-Letër e hapur për ish-kryeministrin Fatos Nano-
I nderuar ish-kryeministër i vendit ku kam lindur:
Unë jam Shefqet Meko, ish-kryeradaktor i gazetës “Studenti i Bujqësisë” dhe ish-gazetar në Radio Tirana. Jam një i ikur nga Shqipëria, por fati i vendlindjes sime më ndjek nga pas dhe më bën të mendoj seriozisht. Sepse edhe këtu në Perëndim vjen magjishëm në mendje thënia lapidare e Migjenit “Përherë shoh qartë e më qartë dhe vuaj thellë e më thellë…”.
I dashur Tosi, unë jam qytetar amerikan dhe ende ruaj nënshtetësinë shqiptare. Prej vitit 1999 punoj dhe jetoj në shtetin e Minesotës. Jam themelues dhe president i një organizate private, që më zbavit ndërsa bëj ndonjë punë që lidhet me Shqipërinë dhe Amerikën, përpiqem të ndihmoj ndonjë të ardhur rishtas, kam investuar suksesshëm në fushën e pasurive të paluajtshme, ndërkohë kam edhe disa botime modeste. Punën e përditshme e kam me një kompani financiare. Kurrë nuk i kam munguar punës qysh kam ardhur. Punë dhe biznes. T’i kujtoj këto për të të thënë atë që ta theksova në takimin blic që patëm bashkë në Pallatin e Brigadave me rastin 90 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, kur të thashë se “Jam si “ambasador i pa kredituar” për vendin tim, në Minesota…” Duke qeshur më the se: “Nuk ka kreditim pa teserën e partisë…”
Unë vijoj të bëj punën time, pa ndonjë teserë partie në xhep.
Mësova se kërkon të bëhesh president i Shqipërisë. Kjo është kurajo që e përshëndes nga larg. Unë do desha shumë “Fatosa” që ta nisnin “garën” si puna jote. Ashtu befas. Ashtu siç mendojnë. Nuk ka asgjë të keqe të synosh një post që hapet së shpejti. Pse jo, shansi është, duhet ta rrëmbesh se nuk vjen prapë. Sidoqoftë më lejo të të kujtoj disa momente ku ke djegur përfundimisht “Kartën e Presidentit”:
Së pari, fill mbas shpalljes së ambicies tënde u takove me njeriun që vërtet mban peng integrimin e vendit. U takove me Ilir Metën, që edhe pse kryetar i një partie me “emër të madh”, realisht ka integruar kudo korrupsion dhe ryshfet. Filmimet e publikuara nga Prifti janë
denoncimi i shekullit i pandëshkuar ende. Pra e fillove mbrapsht duke kërkuar ndihmën e një hajduti që e njeh gjithë Shqipëria. E di se të duhen votat, por vota hajdutësh nuk të nderojnë si president. Dhe mund të them se hajdutët bëjnë çdo pazar dhe kurrë nuk kanë besë. Se Parti Hajdutësh themeloi Meta sapo iku nga “ombrella” jote e dikurshme. Dhe për ironi të fatit, këta “ushtarë” të Metës, duket se kanë në dorë atë që do bëhet president i Shqipërisë. Ironi shqiptare. Ironi e hidhur, zoti ish-kryeministër.
Së dyti, më vjen keq që nuk kupton “thembrën e Akilit” të presidencës së ardhshme: Drejtësia dhe Institucionet e pavarura”. Kurrë nuk kemi parë nga larg kaq shume skandale ligjore dhe politike dhe “Shefat” mbeten si përherë “të pafajshëm”. Kurrë nuk kemi parë 4 vrasje përballë një ndërtesë qeveritare dhe asnjë dënim, asnjë dorëheqje, asnjë ndëshkim… Çuditem që e ke kaq frikë Sali Berishën. Ai nuk të fut dot ne burg se ke qenë njëherë. Unë prisja që ti Zoti Nano të thoshe qartë: “21 Janari është një faqe e zezë e qeverisjes shqiptare”. Të paktën të pohoje atë që njeh publikisht publiku shqiptar. Ne i kemi parë të gjithë. Publiku qetësohet kur thua të vërtetën dhe lufton për të vërtetën. Shumë gazetarë të kanë sulmuar me të drejtë për këtë perceptim të deformuar të realitetit shqiptar. Pse e bën këtë? Nëse dështon në hapin e parë të shpalosësh eksperiencën tënde si ish-shtetar dhe politikan, nesër është vonë. Publiku nuk të beson.
