Mafia e karrotrecave, arritja e parë e kryetarit Basha

17 Prill 2012, 13:17Blog TEMA
Mafia e karrotrecave, arritja e parë e kryetarit Basha

Prej mbi njëzetë  ditë,  makina ime ndodhet në ambientet e Policisë Bashkiake në Tiranë , në pritje të përgjigjes së një ankimimi të bërë prej meje , dhe që ankimon dëmtimin e  automjetit gjatë tërheqjes me karroatrec .

Deri më sot, asnjë përgjigje , përveçse : Sipas ligjit afati i përgjigjes është deri dt ….. .(!) Një muaj për përgjigjen .

Një muaj, unë duhet të bllokoj makinën ( nuk mund ta tërheq pa një përgjigje ndaj ankimimit) . Të faleminderit o Shtet . Të faleminderit Bashki.

Që të jem i sinqertë, ankimimi është bërë pikërisht për të vërtetuar dhe këtë aspekt të prepotencës bashkiake , dhe të atyre që Ligjin , Forcën , Procedurën, e kanë kthyer në instrument për Fitime te paligjshme  , situate groteske.

Kisha kohë që po dëgjoja një shqetësim qytetar mbi karroatrecat, dhe aktivitetin e tyre tepër të zellshëm dhe intensiv në Tiranë.

Në përgjithësi , i përkas atij formati të shoqërisë shqiptare , që gëzohem kur shoh shtetin të veprojë , kur i gjej instrumentet e shtetit të gjallë dhe aktivë , kur shoh shkelësin ligjor të ndëshkohet . Nuk ka demokraci , prosperitet , zhvillim dhe mirëqenie pa ndëshkim .  Por kërbaçin varet se kush e ka në dorë. Apo jo?  Po futem drejt e në temë , për të treguar që prej fillimit rrethanat dhe arsyet që më detyruan të bëja  kete shkrim .

Ngjarja

Fundjava e gjallë në Tiranë . Ora 23:35 parkoj automjetin në një parkim publik , ku tabela orientuese shkruante:  “ Parkim për Gjykatën e Lartë“ .

Bashkia punon ditë e  natë, të Hënën dhe non stop të Dielën,24 orë në 24.

Dhëndur i ri Zakone të Reja  . Ne oren 24.00 ( fiks në këtë orë)  shkoj të marr mjetin tim , po sakëm se gjeta gjësend. Thashë mos ma kishin prerë faturën hajdutët e automjeteve ( te shtuar këto vite ) , por gjysma e të keqes, nuk ishin ata hajdutë që mendova në çastin e parë  , këta që më ranë për hise të shtunën janë ca më të kollarisur, ta mbajnë peng derisa tu çosh hisen.

Paraqitem ne Polici (Rajoni 3) per te bere denoncimin e vjedhjes  , por informohem, pas rreth gjysem ore ne komisariat  ,se makina ishte tërhequr me Karroatrec nga Bashkia .

Shkoj dhe një herë tek vendi i parkimit të sigurohem nëse sinjalistika rrugore informon mbi penalizimin me këtë masë ( dhe pse isha i bindur së një tabelë e tillë nuk ekzistonte ) , për më tepër që ekzekutimi i kësaj mase penalizimi në orën 24.00 ditën e shtunë , përbën një absurditet, (fundja gjyqësori i ka vënë me kohë punët në vijë , dhe nuk kanë nevojë për orare të zgjatura pune!).

Në vend parkim konstatoj vetëm tabelën “Parkim për Gjykatën e Lartë “.

Gjithsesi të nesërmen  paraqitem në ambientet e Policisë Bashkiake, ku marr dokumentacionin  e penalitetit , dhe filloj procedurat e pagesës së gjobave .

Paguaj gjobën e parkimit  të gabuar në Bashki .

Bash këtu fillon  ….

Më jepet një mandat në të cilin ishte shkruar Parkim i Gabuar. ( Tërheqje me Karroatrec ) . I kërkoj punonjësit të Policisë Bashkiake  të identifikojë në mandat se për llogari të kujt subjekti bëhej  kjo pagesë ( Subjekt ose dhe Automjet ) .

Kërkesa ime refuzohet prerë nga punonjësi . Atëherë kërkoj një dokument, se cili ishte subjekti që kishte kryer aktin e tërheqjes me karroatrec  ishte shtetëror ( I Bashkisë ) apo privat . Përsëri refuzim ABSOLUT . Po përse? Të kenë  vallë ndonjë hall ATA  , apo jam unë që u kam lënduar sedrën Bashkiake me kërkesat e mia të tepruara?!

Nuk pata ndonjë dilemë të madhe, se nja një vit e kusur më parë, bëra një investigim privat për trajektoren që ndiqnin paratë e gjobave të Karroatrecëve të Policisë Rrugore ( Ndërsa Ministër I Brendshëm ishte zoti Lulzim Basha) .

Ne ate kohe  më doli : Gjobat i faturonte Shteti  por i arkëtonte “Maliqi”. Plot 250.000,0 Euro ishte humbja ne Buxhet  ( Fitimi natyrisht shumëzoje me   … shumëfisha ) .

E konservova këtë investigim , nuk u investova për publikim , thjesht per ceshtje Morale  (  po trokiste fushata elektorale e nuk doja që një shqetësim si qytetar të lexohej si një nismë tendencioze, apo me prapavijë.).

Po mesa duket këtu abuzimi është kthyer në normë  është filozofi . Mesa duket ku ndodhet ky njeri nuk mund te jete ndryshe .
Siamezet  Karroatrec Kryetar  nuk mund te jetojne pa njeri tjetrin .

Ndërkohë kur aksioni i Karoatrecëve  të realizuar nga Policia e Shtetit bie ndjeshëm , ai i kryer nga Bashkia çuditërisht rritet në mënyrë progresive. ( Atëherë ishte ndryshe:  Punonte shteti , rrinte duarkryq Bashkia)

Automjetet merren vend e pa vend me apo pa të drejtë në çdo kohë .

Nuk mjaftojnë vetëm Karroatrecë të Bashkisë  por dhe Privatë . Këta të fundit me aktivë më të zellshëm .

Deri këtu asgjë për tu veçuar specifikisht . Tek e fundit  po zbatohet Ligji. Por ka dhe më shumë se kaq. Për argument po marr rastin  tim .

Sjell në kujtesë se ditën që pagova gjobat, në ambientet e Policisë Bashkiake konstatova dhjetëra njerëz ( dhjetëra vërtet  nuk hiperbolizoj ) . Dikush, një i këputur qante , s’kishte të paguante , ndërkohë që makinën e kishte të ndërrmarjes ku punonte mesa kuptova. Dikush tjetër bërtiste  “ Po të kam dhënë Votën mor HAJDUT ” etj ..etj . Shyqyr që policët e Bashkisë  e dinin se çdo të thoshin këto Gjoba , dhe mëshironin e njëkohësisht ngushëllonin “VIKTIMAT” .

Por le të zbërthej rastin tim më konkretisht.

Ora 24.00, në një vend që nuk pengon qarkullimin publik , që nuk pengon funksionimin e institucionit, të shtunën në darkë ora 24.00 , kur nuk kishte aktivitet të Bashkisë ( shumë i rëndësishëm ky detaj referuar kompetencave ligjore te Policisë Bashkiake , shiheni është  ne faqen e Bashkise ) , Karroatreci na bën “gol” në minutat shtesë.

Shpjegoj se : Në fletën e gjobës me iniciale të Bashkisë Tiranë  konstatohen tre masa ndëshkimore: Gjoba, Bllokimi me Kapëse Rrotash , dhe Heqja me Karroatrec

Përse duhej të kalohej tek penaliteti  Ekstrem ?! Mos vallë  u bllokua arbitrarisht trafiku ? Mos vallë u bllokua funksioni i vendqëndrimit te automjeteve të institucionit ? Apo u shkel hapur një paralajmërim tabele për marrje me Karroatrec në rast Vend Parkimi në atë zonë , në çdo orë të ditë-natës?

Asnjëra prej tyre . Për më tepër ora 24.00 e natës , dhe ditë e Shtunë në darkë .

Në çdo vend të botës të gjitha hapësirat e rezervuara zyrtare të parkimit ditën e Premte në darke deri të Hënen në mëngjes janë të lira për përdorim publik. Ju garantoj për këtë .

Dhe kjo është normale në një shtet që Administratën Publike e percepton si shërbim dhe jo si gjobëvënës .

Madje , gjetkë ky fakt bëhet  i ditur dhe në sinjalistikë . Ky rregull ka funksionuar dhe kur në Bashki ishte” satrapi Rama” .

Po përse kjo masë penaliteti atëherë?!  Gjatë pagesës u ballafaqova me dy mandate të ndryshme .

I pari me siglën Bashkia Tiranë , e cila bashkëngjitej dhe me vulën e Bashkisë për pagesë 3.000,0 lekë ( gjoja e parkimit të gabuar ) . Ai paguhej ne Financat e Bashkise ( shume i rendesishem ky fakt )

I dyti ishte një Mandat pa kokë , pa përshkrim subjekti, pa vulë , pa firmë pa..pa.. Paguhej   “ Heqje me  karrotrec “ 4.000,0 lekë . Kete mandat e paguaje ne ambientet e Policise Bashkiake ( kati i Pare dhoma e Trete Majtas  ), para … Nje polici  bashkiak  me uniforme por pa emer (ai nuk guxonte ne Mandat te firmoste as marrjen e lekeve). Cdo i gjobitur ( te gjitha aksionet gjobevenese  parkim i gabuar te Bashkise janë marrje me Karroatrec ) e ka konstatuar pa kushte kete fakt , dhe ne këtë përshkim jam i sigurte se sheh veten e vete ne harbimin Bashki Polici Bashkiake per pagesat

Ja tek na doli dhe MERSELEJA .

Së pari  çfarë standardi  të shtetit shqiptar plotëson kjo procedure  ku leket nuk derdhen ne nje Arke apo institucion ligjor financiar . Po ky mandat arkëtimi  . Theksoj se ky standard ( format) është absolutisht i paligjshëm për më tepër kur lëshohet nga institucione shtetërore në favor të subjekteve private . ( Per kete ftoj Kompetentet Këshilltarët Opozitare te zbardhin  ……)

Se dyti: Për llogari të cilit subjekt derdhet vlera e paguar . Nga investigimi i mëtejshëm konstatoj se Bashkia e Tiranës disponon Karroatrecë të saj ( pronë publike  ) por  ndërkohë ka realizuar kontrata dhe me subjekte private . Natyrshëm kam të drejtë të pyes se  ku është specifikuar në këtë mandat destinacioni në të cilën shkon kjo pagesë,  tek Bashkia apo tek privati , apo të gjitha tek privati ?

Pyes se nuk  di gjë , por në kushtet e një mandate paçavure a nuk kam ndopak  të drejtë të aludoj? Kompetente ….  !!
Së treti : Në  Republikën e Shqipërisë çdo pagesë  duhet të shoqërohet me faturë tatimore shitje në të cilën duhet të jetë evidentuar qartë dhe saktë  ngarkesa tatimore  e TVSH -së. Kush i jep të drejtë Bashkisë të kapërcejë këtë detyrim ligjor ?  PERSE !! ?  C’është kjo PERSE mor ZOTERII !  E Thjeshte .

Në investigimin e para një viti e gjysmë  referova se si rrjedhim i kësaj praktike ( e cila çuditërisht aktivizohet atje ku është Luli titular ) shteti referuar llogaritjeve të mija ka pësuar një humbje ( Shmangie nga detyrimi tatimor  TVSH Fitim  ) që pa frikë shkonte  në rreth  250.000,0  Euro në vit .

Po te pyes Ty Shtet , z. K….. z. Q   ….  Sa është rrjedhja fiskale me mandatin e Arkëtimit Nr ..  me të cilin prej meje Bashkia Tirane  mori 4.000,0 Lek ë. Dhe e Mandateve  Nr …. qe nuk janë te mijte por qe i disponoj , po te atyre mijëra Mandateve qe ju “Viktima” te këtij Akti i kini paguar  pa Faturën e TVSH  por qe i dispononi si Arkiv  dhe qe jini te gatshëm ti vini ne dispozicion  per te shfarosur Këta …. Këto praktike  , Këto Afera . Vetëm kur bëhemi shume kur Reagojmë kemi te drejte te ngremë ZERIN .

 

Për kryetarin e ri.

 

Nuk i përkas asaj pjese të qytetarëve të Tiranës që kanë ndonjë besim se ti do ti shërbesh Tiranës . E di mirë se ç’fare di të bësh .

Por kjo tashmë nuk i intereson askujt, fundja  Ti je kryetari legjitim i Tiranës .

Por kryetar, nuk do të lejoj që të cenosh me kaq prepotencë lirinë time , të drejtën time !!!

Nuk e di sa në këtë moment po përfaqësoj një njeri në hallin e vetë i cili vajton djersën e gjakun   e punës së tij , që dikush ja  rrëmben padrejtësisht  me pushtetin e arrogancës dhe prepotencës .  Nuk e di sa përfaqësoj shpirtin e atij demokrati që Votoi për Ty , por që i duhet të paguajë  filozofinë  tuaj . Nuk e di sa përfaqësoj dhe atë socialistin që ndoshta dhe të urren në këtë moment  dhe si ilaç për urrejtjen i ke dhuruar një gjobë antiligjore në xhep . Të gjitha këto kategori ama kanë një të përbashkët, janë “VIKTIMA” të asaj që ti  di të ndërtosh më mirë:  Makutërisë .

Por e di mirë kryetar se ata do të shohin në këtë material  veten e tyre , protestën e tyre të pa shprehur në publik por në shpirtin e tyre , do të ndiejnë veten të qetë se:  Po! Po ! Folën , Denoncuan  dhe  tani presin përgjigje .

Dhe zoti kryetar   je i detyruar të përgjigjesh .

Se Pari . Kujt i përkasin këta karroatrecë që çuditërisht ti po i ekspozon  si zbatuesit më konsekuentë dhe më të pamëshirshëm të Ligjit ?

Se Dyti . Ku dhe çfarë rruge ndjek pagesa e gjobës së Karroatrecit  si gjobë që vendoset në emër të Bashkisë , dhe thithet nga Kush ne fare Raporti  ligjor ?

Se Treti Cilat janë të ardhurat në Bashki nga kjo politikë ” Ligj Zbatuese” ?.  Sa pare kalojnë tek Shoqëria e Karroatrcëve?

Se katërti .  Çfarë detyrimi tatimor  paguhet në Buxhet të shtetit ?

Se Pesti . Ka mbi 20 ditë që automjeti im është bllokuar në ambientet e Bashkisë  . vetëm sepse nuk po jepet përgjigje ne pritje te afatit nje mujor ( ju i kini shkurtuar seriozisht afatet  Administrative, e ka thënë AI ) .

Është në natyrën tuaj që përgjigjen ta jepni me retorikë apo kundër akuza .

Bëni mirë që përgjigjen ta jepni publikisht , me dokumente , natyrisht nëse  Këshilltarët Opozitarë nuk do heshtin për ndonjë arsye madhore që lidhet me fatet e Kombit.

Ndoshta do të intensifikoni dhe daljet mbi punime serioze në infrastrukture apo në banesat e reja për të pastrehët dhe të harroni apo nënvleftësoni përgjigjen . Dhe për to do të flasim por jo tani . Kemi kohë.

Kryetar  I qytetit tim, unë i mbyll dhe veshët dhe sytë  , nuk dua të degjoj , nuk dua të shikoj , por ju “bërtisni”  shumë . Ju futeni dhunshëm në qënien time, në jetën time, në ndërgjegjen time, në djersën time, në dinjitetin tim. Nuk është faji im. Të qeverisësh është status i madh , Më vjen keq , dyshoj se je shumë larg të qenurit Kryebashkiak .

Me vjen keq  por .. Pushteti yt arrin deri tek yxhym-pazaret me Karroatrecat.

Të tjerat i ka tjetër kush . E Ti e di KUSH… zoti Kryetar . Dhe NE  e dimë !

E ngaqë e di mirë këtë punë, sa herë më del ti Kryetar duke “bërtitur”, mua vetvetiu më vjen ndërmend ajo shprehja kryetar: “Mos e var xhaketën tënde te gozhda e tjetrit, se po ta hoqi gozhdën  të ngelen shpatullat zbuluar”

 

 

25 komente në “Mafia e karrotrecave, arritja e parë e kryetarit Basha”

  1. MOS PARKO ATY KU S'DUHET says:

    Ideja e gjithe ketij budallalleku qe keni shkruar ju (kushdo qe te jeni), nuk po iu marr seriozisht se as emrin nuk ia keni vene artikullit eshte:
    MOS PARKO ne “ Parkim për Gjykatën e Lartë“ apo te ndonje institucioni tjeter, apo ne vend tjeter ku NDALOHET PARKIMI. Po te mos kishit parkuar aty ku eshte e ndaluar, s’do kishit pasur as peripecite e meposhtme dhe nuk do shanit asnje.
    Ne Bananarepublic, fajin nuk e ka as shteti, as opozita. Fajin e kane njerezit si puna jote, qe nuk mesuan nje here t’i zbatoje rregullat dhe qe per te mbuluar fajin e tyre, shkruajne keto artikuj. Dhe pastaj justifikohen, atij tjetrit nuk ia hoqen makinen, pse ma hoqen mua.
    O Tema, e dime qe jeni anti-qeverise/bashkise dhe nuk ka ndonje gje te keqe. Po vini pak filter, jo cdo gomarllek ta botoni se ka nje rresht per problemin dhe 19292003 rreshta kunder Berishes, Bashes a kujtdo soj e sorrollopi te politikes ne Shqiperi. Faleminderit

    1. fule says:

      “Në çdo vend të botës të gjitha hapësirat e rezervuara zyrtare të parkimit ditën e Premte në darke deri të Hënen në mëngjes janë të lira për përdorim publik”

      Nuk me intereson ajo me lart, por kryesorja eshte pagesa 4.000 Leke te zyrat e Policise se Lulit, pa vule, pa firm, pa marres. Kjo duhet te shqetesoj se ne gjuhen popullore quhet vjedhje me teknike, ose sic i thone keta te huajt korrupsion.

      1. aqifi says:

        Po ky rrota e trapit nuk gjente vend tjeter ne 12 te nates (kur e gjithe rruga eshte bosh), por parkoi tek parkimi i gjykates se larte.

        Nga ana tjeter, ka te drejte per titullin “mafia e karrotrecave” sepse nuk i hiqet presja fitimeve gjigande te policise bashkiake dhe asaj te qarkullimit me karrotrecat. Sa per dijeni kushdo qe emerohet drejtor qarkullimi ne polici ose bashki ble karrotreca ne numer sipas takatit ose qeses…

    2. elio says:

      E drejte, nuk duhet parkuar aty ku nuk duhet, por njerez jemi dhe gabime bejme…Ti qe je perfekt me kryebashkiakun tend keni vendosur gjobat. Mire keni bere. Per kete ne nje qytet normal ka nje gjobe per parkimin e gabuar (30-60 Eur ne evrope) dhe nje pagese carroattrezzi me reth 100 Eur. nese zoteria do ta lere makinen ne parking fillon dhe paguan edhe parkingun.
      Tani sa per ty o partizan i gjobave Tirana nuk ka nivelin e qyteteve europiane dhe per kete nuk mund te paguajne qytetaret te njejtat gjoba por ne proporcion.
      Kryebashkiaku perpara se te vinte targat e mercedesit te ri e kishte me targa fallco se edhe ai nuk ka leke (pyeteni shoferin e tij) keshtu qe i pari ai, duhet te paguante gjobe.
      Policia bashkiake nuk ka asnje te drejte te vendosi gjoba (kodi rrugor) dhe prape sipas kodit Autoriteti legjitim i cili mban mjetin me te cilin eshte shmangur apo shkelur regulli duhet ta vere sa me shpejt ne dispozicion te pronarit pasi te kete paguar sanksionin..
      Edhe pyete nje cike kryetarin tend deri kur do vazhdoje te flase se u be nje vit e s’po e nxjerr qimen nga qulli..

    3. Shqiptari says:

      Ti kuptohesh qe je proqeveritar, po pergjigju nje pyetje te thjeshte?
      Kishte gje shenje per parkim te gabuar ju merret makina me karroatrec?
      Pse nuk i vune nje gjobe per paraljmerim?
      Si ta marre vesh qytetari qe i kane marre makinen me karroatrec dhe nuk ja kane vjedhur dhe ku duhet te drejtohet?

      E thjeshte sepse biznesi i karroatrecave te bashkise dhe policise qarkullon mijera dollare ne vit dhe ata qe kane karroatrecat jane te lidhur me punonjesit e bashkise dhe policise.

      Pse nuk japin fature tatimore per sherbimin karroatrec qe nuk eshte pak por 4000 LEK te reja.

      Etj etj.

      Jam dakord per zbatimin e ligjit por jo abuzim me qytetaret hallexhinj. Ne vend qe tu bejne sa me shume parkingje publike investojne ne karroatreca. Ptu palo qeveri dhe palo bashki, Mos e paci te gjate

    4. vorri boms says:

      ti qenke nje injorant o shoku qe nuk njeh rregullat e qarkullimit dhe te financave por qe fatkeqesisht per shqiptaret je i veshur me pushtet,dhe prandaj te djeg.parkime te tilla jane te lira nga e premtja mbas ores 24.00 deri te dielen ora 24.00.gjykates nuk ja ka len pronat berisha e as ndonje tjeter por parkojn aty vetem ditet qe ka orar zyrtar pune dhe jo vetem ky institucion.po per faturat qe skan TVSH dhe vule cmund te thuash apo kane inat qeverine njerezit qe shkruajn?eshte e thjesht fare,buxheti shtetit dhe bashkise jane bosh por per momentin i duhen ca leke atij qe ka fituar tenderin e ketij sherbimi.mjer ne ku jetojme…………

    5. kela says:

      Cfar djali, dukesh qe je shpellar me keto qe ke shkruar. Si thua, fajin e kane qytetaret qe nuk zbatojne ligjet, kurse shtetaret qe abuzojne me ligjet i kane te gjita te drejtat ta bejne kete.

    6. v says:

      C’na ngre nervat dhe ti, C’me parkon idiotlleqet e tua te mbrojtjes se nje krimineli, te bukur, atje ku s’duhet.

    7. trust_no1 says:

      Perpara se te gjykosh lexoje pak me mire historine.
      Me duket sikur jam une qe e kam shkruar sepse ekzaktesisht me ka ndodhur e njejta gje para 3 javesh.
      Parkova ne nje vendu ku deri para ca kohesh parkimi ka qene i lejuar. Dhe edhe ne kete moment qe flasim nuk ka tabele qe e ndalon parkimin. Por pavaresisht prej kesaj, meqe kreva nje shkelje ok, duhet te paguaj gjoben. Po karrotreci pse hyn ketu? Nuk kisha bllokuar qarkullimin dhe edhe nese makina rrinte nje jave ne ate vend nuk prishte asnje pune. Por prape dakort. Ishte marre me karroatrec. Nuk po perseris kalvarin qe tregon autori sepse eshte identik. Por ne fund lidhur me pagesen 40.000 leke te vjetra i kerkova policit te bashkise faturen tatimore. Dhe me pa si alien. Pergjigja qe mora ishte ne dac merre dhe ne dac lere makinen. Pasi kembengula shume dhe kuptoi se cfare profesioni kisha, nderroi tonin dhe u justifikua duke thene se ata e kane ngritur si shqetesim por skane ca bejne. Me te drejte shtohet pyetja. Mire gjoba se shkon ne buxhetin e bashkise teorikisht, po parate e karroatrecit ku shkojne??? A paguan tatime firma qe i ka karroatrecet apo keto derdhen ne xhepat e Lul Hajdutit??

  2. filan fisteku says:

    Me ka ndodhur fix para 1muaji! Pasi ma kishin hequr makinen me kamion-ngrites (karroatrec) nuk kisha ku te pysja…..se ne bashki telefonat ne darke nuk punojne se e mbyllin ne oren 4! Vajta vete tek parkimi i bashkise tek 21, dhe me thane te pres te nesermen se ne darke nuk punonte njeri (imagjino te kisha hall) ok vajta neser ne mengjes, mora nje leter, ika ne bashki, kur vajta atje me kthyen prape ke parkimi i bashkise, se s’me kishin dhene nje flete, u ktheva prape ne bashki per pagesen 70.000lek te vjetra….pastaj shkoj prape tek parkimi per te marre makinen…..DHE e gjej makinen e GERVISHTUR (makinen e kisha lyer komplet vetem para disa ditesh) shof ne procesverbal qe shoferi i kamion-ngritesit kishte shkruar qe makine kishte qene e gervishtur me pare…..e kapa kete shoferin, e nje firme private ishte cun i vogel, i thashe qe ma ke gervishtur ti,,,,pse genjen??? Mjafton te shohesh fiks vendin e gervishtur (parakolpi anesor dhe diskun) qe korrespondon me cengelin qe ke vendosur ti….e di cme tha???? Ohu, ik e bej nje flete-ankese po deshe, me mu ske pune…. Kur erdhi polici qe ma pa me tha: ska gje, lere me kaq, se po u ankove ka per te zgjat shume ajo pune, dhe sdo marresh kurre lek!!!! Vetem atyre qe ju ka ndodhur kane per te me kuptuar….

  3. Ramy says:

    shtet hajdut me krye k bandit

  4. fakiri says:

    Nuk ka mbetur me asnje pellembe parkim publik. Gjithe sheshi Nene Tereza p.sh eshte privatizuar me kohe nga bashkia. Por mesa duket nuk i kane korrur te ardhurat e pritshme dhe se fundmi kane zene edhe gjysmen e parkimeve para Pallatit te kultures. E pse gjysmen, normale qe te bjere ndonje ne kurth.
    Dhe nuk do jete e larget dita kur i gjithe bulevardi do privatizohet nga Bashkia.
    Mendonte njeri se kryetari i ri erdhi per ti sherbyer qytetarit!

  5. filan fisteku says:

    Zoti moralist MOS PARKO etj etj……..duket qe qenke i virgjer nga keto pune ti! Kam njohur plot persona Demokrate e Socialsite e pa parti fare, qe kur ju bie ne koke nje hall i tille, shkojne atje dhe fillojne mallkojne SHTETIN qe te gjithe pa dallim! Mos bej moral kot, se aty ku kisha perkuar une nuk kishte FARE tabele! Thuaj vetem mos te ndodhte, pa do te shohim ty si do reagosh pastaj (mgjths qenke PD-ist) ?

    1. hasani says:

      O moralist, a ke makine ti katunaro apo vjen ne tirane me gamor per te shit qumesht. Ceshtja e gjobave eshte me te vertete shqetesuese, te premten e kaluar me ndalon nje makine policie me tri police brenda dhe me kerkojne dokumentat, mi marrin dhe me thone qe kam gjoba pa paguar. refuzojne te me japin nje vertetim per dokumentat e marra-kur ju thashe qe po shkelnin lilgjin- mu pergjigjen qe ne jemi ligji dhe ik se po te duam ta bllokojme makinen. U detyrova ti denoncoja ne Rajonin 2, ku kembengula qe te merrej kallzim penal per shkelje te ligjit dhe kercenim personi- per te thene te drejten oficeri i policise me te cilin diskutova e njihte legjislacioni dhe u soll konform te gjitha ligjeve, me ktheu dokumentat, me beri me dije qe kisha nje gjobe pa paguar, dhe me kerkoi ndjese sepse policet kishin pasur dite te ngarkuar. Pranova ndjesen dhe sigurisht qe pagova gjoben-te cilen nuk di se kur dhe pse ma kishin vene. nejse u kenaqa qe arrita te merresha vesh me nje oficer policie.

  6. Luan says:

    A e dini që të gjithë pronarët , por edhe shoferët e karrotrecave janë nga Tropoja?! Kjo është mutë-punë dhe inat malokësh,sidomas kur janë edhe tropojanë.

  7. mali says:

    Ai lengsi MOS PARKO…eshte Moni i Qazim Mulletit.-Lulit
    Lereni te shkretin te nxjeri dhe ai ca kacidhe!Se dhe ato qe ka komentu nuk i ka shkrujt vet.

  8. loni says:

    Te falenderoj o shkrues per mundimin qe ke marre e ke shkruar gjithe cfare kam ndjere dhe vete kur me ka ndodhur e njejta ngjarje ne nje vend pa asnje lloj tabele vetem se ishte afer nje institucioni ne oren 10 te nates dite te shtune. I vetmi person qe me doli para ishte polici per hir te se vertetes shume i urte i bashkise dhe po aq i urte dhe ai tjetri ku dorezova dokumentin per te marre makinen. Madje ky i fundit me tha, kur e pyeta se me cilin mund te sqarohesha per kete qe me kishte bere bashkia me karrotrecat e saj dhe jo vetem te saj, me tha pra duke vene buzen ne gaz se cfaredo qe te ndermerja kot e kisha.
    Si dhe ne shume raste te tjere, mendova, keta institucione qe ne “mbajme me buke” duke i paguar me taksat dhe tatimet tona sillen mu si ata qe te zene prite rruges e te tallin pasi te kane marre gjithe cfare kane mundur.
    Edhe njehere fld shkruesit me mendimin se me kete reagim nxjerr dhe njehere “dufin” per cfare mua vete me ndodhi, por dhe me shpresen dhe bindjen se te tilla ngjarje na bejne te mbajme doren e te mendohemi mire para se te zgjedhim ata qe na qeverisin.

  9. ne sherbim te vjedhjes bashkiake says:

    rrofte luli me luletrecat e tij, se dhe lulit ne hollandisht karro i thone.

    ne sherbim te vjedhjes bashkiake, eshte trendi me i ri i luletrecave te shtuar ne mase, ne tirane.
    pa jane dhe keta lulet e vocerr alpine, te parkingjeve ne qender; tek muzeu, etj qe duan dhe keto gjobat e veta, ndryshe ta gervishin makinen..

    poshte qelbsirat e ardhura nga vjedhja!

  10. fshatari says:

    Ka dy rruge per kete problem:e para mundohu ti zbatosh rregullat ekzakt qe te mos kesh pune fare me halldupet e pushtetit,
    e dyta mos jeto ne Shqiperi dhe je ne anen e sigurte.

  11. athens says:

    Jam shume dakort me fshatarin.Populli shqiptar (pesa me e madhe)nuk i ben dot zap as “sherbetoret” e tij.Imagjinoni se cfare xhuvapi mund ti jape serbit dhe grekut ky popull.Megjithate perpara me ne krye Kreshnikun (Spahiun) te perhapim injorancen deri ne skajin me te larget te globit ku flitet shqip.

  12. indrit says:

    Zoti shkrues i ketij denoncimi. A e dini se cila do te jete pergjigjia e bashkise per rastin tuaj?? I nderuar qytetar, nga verifikimi i dokumentacionit u konstatua se keni parkuar mjetin ne nje vend te ndaluar per parkim. Me respekt Florend Hoxha (Dr i Policise Bashkiake).
    Kjo ishte edhe pergjigjia e ankimit tim per nje rast thuajse identik me tuajin.
    Une personalisht e kam paditur ne gjykate bashkine dhe policine e saj. Uroj qe ju dhe te gjithe te tjeret te beheni bashke dhe te kerkoni te drejten tuaj.

  13. beni says:

    Dhe mua ma moren makinen me karrotrec te stadiumi dinamo afer sheratonit.
    Aty ku parkova makinen ishte nje tabele ku shkruhej: parkim me pagese.
    Pasi dal nga kafja, pas 30 minutash, makina sishte aty. Thash ma vodhen. Pyes nje polic e me tha qe mund ta kete marre karrotreci. Polici me drejtoi te nje kjoske qe ndodhej pas pallatit te kongreseve. Aty me thane qe makina ndodhet te ish parku i autobuzave e bllokuar. Shkoj per ta marre dhe me than qe duhet te paguaja 40 mije leke karrotrecin dhe 30 mije leke gjoben e policise bashkiake. Dhe ne mandat shkruhej: mos pagese e biletes se parkimit. Pra vetem se un spagova bileten e parkimit prej 1 mije lekesh, policia bashkiake me detyron te paguaj 70 mije leke, ne kundershtim me tabelen qe ndodhej ne parkim ku lashe makinen. Pervec kesaj bashkia nuk ka vene tabele informuese qe te tregon kjosken e qelbur te saj per te paguar 1 mije lek bileten e parkimit. Shkoj te ankohem ne bashki dhe punonjesja me tha : Degjo djale, shko merr makinen se mbas nje muaji, mund ta marresh te demtuar. Pra dhe punonjesja e bashkise ishte pjese e mafjes duke me kercenuar fare hapur.

  14. eda says:

    Te nderuar qytetare.Me te vertete qe eshte mafia e karrotrecave, e komanduar me radio nga Drejtori i Policise Bashkiake Florenc Hoxha. Une banoj afer Lokal “Lion Park”, rruga e Elbasanit. Shikojme veprime te tmerrshme per nje shoqeri civile. Ky zoteri ka hapur edhe nje lavazh “Rubin’ quhet, ku prishi edhe murin rrethues dekorativ, hapi edhe shetitoren e parkut dhe aty kalojme me makina sa e si te duan dhe nenat me femije e pleqte e shkrete hidhen sa andej ketej. Nga aty fillon heqja e makinave me urdher te shefit qe njerzit ose mos ti lene para lavazhit te paligjshem, ose ti fusin ne parkimin e lavazhit me leke. Pra, cte shikosh kur i marrin, si bazhibuzuke duken. Fitimet e shefit jane marramendese, por populli po duron. Duro o i duruar, por sa, deri kur? Ti e di vete.

  15. Leo says:

    Kjo eshte nje teme qe shume njerez mund te flasin me ore. Une jetoj ne Londer dhe punoj si shofer. Jane disa vende ketu qe sillen tamam si ne tirane, ky shqetsim i qytetarve ishte dhe ne nje emision te BBC Wachdog. Ndjenje me e keqe kur ta marrin makinen ashtu nuk ka por ketu ka raste qe me personin brenda dhe i kan vene gjobe dhe makinen ja kane marre me karrotrec. Kur vija ne Tirane e shijoja parkimin falas kudo. Duhet te tregohemi te kujdeshem dhe te mendom si ata.

  16. ME DEMOKRAT SE SALA { PO NUK BEHET KSHU } says:

    HAPNI SYT SHTET KURV SI E SI ME NA VJEDH NE CDO INSITUCION E NE CDO SHERBIM PO NUK DHATE KAFEN DO SOROLLATENI,SHKURT MUHABETI 97 POR JO NGA POPULLI NGA SHTETI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje