhe e kunderta?
Eshte koha te reagojme te gjithe , bashke, forte dhe ne kohe, per te ndalur kursin denigrues dhe shkaterrues qe po ecen vendi nen drejtimin e kesaj maxhorance te pa pergjgjegjshme..
Tirane, me 15 Prill 2012
presidenti duhet te jape doreheqjen para se te mblidhet kld ne qofte se eshte burre dhe i dhemb sado pak per ket vend, ta qoje vendin ne krize presidenciale dhe pastaj te shohim se cfar do te ndodhe.
ke te drejte por nje president i zgjedhur me vota te blera nuk mund te mendoje si juve. ky president nuk ka moral te veproje ndryshe vec nenshtrimit ndaj pushtetit dhe ai sillet sekur eshte nje sekretar ministrie e jo i pari i vendit. pyes. mire berisha qe po i shfrytezon te gjitha mundesite edhe ato jashte kompetencave qe i jep ligji per qellimet e tij, por presidenti valle i ka shfrytezuar te gjitha kompetencat e tij per ti bere balle shkeljeve apo pret qe te beje cudira me partine qe do krijoje. per mendimin tim ky president ka patur raste per te bere shume por nuk ka bere asgje vecse ka folur me heshtjen e tij. ka pare interesin e tij dhe eshte nje nga faktoret qe po e sjell kete popull rrotull bashke me berishen per interesa te tija. mund te kishte rruge te tjera ku ai mund te dilte dhe i humbur por ai nuk i ndermori keto veprime. tani eshte vone mendoj. ai eshte nenshtruar.
Berisha c’do cast mendon per nje kurth te ri. E dini z. Lutaj kush eshte hilja e radhes me te cilen Sala pergatitet te fitoje zgjedhjet me 2013? Flini gjume ju,flini! Pastaj thoni: Edhe kete na e bere ?
Jane te gjithe njelloj si Saliu, mos prisni asgje vetem populli e ka ne dore me protesta, pa e kapur njeri per dore qe te rrezojne kete fasade kriminelesh.