Unë e kuptoj se ty nuk të shqetëson publiku apo çfarë mund të them unë. Të shqetëson më shumë se çmendon Berisha dhe çdo t’u thotë ai “kopesë së deputetëve”. Kjo nuk është e ndershme zoti Nano. Ti gjithmonë ke qenë dekada përpara nga Sali Berisha në kulturë, vizione, aftësi menaxhuese pushtetesh, në mënyrën si komunikon, si delegoje pushtetet, si flet para medias, si flet në publik. Si nuk të dhemb pak që ai që erdhi në zyrën tënde pas teje, përdhosi çdo normë dhe princip në menaxhimin e pushteteve. Si nuk të dhimbset kur thua se “Berisha i bën punët mirë” kur ky njeri nuk njeh shprehjen “më fal”. Si nuk të rëndon sadopak ajo baltë dhe fëlliqësirë që ka hedhur mbi ty dhe familjen tënde ish-opozitari Berisha? Si nuk e shikon se me po aq hidhësi, egërsi, paturpësi e idiotësi sulmon pasardhësin tënd në krye të partisë që le? Vetëm një mendje e dobët nuk kupton se Sali Berisha për pushtet vret edhe nënën dhe babain e vet, jo me Fatos Nanon, Edi Ramën apo këdo tjetër që i rrezikon pushtetin… Pra, duke mos ndarë “shapin nga sheqeri” nuk ka kuptim shprehja jote “të lëshojmë pushtete për hir të shtetit”. Pse nuk flet shkoqur?
Zoti Nano:
Kam pak memorie dhe më shumë respekt për ish-kryeministrin e tranzicionit shqiptar Fatos Nano. Jemi njohur qysh në vitet 80-të, madje edhe tani kam në përfytyrim dyrrotakun që përdorje për të shkuar në ndërtesën e ish-KQ për të bërë punët e ditës. Nëse fati jot politik nuk do të kishte ndeshur me një kundërshtar të paprincipshëm si Sali Berisha, ne nuk do të kishim këtë shoqëri të sfilitur që kemi sot. Unë jam i bindur se “pensionimi” i Berishës duhet të jetë një prioritet i çdo politikani, majtas apo djathtas. Ikja e tij do të sjellë ditë të paqta për politikën shqiptare, sepse ky njeri çdo gjë e ndërton dhe e zgjidh përmes konfliktit brutal. Dhe përmes konflikteve ai menaxhon “piramidën” e pushtetit të vet që përditë duket si një pronë private e kryeministrit. Në konflikte dhe përmes konflikteve Berisha është përherë i fituar. Ai njeh vetëm fushë-betejën e konflikteve, si dikur denoncimet e egra në “mbledhjet e kolektivit” apo fletë-rrufetë dhe dacibaot. Ai është mjeshtër dhe askush nuk e konkurron dot në këtë fushë.
Ju zoti Nano, për hir të së vërtetës, keni ditur të ndani “tortën” e pushtetit. Dalja jote nga burgu më 1997 dhe ardhja në pushtet të dha rastin brilant për t’u bërë president i vendit.
Por, si një intelektual liberal dhe vizionar ju ia dhatë këtë post Rexhep Meidanit. Ju mbase kini pasur mosmarrëveshje, por kur nuk kam parë përplasje siç shoh sot Berisha- Topi. Pra, rastin brilant për të qenë kreu i shtetit ju e “dogjët” me dëshirën dhe zgjidhjen tuaj. Tani nuk mbetet gjë tjetër veçse të themeloni një fondacion dhe të mbani leksione dhe konferenca. Do të jetë shumë më mirë se të ndotesh sërish në “govatën” me ujë të qelbur të politikës shqiptare.
E gjitha kjo nuk do të kish ndodhur kurrë nëse ju do të dinit të mënjanonit riciklimin fatal të Berishës në politikë. Ai u ngrit nga “varri politik” dhe tashmë do t’i shohë të gjithë në varr, madje edhe presidentin që zgjodhi vetë, edhe atë që do “emërojë” me votat-urdhër në parlament..
Nuk ka as besë as principe kryeministri aktual. Ai ka dëshmuar se është njeriu më i pangopur për pushtet dhe lavdi. Dhe ai është gati të gëlltisë çdo lloj lavdie, edhe një lavdi të përvjellë.
Dy dëme të mëdha i ke bërë politikës shqiptare zoti Nano: “polle kopilin Meta” dhe riciklove “ciklopin” Berisha. Kjo nuk do të thotë që meritave të tua u hiqet kryq, por me këtë që ke bërë ke kryqëzuar një popull dhe shoqëri të tërë. Unë ndihem me fat që nuk jam nën “çadrën” lavire të politikës shqiptare. Siç thashë unë jam ikanak. Larg, shumë larg asaj zhurme poshtëruese për individin dhe njeriun e thjeshtë. Por më vjen keq për ata njerëz të pafat, ndaj edhe flas. Ndaj nuk hesht.
Shpresoj se të nxitur nga Nano, “fatosa” të tjerë do të kërkojnë të bëhen presidentë.
Pse jo, kjo është e drejtë e çdo qytetari.
Shefqet Meko
Mineapolis, SHBA
GJithcka qe jetuam ne keto 22 vjet “demokraci” e keni pershkruar ne menyre te shkelqyer…..uroj te bej efektin e duhur shkrimi juaj ne zgjedhjet e 2013-tes…..!!!
Shume sakte dhe qarte! Komplimente zoti Meko! Suksese te metejshme edhe ne punen tuaj!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/fatos-nano-president.html
E lexova,dhe deri diku, me dukesh se me kto fjalet, Polle kopilin meta,dhe riciklove cikllopin berisha,je me kembet ne toke.Por ka disa levdata per fatosin,qe shpresoj ta kesh ironizuar paksa.Pasi ne e dime,se ato fare pak merita qe ka,eshte korrupsioni,qe po na ze syte.Nejse,miqesisht po ta them,Atij fjala IKNAK i duket konjak.TAKE CARE my FRIEND
I nderuruar Meko .
Me solle ne kujtese me nostalgji Minesoten ,Mineapolis ,qytetin Watkins ku une ne vitin 2001 kame bere nje vizite zyrtare nga funksioni Kushtetus qe kam ushtruar si K/Bashkise se Orikum Vlore .Kam firmosur dhe nje binjakezim dhe disa marreveshje ,qe dicka u realizua .E kuptoj shqetesimin tend ,analizen ,faktet ngjarjet ,politiken etj E pare nga djepi i Lirise e Demokracise keto duken Absurde .PO kjo eshte Shqiperia dhe Shqipetaret Ti je gazetar dhe erudit dhe nuk ke nevoje te ti sqaroje une .Por ne kete Trazicion e kete Demokraci Artificiale ,Hibride ku As njera dhe as Tjetra nga Karta Universale e te Drejtave te njerit nuk jane vendosur ne themelet e shtetit ,pra as ne Kushtetute e cila po perdoret si leter ,As prona dhe liria nuk kane gjetur dimensionet e duhura Ku ketu ne 20 vjet eshte vrapuar vetem per pushtet dhe jo shtet ,me i mundshmi ,me C.V me te mire ,qe ka mesuar dhe pesuar eshte Fatos Nano Mos harro se Ky dhe vetem ky eshte ngopur me pushtet dhe tani do te kontriboje qe ketu te filloje te behet shteti .Mundet dhe te tjere Relative .Sa per komentin tend per saliun ,Nuk eshte fajtor Fatosi ,qe ai vete i thote si te parat dhe pastaj po vete i terheqe ato qe thote ,por sigurisht dhe ai me dinakeri pasi ka nxjerre perfitimet politike
Jam me shume dakort me ty z. Beqir.Shqiperia duhet pare ashtu si eshte.Mungojne ligjet baze te nje shteti demokratik;e drejta e prones,drejtesi e pavarur,leximi i drejte i votes…..Shqipetarve mendoj qe se pari u duhen te zgjedhin njerez te zgjuar dhe te qyteteruar.E them kete se injoranca te” turperon dhe te mundon”- thoshin te paret tane.Dhe keshtu ka ndodhur ne vendin tone.Per pushtetin e injorantve ka pasur shume ngjarje te hidhura qe kane marre dhene.Une edhe pse me bindje nuk jame socialiste ,mendoj qe nano duhet te jete nje kandidature se ka deshmuar intelekt dhe ka afruar zgjidhje larg perplasjes te popullit.Ma shpifin politikanet qe kurdisin popullin per karriket dhe vetem per karriget.Sa per kohen qe do duhet qe Shqiperia jone te behet si e duam ne nuk jam e sigurte por di qe do jete e gjate
Te lumte mendja dhe dora ,i nderuari Shefqet Meko!!Ke qene nje njeri i “URTE” ne gazetarine shqiptare,por koleget e tu(ne fakt jane te Beruishes)sot e fitojne buken e gojes duke pire GJAKUN e te MJEREVE,,nje populli te vtere,qe nuk jane pro nje BANDITI SERB SI SALI Berisha!!!Asnje Pushtues nuk i ka bere kaq DEM popullit tone sa serbi Berisha!!Asnje pushtues nuk na PERCAU sa ky i PA UDHE!!!Edhe Fatos Nano duhet te futet ne te PAUDHET E SHQIPERISE,se ka RICIKLUAR BERISHEN DY HERE,PER TE ZEZEN E POPULLIT TONE,SIC E THUA EDHE TI KAQ SAKTE!!!Nje president si Fatos Nano,do te thote,qe Shqiperia te ZHDUKET FARE NGA HARTA E BOTES!!!ATEHERE NE DO TE JETONIM NEN PUSHTIMIN ME TE ZI FASHIST!!!Berisha do te ishte Hitleri,ndersa Nano do ishte si Gebelsi!!!MJERE NE PASTAJ!!!FALEMINDERIT,i nderuari Shqefqet Meko,qe ja FSHIKULLOVE FYTYREN KETIJ LAPANGJOZI TE ETUR PER PUSHT-et e PARA!!
Kopili Mete dhe Ciklopi Berishe. Sakte shume sakte. Por keto pjella mund te jene vetem te nje maskarai ama.
KJO LETER E HAPURE,PA DYSHIM ESHTE REALISTE,QE DO THOTE ESHTE JETA AKTUALE POLITIKE E VENDITE TONE.POR PER NJE POLITIKE SI AJO E VENDIT TONE I NDERUAR BASHKEKOMBAS NUK KA VLER,OSE ME MIRE NJE ZERO E MADHE,SEPSE NE SHQIPERI NUKE E VRET MENDJEN KUSHE SE QA THUHET E QA BAHET,MJAFTONE TE BEJNE REALITET SYNIMET E TYRE POLITIKE E PERSONALE,E PER TJERET NUK KA RENDESI.PRANDAJ I NDERUAR MEKO,LETERA JUAJ DO KISHTE GJETUN JEHONE NE NDONJE SHTET TJETER,KUSHDOQOFTE AI SHTET BALLKANAS APO EUROPIAN,POR NE VENDIN TONE JO DHE KURRE JO.SHPRESOJ QE ATA PAKE NJEREZ QE NUK JAN MIOP TA VLERSOJNE DHE DITA E TYRE PO AFRON QE TE VENDOSIN ME VOTE,SI NE PARLAMENTE ASHTU EDHE NE ZGJEDHEJET QE PO AFROJNE NE 2013.
Shkrim i nje intelektuli qe i dhemb shpirti per popullin e tij qe ka rene nen kembet e hienave Berisha- Meta e tani vjen te futey ne valle Artitekti i korrupsionit Fatos Nano.U kthye i paudhi qe te trazoj gjirizin e politikes shqiptare qe edhe keshtu po qelb dynjane nga vjedhjet e Metes e Saliut.Nano ty Meta e Saliu mind te bejne president se jeni zgjatim i Ramiz Alise dhe Katovices per ta mbajtur nen zgjrdhen serbo-reke kete popull,por nje dite di i villni te gjitha.
Bravo Shefqet Meko te lumte pena .
polle Kopilin Meta -dhe riciklove çiklopin Berisha .
kjo eshte shprehja me e bukur qe kam digjuar e lexuar ndonjiher.
Tani do dal te pi nji kafe per qefin tim.
Zoti Meko ju uroj nga zemra ime gjithe te mirat dhe do vi shpejt dita kur ne te ikurit ose ikanaket te kthehemi ne trojet tona ne tokat tone ne shpijat tona ne Shqiperine tone doke Votuar per
Frymen e RE DEMOKRATIKE.
Sa per tosin e tanasit ai eshte nji barbon qe se ka shokun.
Lodhet kot bredh kot harxhon parat kot ,nji gje eshte mese e vertete
SE TOZI NUK DO BEHET KURREN E KURRES PRESIDENTI Made in ALBANIA.KURR.
E vleresoj shume faktin qe Ju megjithese jetoni larg ne Amerike dhe, me ç’fare shkruanit jetoni mire, fale aftesive dhe punes suaj, prape merrni mundimin dhe shkruani per fatet e Shqiperise dhe te shqiptareve.(ky megjithese duket si nje shkrim kunder Fatos Nanos, me teper mua me duket si nje shkrim drejtuar ne shqiptareve te pafat siç thoni Ju, per te na ndergjegjesuar dhe per te kuptuar se çfare bastardesh kemi apo mund te kemi ne ne krye te vendit E kam thene dhe diku tjeter qe Nano eshte qershia e radhes e lagur me urine qe tentohet te nxirret nga koshi i qelbur i politikes shqiptare dhe te hahet nga ne shqiptaret e pergjumur dhe te bute. (Besoj e dini ate historine e atij katundarit me qershijat e lagura me urine…..). Pershendetje dhe gjithe te mirat zoti Meko.
Nanos i kane leshu syte xixa nga kjo shuplake qe i jep ky zoteria. Megjithate, nuk skuqet ai se nuk ka fytyre – nuk ka sesi te jete ndryshe me nje alkoolist dhe nje bixhosci.
Saliu ka marre fiks hakun, as me shume e as me pak.
Tani, nje shuplake e tille i duhet edhe Rames per karagjozllekun dhe inefikasitetin e tij ne perballjet me mekanizmat e pushtetit te saliut.
Jepi Meko, mos perto se edhe Rama e ka hak.
Bravo to qofte more Z. Meko. E dime se ka shume shpipetare te nderuar, te zgjuar dhe te urte kudo ne bote. Dhe ti je nje nga ata. Edhe une ndodhem ne Amerike. Zemra na qane per shpiperine se po na e perdhunojne sali maloku dhe mafia shpiptare dhe e huaj qe po e mbron me shume fanatizem. sic po e shikojme te gjithe dhe Amerika po tall b…. (me fal) for kete fjalor, por jame me lot ne sy dhe zemra po me dhemb sa here qe lexoj se cfare behet ne ate vend. Nuk duhet ftuar per vizite zyrtare nje k.minister kriminel, mafioz etj… sic eshte monstra jone nga vende si Amerika, etj…. Oh moj zemer si nuk plase. Pse po e vonon Zoti te mare hake me monstrat???????????????????????
Nuk e di nese Fatos Nano eshte me i mire se Sali Berisha. Njeri eshte filogrek e tjetri duket sikur i ka te dyja: filoserb edhe filogrek. Kete te fundit e kemi sot ne pushtet. Genjeshtar i pacipe, hajdut dhe kriminel i pangopur!
Nuk jam fort i sigurte qe Fatos Nano mund te jete me i mire se Sali Berisha. Fatosi mund te jete filogrek dhe Saliu pak me i “perparuar” filoserb dhe filogrek. Saliu po ashtu eshte nje genjeshtar i pacipe, hajdut dhe kriminel i pangopur. Ndoshta ende nuk ka degjuar asgje per masakrat kunder cameve……
E LEXOVA DHE JAM DAKORT ME SHUM GJERA QE SHKRUASHI….Une e pershkruaj me pak fjale strategjine e Nanos…Gjuaj majtas per te kenaqur djathtas….GJUAJ djathtas per te kenaqur majtas…..NE QENDER TE STRATEGJISE TE BEJE TE KENAQUR AMBASADORET qe se vene kurre piken mbi i…..dhe te thoje ate qe ju pelqen atyre….E PER MORALIN E CDO POLITIKANI NUK JA VLENE TE FLASIM…..per karrige bejne GJERA ANTINJEREZORE…………..MJER AI POPULL QE NUK ZURI MEND PER 20 VJET
Kopili Mete, ciklopi Berishe, pijaneneci Nano, Nano ik, Berisha qeroju.
Keta njerez duhet te jene en qeli, sidomos ai pijavica Sali berisha, ai eshte ne patetik, nje psikopat i semure, kur do shporresh o sali rrumpalla, vetem nje monster si ty mund te na katandiste kaq keq….
Kam te njejtat mendime dhe opinione me ty vetem se ti Z.Meko ke artin e te shkruarit qe shtjellon aq rrjedhshem faktet.Faleminderit.
Ju pergezoj i nderuar z.Meko per kete artikull te sakte,te qarte dhe
me nota realiste.Duke u pajtuar me shumicen e problemeve qe trajtoni
dua te bej pak rolin e oponentit duke i pare problemet ne nje spekter me te gjere.
Fatos Nano eshte i thirrur ne kete teater nga regjizori i radhes z.Arvizu per ti dhene nje rol “gjasme” si puna e atij dhendri qe do ti japim nje nuse dmth te martohet me karriken e presidentit.Po ta shikosh me kujdes roli kryesor i tij ishte fajesimi i barabarte i opozites dhe i qeverise per tejkalim “forcash” ne 21 janar.Jam i bindur se dhe k/mnistri “de fakto” i shqiperise z.Arvizu mendon qe Nano praktikisht dhe teorikisht eshte i papershtatshem.Por regjizoret shpesh fusin aktore figurante (lolo) vetem per te dhene nje “ide”qe konkretisht 21 Janari duhet harruar se ishte aksident si karroca e gerdecit .
I nderuar sh.meko.
Ajo qe me ben te ndjehem keq si shqiptar eshte perversiteti i sjelljes se dy ambasadoreve arvizu dhe volfarth qe ka 2-3 vjet qe nderhyjne brutalisht ne punet e shtetit shqiptar qe nga problemet qe e kane te ndaluar me kushtetute te nderhyjne deri tek veprime banale dhe groteske
sic eshte inspektimi i landfillit te shkodres nga volfarth apo marrja pjese e arvizuse “ne numerimin” e votave ne votimet e tiranes.
Dhe 3 takimet e fundit te Nanos me Arvizune tregojne se ne cfare shkalle te neveriteshme nderhyn ky ambasador ne jeten politike shqiptare.
Une jetoj ne amerike prej 16 vjetesh dhe ndjehem po aq shqiptar ne
amerike si dhe ne shqiperi.Kam jetuar ne tre shtete europjane para se te vija ne amerike dhe e them me plot gojen se per shqiptaret amerika eshte atdheu yne i dyte.
Por e keqja jone eshte se ngurojme te “kritikojme” admistraten amerikane se dukemi si “antiamerikane”. Vlersoj maksimalisht veprimtarine e dipllomacise amerikane deri ne vitet 90′ qe coi ne rrezimin e komunizmit ne East Europe por jam shume kritik me kete dipllomaci pas viteve 1991 ne shqiperi.Krijimi i mitit te MONSTRES BERISHE qe nga rajersoni deri tek arvizuja nga amerika eshte nje nga tragjedite me te medha te kombit shqiptar ne kohet moderne.Eshte e thjeshte te shikohet nje kolaps total qe po pushton shqiperine pikerisht ne kohen qe po pregatiten “fishekzjarret” e festes se 100 vjetorit te pamvaresise por pa shtet.
Duke e perfunduar i nderuar Shefqet nuk eshte vetem pune Saliu,Fatosi
Edi apo Meta eshte thjesht nevoja qe amerika zyrtare duhet te zbrese nga kali shejtanin berishe qe eshte nje hibrid i tyre dhe te vendoset nje qeveri teknike deri ne votimet e rradhes.
Fjalet e tepeta jane fukarallek dhe maskarallek sidos kur na bien nga Viena nje qen te rrahur qe nuk i bejne me efekt as viagrat e arvizuse.
Faleminderit per mirekuptimin.
i denofte zoti saline dhe nanon qe mbollen korrupsion ne ate vend te kete me shume te rinj si edi rama qe ta bejne ate vend dhe te shpetojne ate popull jetoj shume larg nga shqiperia por cdo min e sek e kam mendjen aty dhe jetoj me hallet e atij populli ik o fatos pijaneci se ti po te doje te beje per ate vend nuk lije ne krye ate bishe qe di vetem te vrase dhe te veshi shume nena me te zeza shume femije jetime shume gra pa burra i lutem zotit qe para se te shkojne ne ate bote ju te dy ti shleni te gjitha mekatet qe kane bere ne ate vend ato cdo dite pasuroheni per vete dhe shtoni varferine dhe analfabetizem ne zonat e largeta
Z.Meko,ju pergezoj per shkrimin dhe kurajon per tja perplasur ne fytyre ketij zvarraniku nano,barkaleci te shpifur,qe me paturpesine me te madhe vazhdon qe te poshteroje nje popull aq te vuajtur!Ky klloun cirku ben mire qe te zhduket nga faqja e dheut,pasi nuk turperon vetem veten por dhe femijet e tij qe jane te mrekullushem,pasi jane edukuar nga nje zonje grua e cila i ka mbajtur larg ketij kopili politik percares!Turp te te vij o bajge qe kundermon era qelbesire dhe u djegsh ne ferr per gjithe prapesite qe i ke sjelle ketij populli!Marrsh me vete dhe gjithe pjellat e krijuara nga mendja jote e semure!mallkuar qofsh!
I nderuar Shefqet ,te drejtohem ne emer si nje DAK (ILB)me i vjeter,te lumt pena,por mendoj qe duhen bashkuar shume pena te forta dhe te vihet ne dijeni dhe treshja ambasadoreve qe tallen me ne fukarejt.
Megjithate une te uroj suksese ne punen tuaj dhe lumturi familjarisht.
pershendetje une jam nje ikanake si edhe ju ju pergezoj per shkrimin dhe doja tju thoja juve dhe gjithe atyre qe kane sy te shikojne ;une e kam vendlindjen nga skrapari i njejti vend nga vjen edhe ai qe ju e quani (pjelle)e fatos nanos por nese cdo skapali i vertete ka sy te shikoje cfare eshte bere per skraparin keto 20 vjet si edhe une do turperohej sepse eshte me keq se 20 vjet me pare .ne shqiperi eshte shprehja:jam nga fshati i gruas me duket se zoti ilir e njeh mire sepse ka bere me shume per veriun sesa per vendlindjen.ndoshta sepse e di qe skrapari edhe pse i varfer gjithmone e do nese jo e blen mjaft qe perfundimi ti shkoje per shtat qellimit.
Artikull i goditur! Por sic thone nga anet tona “Nuk do t’ia dije haleja nga pordhet. Haleja do mut”!
Nje shkrim shume i bukur dhe shume real per kete periudhe kaq te veshtire ne te cilen jetojme ne te gjitha aspektet.Vertet te gjithe duam shume shkrime kaq te drejtperdrejta edhe nga gazetare te tjere, nga politikane, deputete. Qe te rindertohet ajo Shqiperi , qe vertet u takon shqipetareve, nuk i duhet as zoti Nano ,i cili nuk e ka problem te puth doren e Berishes,per hater te fronit te presidentit, per mos thene me per papagallet e kryeministrit. Shqiperise i duhen sot ta drejtojne njerez te idealeve, per vendin tone, dhe jo te xhepave. Zoti Nano, ambicja tende per t’u bere president, jo per te miren e Shqiperise, jo per te miren e shqiptareve, njihet tashme prej kohesh. Sa do te donim te gjithe shqiptaret nje dozature patriotizmi tek ti. Jo, Ti zoteri nuk je per te ardhmen e Shqiperise!Ti zoteri i vure i pari kazmen Shqiperise , lejove korrupsionin, pa e vrare shume mendjen se cfare tavoline shtrove per “cakejte” qe erdhen pas teje. Me fal, njerez si Ti, siberisha e Meta, qe ngryseni piperke e ngriheni patlixhan, JO, KURRE s’ka per tu bere E mjera Shqiperi.Vertet jane me shume vend fjalet e te madhit Pashko Vasa ” O moj Shqipni e mjera , kush te qit me kry ne hi. . . Ti ke pas kene nji Zonje e rande, . . . . .
Mrs. Keko!
Si bashkepunetore i ish Redaksise SB, kame vetem nje verejtje. Pse na e pergojon kaq shume Sali Ram Berishen. E dini Ju se po te mos ishte ai, ne nuk do te kishim ikur nga vendelindja?. A nuk eshte ky nje shans qe na dha nje kalors i shkalluar nga mendja??? Presidenta mund te gjenden shume kandidatura, edhe Ju. Pyetja shtrohet: A ka “burra” ta kapi nga poturet a ta rrezoje nga kali????…..
Love you, Keko
AMC-Atlana, USA
bravo z.meta per shkrimin tuaj drejt z.nano por nuk besoj se do zer vend se tipa si ai dhe sali berisha shesin dhe by…n…per pak pushtet jan funderrinat e kombit shqiptar …