Çfarë do të ndodhte sikur të ndalohej hyrja e një greku në Shqipëri?!…

20 Prill 2012, 20:48Blog TEMA

Nga Përparim Halili

Turpi dhe padrejtësia shoqërore, politike e diplomatike që po vazhdon të bëjë Shteti Grek me shtetasit shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit Shqipëri-Greqi, nuk e kanë bërë as nazitët e as fashistët me lëvizjen e lirë në kohën e pushtimit. Pa folur për sjelljen harbutërore e deri kriminale ndaj emigrantëve shqiptarë, të cilët janë trajtuar nga shteti grek, si skllevërit e mesjetës së hershme. Po ndalemi në rastet e shtetasve shqiptarë, që nuk janë emigrantë por që kërkojnë të hyjnë në territorin grek për shërbime, pushime, vizita turistike e takime me të afërmit që punojnë dhe jetojnë atje.

Çfarë ka ndodhur e çfarë po ndodh? Në sportelet kufitare greke, ka një “listë të zezë” me emra shtetasish shqiptarë, të skeduar si “të rrezikshëm” dhe të “padëshirueshëm” nga Greqia. Këtu bëjnë pjesë disa gazetarë shqiptarë, të cilët kanë botuar vëzhgime e qëndrime kundër politikave dhe praktikave shoviniste greke ndaj interesave kombëtare shqiptare. Në këtë “listë të zezë”, bëjnë pjesë dhe politikanë, intelektualë e historianë shqiptarë, të cilët i kundërvihen publikisht qëndrimeve anti-shqiptare greke dhe skemave shoviniste, për diversion ndaj territoreve shqiptare. Këtyre personave të skeduar, përpara se të liberalizoheshin vizat “Shengen”, nuk u jepej vizë në Ambasadën Greke në Tiranë dhe në konsullatat Greke në Korçë e Gjirokastër. Ndërsa pas liberalizimit të vizave, atyre po u ndalohet hyrja në Greqi, duke u kryqëzuar e dëmtuar pasaportat. Në “listën zezë” të personave që nuk lejohen të futen në Greqi, janë përfshirë dhe shtetasit shqiptarë me origjinë çame. Edhe këta, kthehen në pikat e kalimit të kufirit grek me damkën “i padëshirueshëm”, ose “i rrezikshëm për shtetin grek”. Tre ditë më parë, në “listën e zezë” u futën edhe gjyqtarët, prokurorët e policët gjyqësorë që arrestuan, denoncuan dhe dënuan një farë Naum Disho, shtetas shqiptar, me origjinë rumune, i vetëshpallur grek, i dënuar me burg në Shqipëri për shkulje varrezash, aktualisht i strehuar në Greqi nën mbrojtjen e shtetit grek, si “atdhetar grek, luftëtar për mbrojtjen e çështjes së Vorio-Epirit”.

Shteti Grek e ka mbajtur qëndrimin e vet kundër shqiptarëve dhe po e vazhdon pa asnjë tërheqje këtë qëndrim të turpshëm anti-shqiptar e anti-BE. Po çfarë bën Shteti Shqiptar, kur shikon e dëgjon që shtetasit e tij nuk lejohen të lëvizin lirshëm në Greqi? Asgjë! Vetëm hesht, përtypet dhe gënjen publikisht, se gjoja “po negocion”. Dhe pas përtypjeve, zvarritjeve prej pordhaci përballë shtetit grek, në pikat e kalimit të kufirit kthehen përsëri çamët, grisen përsëri pasaportat e gazetarëve, përzihen përsëri me shqelma intelektualë, gjyqtarë, historianë e qytetarë të thjeshtë shqiptarë! Paralel me shqiptarët që nuk lejohen të kalojnë në tokën greke, në tokën shqiptare futen qindra e mijëra shtetas grekë, të cilët priten me rregull, me respekt e edukatë dhe lejohen të futen lirshëm në tokën shqiptare. Shtrojmë pyetjen? Po sikur të ndodhte psh, të ndalohej hyrja e një shtetasi grek në Shqipëri, çfarë do të bëhej? Do jepej alarmi e do bëhej gjëma! Sipas meje, do ndodhte kështu:

 

– Kryeministri Shqiptar Sali Berisha, ende pa reaguar shteti grek, do të dilte urgjent me deklaratë shtypi në media, duke kërkuar falje në emër të qeverisë shqiptare e të popullit shqiptar, për këtë incident të rëndë, që ka cenuar dinjitetin e shtetit dhe popullit Grek.

