Në 21 Prill 2008, filloi dhe de jure rrokopuja e Shtetit të së Drejtës në Shqipëri, Kushtetuta e hartuar me aq mund, ekspertizë dhe asistencë ligjore qoftë dhe ndërkombëtare u dogj me benzinën e etjes për pushtet diktatorial të mendjeshkurtërve që ende na udhëheqin.
Prej një sërë ndryshimesh ato më me efekt vdekje-prurës për Kushtetutën ishin : 1. Sanksionimin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës me 70 plus 1 për qind të votave në raundin e katërt dhe të pestë. 2. Ndryshimi i sistemit zgjedhor nga mazhoritaro-proporcional në proporcional-rajonal me lista të mbyllura.
Me pak fjalë u zhburrërua Presidenti i Republikës së Shqipërisë duke e kthyer në qenie zvarranike me kapistall, kapistall të cilin do e tërhiqte mamuthi me i fortë i radhës.
Ky deformim thelbësor për ta zgjedhur Presidentin e Republikës jo më me Votim të Cilësuar pra me shumicën bindëse të Deputetëve si përfaqësues në masivitet të shqiptarëve, por me një shumicë të thjeshtë të tyre, ish një thikë e pabesë në dinjitetin dhe autoritetin jo vetëm të Presidentit si figurë superiore Institucionale në Shqipëri por edhe ne themelet e vetë Shtetit shqiptar.
Ata (Berisha-Rama) prishën ekuilibrat e Kushtetutës, aktit themeltar të shtetit duke deformuar me dashje dhe qëllime ogurzeza në mënyrë të pakorrigjueshme zgjedhjen dhe ekzistencën e Institucioneve Kushtetues duke krijuar kështu dhe paradokse si ligjore dhe Institucionale, Presidenti i Republikës mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë ndërkohë që Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet me votim të cilësuar. Avokati i Popullit zgjidhet me votim të cilësuar ndërkohë që Presidenti ka ulur kokën dhe jo vetëm përballë një votimi të thjeshtë Ushtarësh Partie. Nuk do mend e kalem të kuptosh arsyen pse këta dy lider tejet ambicioz kërkuan dhe arritën me kartona të tufëzuar të zhburrërojnë vlerat dhe reputacionin e një Institucioni sa jetik aq dhe mbi palët si Presidenti. Ata me anë të Presidentit kapin edhe detyrat që ushtron ai dhe emërimet kushtetuese, sidomos njërën, emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm, dhe mos harrojmë falë mungesës së një Prokurori të Përgjithshëm kurajoz mafia politike-ekonomike ka bërë kërdinë ndër shqiptarë dhe vlerat e tyre, duke kapur Presidentin ata kapin Prokurorin e Përgjithshëm, duke kapur Prokurorin ata kapin çelësat e burgut që do i tundin armikut me skërmitje dhe çelësat e lirisë personale. Dhe se kanë gabim ka vite që ky ritual përsëritet. Ose Prokurori i Përgjithshëm është një mirënjohës i bindur i politikës ose është një inekzistent i trembur. Edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese po ky President i sakatosur i emëron sipas Kushtetutës, por do ish e kotë të vazhdoja çdo shqiptar madhor i këtij prilli 2012 njeh krizën amorale që ka përfshirë jo vetëm Gjykatën Kushtetuese me anëtarët e saj të skaduar por vendimmarrës, por edhe shumë institucione dhe titullarë që edhe pse janë kompetencë ekskluzive e Presidentit kullufiten në heshtje nga Ministra tejet servilë pushtetesh ndaj pa moral profesional. Ndërkohë që shkruaj e shkruaj mërzia nuk pakësohet përkundrazi, s’kuptoj për çfarë e do Berisha dhe Rama që çdo pushtet edhe atë që nuk ju takon ta kenë në duart e tyre, kush i udhëheq në miopinë e tyre, kaq pak i duan shqiptarët. Ndryshimet e tyre makabre të 21 prillit jo vetëm vunë nën hyqëm politik Presidentin e Republikës por i dhanë edhe hallkën e fundit gardhit të skllavërisë ndal lirisë dhe demokracisë shqiptare, ata binomi (Berisha –Rama) përcaktuan në Kushtetutë aplikimin e listave të mbyllura për zgjedhjet parlamentare, domethënë jo vetëm Presidentin, Prokurorin e Përgjithshëm por edhe deputetët që skllavërisht do votojnë për prokurorin filan dhe gjyqtarin fistek. A ka më diktaturë të kamufluar se kaq ?! Ku lisat i harton dhe i kopsit i pari i Partisë dhe i voton në mënyrë profane dhe plot mirëbesim shqiptari i thjeshtë, pa e ditur se vota që ai hedh plot shpresë ndryshimi në kuti është si veza Kinder Surpreza, votë e cila do konvertohet jo në një Deputet dinjitoz dhe kurajoz siç mund t’ia ofronte lista e hapur por në një qenie pa palcë kurrizore dhe integritet personal, ne një qenie puthadorësh i titullarit të Partisë pasi ndaj e kanë zgjedhur dhe kamufluar qoftë dhe ligjërisht. Një maraz i madh të kap kur dëgjon rrenat dhe broçkullat e tyre, ndërkohë që njëri mburr shëndetësinë shqiptare si avangarde europiane dhe tjetri na sqaron virtualisht nga ajri se: jo shëndetësia është e kohës së qametit dhe se veç ky do e rregulloj këtë qamet, ti kupton se sa larg janë të dy këta makutër të vlerave tona nga realiteti dhe perceptimi ynë dhe rrejnë e rrejnë fiks si gjeli i Migjenit, ndërkohë na kanë ngritur pusinë dhe po na bëjnë kërdinë….
Gjeli këndon dhe thotë se asht afër drita
– Gjel, rren a s’rren? cila asht fjala e jote?
Kur ti këndon thonë se asht afër drita…
Por un s’besoj me sonte në fjalët e ksaj bote…..
Venia e shenjes se barazimit ndermjet Berishes dhe Rames nga artikullshkruesja me detyron qe te mos e lexoj deri ne fund shkrimin, i cili gjithsesi me ngjan nje zhgarravine.
Po na kem turizmin ma te bukur te evrops!
Kem Vicidolin, perlen e natyrs serbe!
Kem Lirine dhe Giten!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html
per ndryshimin e kushtetutes artikull shkruesi ka te drejte
bile propozimet ishin nga njerzit e rames dhe vicidolsi i pranoi
vete rama e pranoi qe e dhjeu ndoshta nga qe nuk eshte politikansado qe ne themi eshte plak i rjedhur saliu ne pergjithesi ja u ka hedhur
ketyre te p.s.
me djallezi me force duke vjedhur votat duke vrare njerez ne rruge me 21 janar etj.etj.
e firmosi rama pasi pati besim te madh te liliputi kac islami….
kac mavria punonte totalisht per berishen por kur e kuptoi rama ishte teper vone…..
rama ska faj se normalisht qe do te pres mendime edhe nga stafi i tij,, smund ti analizoi vet te gjitha…
por ne asnje menyre nuk ka shenj barazimi midis rames qytetar dhe berishes shpellar.
Per te vetmen gje qe RAMA te kritikohet dhe qe ai vete e ka pranuar si gabim te tija por pa dyshim ka qene i ndikuar edhe nga keshilltaret e tije qe ne ate periudhe me i degjuari ka qene kasteriot islami i cili sot bredh me nje vote ne dore dhe e ve ne veprim ate sa here e paguajn–por kurre nuk do te vendosja barazimin me berishen
Shume bukur e ka bere kjo zonja apo zonjusha kete artikull –Tamam me stil te paanshem gzetaresk te pershkruar nga respekti per drejtesine ne gjykimin e saj analitik
Ky eshte i vetmi shkrim ne historine e kesaj gazete qe ka si linje kryesore Drejtesine ne Gjykim
Bravo !
Te gjitha ca thote jane te sakta
–Pikerisht keta drejtues te dy partive kryesore e kane lene vendin pa kushtetute –Bukur e thote autorja e shkrimit
Nuk futen duart ne kushtetute sa here i teket njerit apo tjetrit .se i bie vlera jo vetem kushtetutes , por edhe shtetit
Ne kushtetute mund te nderhyhet per ceshtje madhore qe shkaktojne ndonje konflikt institucional, apo moral etj. Por jo te futesh duart ne kushtetute
qe ta kthesh ate ne nje instrument per te perjetesuar pushtetin tend ,
sic bene keta dy kaposhat e politkes shqiptare
Prekja e kushtetutes prej te dyve ishte rezultat vertet makaber por duhet te dallohen Berisha eshte individi i forte i frymes se kohes ndersa Edi eshte kopje e keqe e tij.
i sakte, fiks, ulja e autoritetit te Presidentit nga i cili kalojne te gjithe emerimet ose prpozimet e Institucioneve kushtetuese ka shkaterruar Kushtetuten dhe qellimin e saj per mbajtjen ne kembe te shtetit dhe darjen e pushteteve. 21 Prilli i 2008 ka sanksionuar kapjen e me ligj mafioz te gjithe kupoles se shtetit.
Super shkrim.
Shkrim i bukur dhe objektiv . Prekja e kushtetutes per pazare politike me 2008 ishte nje akt kamikaz pasojat e se ciles e dhane shume shpejt frutin ne vitet ne vazhdim . BRAVO BRIZ …
ky shkrim ve doren ne plagen me te madhe qe ka kushtetuta e baltosur nga dy binjaket,cunam i vertete.