Nga Përparim Halili
Katër ditë më parë, kur plasi skandali i linjës së interkonjeksionit të energjisë elektrike me Kosovën, m’u kujtua një “përrallë” e shkurtit të vitit 1993 e cila u përhap nga selia e PD dhe vazhdoi të tregohej për 1 vit me radhë zyrave të qeverisë, të presidencës, të ministrive, kafeneve e rrugëve të Tiranës. Madje, shkoi deri në zonat skajore të vendit duke u rrëfyer nga militantët e PD. “Përralla” ishte kjo: – “Sikur Saliu, atëherë President Republike, kishte rrahur bashkëshorten Liri Berisha, kur i kishte shkuar informacioni se ajo kishte ndërhyr tek një drejtor, për punësimin e djalit të njërës prej shoqeve të saj”.
Nëpërmjet kësaj “përralle” publike, por dhe për faktin që për demagogji vazhdonte të banonte në ish-apartamentin e tij në lagjen “Brakë”, Sali Berisha u bë KULT i “drejtësisë dhe ndershmërisë si njeri, si kryefamiljar e shtetar”. Mesazhi që dhanë ata që e hodhën në qarkullim këtë “përrallë” dhe mesazhi që morën ata që e besuan, ishte ky: “Sali Berisha jo vetëm nuk lejon abuzime e padrejtësi, por ndëshkon dhe gruan e fëmijët, kur shfrytëzojnë pushtetin e tij”. Me këtë KULT “ndershmërie e drejtësie” u deklarua Sali Berisha dhe në 8 vitet e opozitës, duke “luftuar egërsisht kundër krimit e korrupsionit”. Me këtë KULT e me këtë “kartë” erdhi dhe në pushtet në vitin 2005. Por “përralla e drejtësisë dhe e ndershmërisë” së tij folklorike deri këtu e pati efektin publik, mbasi u zhvlerësua, sepse pushtetin… e mori në duar dhe po e përdor privatisht gruaja, vajza, djali, dhëndri, kunati, mbesa. Që prej vitit 2005, Saliu as i “rreh” dhe as i ndalon gruan e fëmijët që të komandojnë pushtetin, aq sa nga KULT i “ndershmërisë dhe drejtësisë”, tashmë është kthyer në KULT të qeverisjes me pushtet familjar.
Nëse sipas “përrallës” së vitit 1993, familjes “Berisha” nuk i lejohej të ndërhynte për privilegje as tek brigadierët e komunales, që prej 7 vitesh pushtet kryeministror, shqiptarët e dinë, se nuk mund të bëhesh dot as brigadier komunaleje dhe as të futesh dot në listën e ndihmës ekonomike, pa patur viston e “Ali-Kadive” të familjes “Berisha”. Çdo lëvizje ekonomike financiare që kryhet në këtë vend, çdo emërim apo shkarkim nga postet, çdo skandal apo krim që del në dritë, ka “vulën” e katërshes së familjes kryeministrore. Kudo dalin emrat Sali, Liri, Argita, Shkëlzen, shoqëruar nga emra kunetërish, mbesash, krushqish, dhëndurësh, ministrash, deputetësh, ortakësh e sekserësh! Këtë realitet nuk e thonë ata që “urrejnë demokratin atdhetar Sali Berisha”. As ata që synojnë të marrin pushtetin e Saliut. As “mafia që kërcënon e shpif nëpër gazeta kundër vajzës e dalit të tij”. Këtë realitet e vërtetojnë qindra fakte e prova shkresore skandalesh që bëhen publike, në qendër të të cilave shfaqen emrat e familjes “Berisha”. Pa bërë komente, po flasim konkretisht:
– Kur flitet për prapaskenat dhe intrigat 22 vjeçare në uzurpimin dhe komandimin e kupolës së PD, del në skenë emri i Sali Berishës si organizator dhe realizues i tyre.
– Kur u formua “KOP”-i që uzurpoi kreun e PD e të qeverisjes, doli në skenë emri i Shkëlzenit dhe Argitës, si sjellës të tyre në PD.
– Kur u hap dosja e rrëmbimit, masakrimit dhe zhdukjes fizike të biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha prej SHIK-ut, doli emri i Sali Berishës, si organizator i këtij krimi.
– Kur u zbulua rrëmbimi, masakrimi dhe groposja prej SHIK-ut në kodrat e liqenit të Tiranës e gazetarëve Zamir Dule e Bardhok Lala, doli në skenë emri i Sali Berishës, si urdhërues i këtij krimi.
– Sa herë hapen dosjet e spiunllëqeve të sigurimit të shtetit në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Qendrën Spitalore Universitare, del emri i Sali Berishës si spiun.
– Kur u zbulua furnizimi i Milosheviçit me naftë, armë e municione shqiptare gjatë luftës kundër kosovarëve, doli në skenë emri i Sali Berishës si urdhërues dhe organizator.
– Kur flitet për krijimin e firmave piramidale, përmendet emri i Sali Berishës si themelues, mbështetës dhe mbrojtës i tyre.
– Kur plasi skandali i falsifikimit dhe pushtimit me polici shteti të tokave në bregdetin e Vlorës, dolën në skenë si përfitues emrat e Argitës, të Shkëlzenit dhe dhëndrit të Saliut.
– Kur u bë shkatërrimi i banesave e lokaleve në bregun e Jalës,rezultoi skandal që kishte si personazh vajzën e Saliut Argitën dhe dhëndrin e Saliut.
– Kur një biznesmen i huaj ose vendas, kërkon lehtësi apo privilegje aktiviteti prej qeverisë, del në skenë emri i Argitës, si pronare e studios ligjore që “zgjidh problem brenda sekondës” në kryeministri e në çdo ministri.
– Sa herë hapet dosja e krimeve të krye-terroristit dhe krye-trafikantin serb Arkan, del në skenë takimi i tij me Sali Berishën, si bashkëskenarist në genocidin serb mbi shqiptarët e Kosovës.
– Sa herë hapen dosje të vitit 1997, del më skenë emri i Sali Berishës si organizator dhe nxitës i luftës civile mes shqiptarëve, me bilanc tragjik vrasjen e 3000 shqiptarëve.
– Kur flitet për bizneset që financojnë me detyrim veprimtaritë e pista të familjes kryeministrore, del në skenë emri Liri Berisha, pronare e fondacionit fantazmë “Fëmijët shqiptarë” nën logon e të cilit zhvat miliona euro e dollarë.
– Kur po miratohej ligji për importin e plehrave që e kthen Shqipërinë në kosh plehrash të Europës, doli në skenë emri i Sali Berishës si pazarxhi me mafien e plehrave “NDRAGHETA-CAMORRA”.
– Kur u zbulua pakti i fshehtë anti-shqiptar për copëtimin dhe shitjen e territorit detar shqiptar tek grekët, doli në skenë emri i Sali Berishës si skenarist, urdhërues dhe zbatues i këtij anti-tradhtie.
– Kur u hap dosja e tenderit mafioz të rrugës Rrëshen-Kalimash, ku u vodhën së 240 milion euro, doli në skenë emri i Sali Berishës, si organizator dhe aprovues i këtij krimi ekonomik.
– Kur u zbulua skandali i koncesionit të 300 licencave për hidrocentrale, doli në skenë emri i Sali Berishës, si baba i dy fëmijëve që kanë përfituar 20 prej tyre.
– Kur u zbulua skandali i trafikut kriminal qeveritar shqiptar të armëve e fishekëve me Afganistanin, doli në skenë emri i Shkëlzen Berishës, si menaxhues dhe përfitues i këtij trafiku.
– Kur u zbulua skandali i trafikut të armëve me Libinë, doli në skenë emri i Sali Berishës dhe Shkëlzen Berishës, si furnitor armësh e municionesh të pushtetit të Gedafit.
– Kur u zbulua se në Farkë të Tiranës, një rezidencë luksoze ruhej me policë, doli se brenda saj jetonte Shkëlzen Berisha, që fshihej pas një cope letre sikur pronar ishte një bos i huaj çimentoje që kishte fituar tendera nga Sali Berisha.
– Kur u hapën kabllogramet e SHBA, doli në skenë emri i Shkëlzenit, si personi që kishte kërcënuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Luan Hoxha, për të firmosur lejen për ndërtimin e fabrikës së Gërdecit atje ku e donte Shkëlzeni.
– Kur Kosta Trebicka denoncoi aferën korruptive e kriminale të Gërdecit, përmendi emrin e Shkëlzen Berishës, si “kapo” dhe ndërmjetës kryesor të këtij biznesi vrasës.
– Kur u fol për urdhrat që jepte ministria e drejtësisë për aktivitetin në Gërdec, rezultoi se ministri Aldo Bumçi, ia çonte dokumentacionin ligjor e zyrtar Shkëlzenit, në vend që t’ia çonte babit të tij kryeministër.
– Kur u hapën “letrat” e Gërdecit, rezultoi se ministri Fatmir Mediu takohej e bisedonte “zyrtarisht” për aktivitetin e demontimit vetëm me Shkëlzen Berishën dhe zbatonte vetëm urdhrat e tij.
– Kur u hapën kabllogramet e SHBA, doli në skenë emri i Argitës, si personi që kontrollon dhe komandon gjithë ligjvënien dhe vendim-marrjen e Këshillit të Ministrave.
– Kur u zbulua skandali i grabitjes së tokave në bregdetin e Gjirit të Lalëzit, doli në skenë emri i Argitës si plaçkitëse e tyre me polici, me dokumente hipotekore false e me blerje fiktive.
– Kur u zbulua skandal-krimi i shkatërrimit të shtratit të lumit Erzen për ndërtimin e unazës së madhe të Tiranës, doli në skenë emri i Shkëlzenit si mbrojtës i shkatërruesve.
– Kur u miratua projekti fitues i ndërtimit të parlamentit të ri me 5 milion euro më tepër se projekti me kosto me të ulët, doli në skenë vetë Sali Berisha që urdhëroi të t’i jepej firmës austriake.
– Katër ditë më parë, plasi skandali i bllokimit të linjës së interkonjeksionit të transmetimit të energjisë Shqipëri-Kosovë. Edhe në këtë skandal dolën në skenë emrat babë e bir, i kryeministrit Sali dhe djalit të tij Shkëlzen.
Te tana rastsi jan, osht mire me u mjaftue me faktin qi zyrtarisht Doktori o tu pune per t’mirn e ketij mileti mosmirnjohs.
E nuk osht faji Doktorit qi familja tij ka nuhatje per biznes me shkjaun.
Familja e nershme myslimone e ka harru xhamin, falet vetem ke ortodokset serbe tani !!!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/familja-salgita-lirixen-berisha.html
per te funden , bllokimin e linjes inter-konjuksiont te transmetimit te energjise , ja ke fut kot , po fare kot ,per te tjerat se di , hajde gazetar hajde , ne qoftese ske qa te shkruash hajde se te japim dhe ne nga nje lajm , po mos shkruaj budalliqe ,
ky miku i jot nuk le gjurme se urdhrin per mos fillimin e linjes te inter koneksionit e ka dhene me goje
ligjerisht nuk ka asnje dokument me firmen e saliut
edhe urdhri per aviacionin ne 97 per te qelluar jugun eshte dhene me telefon
edhe urdhri per te vrare 4 viktimat e 21 janarit eshte dhene me goje
jo me shkrim
O Kol me vjen keq per ty…sinqerisht
Dhe keto bemat e Salehut jane vetem ato qe dime ndersa ka edhe te tjera plot sepse mua nuk ma ha mendja qe familja nuk ka nderhyre edhe ne nafte
bravo cuna te gjitha diheshin por eshte me bukur kur i shef keshtu te rradhitura….
Dhe, thoja, ku eshte Perparimi! Kendveshtrim origjinal. Ne kohen e lindjes se kesaj PERRALLE, te mbysnin ithtaret e Salibegut te Pare me medemek ndershmerine e tij te rralle, proverbiale, sinonimike me vete fjalen, po ti permendje Arsidin, lukunine e konviktoreve, qe iu turren pronave e tokave etj. Te pakten eshte i ndershem dhe jo si ai I JUAJI (jo Enver, po Fatos)dhe vershenin “argumentet”: shtepia, “lufta pa kompromis kunder korrupsionit” e plot perralla te tilla, qe sajoheshin si dikur ne nje drejtori te I, II a te III te Sigurimit te Shtetit, qe thuhej se merrej me nxjerrjen e parullave, k/parullave etj.
Si njeriu qe s’rron dot pa perralla autoaureole (kete duhet ta kishe nxjerre ne pah Papi)sa kerceu ne pushtet Salibegu i Pare krijoi alibine tjeter, te kampionit, te prijesit legjendar kunder korrupsionit. U cuditen shqiptaret, sikur te ishin tretur (si i shkerdhe…ne 1997 institucionet e shtetit) institucionet e shtetit, na doli nje nate dhe tha: Alo jam Sali Berisha! Prape u kthye ne linjen jeshile antikorrupsion, qe populli duhet t’i telefononte drejtperdrejt atij dhe jo strukturave shteterore per te denoncuar korrupsionin. Funksionoi ndonje dite kjo PERRALLE (alibi) dhe ma si bie ndermend kujt. Nje shokut tim ia kishte hedhur infermierja te shoqen nga shkallet dhe i gjori, sillej rreth xhamise se Tiranes, si per te gjetur nr. me komunikue me Ate, lart, se ketu poshte s’kishte lene njeri e titullar pa takuar dhe s’i kishte vene kerkush vesh. Po sa raste ka qe njerezit duan te zgjidhin hallet e tyre, po pa kaluar (paguar) nepermjet PERRALLIADES BERISHA, s’kryen kush pune. Pa “nderen” e tyre, pa nderhyrjen e familjes mbreterore te pashpallur. Pse t’ia dije per nder Liri Berishes, bie fjala, nje qytetar qe ia coi ajo te shoqen per kurim jashte dhe te mos ia dije shtetit, taksapaguesve etj??!
Perparimi hap serish, indirekt, nje faqe te librit (dhe kete si e ben mund ta beje fare mire TEMA) te ZI per berishistet. Populli te deponoje. Dhe do te ndodhen njerez qe te gjejne klauzolat qe keto Causheske “demokratik”, te marrin ate qe meritojne.
KOLE ai gazetari ka harru me shkrujt sa ka vra e sa ka pre SALIU ne keto 20 vjet..une po tthem vec nje emer qe e ka dridh tropojen e ka e ba te dridhen gjithe familjaret e BERISHES,se nuk falin dot gjakun e 4 djemve HAKLAJT…HAMDI HAKLAJ DHE ZYLFIJA JANE gjalle e ma e forte se kurre…
Keto jane vetem ato qe kane arritur te zbulohen. Llogjika ta do te besosh se kjo eshte vetem maja e ajzbergut te korrupsionit dhe krimeve te ‘familjes sundimtare’.
Kaq-è? Prisni, pasi mè e madhja nuk ka ardhur ende. Ateherè do tè jetè c’do te jetè…!