 

– Kryeministri Shqiptar Sali Berisha, do të niste urgjent ministrin e Brendshëm në pikën e kalimit të kufirit ku ishte bllokuar shtetasi grek, me urdhrin për të shkarkuar gjithë efektivin e policisë kufitare.

 

– Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, do të kishte mbledhur në seancë të jashtëzakonshme parlamentin, me “rend dite” hartimin e një rezolute ndjese ndaj shtetit Grek dhe me shprehjen e sigurisë, se raste të tilla nuk do të ndodhnin më dhe se shkaktarët, do përgjigjeshin ligjërisht me dënime maksimale.

 

– Ministri Jashtëm Edmond Haxhinasto, do të shkonte e do të përulej me urgjencë e vullnetarisht në Ambasadën Greke, duke kërkuar ndjesë për incidentin e ndodhur dje duke dalë në konferencë shtypi, me ambasadorin Grek.

 

– Ministri Brendshëm Bujar Nishani, do të kishte shkarkuar urgjent drejtuesit e gjithë pikës së kalimit të kufirit dhe do kishte zëvendësuar gjithë efektivin e policisë së saj, duke kërkuar nga SHKB dhe prokuroria ndjekjen e tyre penale.

 

– PD do të distancohej publikisht e politikisht nga ky qëndrim rrugaçëror i disa “policëve të papërgjegjshëm”, që kanë cenuar rëndë miqësinë shqiptaro-greke, të drejtën e shtetasve grekë për lëvizje të lirë dhe dinjitetin e shtetit Grek.

 

– Grupi parlamentar i PD, do të kërkonte komision hetimor për zbardhjen e ngjarjes së rëndë ndërshtetërore dhe ndëshkim të rënd për këtë akt të turpshëm e të qëllimshëm, të cenimit të miqësisë me Greqinë.

 

– Grupi i intelektualëve të pavarur të qeverisë shqiptare, do të dilte me deklaratë ndëshkuese për incidentin e ndodhur.

 

– TV-KLAN do të organizonte urgjent një emision special “Opinion”, me analistë e njohur të pushtetit, të cilët do të përsëritnin deklaratat e kryeministrit e të qeverisë, për ndëshkim të incidentit.

 

– PDIU e Shpëtim Idrizit, do të reagonte duke e dënuar ashpër qëndrimin, në emër të reciprocitetit ndërshtetëror dhe lidhjes së pastër miqësore mes dy popujve grek-shqiptar.

 

– PBDNJ e Vangjel Dules dhe “Omonia” e Bollanos, do kishte bërë namin duke “shkulur botën” në TV, gazeta e parlament, për këtë skandal të rënd të shtetit shqiptar, kundër të drejtave të shtetasve grekë për të lëvizur të lirë dhe do të kërkonte interpelancë me kryeministrin Sali Berisha, m ministrin e Jashtëm dhe ministrin e Brendshëm.

 

– Ambasada Greke në Tiranë, do të bënte notë të ashpër proteste ndaj Shqipërisë, duke kërkuar që qeveria shqiptare të shprehte falje publike për incidentin.

 

– Diplomacia e shtetit grek, do t’i kërkonte BE dhe KE, bllokimin e negociatave për dhënien e Statusit Vend Kandidat për Shqipërinë.

 

– Qeveria greke do t’i kërkonte vendeve anëtare të BE, Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe gjithë institucioneve ndërkombëtare donatore, që të bllokonin gjithë financimet ndaj Shqipërisë.

 

– Qeveria Greke do kishte nisur operacionin e famshëm “Fshesa” ndaj emigrantëve shqiptarë.

12 komente në “Çfarë do të ndodhte sikur të ndalohej hyrja e një greku në Shqipëri?!…”

  1. vetetima says:

    Na ka marre malli per turkofagosin ,mos dini gje ku eshte , apo ka ndryshuar emrin!

    1. Obergruppenfuhrer says:

      I ka rene SIDA felliqesires etiopiane! Lere mos e permend me emrin e jevgut pederast se me vjen diarea!

  2. xx says:

    ske cha thua JEMI PA SHTET

  3. Landi- Sverige says:

    Qe te hedhesh ne letren e bardhe disa shkronja te zeza eshte normale per te gjith, por te krahasosh veprimet e nje shteti si padrejtesi shoqerore, politike e diplomatike, per sjellje harbute e kriminale, me te egra se nazistet e fashistet, per trajtime te barabarta me sklleverit e mesjetes se hershme ndaj shqiptareve prej shtetit grek pse disa shtetareve te regjimit Berisha nuk ju hap drita jeshile apo nje grupi te vogel qytetaresh cam nuk ju njojt pashaparta me te dhena ndryshe nga gjith qytetaret e tjere te shtetit shqiptare, kjo me duket se kalon edhe fantazite e filmave bollivudian!!
    Si ka mundesi qe mbas 22 vjetesh kur shqiptaret e pare kalonin ne token greke me friken e plumbave te kalashnikoveve te ushtareve te kufirit te RPSSH-se per te realizuar endrrat e tyre, kur numri i tyre shtohej cdo dite, me viza e pa viza, nga malet, nga rruget, nga deti, nga ajri, duke arritur shifra miljoneshe, kur 1/3 e kesaj popullsie sot jeton ne ate vend, kur femijet e emigranteve tashme jan bere brezi i dyte i tyre, bile ka lindur dhe brezi i trete, duke kryer nje jete normale, si cdo qytetar i atij vendi me shqetesimet e gezimet e jetes, te flasesh per trajtime cnjerezore, naziste e skllaveruese duket sikur ky popull largohet me zorr nga “parajsa” e shtetit shqiptare per te shkuar ne “ferrin” e shtetit grek!!!
    Emigrantet shqiptare, si dhe qindra qytetare te tjere, qe levizin cdo cdo dite neper pikat e kufirit shqiptaro-grek ndoshta do ti lexojne me habi keto akuza te renda dhe ndoshta do te mendojne se mos eshte ngateruar emri i shtetit dhe behet fjale diku ne uren qe lidh Mitrovicen shqiptare me ate serbe ku as forcat e EULEX-it nuk po ja dalin dot. Megjithate eshte normale qe nje vend i BE-se te ket nje kontroll te forte ndaj nje vendi qe nuk eshte anetar i BE-se dhe aq me keq kur nga ky vend pervec emigracionit te regullt e ilegal qarkullojne arme, prostuticion, droge, grupe kriminelesh, etj.
    Qe te jesh kundra shkrimit te ndonje kolegu gazetar per te njejtin problem, nuk do te thot te nxjeresh dufin, urrejtjen, agresivitetin, dhe antipatine personale ndaj shtetit fqinj. Ne qoftese ka ndodhur dicka e qellimshe nga pertej kufirit mund ta argumentoni me fakte dhe jo me shfryrje nacionaliste apo ipoteza se cfar do te ndodhte sikur….. sepse arsyetimi me “sikur” eshte sa femijnor aq edhe i pabaze ne mardheniet diplomatike midis dy vendeve. Gjithashtu sharrjet e urrejtjet, me fraza te ngjashme te partive ekstremiste nga te dya anet e kufirit nuk ndihmojne askend, perkundrazi demtojne jeten dhe interesat e qytetareve te thjeshte qe kan lidhje direkte midis dy vendeve. Sa per zonjat pushtetare, mire do te ishte mos tua qani shume hallin, se neser fare mire do te kalojne me pashaporta “diplomatike” per te psonisur per fundjave neper lokalet e Selanikut apo per te pire ndonje kafe dhe duke marr rezet e diellit ne bregdetin e Halkidhikise dhe pse jo duke bere dhe banjat e para ne ujrat e pastra te Egjeut. Pastaj, mbasi te ken shpenzuar disa mijra euro nga parate e zeza te korupsionit do te kthehen te lumtura ne detyren e tyre ne sherbim te “drejtesise”.

    1. Lomi pri Baldushku says:

      O Lando-Sverige,grekët po tallin koqet me ty përdit, desha me thon me shqiptart se ti s’ma ha menia se je shqiptar, ne ti fol si pasnesër. I burrë me pes pare men nuk fol si ty. Qeke koqe kanari zotnia jote. Na bo ne filozofina. Ik e pirdhu m’Sverige. Hajt tyrqeta pri lomit m’Baldushk.

  4. wert says:

    E pse do vi greku ne Shqiperi???? Edhe po e ndaluan, ska problem, shkon greku ne Itali, Spanje, Gjermani, Angli, Amerike, Australi, Portugali, Austri, Zvicer, gjithe boten…ahahahaha, ku ti doje qejfi shkon.

  5. VJOLLCA MORAVA says:

    Zoti Perparim

    E lexova me vemendje artikullin tuaj dinjitoz . Te pergezoj , sepse pasqyron qarte te gjitha shqetesimet tuaja .
    Une nuk e di sepse ne diskutimin tone duhet te menjanohen fjalet banale te ndonje mediokri qe deshiron te beje gallate ne keto komente . Ceshtjet e atdheut tone nuk mund te komentohen me fjale banale , por duhet nje analize e hollesishme e te kaluares e se tashmes dhe te ardhmes . Problemi qendron se nje Greqi miqesore , paqedashese eshte nje faktor stabilizues ne Ballkan , E kunderta nje Greqim e atavizma eshte problem dhe destabilizim ne Ballkan .
    Une mendoj se pavaresisht nga ndryshimet politike ne Shqiperi ne planin grek nuk ka ndryshuar asgje. Strategjia eshte e njejte per qellimet hegjemoniste te Greqise . Bashkimi Europian te mos mbaje nje qendrim te dyfishte , duke i kerkuar shume Shqiperise dhe aspak Greqise . Standartet jane te njejta dhe jo te dyfishta .
    Ne Shqiperi duhet te mbrojme minoritetet dhe pakicat , por greket nuk kane pakica . Une mendoj se nga studimi qe kam bere nuk ka vend pa pakica , por kjo Greqi na qenka 100 % greke dhe pa pakica . Eshte turpi i Europes qe kerkon standarte te dyfishta , duke qene realiteti se ne Shqiperi ka me pak pakica se ne vendet e tjera , por duhet te zbatojme dhe standartet e ciganeve , grekeve qe kane pasur shkollat e tyre qe ne kohen e moniZmit . Europa te mos tallet me ne . Le te tallet me gejte e tij qe neqoftese mbizoteron mania e gejve bota do te shuhet. Ne fund te fundit Europa eshte Klub Kristianesh , qe duam apo s’duam eshte nje realitet dhe duke pasur emrin Kristo apo KOnstadnin je Europian , pavaresisht se mund te jesh vrases apo trafikant .
    Dobesite e Europes i shikoj dhe ne aspektin e perkedheljes qe i ben Greqise sepse nje vend i falimentuar ekonomikisht dhe politikisht vazhdon te kruaje dhembet me ne .
    A e dini ju ne Pavarsine e Greqise 70 % ishin arvanitasit .
    Cfare duan keto plehra .
    Shqiperia ka pasur vetem nje faj per mendimin tim qe nuk i deboi greket ashtu sic i deboi greku camet dhe ta shikonin ata se cdo te thote terror dhe shfarosje . Duhet ta dini se harta e Ballkanit flet per nje superioritet shqiptar dhe kesaj i frikesohen dhe greket dhe sllavet . Problemi shqiptar dalengadale po zgjidhet dhe fqinjet legena frikesohen sepse humbin terren , por ne duhet te punojme shume fort per kete , sepse jemi kombi me i vjeter ne Ballkan dhe kur te tjeret jane qelemene .
    Me sa di une nje grek nuk shikohet si me pare , por kane humbur terren dhe keto veprime ne dogane jane grahmat e fundit te nje shteti te falimentuar , nje shteti qe dhe mund te shperbehet , si rezultat i kontradiktave te brendeshme . Po ju kujtoj nje deklarate te nje politikani italian qe quhej Flaminio Pikoli , i cili ne vitin 1992 ne mos gaboj deklaroi se Greqia duhet te ndahet .Natyrisht zoti PIkoli kishte parasysh shume gjera dhe nuk ishte nje deklarate ordinere . Por duhet te mendojme per vellezerit tane emigrante ne Greqi qe sot jane ne kushte mizerabel , nuk kane mundesi mbijetese dhe shteti yne nuk ofron asnje lehtesim , sepse vete ky sistem eshte antipopullor . Nuk jam partiak dhe shyqyr zoti buken nuk ma jep as PS dhe as PD , por djersa ime qe derdh cdo dite .Problemi zoti Perparim eshte se Shqiperia do te jete dinjitoze dhe atraktive kur nje qeveri e mire nderon popullin , kur nje qeveri mendon per te gjithe , kur nje qeveri ofron mbeshtetje per popullin , kur nje qeveri mbron interesat e cdo shqiptari qe gjendet ne cdo pike tyre rruzullit.
    Nese do te kthehej nje grek nga Shqiperia ? Nuk ka shume greke qe vijne Shqiperi , ne jemi te interesuar qe gjithkush qe vjen nga jashte te lere ndonje frango ketu ne Shqiperi .
    Ne jemi shtet q e kemi nevoje dhe per nje centeze , c’ fare te bejme fukarallek maskarallek .
    Prandaj me thuaj sa i pasur je qe te te them se cfare politike do te ndjekesh

