Tranzicioni 20 vjeçar, përveç shumë të mirave, solli edhe shumë efekte devijuese e negative si për demokracinë ashtu edhe për vetë jetën sociale të qytetarëve. Me të vërtetë shqiptarët në fillim të viteve ‘90 përfituan pluralizëm politik. Megjithatë është interesante të bëjnë pyetjet: A ishte real ky pluralizëm? A ishte në shërbim të mirës së përbashkët të qytetarëve dhe të demokracisë? E para, duhet të kemi parasysh faktin se pluralizmi i fazës fillestare, pra e kam fjalën për fazën e krijimit të PD dhe të transformimit të PS ishte i komanduar dhe i projektuar nga nomenklatura komuniste.
Duke u nisur nga ky fakt, atëherë ai pluralizëm nuk ishte real, nuk përfaqësonte vlera origjinale demokratike e për rrjedhojë nuk ishte një garanci për progresin e reformave politike demokratike dhe ekonomike të bazuara në ekonominë e tregut të lirë. Pra, le të themi, se kjo ishte faza e parë e pluralizmit politik shqiptar. Krijimi i këtij pluralizmi politik fals dhe jo origjinal, bëri të mundur që Shqipëria të futej në një tranzicion të gjatë politik, me sfida e probleme serioze, ku viktima ishin vetëm qytetarët.
Krijimi i PD me ish komunistë dhe me njerëz me dosje, transformimi ose më saktë komandimi i PS po nga ish personat që kishin përgjegjësi të rënda për regjimin e kaluar, bëri që Shqipëria jo vetëm të hyjë në tranzicion politik, por edhe të përjetojë momente të vështira si ai i vitit 1997.
Faza e dytë pluralizmit politik shqiptar është momenti, kur për interesa krejtësisht personale dhe për shkak të luftës brenda llojit, pjesëtarë drejtues të PD e PS largohen nga partitë fillestare për të krijuar parti të reja, të cilat kishin vetëm një qëllim, pushtetin e vetëm pushtetin. Këtu duhet të kemi parasysh momentet, kur Genc Pollo u largua nga PD dhe krijoi partinë e tij si dhe largimin e Ilir Metës, i cili krijoi LSI.
Partia e Genc Pollos edhe pse bëri manovrime të suksesshme politike duke përdorur sigël të përafërt me atë të partisë mëmë, PD, nuk mbijetoi gjatë. Ajo u shkri dhe u rikthye përsëri tek PD.
Ndërsa Ilir Meta, duke përdorur një emër tërheqës, si dhe duke shfrytëzuar mirë kuintat politike, vazhdon edhe sot të lundrojë në sistemin politik shqiptar. A ka lidhje emri i partisë së Ilir Metës me atë që ajo përfaqëson realisht? Kjo është e vetmja parti që quhet Lëvizja Socialiste për Integrim dhe duke qenë në bashkëqeverisje me PD, merr për dy herë rresht refuzimin e statusit të vendit kandidat në BE. Nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër europian që t’i refuzohet dy herë statusi për vend kandidat ashtu siç ka ndodhur me Shqipërinë pikërisht në kohën kur në bashkëqeverisje është një parti që ka emrin Lëvizja Socialiste për Integrim.
A përfaqëson LSI integrimin? Për herë të parë në 20 vjet tranzicion shqiptarët bëhen dëshmitar të një videoje, ku zv/Kryeministri dhe një Ministër bisedojnë për afera korruptive. Pavarësisht se askush nuk u dushkua, qytetarët e panë dhe e dëgjuan të vërtetën. Jo vetëm se kjo parti politike ishte aktore dhe autore e videos që e panë të gjithë shqiptarë, por ishte edhe lumi i akuzave që dy zyrtarët e lartë i bënin njëri-tjetrit.
A përfaqëson LSI integrimin? LSI lindi si forcë politike vetëm për interesa të qarta personale politike e për pushtet të personave që e themeluan, të cilët nuk patën hapësirën e duhur për t’i pasur këto tek partia mëmë PS. Pra, LSI nuk është se u krijua për të sjellë një frymë të re politike e demokratike në vend, por thjeshtë për të stërzgjatur frymën e vjetër ekzistuese të politikës shqiptare. LSI nuk kishte një ideologji, apo një imazh real politik, nuk kishte një elektorat të mirëpërcaktuar. Për këtë arsye ajo kishte vetëm një mënyrë që të mbijetonte. Të krijonte një marrëdhënie shantazhi me qytetarët si dhe të përdorte koalicionet e pakuptimta politike.
Ajo e mbështeti të gjithë forcën e saj politike, jo tek kapacitet e larta intelektuale e kulturore, por pikërisht tek njerëzit pa shpresë, të cilët i krijojë dhe i edukojë mbi parimin e kamikazit: puno duke bërë vota sa më shumë dhe ne do të bëjmë mbret. Ky parim, krijoi kulturën e militancës qorre e injorante, zhduki konceptin e meritokracisë për konkurset publike si dhe në të njëjtën kohë zëvendësojë specialistët e mirë e të suksesshëm me njerëz militantë e të pashkollë. Kjo krijoi një situatë të mungesës së efikasitet dhe të mirëfunksionimit të institucioneve të ndryshme shtetërore.
Gjithashtu, LSI duke qenë se dashuri të parë kishte pushtetin dhe jo qytetarët, pranojë të bëjë koalicion me djallin. Jo pak herë kryetari i kësaj partie ishte shprehur egër e me tona të forta duke bërë akuza të ndryshme kundër liderit të PD. Megjithatë, të gjitha i harrojë shumë shpejt. Kjo ndodhi, sepse ai ishte i dashuruar marrëzisht pas pushteti. Koalicioni i tij, nuk kishte asgjë të përbashkët me PD, qoftë në program ashtu edhe me historinë politike të dy subjekteve. Megjithatë, ai e bëri, se nuk rrinte dot pa pushtet. Pushteti ishte atraksioni e motivimi kryesor i tij.
Aktualisht vetë drejtuesit e LSI, pas ngjarjeve që kanë ndodhur e kanë kuptuar se nuk kanë më asnjë motivim, justifikim apo arsye që të vazhdojnë të jenë forcë politike. Për këtë arsye po mundohen të justifikohen me faktin se LSI është forcë e rëndësishme për ekuilibrat politik dhe forcë e rëndësishme për integrimin. E vërteta është se LSI ka humbur si forcën e ekuilibruesit ashtu edhe atë të integrimit. LSI ishte një stërzgjatje e panevojshme e politikës së vjetër. Për këtë arsye ajo bashkë me politikën e vjetër do të dalin nga sistemi, sepse misioni i tyre ka mbaruar me dështim e me turp.
Mire aty Daci, por kujdes me drejtshkrimin.
Ki asht i kualicion ani-puq me vlera ndershmerie e pune me djers per popullin siq e tregojn tana faktet. Doktoi ka ba icik shaka perpara me kaptin-lopen dhe anasjelltas por jeni ju shum te keqinj qi i merni tana t’verteta. Duhet me e kuptue sakt fjalen e Lymit se kto pune i pertyp si buke e djath tan dites.
LSI kur eshte kriju ne fillim ishte nje parti shum e mire ku shifej me te vertet nje e ardhme dukej sikur do sillte ndryshim sepse po bashkoheshin gjith te rinjt..por kur ishte ne opozit beri nje opozit te mire dhe dha shpres…hopaaaa sa doli ceshtja per tu fut ne qeveri per te vjedh nuk hezitoj u bashkua me vrap sepse ishte i uritur kok lopa bashk me shtrigen e vet…dhe strukturat e LSI ishin amator ishin student qe donin ndryshim por ilir kok lopes se kundershton dot kshu qe u be me qeverin edhe hodhi moton hani sa me shum se do na duan sa me shume…studentet e LRI sot jan te gjith drejtora sv drejtora dhe te gjith moren frymen e hajdutit..do tregoj nje rast te papar cndodh ne LSI treguar na nje shok qe ishte simatizan dhe partizan ne fushat…ky ca skish ber ne fushat me mish e me shpirt nejse erdhi dita qe u futen ne qeveri ..vete ky me kerku pune te LSI dhe takoj personin qe ishte angazhuar ne fushat.qe sot eshte drejtor te QSUT me duket dicka e till…dhe i thot he cbehet per ndonje pune??i thot ai po ja kshu ja ashtu e dredh e i thot po ti je e pa shkoll cte bej un??po i thot ky sdu drejtor ndonje pune te rangut tim ndonje pune qe te fitoj e profesjon…i thot ky tipi qsut qe e di cke do te fus roje te qsut aty te pakten e fito ndonje 10mij lek te vjetra ne dit plus rrog etj etj…ky spranoj se cun 22 vjec e mendoj qe te ardhme ska roje..shife ku shko mendja e LSI per korrupsjon..nuk gjykoj shokun se ai aq mendon aq di..por fryma e LSI kjo eshte
o Alban a ke te besh me agronin?
Ne kete artikull, shoh nje veshtrim, dhe pasqyrim te qarte mbi nje formacion politik si LSI, nje produkt pa ideologji, por nje krijese strukturore. Vleresoj analizen qe me konkluzionin e saj, tregon dhe formimin tend intelektual, e profesional si politolog. Mendoj se Shqiperia ka kapacitete qe po dalin cdo dite ne pah me vlerat qe kane, me integritetin, karakteristike e nje intelektuali te vertete, e jo pseudo intelektualesh qe shpesh kemi pare te na japin leksione “demokracie”, eshte momenti i duhur per te qene jo vetem kritike por ashtu sic po beni ju dhe shume intelektuale, te japim alternativen per ate qe presin gjithe shqiptaret.