Të nderuar zotërinj,
Jemi ushtarakë të forcave tokësore, detare dhe ajrore që po drejtohemi ju nëpërmjet medias, sepse kjo ka ngelur e vetmja mënyre dhe i vetmi tempull, ku mund të rrëfehesh, të lutesh e të përpiqesh për të drejtën. Ndaj edhe shpresojmë që nëpërmjet publikimit të kësaj letre të hapur, ju drejtuesit më të lartë, por edhe publiku i gjerë të keni mundësinë, të shihni të vërtetën në sy. C’do formë tjetër, e reagimit ndaj sulmit të paprecedentë të Imamit kundër FA, do të kish atë fat dhe pamje që të gjithë njohin, lirime, shkarkime dhe lëvizje.
Ngjarja skandaloze me pasojë “shkeljen e kushtetutës” është vetëm një pjesë e ajsbergut të aktivitetit të kundraligjshëm e abuziv të titullarve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm. Sado të përpiqet zoti Imami, që ta përcjell atë ndryshe, faktet janë aq kokëforte, sa nuk do të arrijë ti mbulojë nëpërmjet intervistave të tij butaforike.
Na vjen keq, që edhe këtë radhë, presidenti, komisioni parlamentar i sigurisë dhe i mbrojtjes nuk mundën të shkonin më larg sa aq sa dëshiroi ti dërgonte zoti Imami dhe jo aty ku në fakt qendron problemi.
Nuk është thjesht një lapsus, por rrjedhojë e magallomanisë që e karakterizon, z. ministër, që për të mbuluar bëmat e tij, i sulet kujtëdo që i del atij përpara në rrugën e vjedhjeve dhe të abuzimeve, dhe pa pikën e turpit të deklarojë që “ ushtarakët janë kundër reformës…” (intervista e datës 6 prill 2012). Në kët pikë ai ka “të drejtë”, sepse përvec “nëndetses 105” dhe revolucionit të ’97, ai nuk i njeh Forcat e Armatosura, dhe atë pamje që ka krijuar i ka ardhur kryesishtë nëprmjet “gjeneralëve “ të tij që i tregojnë këtij kapedani vetëm atë që ai kërkon të shoh. Ai ka të drejtë që të thotë se ushtarakët janë “kundër reformës” pasi me reformë ai kupton vetëm qellimet e veta, që nuk është vështirë ti vlerësosh nga më skandalozet dhe të denja vetëm për tituj skandaloz.
Nuk është e vështirë që të provosh se deklarimet që ministri i mbrojtjes zoti Imami, ka shprehur për ushtarakët, jo vetëm nëpërmjet intervistave të këtyre ditëve , por edhe më parë janë qendrime të pasakta, ofenduese dhe me pasoja, si rezultat i mëndjemadhësisë dhe megallomanisë së këtij drejtuesi.
Për ne ushtarakët është mjaft e qartë se nervoziteti i z.Imami, nuk ka lidhje aspak për cfarë ai përpiqet të shprehë në lidhje me reformën, pasi ai nuk asnjë ide të qartë për të, por as me natyrën megallomane të tij, tashmë të provuar edhe publikisht, por më tepër me nervozitetin e tij, kur nuk arrin të rrëmbejë ato që sot konsiderohen asete të FA, përpara se të lerë postin e tij. Trusnia, që i ka dhënë edhe media, nëpërmjet idesë së largimit të tij nga posti ministror, nga casti në cast, e ka bërë këtë ministër dhe ata pranë tij, që të hardallosen për të realizuar objektivat personalë, nën emrin e të ashtuquajturës reformë.
Bëmat e ministrit Imami, për kohën e qendrimit në strukturë janë të panumërta, ndaj po përmendim vetëm tre prej tyre: struktura e re “Imami-3”, politika e personelit dhe politika e arsimimit që janë pamja më e zymtë e reformës së re të z. Imami.
“Reforma e re” është as më shumë e as më pak, por dalldia e re për prona, dhe tashmë zoti Imami, po e sjell në formën e një palo- strukture të re, ose sic njihet tashmë “Imami-3”. Për të kuptuar që “Imami -3” është forma e fundit dhe më e shëmtuar, që ky ministër mbrojtje, po i vesh reformës së tij dhe “kundërshtimit të ushtarakëve” le të marrë mundimin që ky ministër dhe ogici i tij, tashmë shefi i shtabit të shpjegojnë:
• A është ligjore e gjithë procedura që u ndoq për të arritur te “Imami-3” ? Përse për këtë strukturë u punua në mënyrë ilegale, duke e mbajtur të fshehur edhe nga shefi i Shtabit i asaj kohe, Gjeneral Malaj dhe Komandatët e Forcave? Përse struktura “ Imami-3” jo besua vetëm nga një klani të bindur, dhe jo strukturave legale që ngarkohen me kushtetutë për strukturat. Përse z. Imami ja besoi këtë krijesë vetëm Gjeneral Lleshi, dhe një grupi që kishin të përbashkët vetëm qendrimin “katolik”? Nuk e dime se sa ligjore dhe llogjike duhet te jete qe ky grup, pa asnje detar, pa asnje perfaqesues nga forcat ajrore, pa asnje ekspert nga institucionet akademike te pergatisin struktura moderne per te gjitha llojet e mesiperme te strukturave te FA. Vetem per nje drejtim ky grup u tregua ekspert, te pergatisnin strukture sipas oreksit te z.Imami dhe me vone te z. Gjunkshi
• A është ligjor fakti që për gati 11 muaj, nuk pati një urdhër për strukturën e re “Imami-3”? A duhej një urdhër për grupin e punës që do të punonte për strukturën që të përcaktonte konceptin, misionin, idenë, qellimin dhe objektivat? Përse pasi u caktua lista e objekteve që do të liroheshin(kupto rrëmbeheshin) u paraqit e ashtuquajtura “strukturë”. Tashmë është, më se e provuar dhe e dukshme si drita e diellit që kjo është forma e vetme e punës, që di të përdorë ky minstër në kuadrin e uzurpimit dhe abuzimit me të gjitha kompetencat. A mjafton kjo për të përcaktuar se kush është në të vërtetë “anti-reformë”: ushtarakët që kundërshtojnë këtë lloj procedure apo vetë ky ministër?
• A është anti-ligjor fakti, që hartuesit e strukturës së re u kujtuan për bazën ligjore vetëm, kur ata kuptuan që miratimi i saj nuk ishte komptencë e tyre, por e Komandantit të Përgjithshëm. Kushedi sa do të kenë djersitur juristët e ministrit dhe shefit të shtabit, për ti gjetur një mbulesë kësaj shëmtire që do të pagëzonin me emrin “strukturë” e re.
• Cili është autoriteti që ka të drejtën për inicimin e ndryshimeve, apo për strukturat e reja? Zoti Imami e z. Gjunkshi e dinë shumë mirë, që ishte antiligjore që ministri i mbrojtjes të rrëmbente kompetencat e komandantëve të forcave dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të asaj kohe, por Imami dhe Gjunkshi e dinë po aq mirë, se kjo ishte rruga e vetme për të arritur te objektivat e tyre të “Imamit-3”. Në këtë veprim më se anti-ligjor, anti-kushtetues, duhet të kërkohen edhe shkaqet e vërteta të nxitimit për të lëruar nga detyra e mos rinovimit të mandatit të shefit të shtabit të përgjithshëm, Gjeneral Malaj dhe gjeneralëve të tjerë, që po bëheshin pengesë për plackitjen e madhe që po synonin të realizonte z. Imami me beniaminet e vet. Tek “gatishmëria” e shefit të ri të shtabit Gjunkshit, provuar edhe më parë, për t’ju bindur qorrazi “eprorëve “ të vet, duhet parë edhe katapultimi i tij për në atë pozicion. A nuk duket si pikë uji, përpara këtyre veprimeve, “shkelja kushtetuese” për emërimin e kapiten Kreshpani si komandant i forcave detare.
• Shihni sa në nxitim janë Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm kur deklarojnë me mburrje se janë në procesin e përgatitjes së dokumentave strategjik të sigurisë dhe të mbrojtjes si gurë themeli për FA. Nëse kjo është e vërtetë, a është hartimi dhe miratimi i “Imami -3”, anti-ligjore dhe anti-llogjikë, që të sajohet ajo, përpara përfundimit të këtyre dokumentave? Cdo strukturë e re ngrihet mbi bazën dokumentave strategjikë ashtu sic veprojnë gjithë vendet e NATO-s, dhe gjithë vendet normale, që më parë hartojnë dokumentat strategjikë dhe pastaj ndërtojnë strukturat për realizimin e tyre.
• NATO miratoi Konceptin e Ri Strategjik, në Lisbon në 2010 (ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha, por edhe z. Imami) dhe do të aplikojë strukturën e re, pas vjeshtës së vitit 2012. Për pasojë të gjitha vendet anëtare do të reflektojnë ndryshimet në strukturat e veta. Mos zoti Imami, që e di shumë mirë këtë, është duke menduar strukturën tjetër “Imami-4”? Duket që liderët e MM dhe SHP, nuk e kanë fare merak, që për interesa të pastra përfitimi material, të bëjnë theror cdo procedurë qoftë kjo edhe e NATO-s. A mos kjo është edhe një arsye, që z. Imami bojkoton sa herë i teket takimet e NATO-s, (më së paku 3 herë deri tani)?
• Teknikisht, procedurat e kalimit në struktura të reja të vendeve të NATO-s përfshijnë një periudhë 6 deri 10 vjecare, ku për 3 vjet bëhet implementimi dhe vetëm pas më shumë se 4 vjetësh procesi i rishikimit dhe vlerësimit të kësaj strukture e pastaj përmirsimet e nevojshme. Përse brenda 4 vjetësh Imami ka përgatitur 3 struktura? Struktura “Imami-2” ka vetëm një vit që është implementuar. Cfarë tregon “Imami-3”, që struktura “Imami-1” dhe “Imami-2” kanë dështuar dhe nuk ishin efektive. Nëse kjo është e vërtetë, përse nuk nxirren përgjegjësitë, edhe të vetë z.Imami si porositës dhe mami i këtyre strukturave? Përgjigjen e gjeni në intervistën më të fundit që ky ministër megalloman, kur flet për forca të armatosura nënkupton vetëm “objekte të liruara”.
• Përse struktura e re “Imami-3”, nxitimi i së cilës coi edhe në shkeljen anti-kushtetuese të emërimit të komandantit të FD, asnjëherë nuk tregoi se si u mbërrit në nevojën për këtë strukture? Përse kjo erdhi në detyrim-përcaktim, vetëm në një variant kur minimalisht në procedurat e NATO-s cdo strukturë afrohet në jo më pak se 3 variante, me sistem krahasimi me së paku 2-3 oponenca? Nuk besojmë se Imami, apo ata që zbatojnë qorrazi urdhërat e tij nuk e dinë këtë standart.
• Përse ka “ndrojtje” zoti Imami dhe z. Gjunkshi të argumentojnë më së paku modelet ku janë referuar, cilës strukturë dhe cilit vend të NATO-s, apo vendi partner po përdorim si model. Përgjigja për ne ushtarakët është e qartë sepse gatuesi i modelit “Imami-3” Gjeneral Lleshi, si ciraku i zotit Imami për këtë strukturë, nuk kishin merak referencat, por vetëm përmbushjen e oreksit të z. Imami, tashmë edhe z. Gjunkshi të rrëmbimit të aseteve ushtarake.
• Përse kushdo që pati guximin të kundërshtojë strukturën e vjedhjes më të madhe “Imami-3” u largua nga detyra dhe të tjerë që u treguan të devotshëm për të firmosur këtë palo strukturë , si kap. Kreshpani e gjeneral Lala morën status të vecantë të z.Imami dhe Gjeneral Gjunkshi?
Për gjithë sa përmendëm më lart, s’ka asnjë dyshim se struktura që ka përgatitur tashmë, Imami, sipas oreksit të vet, dhe turra-vrapi i Gjunkshit për ta realizuar sa më shpejt atë, është sajuar tërësishtë me shkelje procedurash, pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë argument llogjik. Ajo që Imami e quan “reformë” është tërësishtë anti-reformë dhe qendrimi ndaj saj, nuk lidhet me “grupe apo me puce”, që me aq qejf i përmend z. Imami, por janë qendrime për standarte dhe për procedura.
I nderuar z. President/Komandant i Përgjithshëm
Të nderuar anëtarë të Komisionit të Sigurisë
Struktura “Imami-3”, kemi bindjen e plotë, se me apo pa dashje ka shmangur tërësishtë objektivat dhe prioritetet, që ne kemi deklaruar në NATO. Ushtarakët e dinë mjaft mirë këtë, por kjo strukturë shkon tërësishtë edhe kundër llogjikës më elementare. Mjafton që të përmendim faktin që një nga “argumentat” që përdor z. Imami dhe z. Gjunkshi është “llogjika ekonomike”, dhe për këtë nuk ngurrojne që me një të rënë të lapsit të fshijnë struktura jetike për FA. Mjafton të kujtojmë që ashtu si “Bishti i Pallës” ata po i japin dërmin arsimimit të ushtarakëve, duke fshirë Universitetin Ushtarak “Skëndërbej” që u formatua sipas modelit të “West-point”. Ata po fryjnë bandën e ushtrisë dhe Qendrën Kulturore të Ushtrisë me personel, gati pesë herë më të madh se trupa pedagogjike që nevojitej për arsimimin e ushtarakëve të rinj. Prioritetet e FA janë kthyer koncertet, si mënyrë më e mirë për të fituar duke bërë “show’”. Një koncert e z. Imami, vitin e kaluar që kushtoi 400 mijë euro, u imitua këtë vit nga gjeneral Gjunkshi me të njëjtën kosto. Dhe kjo ndodh kur ushtarakët nëpër misione apo nëpër emergjenca shkojnë pa pajisjet më elementare. Kjo është llogjika për gjithë strukturën e re “Imami-3” ndaj edhe i njëjti fat si dy të parat “Imami-1-2” do të jetë edhe për këtë.
Imami dhe Gjunkshi pak merak do të bëhen për këtë sepse dëmi nuk do të jetë për ta ..por për FA. Ajo që ne ushtarakët, nga të gjitha lljet e forcave kërkojmë nga ju është vetëm të mos qendroni indiferent, të mos bëheni pjesë e shkeljeve, nga më antiligjoret, por të veproni me ndërgjegje për të ndaluar atë që po bëjnë krerët e ushtrisë në emër të reformës. Ne e dimë shumë mirë, se sapo kjo letër të shoh dritën e botimit, askush në dikasterin e MM dhe SHP nuk do të merren me problemet që ngrihen, por në gjetjen e personave që “guxuan” ti publikonin këto gangrena që po shkatërrojnë FA. Por e rëndësishme është dhe do të mbetet që në ushtri nuk ka grupe “armiqësore” anti-reformë, por ushtarakë që ju dhimbsen FA dhe asetet e këtij vendi.
Një grup ushtarakesh ende në detyrë/
Keshtu eshte kur nje medemek aktor me nji rol ,behet min mbrojtje dhe nji Gomar si sahiti kadiut behet shef shtabi ushtrie¡!!!!!!!!!!!!?????, se keto hajna vetem te vjedhin dine, dhe akoma nuk shkojne ne burg????!!!!po si nuķ u mbaruan budallenjte hajdute ne kete vend te shkretuar dhe degdisur nga vete shqiptaret......
Po keni te drejte zoterinj Ushtarake.
Une di per qendren kulturore te ushtrise ku dr eshte Zerina Kuke qe jepet lek i madh dhe abuzimet jane skandaloze.Per keto aktivitete harxhohet shume pak dhe pjesa tjeter shkon direkt ne xhep te Zerines dhe Palit.
Sa per Arben Imamin eshte fatkeqesia juaj dhe e jona qe ne krye te forcave te armatosura te vihet nje njeri qe di vetem te mar poza si Arturo Ui gangsteri,nje hajdut ordiner,nje palaco alla shqiptar qe krenarine e jetes se vet ka rolin e ushtar Struges ne filmin Balle per Balle.
Por ne kete legen shtet gjera te tilla SKANDAL ,po kalojne si normalitet dhe per kete duhet te jemi dy here te shqetesuar.
Respekt per cdo ushtarak profesionist te depolitizuar
Ushtarak te rrebeluar..
Rrini rehat mor dembela… se s’beni asnje pun aty…
Ju paguajm…ju ushqejm…Ju veshim me Spaleta dhe Grada per…. tu ngrefosur neper Parada… se per asgje tjater s’vleni ju dreqer…
Ju duhet te dilni e pastroni territorin e Shqiperise ashtu si tha Mesila para do kohesh ne nje emision te Fevzo Tullaco-Antikomunistit
nese imami me xhunkshin i kane dhene berishes pjesen e tij nga kjo vjedhje ata do jene ne fuqi sa te jete berisha ne pushtet
Imami dhe Gjunkshi i kan dhene dhe vazhdojne ti japin Saliut pjesen “TIJ”.
Mjafton te permendim faktin se vetem per spodin publicitar per te reklamuar Forcat e Armatosura me rastin e 100-vjetorit, jane vene ne dispozicion te MM plot 600 (gjashteqind) milion lek. A nuk eshte kulmi??????????????????? E cfare do te reklamojne????????????????
Per sa kohe shqiptareve nuk nuk eshte marre paraja direkt nga xhepi si ne 97’keta laro do gelojne dhe do bejne ligjin ne institucionet shqiptare
Nuk do na i fale brezi qe do vije kur te lexoje qe ne benim shurren ne breke nga keta bajga dhe nuk u cuam te varnim ne litar.
nje koment:po ku kemi ushtri ne shqiperi??!!ajo cfar ka mbetur eshte vetem per emergjencat civile,por dhe per kete detyre nuk di sa e afte eshte me ato mjete qe disponon.jemi ne NATO?!eshte dhe greqia e turqia por kane ushtri me kapacitete.po cu be ushtria shqiptare?ate e treti saliu per ti lene serbet te livadhisin si ne ‘98,99 kur minuan gjer ne thellesi te kufirit,po i le greket brenda kufijve tane detare te bejne cte duan,pasi nuk ke forcen detare si dikur per tu perballur.ne nuk kemi me ushtri se ndryshe saliu nuk do ishte ne pushtet por sdi se ku,diku si esat pasha!!!per shitjen e detit.larg qofte te beje vaki te kesh probleme me ameriken,cdo tu bejme serbeve e grekeve??shqiptaret do luftojne si tju vije.per tradheti te saliut shqiperia si asnje vend tjeter ne bote nuk ka me armaten e saj ti dale ZOT atdheut.
Imami minister mbojtje???????????-zot na ruaj!!!!!!!!!!!!!!!
Zotrinj ushtarake qe keni guxuar te shkruani kete leter, ju falenderoj per shkrimin objektiv qekeni shkruar. Imami , Gjunkshi, Sander Lleshi dhe Lala Gerdeci po i japin doren e fundit ushterise shqiptare. Qellimi i tyre eshte qellimi i Sali Serbit dhe interesave te tij familjare, per ta shitur shqiperine. Me nje ushteri me cifte si e ka katandisur saliu ushterine shqiptare serbi dhe greku do te vijne ne shqiperi duke hedhur valle. Sa per paranteze po ju sjell ndermend gjendjen ne veriun e kosoves ku serbet po bejne cfare te duan perballe nje popullsie shqiptare te pa mbrojtur dhe qe e kane carmatosur dhe qe kryetari i komunes ju thote armatosuni vete per vetembrojtje. Kete eshte duke bere edhe sali imam gjunkshi me shqiptaret, duke i lene pa ushteri dhe dinjtet. Na mbron NATO thote imami dhe ska se cna duhen FA-ja, ne tani jemi te sigurte a thua se NATO-s ju be vone se serbet apo greket bejne kerdine njehere e pastaj sa para ben se kthehen nga kane ardhur. A nuk ndodhi keshtu me cvendosjen e kosovareve nga trojet e tyre ne 99 pa permendur cvendosjet e bera sipas teorise se Cubrillovicit. NATO-ja beri vertet punen e saj fale dashamiresise se SHBA-ve dhe Anglise por pasojat jane tragjike edhe sot dhe kushedi per sa kohe do te vazhdojne te jene prezente ne kosove. Po me grekun ne juglindje cfare po ndodh. Ajo vend i NATOs eshte por se njesite ushtarake perballe kufirit shqiptar i ka prezente gjithandej, bile edhe i pais me arme bashkekohore. Ore ci duhen grekut tere keta ushtare, kur ai eshte ne NATO? Ore po nja 1000 tanke qe ja ka falur Amerika pse i mori cfare i duhen? Po ato miliarda qe ka shpenzuar per avione moderne cfare i duhen? Po shkollat greke ne jug te shqiperise pse vazhdon ti mbaje te ngritura? Po pse pagoi minoritaret e cobenjte por edhe shqiptaret fukarenj te Jugut edhe pse ishin dhe jane ne nje krize falimentimi? Po varezat e grekeve pse u lejuan te behen, nderkohe qe Cameve nuk u jep te drejten te vene e te shikojne trojet e tyre dhe varet e te pareve? Po deti pse po i shitet Grekut dhe ai akoma pa qene zot i tij ka sjelle anijet ushtarake dhe nje platforme naftenxjerese ne detin Jon? Pyetje te kesaj natyre mund te bejme sa te duash, por nje gje eshte e vertete qe e gjitha kjo ndodh se qeveria e shqiperise per interesa te antareve te saj personale e ka tradhetuar shqiperine.
A mos ka menduar Imami dhe Gjunkshi qe shqiperine ta mbroje ushteria greke, qe e ka lene vendin qe nga Pogradeci, Korca, Leskoviku, Permeti, Gjirokastra , Saranda, Himara deri ne Karaborun pa asnje formacion ushtarak? Keto jane strategjite e imamit e Gjunksh idiotit per ruajtjen e sovranitetit te Shqiperise? Ju bejme thirje zoti Komandant i Pergjithshem, parlamenti i shqiperise dhe ju intelektualeve te ndershem te shqiperise qe mos lejoni makabritete te tilla dhe uluni me kembe ne toke se vendi ku jetoni po ju rreshqet nga kembet. Eshte koha te beni dicka sot neser eshte vone.
Lerjani ushterine qe ta bejne specialistet e perkushtuar dhe jo mafjozet si imami dhe gjeneralet b…. lepires gjunkshi, S. lleshi e lala gerdeci.
Poshte tradhetaret
Ne ka hajdut me te madh se Imami ne qeveri,do jete e cuditshme.Eshte super hajdut,ndoshta me shume se edhe Berisha dhe Meta.
Jam nje ishe ushtarak karjere. I pregatitur qysh ne femini ne shkollen skenderbej pastaj ne shkollen e bashkuare dhe me ne fund ne akademine eshtabit te pergjithshem.Per kete nuk kam komente se dokumentat egzitojne dhe hedhin drite.Me vjenturp por shume turp kur degjoj qe nje arben imami eshte ministri i mbrojtjes se shqiperise.çudi por shume çudi dhe them me vete si ka mundesi,dhe çfar fati te keq paska patur ai popull kur njerzit me koshience te plote degjojne she shikojne nje minister te tille.Minister mbrojtje,imami Une nuk e di ne radhe te pare se ky njeri ka apo ska shkolle fare,sipas kendveshtrimeve te mija ky eshte pa shkolle dhe pa kulturen me minimale,atehere dreqi ta haje minister eshte ky.Nuk mund ta imagjinoje se ky duhet te dije qofte edhe per kuriozitet ndnje gje elementare nga ushtria,se edhe zbore ky nuk ka bere.POPULL:nuk dua te zgjatem se nuk ja vlen por,ne qofte se ky ka pervetesuare qofte edhe nje qindarke nga financat e ushtrise veç rroges qe kurre mos e ngrente,gjyqi ti behet i hapur si Saliut me shoke kur ti vije koha,nuk duhet patur meshire kunder tradhetarit,hajdutit,mashtrusit,demagogut fallco po nejse edhe mund ta mbyllim.U ulen vertete Malet dhe u ngjallen shume vertet Halet ne tere shqiperine.Jazek ju qofte dhe harram buka qe hani .
KU JE O PRESIDEEEEEEEENT! KY MINISTER – LLUFA TE KA BERE DALJE DHE NGA PRITJET PROTOKOLLARE KUR VIJNE MISIONET NGA IRAKU. KOMANDANTI I PERGJITHSHEM ESHTE BERE GJENERAL KOLONEL sali b(r)isha
Po c’prisni, o oficere me mbi 20 vjet shkolle mbi supe, kur urdheroheni nga injorante, po injorante ama, me kuptimin e plote te kesaj fjale, si Arben Imami dhe Eqirem Spahia.
Dhe themi se mesojme nga SHBA.
Po atje nuk mund te behesh president ne se nuk ke kryer sherbimin ushtarak,si dhe pa kryer nje akademi ushtarake.Po keshtu dhe per sekretarin e shtetit per mbrojtjen …
O Gjunkshi. Imami eshte politikan. Si te tjeret do ta hedhi lumin. Po ti o derezi ku do vesh. Po te soset vaji i kandilit. Ty dhe Lleshit me ca vemje te tjera.
Jam nje ushtarak i dale ne rezerve nga reforma politike e Sali Berishes ne vitin 1993!!!PD-ja krijoi ne cdo njesi ushtarake komusione me njerez BESNIKE TE SAJ SI CIVILE DHE USHTARAKE!!!Ne qe na DEBUAN NGA USHTRIA ishim oficeret me te afte,ndersa ju,qe qendruat atje ishit,jo vetem te PA AFTE,por edhe SERVILE,FRIKACAKE dhe ju nenshtruat urdherave te MAFIES NE PUSHTET!!Sa ishim ne ne ushtri ,deri ne 93-shin ,NUK U PREK ASNJE FISHEK,ndersa pas nesh,PRA ME JU,BERISHA GRABITI PASURINE USHTARAKE,SHITI SA KA DASHUR DHE, PER TE MBULUAR KRIMET,HAPI DEPOT NE 97-te GJOJA, SE U VODHEN NGA POPULLI!!!JU NUK HAPET GOJEN ATEHERE,POR U BETE PJESE E KRIMIT BERISHIAN!!!Asnjehere nuk u bashkuat me ne ,kur Berisha HODHI POSHTE “STATUSIN E USHTARAKUT” duke mos e zbatuar ate asnje dite!!!Ju dergonit MUNICION NE GERDEC dhe shikonit se atje punonin GRA E FEMIJE dhe UZINAT USHTARAKE RRININ PA PUNE,ndersa ju HESHTNIT!!!GJENERALI I PA AFTE( si te gjithe ju) LUAN HOXHA,u be pjese e KRIMIT NE GERDEC,por asnjehere nuk HAPI GOJEN SE RUANTE GRADAT E KAPTERR-GJENERALIT,NDAJ JA MBATHI SI FRIKACAK NE SHBA!!!MBYLLNI GOJEN DHE,O DILNI NE LIRIM,O DILNI HAPUR,HIDHENI NE GJYQ MINISTRIN TUAJ KUKULL!!!
piro, edhe une jam nje ish ushtarak, dhe pajtohem me disa nga ato qe shkruan, por jo me fyerjen dhe urrejtjen ndaj pasardhesve tane. Ata e duan Shqiperine jo me pak se ne, kane ato halle e probleme qe ne i njohim.Por jam dakord qe ata duhet te reagojne ligjerisht ndaj bandes tradhetare e hajdute Berisha -Imami- Gjunkshi. Gjeneral Maksim Malaj duhet te vihet ne krye te nje levizjeje qe duhet te veproje nga dyert e gjykatave e prokurorise e deri tek masmedia,Piro Lutaj duhet ta shkunde komisionin e sigurise, dhe mbi te gjithe Presidenti nuk duhet te heshte por te vere alarmin dhe te ushtroje kompetencat si Komandant i Pergjithshem,Ate qe beri kol. Myslim Pashaj mund e duhet ta bejme te gjithe ne.Shqiperia do te rroje,Berisha, Imami, Mehdiu, L.Basha,Gerveni, Gjunkshi dhe gjithe felliqesirat dhe krimbat qe i jane vervitur trupit te saj, bashke me nje grusht balte do te marin ne varr dhe nje mal me turp, urrejtje e mallkim.
Mire jua bejne, e deshet kete demokraci, ta gezoni, e shanit Pali Misken se ishin pa shkolle dhe drejtonte ne qeveri, po ai te pakten gjithe diten rrinte mbas autokomajnes ndersa te gjithe keta rrine vetem mbas Sales se asnje pune nuk dijne te bejne, Ta gezoni.
He more dhe ju , shume po kerkoni , shyqyr thoni qe paska shpetuar banda e ushtris ,se vete ushtria na ka lene shenden me kohe .
Seriozisht tani , degjon ish-oficeret e meparshem dhe keta te tanishmit qe u dhembe me te vertet mendja dhe zemra per kete nivel ku e kane katandisur ushtrine keta felliqesira te paskrupullt dhe nuk ka se si te te mos dhembe zemra dhe te te njgjallet nje revolt dhe mellef i madhe per keta funderrina dhe plehra , qe eshte turp ti quash shqiptar .Por se mos shkateruan vetem ushtrin keta xhanem , keta po perpiqen te zhdukin gjithe Shqiperine.
Me leket e ushqimeve te ushtarakeve do blihen helikoptere dhe do perballohen udhetime me charter.Ka 8 muaj pa marre leket e ushqimeve.Kjo eshte e verteta.
Historia e masakrimit te Ushtrise Shqiptare eshte pjesa me e dhimbshme dhe me fitimprurese per pashallaret e rinj blu.Pa piken e turpit nje kryesharlatan shkon dhe viziton nja 200 forca komando ne menyre teper “sekrete” ne Afganistan.Dhe keta jane ushtria shqiptare qe dikur kishte aviacion ,flote detare, raketa ,tanke,xhenjo,struktura te forcave rezerve.Ata qe ideuan Shqiperine ne NATO tallin B..then me kete fare ushtri,gjeneralucesh dhe ministra si puna e Benit te 105.Turp per ju shqiptare qe rrihni uje ne havan.
e ca na duhet nave ushtria or tejna! nave jena shume trima ene patriota.Pse ju kamunistat shani ushtrine tone? Sala duhet te kete mendu per te gjitha,pse kot i thote vlla Erdoganit! mos te ishte Turqia,prape Kosova me serbine do ishte,por turqia na pruni ne ushqime e veshmbathje.Nave jena patriota or tejna.Ene me kalu ushtrite e huja,cfare na bajne? a thu po na prishin fabrikat e uzinat? jo,sepse ato nuk i kena ma! ene me na kap grate e motrat,nje te lame e nje te thame-zene se nuk a perdor ma perpara! jena popull me nder or tejna! kot u futem ne NATO?! vijne mbasendej ushtaret nga Amerika e Anglia e ne e shpetojme sumen,ene prape nga fillimi: TE LUFTOJME PA NDA KAMUNIZMIN,SEPSE AI PO E SHKATERRON KOMBIN TONE!
–Ju..,ushtaraket pa emer ..,po te in burra,ushtarak dinjitoz,qe u dhimset ushtrija, e ne vecanti Shqiperija …. dhe ne qofte se persa shkruani,kini fakte dhe dokumenta,ose ose, kini bindjen e plot se ka shkelje kushtetuse e ligjore ,sI dhe abuzim e korrupsion..,Ne se doni te hyni vertet ne histori, DREJTOJUNI ME NJE HERE ORGANEVE GJYGJESORE, MOS U TERHIQNI, SHKOINI PROBLEMIT DERI NE FUND. MERNI PARASYSH CDO PASOJE, SA DO E RENDE QOFT AJO,
— NE QOFTE SE LUFTONI PER NJE SYNIM TE NDERSHEM E FISNIK,DO TE KINI NE MBESHTETJE CDO SHQIPTAR TE NDERSHEM E PATRIOT ,BRENDA E JASHT SHQIPERIS.
— Deri tani,shume gjera tronditese kane ndodhur ne ushtri, por askush nga ju sesht ndjer. TE GJITH OFICERET E LART JANE TREGUAR INTERESAXHINJ, FRIKACAK DHE SERVIL,LAPANJOZ DHE QURRAVECER.
—Me veprimet e mos veprimet e tyre, te vartesve e bashkepuntoreve, realizuan vjedhjen,shpartallimin,shkaterrimin,vetasgjesimin dhe flijimin e ushtris shqiptare ne menyren me te dhimsheme,me kriminale dhe me te turpshme.
—ATE QE SE BENE MENDER USHTARAKET E DERI TANISHEM,PO INI VERTET BURRA E PATRIOT TE NDERSHEM, BEJENI JU. DO TE FITONI SHUME ME SHUM SE C’MUND TE HUMBISNI.–Ne bashkpunim me gazetare e specialiste ,investigojeni problemin deri ne fund. Mos u terhiqni edhe sikur dikush prej jush te jet i perlyer , boll qe te nxirni te vertetat .Keshtu do fitoni me shum .
–TE GJITHE Ish ushtaaket,sidomos ata qe EKANE NDERGJEGJEN E VRARE kane rastin me te mir qe ta lehtesojne ate duke u mbeshtetu ju .
— ME MIRE NJE RREBELIM I FUQISHEM E DINJITOZ ,ME SENS PER TA RIMEKEMBUR E NGRITUR USHTRINE TE PAKTEN NE NIVELIN E SHTETEVE FQINJE, SE SA NJE MENDER USHTRI QE NUK DIHET SE KU ESHTE.
— Lexojeni me vemendje komentusin “ushtar struga'”.Ne plotsim te tij do drejtoja dhe keto pyetje(me aq sa kam njohuri une):
–Ku shkuan mbi 1200 Tanke e mjete te blinduara ..???
–Ku shkuan mbi 100 Avjon luftarak,prefshi dhe Mig.-21..??
–Ku shkuan mijra Gryga Zjarri(topa)te artileris taksore e te AKA .??
–Ku shkoi i gjith ai arsenal i armatimit e municionit te lehte i llogaritur per te gjih popollaten ,perfshi dhe ate qe do te lindte pas vitit 2000…KU..??
–Ku shkuan mjetet e paisjet e vezhgimit e zbulimit radiollokativ, te sherdimit nderlidhjes,xhejos,mbrojties kundrkimike.automjetet e agregatet,te sherbimit te prapavijes ,paisjet e spitaleve te ushtris per kohe lufte…etjra ete tjera..KU,,??
–Ku shkuan te pakten mbi 25000 ambjente ,ndrtesa e pika hapje te juridiksionit te ushtris, ane e kend Shqiperis…Ku..???
–Po Flota e mbrojties(e lavdis) detare, …ku esht tretur..??
—…EEeehhh….SA KA KA PER TE THENE …..!!!
—jU DO THONI, per tanket pyet Delijorgjin, se ku i dergonte. por dhe une do tu thosha qe mos harroni te denanconi edhe ata TE TIPIT Sander Leshin per shume shkaterrime, vjedhje, mashtrime,-fallcifikime ne ushtri duke filluar qe nga regjimentet Kunderajrore Vore e Rinas ne vitin 1993.
–Keta lloj mender gjeneralesh, keta lloj vemjesh e plehrash jane fatkeqsija e ushtris,qe kane punuar e punojne ne interes te atyre qe jane kunder shqiperis.
—POR, TE NDERUAR LETER SHKRUES ANONIM, KAM FRIK SE LETRA JUAJ DO JET NJE FLAKE KASHTe , per arsye se mbi 50% duket si llafollogji mllefi, se sa argumenta te mbeshtetur ne shkelje ligjeshe rregulloresh
—Largojuni politizimit te probemit. –USHTRIT E POLITIZUARA JANE TE DESTINUARA TE SHKATERROHEN, TE PRISHEN SA HERE SHKATERROHET OSE PRISHET PARTIA BASHKE ME POLITIKEN E SAJ.
—Nuk mund te presesh qeverisje e drejtim digsteri e shteti ,kur ne krye vihen njerez te pa afte e karagjoz,kur kushtetuta ,ligji themelor hartohet nga nje aktor amator,kur ushtria dhe mbrojtia e vendit i besohet nje njeiu qe shpesh here ska bere as 5 dite zbor. Ky eshte kulmi!!! ,kulmi i talljes me ate vend, Dhe se mos kjo pune …vetem ne ushtri.
—JU duhet te ini krenar qe sherbeni ne ushtrin shqiptare, panvarsisht si eshte katandisur sot.Ne kete 100 vjetor te pavarsis,ushtria shqiptare duhet te kish punuar qe te inaguronte NJE MUZE HISTORIK GJIGAND, NE NJE RAJON KRYESISHT NATYROR,KU TE EKSPOZONTE TE GJITHE TRADITEN DHE ARRITJET E SAJ NE VITE ,TE GJITHA LLOJET E TEKNIKES DHE ARMATIMIT ,FORMAT E MENYRAT E ORGANIZIMIT E TE PERGATITJES NDER VITE,ORGANIZIMIN E SISTEMIT TE GATISHMERIS LUFTARAKE QE NGA STRUKTURAT ME FILLESTARE,MENURAF E FORMAT E PERGATITJES SI DHE TE BAZES MATERJALE , KUADROT DHE DREJTUESIT NE VITE.ETJ….dHE JO TE SHPENZONTE FONDE PER TE GJETUR MENURAT SE SIE SI TE VJEDH–
Uroj kurajo e kembngulje , me respekt ALBAN-DARDANI
Degjoni o ushtarak ”trima”ne detyre &reforme.Paski qene shtresa me e lodhur e shoqerise Ju flisni o anonim ose strukeni ne zgafella JU ju mohua statusi iushtarakut ,vendimi igjykates kushtetuse me nje akt normativ dhe nuk qet te zotet te beni nje protest dinjetoze POnje greve urie ne nje repart te braktisur pse se bete otrima qe keni bere gjithe ato stervitje mbijetese apo kalim lumejesh per te imituar Macedunin.PSE ju ne rezerve nuk e deboni nga kryetar shoqate ate servilin qe ma hall ka ta vene Edi RAMEN ne karrike se statusin e ushtaraku .C’kerkoni nga Berisha pa ekzekutu Majkon dhe NANON QE ELANE STATUSIN QELLIMISHT NE FUSHE TE berishes Disa nga ju ufutet ne greve me Edi RAMEN PER TA BERE KRYEMINISTER te shofim kure tebehet kur te qethen vicat .jeni kapur pas bishtit Kalit Qe te fitoni duhet bashkohi gjith shoqatat ne nje te vetm larg Partive qe tju mbeshtet dhe populli ndysh lehni kot ndaj njeri tjetrit.SAJMIRI
Ndalni keta hajdute se shkaterruan ekonomin e vendit o zoti presidetnte