    1. eleYΘeriskepsi says:

      Zonja Morava , do ju lutesha mjaft me idotizma, konceptime kafenesh,
      dhe propagad.
      P.S.(1)
      Perseritja thone qe eshte mamaja e dijes.Por kur perseritja kalon kufirin dhe ka nje qellim te caktuar QUHET PROPAGAND,sic quhet kjo e juaja .Perrallat qe njehere e nje kohe tregonit, ne rolin e gogolit (Grekun) me Engjellin( shqiptar) nuk e “”KAFTIN” me njerezit thone Greket
      Beni mire te tregoni pak seriozitet.
      Per Arvanitasit mqs ju pelqen , po ju them vetem me dy fjale qe e kan per sharje ti quash Alvanos! Jan Kristian Ortodoks me kultur Greke dhe rrenjet e tyre ne histori do ti gjeni se bashku me Greket. Kur historia e kerkoj luftuan per pavaresin e Grekeve dhe jo te shqiptareve.

      1. Lomi pri Baldushku says:

        O tina greko,ele a hale, si e ke emnin, jom dakord për atona qi the zotnija jote për ate gocën se nuk jon muhabete kafesh. Veç, ne muhabete halesh si t’zotnis tate nuk jon. Ne ato arvanitasit kon t’drejt kur ju grekët i thirni alvanos se atona jon shqiptar. Ene zotnija jote po të t’thëras una jevg ke p’t’thon nukjom jevg por jom grek me gjth se osht isoj. Ne i gjo qetër, kur thu zotnija jote se no shqiptarët i kimi qujt grekët gogol kjo osht me e zbukuru emnin. Me grek si zotnija jote duhet me thon grek = nytsinë ose mo mirë BASTARD. Hajt tyrqeta pri Lomit m’Baldushk.
        PS
        Ene i gjo tjetër se qesh tu haru. Persëritja osht nona e dijes mirpo ke pa tina qi osht ene nona e mërzisë. Je bo i mërzitshëm m’kët gazet shko ke i qetër.

  6. Ramy says:

    saliu ju fal detin grekerve ku ka vendburime te pasura nafte dhe gazi
    natyror
    si shperblim e mbeshtesin per te mbajtur pushtetin

  7. Marku says:

    Ju turkoshqiptare ose thjesht turq se asgje te perbashket skeni me shqiptaret, por jeni kamuflazhe nen petkun e shqiptarit sepse po te ishit shqiptare ose arvanitas nuk do te flisnit me gjuhen e flliqur te turqise, (bile as gjuhen shqipe nuk e keni mesuar akoma) por do te kishit mirenjohje dhe dashuri ndaj popullit grek, ku gati nje e treta e Shqiperise se sotme, jeton atje dhe me gjithe krizen ekonomike, nuk duan te kthehen ne Shqiperi, ku lulezon krimi,vjedhja,varferia dhe budallalleku juaj. Shume shqiptare te ndershem qe jetojne sot ne Shqiperi po ti pysesesh duan te ikin nga Shqiperia e sotme dhe te shkojne te jetojne ne vende te tjera jo vetem nga varferia por nga flliqesia e turkosjelljes suaj. Bile, po te shikoni kerkesat ne presidencen shqiptare dhe aprovimet nga Presidenti i Republ.Shqiptare me mijra cdo vit lene nenshtetesin shqiptare dhe marrin nenshtetesine e vendeve evropiane dhe amerikane thjesht se nuk duan te duket ne pashaporte dhe ne jeten e tyre, emri i ndotur nga juve qe silleni si me keq se turqit. Ju jeni te ardhur ne Shqiperi. Ju jeni armiku kryesor i popullsise se mirefillte shqiptare. Populli shqiptar ka per trashegimi kulturen dhe mendimin grek dhe asgje te perbashket nuk ka me ju, mbeturina otomane e ballkanit juve dhe te tjeret turkocamet, qe rrembyet shume toka ne Shqiperi dhe tani nga joshja kerkoni dhe lehni per te marre dhe ndonje cop gjekundi. Po te lexoni thelle ne te kaluaren kur nuk ekzistonte shteti kumunist dhe paskomunist, greket dhe shqiptaret ishin te njejte nga tradita, kultura, feja dhe luftuan bashke kunder turkut. Kurse juve turq dhe “turkoshqiptare” bete te kunderten. prandaj do te ngeleni si mbeturine e historise se ballkanit.U uroj bashkeatdhetareve shqiptare mbaresidhe shendet.

    1. Shkelqimi says:

      Emri Marku ne afrike eshte shume i perdorur, ka me qindra nigerine me emrin Marku. Zilia te ka lene pa gje o afrikani Mark… Ti dhe greko afrikanet e tu nuk jeni te zotet per asgje tjeter veçse per te vrare urreyer e vjedhur si çdo ziliqar injorant tjeter i ketij planeti. OOOO te krishtere pa Krisht…
      Ha ha ha ha… shikoni greket… dhjerake, merren vesh vetem ne gjuhen tone, ooo SHQIPE o mrekulli e njerezimit, njerezon edhe greket, o gjuhe e Shenjte!!! Urime o greke, eshte i vetmi vend -SHQIPERIA- dhe e vetmja gjuhe -SHQIPJA- qe ju jep dinjitet e krenari njerezore dhe jo vrastare si grekeria juaj… o gjarperinj… qe nuk ju le poshtersia dhe mashtrimi te shihni te verteten edhe ti peruleni ketij vendi… SHQIPERI edhe ketij populli… SHQIPETAR qe ju respekton me shume se ç’e meritoni edhe me shume se sa ju o mashtrues respektoni veten tuaj edhe njeri tjetrin. Ku na rate per rrisk o greker… Doni akoma toka Shqiptare o te ngrate… Po ç’do i beni ore te krishtere pa krisht… Nuk dini te ngrini as breket tuaja… Po bejeni ore grekeri ate vendin tuaj… toka kini, dete kini, shkencetare kini… pse nuk e beni???…. Po vini ketu te na shqepni koken se ju a kane fajin gjithnje te tjeret. Krishtezohuni o mashtrues edhe merrni rrugen e te vertetes… Ju kini tmerr nga e verteta, zemërake për zakon të shkatërrimit.
      Edhe vazhdoni ne kete rruge te mire te mesoni Shenjetoren gjuhen tone SHQIPE se eshte VETEM SHQIPJA qe do t’ju jape njerezi. Urime!!!
      Eeee vendi im Shqiperi… sa qisqebsa mban e respekton, Eeee o SHQIPERI shpirtmadhe e zemerflori

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje