Nga Ilir Beqja
A është një arritje për t’u mburrur që çdo familje ka 7 numra celularë? A është përmirësuar cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë? A është rritur eficenca e sipërmarrjeve shqiptare? Është e vështirë për të bërë një vlerësim, sepse duhet një analizë më e detajuar ndërkohë që informacioni është i pamjaftueshëm
Në raportimin vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare spikat një tregues që, zyrtarisht, vlerësohet si arritje e madhe e zhvillimeve në tregun e telefonisë celulare. Shqipëria ka një normë penetrimi të telefonisë celulare në nivelin 185 % në një kohë që mesatarja e Europës së Bashkuar është 124 %. Pra, në këtë tregues ia kemi kaluar me 50 % mesatares europiane dhe qeveria ka një arsye më shumë për t’u ndjerë “krenare”. Në grafikun në vijim ilustrohet krahasimi i Shqipërisë me mesataren europiane edhe në tregues të tjerë sinjifikativë në vlerësimin e zhvillimit të tregut të telekomunikacionit. Grafiku e tregon qartë së në të gjithë treguesit e tjerë jemi disa herë më poshtë se mesatarja europiane.
Por çfarë do të thotë konkretisht norma e penetrimit të telefonisë celulare 185 %? Do të thotë që çdo qytetar i Shqipërisë ka 1,85 celularë, pra pothuajse dy celularë. Përfshijmë këtu edhe foshnjat, edhe super të moshuarit, edhe personat me aftësi të kufizuar, madje edhe të burgosurit. Ndryshe mund të themi që çdo familje ka 7 celularë.
Në vitin 2011 numri i celularëve të aktivizuar rishtaz është 690 mijë. Pra pothuajse çdo familje ka marrë një numër të ri celular, edhe pse që prej vitit 2009 çdo shqiptar e ka një numër celular. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht në vitin që u vu në zbatim sistemi i portabilitetit të numrit nga një operator në një tjetër. Kjo është një tjetër dëshmi se ne shqiptarët ende nuk kemi një sjellje normale ndaj teknologjive të reja. Vetëm 40 mijë vetë zgjodhën të bartin numrin në një operator të ri. 690 mijë e ndjenë të nevojshme të kishin një telefon më shumë.
A është një arritje për t’u mburrur që çdo familje ka 7 numra celularë? A është përmirësuar cilësia e jetës së qytetarëve shqiptarë? A është rritur eficenca e sipërmarrjeve shqiptare? Është e vështirë për të bërë një vlerësim, sepse duhet një analizë më e detajuar ndërkohë që informacioni është i pamjaftueshëm. Por një gjë duket qartë. Me të dhënat e shpenzimeve për një numër celular të vitit 2010, rezulton se çdo familje shpenzon mesatarisht në vit 65 mijë lek apo rreth 5,400 lek në muaj. Ndërkohë që sipas INSTAT shpenzimet e telekomunikacionit zënë jo më shumë se 2,5 % të shportës mujore të shpenzimeve.
Kjo nuk i pergjigjet realitetit, une personalisht sa here shkoj ne Shqiperi blej 2-3 numra i perdor 2 jave dhe i hedh
Ka nje te vertete te hidhur ne kete mes. Shume njerez mbajne dy numra sepse perdorin dy operatore te ndryshem per efekt ekonomik!Thirrje nga nje operator tek tjetri kushtojne deri dyfish me shtrenjte. Konkretisht E to V ose A.
Pjesa tjeter pastaj … vari teneqen ?
Doni me mohue suksesin e Doktorit qi ka shtue numrin e cel. kinez. Po ki asht suksesi shekullit per ket vend.
Pordhet e shqiptareve. Duan nga 3-4 numra.
Nje numer qe te mos ma dine njerezit qe une te bej thirrje. Nje numer vetem per dashnoren/dashnorin, nje per familjen, nje te punes. Nje per qejf, nje qe ta dine 4 veta, nje ta dijne 400 veta.
Pa buke rrijne, por pa celular tek veshi aha. Dhe me e bukura eshte se fjalia me e perdorur mes njerezve eshte: Ma bej nje zile…
Ahaha, po bere nje zile do te thote qe je ne shtepi, 2 zile hajde te pijme kafe, 3 zile do te thote ku je, 4 zile takohemi ke bolloku, 5 zile ka fitu Reali, 6 zile ke ik per lesh
pse akohesh? ato nuk u kushtojne shume edhe kur i leverdis mirembajtja firmes nuk ke pse ta vrasesh fare mendjen