"Ish e përndjekura" për të cilën “zihen” Rama e Kadilli

19 Prill 2012, 16:45Blog TEMA

Nga Ana Dhonato

Edhe pse nuk jetoj ne shqiperi nuk mund te mbetesha indiferente ndaj ceshtjes aq shume te perfolur keto kohet e fundit: demshperblimi i ish te perndjekurve. Personalisht kjo teme me intereson prej kohesh por fale shkrimit te z.Kadilli me date 30 mars ne Panorama online kuptova arsyen e zhurmes qe krijohet me dashje rreth kesaj ceshtje ne pergjithesi, e ne menyre te vecante pikerisht ne kete moment. Nuk mund te fsheh qe, duke lexuar artikullin,  per pak sekonda e ndjeva veten si ajo vajza e bukur qe sheh dy djem te grinden per te (ne imagjinaten time ata dy djem ne fakt nuk ishin Rama e Kadilli, per shume arsye qe lexuesit s’i interesojne aspak). Por u shkunda shume shpejt nga tundimi, sepse si  nje ish e perndjekur qe kaloi rinine e saj ne komunizem,  fatkeqesisht (ose fatmiresisht, varet nga kendveshtrimi) vazhdoj te bej ate qe aq mire mesova ne komunizim: te mos enderroj. Duke lexuar artikullin kuptova qe “vajza” eshte mendimi i tyre i fundit e qe  “ndeshja” e tyre medjatike s’fsheh gje tjeter vec solidaritetin e tyre ne trajtimin e ceshtjes se te pernjdekurve, e me sakte nje strategji te tyre te perbashket.  Po patet durim te lexoni kete shkrim deri ne fund , do mundohem me modesti ta shpjegoj.

Tani le ti kthehem artikullit te z. Kadilli.
Z.Kadilli, eshte per tu admiruar zelli me te cilin  e keni shkruar  artikullin (fjalet e zgjedhura me kujtojne pak zellin e nje nxenesi qe don te terheqe vemendjen e mesuesit). Por ju duhet ta dini , qe zelli i tepert, kur nuk din ta zoterosh mire, kthehet ne nje arme kunder atij qe e perdor, dhe kjo sidomos ne artin e te shkruarit dhe te folurit  (do te preferoja qe po me kaq zell ti ishit pergjigjur intervistes se diktatores). Ndersa ju mundoheni ta vertisni  artikullin tuaj rreth tre fjaleve-kyce: integrim, diskriminim e demshperblim, une mund ta pershkruaj vetem me nje fjale: falsitet i vetedijeshem. Me kot mundoheni ti drejtoni gishtin PS-se. Ne nga ato nuk presim asgje, i nderuar z. Kadilli, pervecse te pergjigjen para drejtesise per krimet e bera. Tashme nuk presim me dhe te  kerkojne te falur , sepse historia ka treguar qe asnje kriminel i vetedijshem per ate qe ben, nuk kerkon te falur. Akuzat qe i drejtoni PS-se  nuk ju bejne te dukeni  me pak fajtore ndaj nesh, sepse eshte fale paaftesise tuaj politike (me dashje do te thoja) qe akoma kriminelet nuk  jane vene para drejtesise. Ne prisnim nga ju z.Kadilli (madje dikush nga ne pret akoma, se koti do shtoja).
Me te drejte ju, kur shkruani “shoqeria shqiptare nuk do te gjeje dot prehje sa kohe nuk shlyen mekatin e nje pjese te saj ndaj nje pjese tjeter” e konsideroni klasen e ish te perndjekurve pjese te shoqerise. Por sa keq qe me pas flisni per integrim e riintegrim. Eshte e vertete ne ne shkencat sociale termi “integrim” perfaqeson te gjthe procesin social e kulturor qe ben  qe nje individ te ndjehet  pjese e shoqerise. Por te gjithe e dime ne cfare konteksti perdoret kjo fjale, qe ne jeten e perditshme eshte e lidhur natyrshem me konceptin e racizmit, ne kuptimin e gjere te tij. Une qe jetoj ne nje vend te huaj e degjoj shpesh  kete term ne lidhje me emigrantet, me personat me aftesi fizike e mendore te kufizuara, etj etj, pra ne lidhje me  persona qe konsiderohen te “te ndryshem”. Me vjen keq, z. Kadilli, kete term nuk e kam pranuar per 20 vjet ketu ku jetoj, e aq me pak mund ta pranoj ne vendin tim:  ajo qe kerkojme prej vitesh nuk eshte integrim, sepse ne jemi pjese e kesaj shoqerie.
Me pas ju shkruani: “me guxim, madje edhe perkundrejt nje shoqerie te papregatitur per detyrimin e madh, PD krijoi nje sistem te tere per riintegrimin e te perndjekurve ne shoqeri. Kur PD-ja u jepte mundesi shkollimi, u jepte preference punesimi…..”.  Jam e sigurt qe ju e dini, por dua tjua kujtoj gjithsesi z. Kadilli qe shkollimi e punesimi nuk jane privilegje. Ato jane nder te drejtat themelore  te njeriut ne nje shoqeri demokratike. Ndersa komunistet na i mohuan keto te drejta, sdo te thote qe ju meritoni levdata qe na lejuat ti ushtrojme keto te drejta . Ketu ku jetoj studjova ne universitet e bej nje pune dinjitoze, dhe keto jo pse jam nje ish e persekutuar Z.Kadilli.  Gjithashtu, shoqeria shqiptare mund te ishte e papregatitur per jeten e re post komuniste qe po fillonte, por me teper se kurre ishte e pregatitur dhe e bindur per te zhdukur komunizmin dhe shenjat e krimeve dhe padrejtesive te tij, e nje nder keto ishte dhe mohimi i te drejtes se shkollimit e punesimit ish te persekutuarve. Qe shoqeria shqiptare ishte e gatshme te beje kete hap e tregoi dhe  fitorja e PD ne ato vite. Ne qytetin tim, KAVAJE, ju fituat me 98%, z. Kadilli, dhe nje pjese shume e vogel ishim te persekutuar. Ndaj eshte qesharake ta quani te guximshem dhenien e mundesise se te drejtes per shkollim e punesim ish te perndjekurve. Ky veprim po qe quhet  i guximshem, nese eshte bere ne favor te personave qe nuk e meritonin dhe shpresoj te mos jete bere, se nje gje e tille me shume se per kedo do ishte ne dem te vete klases sone.
Persa i perket demshperblimit te ish te perndjekurve: ju e paraqisni kete demshperblim si nje pjese te vogel te borxhit te madh moral ndaj klases sone. Jeni te vetedijshem qe me te vertete e keni trajtuar si duhet ate dhe keni pare pertej aspektit materjal te asaj qe ai perfaqeson?
Ju ngrini problemin e diskriminimit qe mund te krijohet nga kerkesa te grupeve te vecanta. Diskriminimi u be qe ne fillim i nderuar z. Kadilli.
Se pari: u vu nje afat brenda te cilit duheshin dorezuar dokumentat. Nga eksperjenca qe kam ne vend te huaj, di qe afati vihet per kontributet monetare (dmth favor) me fonde te percaktuara qe i behet nje kategorie te caktuar dhe ne kete rast fiton me i shkathti e me i shpejti.  A nuk eshte diskriminim ky ndaj atyre qe per arsye nga me te ndryshmet nuk munden te paraqisin ne kohe dokumentat? Nese eshte si thoni ju e demshperblimi ben pjese ne larjen e borxhit ndaj klases sone, ne asnje rast ne ekonomi borxhliu i ven kushte huadhenesit e aq me teper limit kohor ( ne te drejten civile eshte vetem inercia shumevjecare e kreditorit qe mund te percaktoje humbjen e te drejtes se kredise). Ju mund te thoni qe limiti kohor u vu per aresye buxheti. Por nga shkrimi juaj kuptoj qe s’eshte kjo arsyeja, perderisa cdo vit aprovohet buxheti per demshperblimin.
Se dyti: si fillim ju perjashtuat nga e drejta e ketij demshperblimi niperit e te denuarve. Nuk eshte diskriminim ky? Per kete mund te kete shume kunder, ndaj po sjell rastin tim personal qe ta bej me te qarte. Me kete rast edhe po prezantohem, per te evituar qe te me quajne te majte (larg qofte!), ose te keqinformuar . Quhem Ana Dhonato dhe jam mbesa e Shefqet Bejes. Me siguri qe nuk e dini, por po te shihni listen e atyre qe do te demshperblehen, nuk do gjeni emrin e gjyshit tim. Per te rifreskuar memorjen e lexuesve, mjafton te them qe Shefqet Beja eshte nje nder deputetet e denuar me varje ne vitin 1947 (shume pak per te pershkruar ate figure qe eshte nderuar dhe me titullin hero i kombit). Pak dijne qe gruaja e Shefqetit vdiq ne 1950 sepse ju mohua e drejta e mjekimit, vajza e tij e vetme vdiq ne 1975 ne moshen 35 vjecare, duke  lene 4 vajza.  Ishin keto te fundit qe linden ne debim, qe nuk ju dha e drejta e studimit megjithese me nota te shkelqyera e  qe punuan ne kooperative, edhe me pasoja shendetesore. Me thoni ju z. Kadilli, nuk e  meritojne mbesat e Shefqetit, e shume si ne, te kene demshperblim? Eshte e vertete qe me pas e  ndryshuat ligjin dhe perfshite dhe niperit e mbesat, por ishte qesharak afati dy mujor qe vute. Si tja beja une z. Kadilli qe nuk jetoj ne shqiperi dhe qe e mora vesh shume vone? E di qe ligji nuk pranon injorance, por edhe ne nuk mund te pranojme injornacen e ligjvenesve, sepse keta te fundit duhet te dijne qe shoqeria shqiptare ka plagen e madhe te emigrimit e qe nje afat dy mujor eshte qesharak, per te mos thene i pamundur, per nje qe jeton e punon jasht atdheut.  Une nuk mendoj qe meritojme me shume se te tjeret, por mendoj qe mbesat e Shefqetit meritojne te jene ne liste z. Kadilli.
Pas gjithe ketyre arsyetimeve qe bera duke lexuar artikullin tuaj z. Kadilli kuptova (e per kete ju falenderoj) ate qe skisha kuptuar prej 20 vjetesh. I dhashe pergjigje pyetjes qe prej 20 vjetesh i beja vetes: si ka mundesi qe e djathta te mos e shfrytezoje  shansin e madh qe historia i dha  per te shlyre borxhin e madh ndaj gjithe shoqerise shqiptare? Sepse, i nderuar z.Kadilli, problemi i te perndjekurve nuk eshte problem borxhi i nje pjese te shoqerise ndaj nje pjese tjeter. Problemi jone eshte problem i tere shoqerise shqiptare qe shkon pertej vuatjeve fizike te nje klase, sepse krimet e komunizmit jane krime ndaj te gjitheve:  Duke vrare, internuar e mbyllur burgjeve  klasen intelektuale  komunizmi e privoi shoqerine shqiptare nga nje pasuri intelektuale kombetare, dhe te gjithe e dijme cilat jane pasojat  e renda shoqerore (edhe ekonomike) te nje mungese te tille, e qe  jo me kot vazhdojme ta paguajme shtrenjte pas kaq kohesh ne te gjitha aspektet (politika eshte nje pjese  jo indiferente e ketij cmimi).
Ja cila eshte pergjigja: qellimisht te gjitha forcat politike  ngrejne pluhur me  ceshtjen e demshperblimit. Rruga me e thjeshte: per te larguar vemendjen nga ceshtje shume me te rendesishme sic jane ato te denimit te  kriminelave dhe te kthimit te  pronave; per ta paraqitur  problemin tone si nje problem te rendomte  materjal  qe rendon ekonomikisht mbi buxhetin e shtetit e me se fundi per te paraqitur klasen tone tone si nje klase banale e te paafte ne pritje te nje vendi pune dhe e gatshme te shese vuajtjet e veta per nje shume lekesh. Me thene te drejten shume nga ne ja lehteson kete misjon e ben lojen e tyre: disa   mundohen te bejne biografine e politikaneve per te zbuluar kriminelet e mundshem ne familjet e tyre,  te tjere qe mundohen te zhbirilojne ne jeten e vete bashkvuajtseve te vet (e kush eshte pa mekate!) e te akuzojne njerit-tjetrin (sa kohe e humbur!), te tjere akoma  ndihmohen nga politikane per te vjedhur pronat te afermeve te vet e ti ndajne me politikanet ,   e keshtu me radhe. E nderkohe te fituarit jane Rama e Kadilli i radhes, qe mbeten e vetmja alternative per votuesin e pse jo edhe per nje post te rendesishem sic eshte presidenca”

#Autorja eshte mbesa e Shefqet Bejes, ish deputet pjestar i grupit te opozites ne vitin 1946

27 komente në ““Ish e përndjekura” për të cilën “zihen” Rama e Kadilli”

  1. Ramy says:

    mire do ishte te ishin hapur dosjet e sigurimit pastaj te shikohej kush nga keta ka spiunuar shoshoqin
    sigurimi i zgjidhte bashkepuntoret nga radhet e tyre,sepse i hapeshin njeri tjetrit
    kur nje i internuar ne vlore foli kunder diktatorit, tjetri nuk e raportoi por pas disa ditesh e thiren ne dege dhe i thane pse nuk ke raportuar
    vete ai qe provokoi e kishte spiunuar

  2. Mir osht me i thone falemners Doktorit per aq sa ka bo deri tash ene me i lon nazet se kena pun tjera neper kom e skina kohe me u mor me ju pleq. Doktorit o tu i zi kaptina me keta blosheviket qi i thurin puqe cdo dit e atij i duhet me i zbulu e luftu shpejt.

  3. Vlora says:

    moj zonje e nderuar pd si shume gabime te tjera beri edhe ligjin per demshperblimin tuaj…..

    ne rast se ju apo prinderit tuaj keni punuar ne kooperative ,,,te njejten gje kemi bere edhe ne apo prinderit tane,,,,ne kooperative kemi punuar…..

    ne ate kohe te gjithe idhim ne njfare menyre te persekutuar e te internuar…..

    atehere perse duhet te shperbleheni vetem ju dhe jo te gjith shqiptaret ???????

    c`kusur kemi ne qe vuajtem ne ate kohe te vuajme edhe sot per tju paguar juve ?????

    po ne kur do te shperblehemi ??????

    1. ana says:

      Vlora, miku im i mire. Komenti juaj me jep kenaqesi te vecante se verteton ate qe them ne shkrim. Duke lene menjane demin moral e psiko-fizik te ish te perndjekurve, po ju bej nje pyetje (megjithese keni punuar ne kooperative (me rroge) besoj qe jeni i afte ne matematike): sa eshte rroga (qe smoren kurre) 20-30 vjecare e mijera personave qe punuan ne miniera e ne kampe internimi?
      Pershendetje Ana Dhonato

    2. protesto says:

      Per vloren kete dukuri te se keqes shqiptare qe kerkon barazi me te persekutuarit e denuarit e diktatures,megjithse keni dale ne pension per nga vitet harroni te thoni e t3e pranoni te verteten.Fshatare e katundore kane punuar ne koperative,por ato kane qnene te lire biles dhe per te grabitur,kurse te internuarit qe punonin ne koperatove jo vetem qe dhunoheshin vazhdimisht nga diktatura e proletariatit komunist,ketij djalli me fytyre njeriu,por dhe percmoheshin dhe fyheshin nga disa maloke,fshatare e kontundare qofshin se njerez kurre nuk jane.Sot shoqja vera disa prej tyre dretojne te tre pushtetet ne Shqiperi ku prej vitesh riciklojne me paturpesine tuaj boten e krim-korrupsionit duke grabitur votat,pronat e pronareve te ligjeshm dhe duke lene viktima te tjera nga pas nen mburojen e nje gjyqesori te kapur nga bota e krim-korrupsionit te konvertuar komunist ne pedeiste e socjalise e nje djall me brire.Turpin ju dobice te spermatozoides komuniste ne divanet e zyrave te saj e hani me buke,sikurse prinderit tuaj qe u cderuan u burgosen e vrane njeritjeterin per pushtet e para te pista,historia eeshte e dokumentuar dhe ju nuk mund ta cbeni ate dhe sado zvarre ta terhiqni demokaracine ne Shqiperi ju nuk do fitoni kohe.Boll me ju,ju mbetini jashteqitja e popullit shqiptare qe duheni ndeshkuar si bashkepuntore ne qindra e mijra krime makabre qe nuk kane te ndaluar dhe sot ne te ashtequajturen demokraci mostrash e bij e bija komunistesh qe nuk kane per gje te shesin vetem vendin vetem per pushtet apsolut dhe para te piset.DITA E GJUYKIMIT TE SERES SUAJ PER KRIME KUNDER NJEREZIMIT DHE KORRUPSION PO AFRON POR JU NUK DONI TA BESONI SE NUK KENI AS FE E AS IDE.

  4. Deti says:

    Duke njoft shume mire vajzen e deputet Shefqetit, nji perle e vajzave durrsake ne te gjitha drejtimet,por mbi te gjitha per shpirtin e saje aq fisnik sic kishte dhe pamjen, nuk me vjen mire qe per hire “te shume mangesive” ne plotesimin e kerkesave ekonomike te te perndjekurv, ku dhe une bej pjese, te shprehemi pa pergjegjesi duke akuzue nji qeveri, qe me shume veshtiresi ka fillue me se fundi te mendoje edhe ekonomikisht, por gjithnji shume ma pak se e meriton, kete grup shoqnor shume te nderuem.
    Kij guximin qe ka pas vajza e deputet Shefqetit, qe mendimet tueja ti keni ma te kjellta ne realitetin tone, ku edhe mbas 20 vjetesh demokraci, nuk jemi shmang akoma nga mendesit komuniste, qe cdo problem te na e zgjidhi shteti.
    Megjithate ju falenderoj se ky komunikim me ju, me ktheu shume vite mbas,per te kujtue dhe nji here jeten tone nen komunizm ku jetuem brezi yne ku bente pjese dhe vajza e deputet Shefqetit.

    1. fatmiri says:

      Ja doli nje nga te perndjekurit qe i qan hallin qeverise dhe jo vetes se tij. Lume shoqeria per kete!

    2. lum e det e kocimarre says:

      o i nderruar Deti, na vjen keq qe ti u presekutove ne regjimin e kaluar, po perse tani e kerkon me qiri a i vrare akoma skllaverine nga nje ish komunist i rrepte i kthyer ne nje cub bajraktare?

  5. G.Sulo says:

    qy kadilli nga cili katund i ka renjet?

  6. ana says:

    Per z.Deti:ju falenderoj per cfare thoni per nenen time.me vjen keq qe s’arritet te kuptoni cdua te them (demshperblimi eshte gjeja e fundit qe mund te me interesoje).

  7. Shqiptari i vjeter says:

    ,,,,,,Mirëpo, si çdo epidemi njerëzore, edhe diktatura ka fundin e saj të pashmangshëm. Por duhet treguar shumë vëmendje ndaj asaj që do ta
    pasojë diktaturën një ditë, mbasi një popull pa tradita lirie e demokracie, i sapodalë nga një shtypje e rreptë, ka prirjen të kënaqet me pak. Kur popullit i bëhet zakon të duartrokasë diktaturën e shpallur me ligj, ai e ka të lehtë të duartrokasë një diktaturë të kamufluar. Por nuk ka diktaturë më të rrezikshme, se ajo që i serviret popullit me maskën e demokracisë. Autokracia me makijazh demokratik lëshon rrënjë më të shëndosha, sesavetë diktatura e shpallur, tek një popull i lodhur e i demoralizuar, i cili bie në prehrin e saj symbyllas. Si rrjedhim, pasojat e saj janë më afatgjata se ato të një diktature të ligjëruar, mbasi populli shpresëhumbur gjunjëzohet prej dëshpërimit, duke u bërë një pré e lehtë për despotët e rinj me grim demokratik.
    «Ndokush mund të pyes me të drejtë:
    si mund ta dallojë një popull apolitik demokracinë e vërtetë nga pseudodemokracia, që mund të pasojë diktaturën?
    Përgjigjja është e thjeshtë dhe e qartë edhe për një njeri të pashkollë. Nuk mund të jetë kurrë demokraci një sistem politik, i cili
    pason një diktaturë, dhe nuk mjekon urgjentisht plagët e shkaktuara prej saj.
    Duke i lënë kastile të hapura e të pamjekuara plagët e diktaturës, ato
    do të infektohen dhe shoqëria shqiptare do të gangrenizohet, duke u
    dobësuar e çorientuar progresivisht, derisa të katandiset në një turmë të hallakatur lypsarësh të nënshtruar. Pseudodemokracia është një anarshi e
    organizuar, me qëllim që pushtetarët despotë dhe bashkëpunëtorët e tyre
    mëkatarë të përfitojnë në mënyrë të paligjshme atë që ua ndalon ligji i
    tyre fasadë mashtrimi.
    «Të dashur bashkatdhetarë! O Ju që do të mbeteni pas nesh!
    «Mos gaboni të mendoni se mund të jetoni ndonjëherë të lumtur mbi
    këtë tokë, që po mbillet me eshtra atdhetarësh të zhdukur pabesisht, pa e çliruar atë më parë prej tyre dhe pa i ndëshkuar me ligj shkaktarët e kësaj vëllavrasjeje pa fund. Nuk mund të ngrihen kurrë themelet e një
    demokracie të vërtetë dhe të një shteti juridik, të domosdoshëm për të
    ardhmen tuaj, mbi një tokë që rënkon prej shpirtrave të bijve të saj më të mirë, të cilët falën gjakun për të. Po gabuat në këtë pikë vendimtare, vetë ky truall me emrin Atdhe do t’ju a bëjë të pamundur paqen sociale dhe begatinë mbi të. Atëherë ju do të endeni të zhgënjyer mbi tokën mëmë dhe do të shikoheni sy ndër sy të hutuar, pa e shpjeguar dot kaosin që do të përjetoni e pa qenë në gjendje ta ndryshoni mjerimin kolektiv. Jeta do t’ju duket një lodër bajate në duart e atyre që i ndihmuat vetë t’junanurisnin me një parodi demokratike, e cila do t’ju kushtojë më shtrenjtë nga diktatura e sotme, po ratë në kurthin e saj. Dhe bota do t’ju qeshë e nuk do t’ju a qajë hallin, mbasi ajo do të jetë demokracia që ju do ta keni zgjedhur vetë dhe do ta keni brohoritur, pa u menduar gjatë.
    «Ju ndihmoftë Zoti që, të paktën atëherë, të kujtoheni se Mëkati Juaj,
    që do t’ju pengojë ta gëzoni jetën si popujt e tjerë, është se po shkelni pa teklif mbi eshtrat e mohuara të martirëve që luftuan për begatinë e truallit Atdhe, rënkimet e të cilit i dëgjon Ai vetë edhe po nuk deshët t’i dëgjoni ju.(,,,,,,,)Pastrojeni vendlindjen prej eshtrave të martirëve të shpallur tradhtarë dhe
    të tradhtarëve të shpallur martirë. I jepni vendin që i takon çdo shqiptari në historinë e hidhur të popullit ,,,,,,,
    A.H
    Spaç 1962

  8. Kapterri says:

    E nderuara Zonja Dhonato!

    Jam me se i sigurte qe ju dhe te gjithe ish te persekutuarit tjere e dine shume mire qe fajtor nuk eshte Kadilli, por katili qe ju e zgjodhet ne 92 duke pare enderra me sy hapur – hera e pare qe patet fatin dhe besuat ne enderrat. Jam i bindur se te gjithe ata shqiptare qe kane pasur nje fare ndergjegje, e ndjejne dhimbijen e shuarjes se nje familje, pasi pothuajse shumica e tyre e kane vuajtur ne je menyre apo tjerer te njetin fat. Kadilli eshte nje sekretar partie ashtu is prokuroret dhe sekretaret e partive qe denuan gjyshin dhe prinderit e tyre. Kadilli dhe shume PD-ista te tjere jane nje kopje e keqe e ish sekretarit te partise qe ka marre Shqiperine peng. Ne rast se ju dhe te gjithe ish te persekutuarit e tjere te cilet nuk jane te kenaqur me politiken e demshpreblimit te qeverise PD-iste, e keni konstatuar kete perpara zgjedhjeve te vitit 2009 dhe perseri keni zgjedhur Sali Berishen, eshte e kote te ankoheni e te akuzoni Kadillin. Nje komunist diktator si Enver Hoxha ju a shkaterroi jeten familjeve tuaja, dhe nje ish-komunist diktator ne pushtet me artikuj tellallesh po jua rihap plaget pasardhesve te ish te persekutuarve.

  9. Grigor says:

    Znj. Ana! E lexova me vemendje artikullin tuaj. Nqs se artikulli i z. Kadilli sipas jush permblidhet rreth tre fjaleve kyce integrim, diskriminim, demshperblim, artikulli juaj vertitet vetem rreth nje fjale:- Demshperblim. Ne fakt nuk prisja kete nga nje e perndjekur politike. Kur pretendon qe je e perndjekur politike do te thote qe je perndjekur per idete e tua qe kane qene te kunderta me regjimin. Pra kane qene ide demokratike. Do te ishte me e udhes te kerkoje te shihje te realizuar idealin per te cilin vuajte. Ata qe jane te perndjekur politike kane vuajtur per te realizuar nje ideal. Nje shoqeri te lire dhe demokratike me shanse te barabarta per te gjithe. Reaizimi i ketij ideali eshte dhe shperblimi i vuajtjeve te tyre. Dhe besoj se ky do jete synimi, deshira dhe kerkesa e cdo te perndjekuri. Vetem kete gje nuk e shoh ne artikullin tuaj. Ju e quani detyre dhenien e kuotave per universitet dhe jo privilegj. Eshte e vertete qe regjimi komunist ose nuk u jepte te drejte studimi per shkolle te larte os u jepte dege te parendesishme femijeve te te perndjekurve. Por njohurite deri ne shkollen e mesme nuk ua pengonte regjimi. Pra ai qe mesonte ishte i mire pamvaresisht bir komunisti apo i persekutuari. Ne emer te ketij parimi u abuzua rende ne vitet 90. Duke marre vertetime te persekutauri nga te denuarit ordinere ne ate regjim deri tekedhe ekzekutore dhe xhelate. Me keto vertetime futen femijet jashte krtieri dhe rradhe. Duke u mohuar kete te drejte dikujt qe mund te ishte shume i mire por qe nuk pati fatin qe babin ta kishte aq kodosh apo mamin aq “te shkathet” sa te merrte ate te shuar vertetim! Nuk do ishte me e udhes te kerkonit shanse te barabarta konkurrimi sesa hyrje ne shkolle vetem per shkak te statutit te te perndjekurit? Pra nga nje sistem ku favorizoheshin ata me biografi te mire(bijte e komunisteve) ne nje sistem ku favorizohen ata me biografi te mire(bijte e te persekutuarve)!? Ju nuk duhet te kerkoni kriterin e privilegjimit por ate te barazise. Nje person qe ka vuajtur diskriminimin duhet te kerkoje qe askush me mos diskriminohet per shkak te tij. Luftuam qe mos kete lufte klasash dhe diskriminim. Dhe jo te kerkoje vazhdimin e standartit por vetem duke ndryshuar kahun! Thoni qe larg qofte nuk jeni e majte. Te jesh i majte nuk do te thote qe je komunist. Te kesh ide te majta do te thote qe kerkon nje shoqeri dhe shtet qe lejon kapitalistin te vere kapital dhe te pasurohet por qe ndihmon dhe shtresat e gjera per te bere nje jete dinjitoze nepermjet politikave taksuese dhe sociale. Pret zgjidhje nga Sali Berisha qe ka qene sekratar partie, mjek ne byro mik i ngushte i familjes se diktatorit dhe deshmitar ne gjyqin e nje te persektuari te denuar me vdekje si Hysen Shoshori. Po qe se nuk e di mund ta shohesh ne kete link http://www.youtube.com/watch?v=2K8Pq2953lM . Ne kete rast duhet te kishe reaguar per solidaritet me Shoshorin dhe kunder ketij kameloni qe per pushtet nuk e ka problem te kaloje nga komunist ne demokrat. Dhe neser po te jete nevoja edhe fashisht! Megjithese jam i bindur qe menyra qe vepron ai dhe bindjet e tij jane fashiste. Por asnje reagim nga ju. Sa per Kadillin ai eshte nje njeri pa personalitet, nje vegel qorre. Ai me ngjason me shume me shume me nje qukapik te trembur. Nuk do ja lejoja vetes te kerkoja lemoshe tek nj burre-bushter si ky. Ky zvarranik qe i digjet barku per ju, kur kerkoi Edi Rames te kerkonte te falur per aludimin qe i jati i Edit, Kristaqi kishte vene firmen per ekzekutimin e Havzi Neles, doli nje i aferm i familjes Blloshmi nga Berzeshta e Librazhdit duke kerkuar qe ne emer te standartit qe Kadilli kerkonte nga Rama te kerkonte dhe ai falje pasi i ati i Kadillit ka qene ekzekutori material i poeteve martire Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Por Kadilli nuk e pa te udhes. Megjithate ate nuk e ze gjumi dhe eshte thelleshisht i preokupuar per te perndjekurit politike! Nuk ma ha mendja mos i kesh ditur keto. Kur ke lexuar artikullin e Kadillit duhet te kesh lexuar dhe artikullin e Blloshmit. Nuk kam pare ndonje reagim nga ty. Por shoh kete reagim e sotshme ku i qan hallit Kadillit(pika kujt i qan hallin) se si do behet ajo puna e lekeve qe ngelen pa marre! Ti e di mire se kush eshte Pd. Fshati qe duket s’do kallauz. Ata bejne sikur ndihmojne te perndjekurit per ca vota me shume ti dhe nje pjese e te ashtequajturve te perndjekur beni sikur i besoni per ca para me shume. Une vete jam nga nje famije e perndjekur per shkak te dajes qe u arratis ne Amerike. Asnjehere prinderit e mi nuk kane kerkuar para, pasi te gjithe shqiptaret kane vuajtur. Kush me shume kush me pak. Asnjehere as une as ata nuk kerkuan per mua dhe motren time privilegje shkollimi dhe dege te mira. I kemi marre shkollat e larta vella e moter me zotesi dhe dijet tona, pa i hyre askujt ne hak dhe pa marre asgje te pamerituar. Sa per demshperblim, babai ime 21 vjec dhe nena 18 vjec sa mbaruan shkollen i hodhen ne fshatrat e Librazhdit. Shkrine jeten e tyre ne malet e Librazhdit, bene pune te papaguara dhe aksione. Vuajten persekutimin per shkak te biografise se keqe. Por asnjehere nuk jane ankuar dhe kane kerkuar para. Po per fshataret qe jane paguar me 30 leke dite pune, a nuk duhen te demshperblehen? Po te gjithe shqiptaret qe kane punuar ne aksione a nuk duhen te paguhen? Mos i degjeneroni idealet e te perndjekurve per nje Shqiperi demokratike ne pazare parash. S’ka gje me te bukur se te japesh jeten per nje ideal te cilin e beson. S’ka gje me te ulet sesa te jetosh pa nje ideal. Ne kete prizem gjyshi juaj ndihet i qete aty ku prehet sepse iku per nje ideal qe e besonte sinqerisht. Por trazohet kur mbesa e tij ja perdhos kujtimin dhe idealin e tij duke ja tregetuar tek xhelatet e tij dhe femijet e tyre per nje grusht te hollash. Ne respekt te gjithe atyre qe kane vuajtur dhe mbi te gjitha ne respekt te gjyshit tuaj mos vazhdoni me kete muhabetin e lekeve. Mbetsh me shendet.

    1. ana says:

      Po te lexoni me vemendje dhe pa paragjykime artikullin do te kuptoni qe e keni gabim ne gjithshka ne ato qe thoni. Pergjigja e te gjithave verejtjeve tuaja jane ne artikullin tim. Pershendetje

    2. ana dhonato says:

      I nderuari z. Grigor. Kuptoj qe paragjykimet perbejne nje limit, por po te lexoni me vemendje ate qe kam shkruar do te kuptoni jo vetem qe gaboheni, por do te gjeni edhe pergjigjen e verejteve tuaja.
      Pershendtetje

  10. xha Jaho says:

    Ore ju “ish-te persekutuarit” qe ju ka ngelur ora ne komunizem. Get a life!

    Ne se doni qe drejtesia juaj dhe e prinderve tuaj te vihet ne vend atehere sot behuni faktor ne jeten e Shqiperise. Mos votoni nje ish-komunist dhe mos perkrahni nje diktature te re. Pekrahja e Sali Berishes ju ben juve njesoj si ata qe perkrahnin Enver Hoxhen.

    Kete artikullin me siper nuk e lexova se nuk pata durim, por nje teme e tille mbi demshperblimet e te ish-persekutuarve me duket kot fare. Ne se ish viktimat e komunizmit i kane shpresat tek Berisha dhe Rama per ti shperblyer dhe nuk organizohen vete atehere nuk meritojne vemendje.

    P.S. Dhe ata kelyshat e Berishes te mos me thone “komunist” kur te lexojne kete postim, se i kam bere nja 20 vjet interrnim ne kohen e monizmit.

  11. Kamunisti says:

    Na kamunistat nuk dorezohemi!para partizaaaane…. pse kot e vume kamunistin ne krye ne? Me fal e nderuar zonja Ana Dhonato,kurresesi nuk dua tju fyej me ato qe parashkrova,por nje ndofta bashkevuajtes i atij sistemi mbasi nuk kam qene i persekutuar por nje punetor i thjeshte ne meditje,se ashtu ishte i gjithe Populli.Por fatkeqesia ishte qe pushtetin Demokratik e uzurpuan ose me mire e uzurpoi,jo nje ish Komunist dosido por nje ish Sekretar Partie i PPSH,nje karrierist i terbuar qe shqyente me dhembe cdo gje(me kupton besoj ne menyre figurative)deri sa arriti atje ku ishte ne ate sistem,e perseri me dhune e me shqyerje mori drejtimin PD.A te te beje nje pyetje e nderuar zonje?a jeni e keanaqur me arritjet qe ka bere vendi juaj nen drejtimin e ketij ish Komunisti edhe tash mbas 22vjetesh na flet per prrallat me Komunista? e ku shumica e Popullit e dine vete se ne cfar gjendje jane,ohhh sa shume ka per te thene,22vjet e Shqiperia eshte me e varfera e rajonit,me e pa punae plot,gjoja u liberalizuan vizat po hajde ta shikosh se si te kthejne ne aeroport e te iken bileta kot.

  12. beni says:

    Znj.Ana me fal por nuk e ke kuptuar fare Vloren …Ai njekohesisht ju eshte pergjigjur megjithese mund te mos dije matematike sa ju (pa ofendime ju lutem…). Megjithate pa dashur tju ufendoj ju pergjigjem une : Rroga 20 vjecare e atyre qe punuan ne ate sistem me detyrim ne miniera eshte po aq sa rroga 20 a 30 vjecare qe punuan gjithashtu duke qene te “lire”.Se cfare pasurie bene keta te dytet ne ato 30 vjet meqe nuk e dikeni mund te shkoni te pyesni me Rrubik,Burrel,Selenice a ku te doni tjeter…hapni librezen e nje minatori te “dalluar” ne 90-ten dhe jepini po aq leke cdo te persekutuari…Dhe lerini ju lutem denglat e llafet boshe…

    1. ana dhonato says:

      Z.Beni, ne asnje menyre nuk dua te ofendoj njeri. Jam dakort, le ti lejme llafet boshe: eshte nje nder mesazhet qe dua ti arrij lexuesit. Pershendetje.

  13. BILLY CAPMAN says:

    JAM NJE I PERNDJEKUR POLITIK,AKOMA NUK KA ARDH KOHA TE JEM NJE ISH I PERNDJEKUR PERDERISA PERNDJEKSIT E MI DHE TE FAMILJES TIME JANE NE PUSHTET APO NE OPOZITE. NJEREZIT QE VRAN ATEHERE SOT PO VJEDHIN E PO VRASIN NE MENYRE CNJEREZORE.I DREJTOHEM NJEREZEVE TE NDERSHEM NE DREJTESINE SHQIPETARE QE DUHET NJE RREVOLUCION NE DREJTESI NJE RREVOLUCION QE TE NXJERE LIGJIN MBI GJITHCKA.HAPJA E DOSJEVE DO TE ISHTE FILLIMI I NJE FRYME VERTET DEMOKRATIKE.NXIRENI KETE POPULL NGA KJO KATRAURE 70 VJECARE……POPULLI DO TE JETE ME JU,GJITHASHTU EDHE ZOTI. ZOTI NA NDIHMOFTE NESE NESE NUK E BENI.FEMIJET TANE DO JENE FRUT I KETIJ KAOSI…….FLM.

  14. inxh. elektrik '90-95 says:

    Pershendetje Ana. Doja vetem t’ju uroja per shkrimin, duke ju njohur personalisht, se kemi qene studente te nje brezi ne te njejtin Fakultet Elektrik ne Tirane.Keni qene vajze model ato vite ne sjelle, edukate, moral dhe me vjen mire qe shkruani paster per tu hapur syte atyre qe nuk duan te shikojne dhe veshet atyre qe nuk duan te degjojne. Gjithesesi per momentin je shume me mire pertej detit, sesa ketu, sepse do e ndjeje veten me keq se para viteve ’90 jo nga ana materiale sesa nga ana shpirterore. Urime & mbaresi ne jete!

  15. Adriatik says:

    E keni kuptuar shume vone moj “zonja dhe zoterinj te perndjekur” aq von sa edhe ne te tjeret qe ishim te grricur dhe jo te persekutuar nga sundimtaret krahinore (sekretaret e partise) sot po vuajme persekutimin me te felliqur bashke me disa nga ju. Kaq!

  16. valrfeti says:

    Pershendetje Ana.I KENI VENDOSURE DREJTE PIKAT MBI “I”.Kush do te kuptoje nuk ka nevoje per perkthyes.Ekame njohure SHEFQET BEJEN KURE KAME QENE 8 VJEC SEPSE KEMI QENE KOMESHI NE RRUGEN”HOXHA TASIM”.Po Fatos Beja cfare lidhje ka me Juve.Konsiderat e respekt per Ju e familjen tuaj.

  17. tiku says:

    Znj. Donato. Si durrsak i vjeter do ja thjesht te te kujtoja se Z. Kadili u pranua ne Partine e Punes disa dite mbasi shqiptares e futur ne ambasada u larguan nga Shqiperia. Kjo besoj duhet te jete nje indicacion i karakterit te tij si “antikomunist”. Mos harro se te dyja partite rrjedhin nga i njejti burim dhe narcisismi i diferencave te vogla nuk duhet te verboj gjykimin tone.

  18. Kush eshte ai i papersekutuari ne shqiperi do te doja dhe; pse qe i tille?!

    Populli shqiptar eshte i teri i PERSEKUTUAR nga TE “PERSEKUTUARIT”!
    Kush nuk kupton kete, do te vdese e i perskutuar.Ata i kane bushur burgjet me te pafajshmit si spiune (po spiune te vertete jo sigurimsa)te asaj kohe. Kete kuptoheni mire o njerez te mire ne ka mbetur nonje i tille ne atdheun tone,se deri tani nuk po cfaqet.

    Biri i nje te vetepersekutuari

  19. agroni says:

    O njerez:grigor,deti,etj etj me thoni pak se une s’e di:listat kur jane bere?dje,para nje muaji,para nje viti?me sa kam nigju kane vite qe jane bere.si ka mundesi,kjo qe i interesoka kaq shume kjo shume lekesh,s’e ka ngrejt zonin perpara?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje