Për 21 Janarin nuk ka qëndrim të balancuar

24 Prill 2012, 14:50Blog TEMA
Për 21 Janarin nuk ka qëndrim të balancuar

Nga Preç Zogaj

Hetimi gjithpërfshirës i 21 janarit dhe qëndrimi i ballancuar për 21 janarin, si ai që shprehu ish-kryeministri Fatos Nano në hapje të fushatës së tij presidenciale, janë dy gjëra të ndryshme, krejt të ndryshme. Hetimi gjithëpërfshirës ka qenë dhe mbetet i domosdoshëm, madje duhej të kishte filluar menjëherë, qysh në mbrëmjen tragjike të 21 janarit, pa ato pengesat dhe alibitë që nxorri kryeministri Berisha, pa u dhënë kohë të pandehurve të prishnin prova, të rregullonin muhabetet, të manipulonin armët vrastare, të shkatërronin filmimet e bëra nga kamerat e brëndshme e të jashtme të kryeministrisë, pra pa ndodhur krimi i fshehjes së krimit, për të cilën autorët kanë hyrë dyfish në borxh para ligjit, para opinionit publik e familjeve të të vrarëve padyshim, pasi nësë vrasjet i kanë kryer gjoja për llogari të qeverisë dhe shtetit, fshehjen janë përpjekur ta realizojnë si burracakë për prapanicën e tyre. Hetimi gjithpërfshirës ka funksionuar dhe po funksionon plotësisht në krahun e opozitës dhe pjesërisht në krahun e qeverisë dhe institucioneve shtetërore. Dhjetra pjesmarrës në demostratën opozitare të 21 janarit janë hetuar e dënuar me gjoba apo me ditë burgu për kundravajtje. Tre deputetëve opozitarë u është hequr imuniteti dhe po hetohen. Me shumë vështirësi është vënë në rrugën e zbardhjes hetimi i vrasjeve. Opozita e ka mbështetur hetimit gjithëpërfshirës, ajo i është ofruar nga i pari tek i fundit me bindjen se nuk ka gjë për të fshehur. Qeveria nuk është simetrike me opozitën në këtë qëndrim. As Prokuroria nuk është ende simetrike ndaj palëve në hetimin e deritanishëm. Kryeminisitri Berisha dhe disa nga ministrat e tij kanë bërë veprime dhe deklarata të bujshme, që duhet të hetohen patjetër. Prandaj hetimi gjithëpërfshirës mbetet një sfidë e hapur. Po qëndrimi i ballancuar çfarë është? Çfarë kuptimi ka? Ata që e artikulojnë këtë qëndrim mund të shpjegohen para publikut se çfarë kanë në mendje. Unë po them një mendim timin. Qëndrim i balancuar do të thotë vënie në një plan e gurëve që hodhën në drejtim të policisë dhe kryeministrisë një pakicë e vogël demonstruesish të irrituar me plumbat luftarake që shtiu Garda e Republikës mbi vetë demostratën. Do të thotë vënie në një plan e dhunës me mjete rrethanore, pa dwme njerëzore dhe materiale të pariparushme, me vrasjen gjakftohtë e të pakthyeshme të katër demostruesve- Hekuran Dedës, Aleks Nikës, Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit- dhe plagosjen e mbi dhjetë të tjerëve, që të gjithë demostrues paqësorë. Do të thotë gjithashtu vënie në një plan e retorikës së konfrontimit të ndonjë aktori të veçantë opozitar, që nuk ishte retorikë e shefit të opozitës dhe shtabit të demonstratës, me gjuhën e plumbave në krahun tjetër.
Me fjalë të tjera do të thotë poshtërsi, çarje e logjikës dhe e qënies, siç do të thoshte De Mestre, s’ka rëndësi nga budallallëku apo ligësia. Sidomos tani, kur mbarë bota demokratike ka konstatuar dhe dënuar përdorimin shproporcional të dhunës nga ana e qeverisë shqiptare me 21 janar dhe kur hetimi gjithëpërfshirës e drejtësia kanë mbaruar punë me mbi njëqind pjeswmarrës në demostratë dhe kur asnjërit prej tyre nuk i është gjetur asnjë lloj arme dhe nuk i është marrë asnjë pohim se ishte thirrur për të ushtruar dhunë dhe kur ekspertiza e FBI-së ka ndriçuar në mënyrë të pakthyeshme krimin e vrasjes, duke shokuar të madh e të vogël me lehtësinë me të cilën është hapur zjarr në mish të gjallë njeriu dhe me guximin me të cilin është punuar për manipulimin e provave, pra, sidomos tani nuk mund të ketë një qëndrim të ballancuar për 21 janarin.
Vrasjet e 21 janarit janë realisht handikapi i paqes politike dhe shoqërore në këtë vend. E di shefi i partisë më të madhe të opozitës që mundohet të lëvizë në kafazin e marrëveshjeve dhe kompromiseve të domosdoshme për çështje të tjera, i vëtëdijshëm se plagët e 21 janarit janë kufiri i pakalueshëm dhe argumenti i panegociushëm, që nuk mund të shërohen veçse më një verdikt sovran, të plotë e përfundimtar të drejtësisë. E di edhe kryeministri, Sali Berisha, i cili, duke u kthjelluar me kalimin e kohës për jetët që humbwn panevojshëm para dritares së zyrës së tij kur demostrata po shpërndahej dhe për muret që ngritën ato vrasje mes tij dhe popullit të lirë të Shqipërisë, që është me shumë se partitë opozitare dhe partitë qeveritare të Shqipërisë, me siguri ëndërron ditën kur një degë ulliri të ngrihet mbi ato mure. Por ajo degë ulliri nuk mund të ngrihet nga harrimi i tragjedisë dhe nuk ka asnjë vlerë në një dorë që zgjatet për t’i bërë fresk zotit Berisha. 21 janari nuk mund të jetë monedhë shkëmbimi në asnjë lloj skenari politik.
Amabsador i SHBA-së, zoti Arvizu, ka folur sërish këto ditë për nevojën e një shërimi në lidhje me 21 janarin. Është një qasje dhe dëshirë fisnike padyshim, që jehon pozitivisht në traditën tonë shekullore, do thosha mjaft të përpunuar në këtë fushë. Unë do të doja ta lidhja dëshirën e tij me letrën që i ka shkruar familjes Nika në Lezhë me datën 9 shkurt të këtij viti, në të cilën ai shpreh mbështetjen e tij dhe të SHBA-së për zbardhjen e së vërtetës së 21 janarit. Kjo do të ishte. Kjo do të na duhej. Një shërim i mbështetur mbi të vërtetën, një paqe e mbështetur mbi drejtësinë. Verdiktet politike për përgjëgjësi të ballancuar të palëve nuk kanë asnjë mbështetje në realitetin e fakteve që janë parë, janë hetuar e po hetohen. Aq më shumë jashtë realitetit janë ato, kur mendon se drejtësia nuk e ka thënë ende fjalën e vet për vrasjet.  /shqiptarja.com/

15 komente në “Për 21 Janarin nuk ka qëndrim të balancuar”

  1. e verteta says:

    I dashur Prec,fatkeqesisht jeni shume letrar.Te vertetat duhen thene me troc e me me force pa perdorur nenkuptimet apo figurat letrare.Qeveria eshte jo ne borxh,por ka kryer nje krim makaber.Vrau dhe fshehu provat.Opozita ka kryer krim,Nxiti demonstrimet e dhunshme dhe organizatoret u fshehen.Kaq ska nevoje per ta tjerrur me gjate apo aluduar per qendrimet e njeriut te pa moral qe pretendon te behet president.

    1. timo says:

      Zotëri ju mund të mashtroni dikë që nuk e njeh ngjarjen por jo ne që e nohim. Madje mashtroni dyfish kur thoni “opozita bëri krim… dhe organizatorërt u fshehën”. Opzita nuk bëri asnjë krim dhe organizatorët ishin të gjithë aty duke u munduar të qetsonin të revoltuarit. S’është e thënë që kryetari të ishte detyrimisht tek porta e kryeministrisë.

    2. Halili Tropoj says:

      Kjo eshte sjellja e Berishes ndaj vartesve par, gjate dhe pas 21 janarit!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/vrases-ne-liri-ndrea-prendi.html

  2. al says:

    per zogajn dhe mendimin e tij kam respekt, megjithe oshilacionet politike te tij,ngjarjet e 21 janarit me te vertete jane histori e dhimbeshmepasi aty humben jete njerzish, baballare femijesh dhe mbi te gjitha te padhunshem.nga turma e njerezve pati dhune, por dhunes policia ose garda duhej ti pergjigjej me masa te tjera parandalues dhe jo me arma se sic u pa nga turma nuk u perdor arme per opoziten kam vrejtje te madhe e para edi rama sot duhet te ishte ne parlament dhe se zeri i tije dote ishte shume here me i forte se twiter dhe mbi te gjitha duhet te ruaje mire politike n duke mos perkrahur figura qe kan qene kundershtare te opozites ne rast te kundert nje pjese e elektoratit te majte do ta kete jo me vete,

  3. Kol.Tivari says:

    Preci,si natyre qe ne cdo ballafaqim shquhet per kulturen e dialogut me lexuesin,por dhe me kundershtarin politik,mundohet te zbuse qendrimin kompromentues te Arvizu.Nuk ka si te vihet barazimi midis vrasesit dhe te vrarit.Prokuroria e lehteson punen e saje,sepse dy te akuzuarit e marrin persiper vet fajin.Ata deklarojne se kan qelluar pa urdher,duke fshehur urdheruesit.Si shperblim per kete,gjykatat perverse te kapura nga Sali Berisha,do mjaftohen me nje denim qesharak.Ne te kundert,po treguan te verteten,do kene fatin e Kosta Trebickes.Sidoqofte,po ndodhi kjo,vete familjaret e viktimave te kerkojne rihetim,duke akuzuar direkt saliun dhe lulen,qe ishin eproret e gardes,qe gjendeshin taman ne vendin e krimit.Kjo ceshtje te hapet pas theqafjes se Saliut ne 2013,kur drejtesia nuk do mund te mbrohet ma nga diktatura.Kur te mos kete ma qeveri e drejtesi,Ndre Krimineli,do flase e do zberthehet bashk me ate monstren nga Lushnja.Te dy vrasesit e akuzuar,jane fajtore per te 4 vrasjet.Per t’ju lehtesu denimin,keta i akuzojne vetem per dy vrasje.Duke dijtur zakonet kanunore te gjakmarrjes,,keta nxjerrin pa autor vrasjet e Hekuranit e Aleksit.Te gjithe e kuptojme dhe jemi te bindur se vrasjet i ka kryer Sali Berisha e Lulzim Basha,por me doren e veglave qorre Ndre Prendi e Agim Llupo.Dihet qarte edhe qellimi.Per te trembur popullin opozitar,duheshin vrare 3-4 vet a ma shume.Kjo spjegohet me faktin se vrasjet u kryen ne bulevard e ateher kur pothuajse kishte perfunduar protesta.Nuk u vra njeri ne kulmin e saje,kur popull e polici perlesheshin.Mendoj,pas gjykimit,qe sigurisht do jete nje farse,opozita duhet te dale masivisht ne rruge,ndersa populli ti japi nje mbeshtetje shembullore,deri ne paralizimin e kesaj qeverie.Zgjedhjet e vitit 2013 ta gjejne popullin dhe opoziten ne kamb e ne proteste te pandalshme.Sa here e kujtoj ate skene,me duket si film horror dhe i pabesueshem per skenen e nje shteti demokrati,sic mundohen keta apostujt fallso ambasatore me e paraqite Shqiperine.
    Kur s’ka gjyqesi,duhet vetgjyqesi.Kriminelet e gjaksit jane aty,ne kryeministri e ne Bashki

  4. Labi Vlore says:

    Pergezimet e mija per kete shkrim z.Zogaj.Kam respekt te thelle intelektual ndaj personit tuaj.Jeni nje njeri,qe jo vetem nuk ngurroni te thoni te verteten,por me nje stil te qete dhe pa sterhollime shkoni lehtesisht ne zemer te problemit.S’perdredhjet e Nano-s per te perkufizuar 21 janarin per tu dukur si gjoja mbi palet,jane njolla e tij me e madhe ne keto 22 vjet pluralizem politik.Do te rendoje ne ndergjegjen dhe historine personale te gjithesecilit,qe nuk deshiron ta thote te verteten shkoqur,dhe pa interpretime dhe sofizma.Ngjarja e 21 janarit,cuditerisht,pervecse nje ngjarje tragjike,mund te jete dhe piknisja e sherimit te ndergjegjeve te mykyra te nje pjese te madhe te qytetareve Shqiptare.Pervec tragjedise se pamohushme,te atyre njerezve,atyre familjareve dhe te afermve te 4 deshmoreve te 21 janarit,ajo ngjarje mund te kete celur dhe driten e shpreses,per nje kure te forte te ndergjegjes qytetare Shqiptare.Shoqeria Shqiptare ka qene thellesisht e percare keto vite tranzicion te eger,e ndoshta edhe me heret.Kur njera pale,qofte kjo e majte apo e djathte kryente marrezira,votuesit e saj,tentonin ta minimizonin,dhe nuk deshironin ta shikonin te verteten ne sy.Ngjarjet e vitit 1997 ishin tragjike,por ajo pjese e shoqerise Shqiptare qe perkrahte Sali Berishen dhe te djathten ne pergjithesi,justifikonin liderin e tyre,se tek e fundit,edhe Partia Socialiste nuk ishte teresisht pa faj.Nuk them se kishin teresisht te drejte,por nje fare te drejte padyshim qe mund ta kishin.Vjedhjet dhe korrupsionin galopant te Fatos Nanon,ajo pjese e qytetareve qe identifikohej te figura e tij,e justifikonte me arsyetimin se Berisha ishte akoma me keq.Pra,shoqeria Shqipatre keto 22 vjet,nuk ka bere gje tjeter,por ashtu si palet politike,kane akuzuar njeri-tjetrin per krahun politik te cilit i perkisnin.Ky ka qene,nje absurditet fantastiko-shkencor dhe perversitet i pakufi i popullit tone.Ngjarjet e 21 janarit,per mendimin tim,jane fundi i tranzicionit Shqiptar.Ne mos eshte ngjarja qe mbyll tranzicionin,mund te them,se mbas asaj ngjarje fundi i tranzicionit te pergjakur Shqiptar ka filluar.Ajo ngjarje,dhe te tjerat qe vijuan me mbas,na i treguan hapur,faqe botes,se ne Shqiperi u krye,jo per here te pare,nje krim shteteror,me armet e pushtetit.Te gjithe ne Shqiptaret mbas asaj ngjarjeje tragjike duhet te pastrojme koshiencen tone,dhe ti themi gjerat hapur.Krimi i 21 janarit,nuk mund te mohohet.Ai eshte krim,dhe do mbetetet krim.Shoqeria jone,ne kete rast duhet te behet intolerante,ndaj te gjithe asaj pjese te shoqerise,qe mohon ato ngjarje,dhe tenton te hedhe balte mbi viktimat.Presioni i shoqerise se ndershme duhet te jete i fuqishem.Duhet izoluar,me c’do mjet e me c’do menyre te gjithe ata qe mohojne vrasjet e asaj dite te kobshme.Ne vendet me nivel te larte qytetar,perballe vrasjeve,nuk behet asnje koment.Thjesht c’do kush ka obligimin moral,qe te denoje krimin.Asgje me teper nuk deklarohet.Deklarohet vetem kaq.”Fajtoret duhet te marrin denimin e merituar”Nuk behet deklarate tjeter.Te gjithe ata qe bejne deklarate tjeter,ne shoqerite e perparuara izolohet.Nuk te lejon askush ne boten e qyteteruar,te komentosh per respekt te viktimave te pafajshme te komentosh c’ka te duash.Ne keto raste,shoqerite me te qyteteruara dhe te perparuara transformohen ne shoqeri intolerante.Nuk te tolerojne asnje koment,pervecse komentit te mesiperm.Lejohen te komentojne e te flasin vetem ata qe thone te verteten.Te tjeret izolohen nga shoqeria e shendoshe.Asnje burre,asnje grua,asnje qytetar i c’faredo lloj bindje politike,fetare apo kulturore,nuk ka te drejte te shtremberoje te verteten,kur midis te vertetes dhe shpifjes,qendron ne mes,gjaku i derdhur njerezish te pafajshem.Para rreth nje jave,pame me sy,e degjuam me vesh,nje njeri,qe per hir te karriges se presidentit,mohoi gjakun e 21 janarit.Te gjithe ata qe mohojne 21 janarin,jane tamam si negacionistet ne mbare boten qe mohojne Holokaustin e tmerrshem Hitlerian.Te mohosh 21 janarin,eshte njesoj si te mohosh Gjenocidin Serb ndaj popullsise Shqipatre te Kosoves.Natyrisht qe ka nga keta njerez.Ne Serbi gjenden me shumice.E madje negacionistet Serb,shkojne edhe me tej,duke pretenduar se e verteta qendron krejt ndryshe.Per ta,ka qene UCK-ja dhe Shqipatret e Kosoves qe kane kryer krime ndaj banoreve Serb te Kosoves,duke u shitur dhe organet.Se fundmi,po tentojne te hedhin balte mbi vleren e UCK-se dhe vleren e sakrifices per Liri te popullit Shqiptar te Kosoves,duke tentuar te baltosin heronjte e tyre te luftes,e duke i akuzuar per krime lufte.Ky eshte nje shembull klasik i permbysjes te se vertetes.Por ata,kane arsyet e tyre,sepse njolla e hisotise mbare Europiane dhe boterore,i ka ndeshkuar rende.Kerkojne me c’do kusht te lirohen nga kjo barre e rende qe u ka mbetur mbi supe,mbare popullit te tyre,perderisa te ekzistoje rraca njerezore ne rruzullin tokesor.Po thellojn e akoma me tej fajet e tyre,duke tentuar te permbysin te verteten.E verteta vonon,por nuk harron,thote nje fjale e vjeter.Gjermanet ne luften e dyte boterore,kryen krejt te kunderten.I kerkuan faje anembane botes,dhe me shume pune,moral te larte,ideale dhe vyrtyte munden djallin qe u kishte pushtuar zemrat.Qytetari Fatos Nano,mohoi nje nga krimet e shumta te kryera mbi popullin Shqipatar,ate te 21 janarit,nderkohe qe kerkon te jete presidenti i tyre.President ai mund te behet,por nuk mund te behet kurre president i asaj pjese te shoqerise qe nuk toleron krimin.Presidenti i nje kombi,nuk eshte ai qe nderon vetem nje pjese te te gjalleve te atij kombi,por mbi te gjitha ka obligim te nderoje gjakun e derdhur te atyre njerezve,qe u vrane per Liri e Pavresi,e te tjereve qe u masakruan,pa kryer asnje krim apo faj.Ky njeri jo vetem qe nuk nderon gjakun e pafajshem te bashkekombasve te tij,por shkon edhe me tej.E perdhos ate.

  5. abdulla `` says:

    E verteta eshte shume e veshtire te thuhet pa le te dale ,ju zoteri qe perdorni ne vend te emrit fjalen e shenjte E VERTETA ,jeni e kunderta,Sepse genjeni kur thoni qe opozia ka kryer krim???Sepse demosrtoi pakenaqesine e popullit te vete.me tej thoni Nxiti demostrimet e dhunshme dhe organizatoret u fshehen???Genjeshter me bisht.Qeveria kreu nje krim makaber plotesisht e vertete,vrau njerezpaqesore ,nuk lejoi hetimin e vrasjeve ,fshehu provat e krimit..Kjo eshte e verteta,nderkombetaret kerkojne ta mbulojne kete fakt,detyrojne Ramen te beje mareveshje me kete qeveri kriminale ,kjo eshte e verteta ,Pra kerkojne te bashkepunoje viktima me kriminelin, e sic duket e detyruar po bashkepunon ,me stermundim ,prokuroria ben sikur heton ,hiq e mos e keput,Qeveria kriminale vazhdon qeverisjen,kryekrimineli Sali vezhdon te jete ne krye te qeverise ne nje kohe qe nuk duhet te rrinte atje asnje sekonde,kjo eshte e verteta,e arvizuja mundohet ta arnoje kete cope te histirise shqiptare pa e ditur qe harnimi nuk mban ,vecse vonon furtunen…..

  6. GJARPERINJTE HELMUES TE DEMOKRACIS
    by Adrian Hajdinaj on Sunday, January 16, 2011 at 5:10am ·

    Nese ne kryen e pushtetit ne Shqiperi kan qen gjithmon persona te paafte, kjo sesht faj i popllit ne pergjithesi ,shqiptaret nuk ka ditur kurr cfare te zgjedhin dhe cfare realisht duan , (nuk do e haroj kur ate grun me floke te bardha dhe pa dhembe ne goje ne nje nga miting-gjet e para te Pd ne sheshin SKENDERBEJ qe bertiste: duam drita, duam uj e rug, e spitale duam DEMOKRACI ndersa POLICET qeshnin me imashin e saj ,,por ne fakt sishte imazhi i saj po IMAZHI I SHQIPRISE ,,, ketu kupton inteligjencen e popllit tone,qe ne SHQIPERI ka 20 vjet qe bertitet nga cdo MILITANT i majte apo i djathte jan me MINIMALET dhe sot pas 20 vjetesh prape keto mungojne per POPULLIN por natyrisht jo per te gjithe, jo per POLITIKANET tan ka MUNGESA te tilla sepse qe jan ne pushtet, kan dhe bejn tjeter diferencen).te KUPTOHEMI

    Pas “renies” se komunismit, pushteti kaloj nga nje diktator tek nje diktator tjeter, qe ishte SALI BERISHA me mbylljen e fabrikave dhe shkaterimin e ndermarjve dhe me gabimet e tij e coj Shqiprin drejt KAPITULLIMIT dhe renimit total… Sali berisha erdhi ne pushtet, ish akoma nje personazh me ide politike akoma te papjekura, te pa formuara ,dhe shpesh her merte vendime KATASTROFALE nga mungesa e eksperinces dhe nga PA AFTESIA e staffit drejtues dhe me shum shum difekte.. te tjera .gabimi me i madh qe beri ish aji qe nuk pranoj te linte pushtetin, u mundua te vidhte votat dhe i vodhi votat duke e degjeneruar dhe renduar shume imashin e shqipris qe deri ne ate moment bota po shikonte qe ne shqiperi po LINDE VERTET DEMOKRACIA ,,,por kjo ndryshoj shum favorin e BERISHES ,,,bota e shikonte BERISHEN dhe qeverin e tij jo shum BESUSE ,,,sepse BERISHA u la te lire njerzve te tij te LULEZONTE KONDRABANDA , duke mos respektuar ate principin e “stop korupsionit ” (“) berisha as nuk donte tja dinte per kritikat dhe keshillat e nderkombetareve ,,besoj te gjithe e dime kete cdo shqiptar e di qe berisha lejoj HAPJEN E FIRMAVE PIRAMIDALE besoj, me vjen keq po disa koncepte nuk arij ti perkthej tamom te thelb ne shqip) qe e ben nje qeveri te zhvillohet, (gabim ky i shum i rende per BERISHEN dhe demtoj rende DEMOKRACIN e SHQIPRISE , ..Sala, prap mendimi im ky, gaboi , nuk duhet te kish mar MENDIMET ne koken e vet duke mos pyetur asnje nga KRYESIA e PD dhe biles dhe keta politikan brenda PD ishin aq te zot per ti then qofte dhe nji KESHILL te vetme POR berisha nuk pyeste nese vertet ekzistonte KRYESIA E PD ai nuk i pyeti fare sic ishte rasti i pare i EDUART SELAMIT apo rasti i ARBEN IMAMIT ,duke pesuar nji goditje tronditese dhe nji KRISJE ne PD ,,aty e kuptuam pothuajse se BERISHA ish vertet nji DIKTATOR sepse nuk i kish cilesit e politikanit, duke konsideruar faktin qe irritohet dhe ngrente zerin shum shpejt, dhe nuk esht cinik, dhe shpesh her teper FUDULL .. ashtu sic ish rasti i ndierit AZEM HAJDARI , sa ,dhe HAJDARI ariti te ngrinte SINDIKATAT e para ne shqiperi dhe beri shum mir, sepse me keto SINDIKATA kundershtonte HAPUR gabimet dhe gafat e BERISHES ,, z.berisha nuk i pelqenin ta KRITIKONIN a te vinin ne dukje GABIMET ndaj dhe filloj shpesh her ta degjeneronte ceshtjen e sindikatave duke i quajtur te JASHTE LIGJESHME dhe duke ushtruar dhune ndaj atyre qe ngrinin zerin por dhe ndaj vet AZEM HAJDARIT ,,,sepse BERISHA si finok qe eshte e ndiente RREZIKUN e cilesis, qe AZEM HAJDRI po ngre popllin,kunder berishes

    Pasi, me deshir pa deshir, “regjimi” i KOMUNIZMIT mbaroi, filloj “regjimi” i SALI BERISHES …ky i fundit, i ka shum te theksuara cilesit e nji politikani jo te ZOT esht i teri FALLCO , di te sillet ne publik, si njeri i thjeshte por kete e ka te trasheguar kur ishte dikur sekretar i PPSH sdinte te aministroj ceshtjet publike formale (cilesi e madhe kjo) sepse nuk vuri njerez ne qeveri qe ishin SPECIALISTA po vuri njerzit e tij KALNIN e tij klani PARTIAK ( GABIMI ME I MADHE ) BERISHA esht cinik, EGOIST HAKMARES ,,u ben shpesh her PRESION te gjith ata qe dalin kundra tij dhe di si ta irritoj kundershtarin duke i shpikur gjera apo duke i ber BIOGRAFIN si ne kohen e KOMUNIZMIT duke u a cilesuar shpesh keto …ajo qe i mungon kti te fundit jan MBESHTETJA ne POPULL SHQIPTARET tashme e kan kuptuar se kush esht KLANI BERISHA ….kto cilesi BERISHA i perdor vec per interesin e vet, dhe jo per interesin te caktuar PARTIS DEMOKRATIKE forumet e partis demokratike kan kohe me qe nuk FUKSIONOJNE ,,,dhe kjo vjen me urdher te BERISHES .. Pra SALI BERISHA .e beri Shqiperin djepin e korrupsionit, duke e renditur ne listen e vendeve te koruptuara pas disa vendeve te afrikes, duke filluar me ceshtjen PANGO ministr qe kerkonte SEX ne vend te PUNES duke mos e ndeshkuar fare MINISTRIN,,,ndersa PROKURORIA HESHTI por i dha te drejte,, MINISTRI PANGO ,,,gjobiti shum KANALE TV pra gjobiti ata KANALE TV qe kundershtonin BERISHEN kur dihet tashme qe pothuajse ne shqiperi KANALET TV jan private ,,,KORUPSIONI i ruges DURRES -KUKES,,prape PROKURORIA HESHTI ,,,e akuzuara nga SKANDALI i te bijes se SALI BERISHES ARGITA BERISHA MALLTEZI ,,duke u ber seksere tokash dhe shitje ENERGJIE me nji MAFJOZ BOSHNJAK ,,,prokuroria HESHTI E perofolura ministrja MAJLINDA BREGU .ne afera KORUPTIVE lidhje familjare me MAFJAN .,,,prokuroria heshti ,,PERMBYJET E SHKODRES ,,dhe prape PROKURORIA ne heshtje nuk po gjykon asnje qeveritar per hapjen e PORTAVE te HIDROCENTRALEVE ,,,akuza me skandaloze 1,8 miljon EURO per deklarim pasurie te ministrit DRITAN PRIFTI ,,,fabrika e bisnesit se dritan priftin nuk ka shitur asnje cop tulle dhe z.prifti ka ne xhep te tij 1,8 miljon euro dhe prape PROKURORIA HESHTJE,,,KJO e fundit qe u plasi bomba ne dor ,,,,KASET KORUPTIVE nji kaset ,,me argumentin me te forte qe nga krijimi i SHTETIT SHQIPTAR ,,,afera KORUPTIVE ,,ndermjet zevendes kryeministrit ilir meta ,,,NE zyren e SHTETIT ,,,a do shikojme do ket me HESHTJE PROKURORJA INA RAMA eshte kjo PROKURORE qe gjithmon ka HESHTUR dhe heshtja esht mbrojtje e KRIMIT ,,,pra ky KRIM po .e shkatron ne thelb ekonomin shqiptare, BERISHA shiti SHQIPERIN dhe cdo gje qe mundi per interes personal..

    Tani pushteti shum shpejt do ju rikthye prap SOCIALISTAVE ,,,per ne DEMOKRATET e vertet kjo seshte gje e mire ,,,dhe kjo per fajin e BERISHES dhe klanit te tij. SOCIALISTET sinqerisht tani po mundohn te shfytezojne me zgjuarsi KORUPSIONIN dhe pa aftesin e qeveris BERISHA ,,KATASTROFA me e madhe e kombit kjo eshte por a ka shpres qe BERISHA mund ta permiresoj gjendjen,un them se esht teper VONE ,,BERISHA do bej mire te largohet i qete nga QEVERIA dhe gjithashtu te DORZOJ testen e PD dhe te filloj te shkruaj libra sepse tashme ai e ka vulosur fatin e tij ,,shum shpejt do jet ne BANGEN E TE AKUZUARVE dhe me aq pak kohe qe kjo qeveri e BERISHES qe esht ne pushtet ka mar me shum kritika dhe akuza se cka mar qeveria e SOCIALISTAVE me ne krye z. nano gjat gjith kohes..kritika kto, qe behen me HELMUESE PER DEMOKRACIN DHE SHTETIN SHQIPTAR pra keta jan GJERPERINJTE qe helmojne demokracin ,,,,,adrian hajdinaj

    Like · · Unfollow Post · Share · Delete

  7. fatmir usa says:

    Shume pambuk po i fut ketij artikulli z.Prec.
    1-Akoma nuk e ke kuptuar zotni PRECI se amb. Arvizu eshte frymezuesi dhe garantuesi i Berishes ne masakren e 21 janarit per te mbrojtur “institucjonet” me cdo kusht?..
    2-Akoma nuk e ke kuptuar zotni PRECI se EKSPERTIZA E FBI ishte nje fiasko
    e neveriteshme per te amortizuar revolten e nje populli fisnik qe po e ndjen veten te prere ne bese nga dipllomacia amerikane .
    3-Akoma nuk e ke kuptuar zotni PRECI se tradhetari edi rama ka bere marrveshje me arkitektin e 21 janarit arvizu per nje armepushim poshtrues ne kembim te nje karrike k/ministri ne 2013 me kusht qe te “harroje” 21 janarin.
    4-Akoma nuk e ke kuptuar zotni PRECI qe dhe Fatos Nano eshte nje klloun i blere si “detergjent” per te lare duar e sperkatura me gjak te berishes.
    5-A beson ti i nderuar se nuk jane ne duart e kolonelit Arvizu filmimet
    kompromentuse te 21 janarit i cili ben sikur eshte i interesuar ti gjeje
    por ne fakt jane te kasafortat e tij.

  8. luis says:

    Shume respekte per zotin Prec Zogaj.Le te vazhdoje Berisha me lakejte e tij dhe me te gjithe spurdhjaket ambasadore te gjithe vendeve gjoja mike se me qe ka pushtetin sot mendon se mund te jete i rendesishem neser.Berisha kujton se do e kaloj lumin ashtu sic e kaloj me spurdhjakun Nano dhe qe na e solli perseri ne pushtet nje kriminel jo se e donte por se donte te mbyllte poshtersite e tija ashtu sic i mbylli sepse sado qe te grinden e te shahen kriminelat dhe hajdutet gjithmone do jene ne nje linje deri te shohin vehten ne nje situate te veshtire dhe pastaj sejcili i tradheton shoket e tij.Qeni qe leh thone se nuk te kafshon prandaj nuk do te jete e larget dita kur ne krye te shtetit shqiptar do jete zoti Edi Rama dhe te gjithe lakenjte e ketyre njezet vjeteve do ta shohin vehten prapa hekurave te erreta te qelise dhe pastaj do fillojne te ankohen se po hakmerret,por jo,se ligji do veproje ne menyren me te ashper dhe keta duhet ti paguajne haraqet e ketij populli qe e neperkemben dhe e vrane.Jam i sigurte biles me i sigurte eshte vete Berisha se cfare dite do e gjeje me Edi Ramen ne pushtet neser prandaj ai nuk po le gure pa luajtur qe vetem ai te mos vije ne pushtet bashke me spurdhjakun Nano.Ketu llogarite jane bere gabim sepse populli e di tashme se kush duhet ti paguaje haraqet dhe se per kete nuk duhet besuar askush tjeter vec Edi Rames i cili pavaresht se sot duket si jo radikal por qe neser me ardhjen ne pushtet do i bej keta spurdhjake te dhjesin ne breke sepse akoma nuk e kane pare sic duket vendosmerine e tij saqe dhe vete keta spurdhjake ambasadore do i lepijne bythen ketij sepse jo se do jete arrogant dhe preopotent por se do jete i vendosur pa as leshimin me te vogel ndaj te gjitha zullumeve qe i kane sjellur ketij vendi dhe populli.
    Me ardhjen e Edi Rames ne pushtet do instalohet vertet shteti i forte dhe i drejte aq sa te gjithe maskarenjte dhe hajdutat do ta quajne diktature e ndersa populli i ndershem me ne fund do marre fryme lirisht dhe do e kuptoje se kurre nuk duhen perseritur gabime te tilla te meparshme.

    1. Labi Vlore says:

      Luis.Pergezimet e mija per kete koment fantastik.Pershkruan me saktesine me te madhe shume gjera.edhe njehere urime.Edhe une besoj se keta kane shume frike nga Rama,sepse po te shikosh me vemendje,nuk kane fare problem te leshojne pushtetin,kane hall dhe problem te madhe,qe ne pushtet mos te vije Edi Rama.Jane bashkuar te majte e te djathte,veteme vetem qe mos te vije ne pushtet Edi Rama.Nuk e di nese ke verejtur,se qeveritaret e sotem,nuk sulmojne aspak Partine Socialiste,madje,dhe vete Saliu i levdon Socialistet.E kane te gjithen me Edi Ramen,sepse me sa kuptohet,nuk ka bere asnje kompromis me ta,dhe frika eshte shume e madhe.Edhe une mendoj se Rama eshte betuar thelle ne shpirt,qe ketyre pislleqeve,tu jape denimin e merituar.Si e ke thene dhe ti aq bukur.Nuk eshte se do i denoje Rama,por ligji i vertete demokratik,si ne c’do vend tjeter te botes.

  9. e verteta says:

    Timo me thuaj ku qendron mashtrimi im aq me shume ai i dyfishte.Ben mire ti mendosh ato qe do thuash dhe pasi ti mendosh ti shkruash e qe te jesh ne rregull me te verteten edhe pasi ti shkruash duhet ta lexosh.Jeni komplet jashte temes se komentit tim.

  10. Cfare eshte Demokracia dhe LIGJET e saj ?

    Mesazh, nga opininisti ADRIAN HAJDINAJ Tue 24 Apr, 2012 1:02 pm.

    Perkthimi etimologjik i fjales “pushtet i popullit” eshte riformuluar
    dhe pasuruar me shprehjen “pushtet nga populli, i popullit dhe per
    popullin”, ne kuptimin qe pushteti vjen nga populli, i perket popullit
    dhe duhet te perdoret per popullin.
    Sot nuk ka me dyshime per faktin se jane demokrate ato regjime qe
    dallohen nga garancia reale e pjesemarrjes ne politike te popullsise
    adulte, nga mundesia e berjes opozite dhe mundesia e konkurrences
    politike.
    Me qellim qe te rimerren disa koncepte baze, nocioni i regjimit
    korrespondon me ate te politikes dhe ai i regjimit demokratik me ate te
    politikes demokratike. Ne kete lloj politike demokratike vertetohet
    pjesemarrja konkrete e qytetareve dhe qartesohet larmishmëria e
    interesave, opinioneve dhe vlerave te tyre qe vete demokracia
    parashikon, duke pranuar mundesine per te mos rene dakort, per te
    kundershtuar qeverine me ane te menyrave paqesore dhe per te konkurruar
    per marrjen e votave.
    Sic shihet, konceptit te demokracise i jane shtuar koncepti i
    sovranitetit te popullit, duke u perdorur per nje numer me te madh
    qytetaresh.
    Sipas Schumpeter, “Metoda demokratike eshte instrumenti institucional
    qe qellim qe te arrihet ne vendime politike, ne baze te te cilave
    individe te caktuar marrin te drejten per te vendosur ne baze te nje
    konkurrence qe ka per qellim marrjen e votave nga populli”.
    Sartori e ve theksin jo vetem mbi konkurrencen, por edhe mbi vlerat, mbi
    ekzistencen e mazhorancave dhe te minorancave konkurruese te cilat
    sherbejne per te siguruar ekzistencen e ketyre te parave me ane te
    sistemit te votes.
    Pervec ketyre perkufizimeve te pergjithshme, ka edhe disa perkufizime
    minimaliste, domethene perkufizime qe tregojne cilat jane kushtet
    empirike elementare dhe nen te cilat nje regjim nuk mund te zbrese ne
    menyre qe te konsiderohet demokratik.

    Ai regjim duhet te kete te pakten:a) Zgjedhje te pergjithshme qe te
    perfshijne si meshkujt ashtu edhe femrat, te gjitha racat ne nje
    popullsi, qe kane arritur moshen per te votuar, te quajtur ndryshe
    elektorat.
    b) Zgjedhje te lira, konkurruese, korrekte.
    c) Me shume se nje parti.
    d) Burime informacioni te ndryshme dhe alternative.

    Ky perkufizim ve ne dukje faktin qe nese garantohen zgjedhje te lira dhe
    te pergjithshme dhe aspektet e tjera, atehere lirite civile dhe
    politike jane te garantuara.
    Por, demokracia eshte edhe nje teresi rregullash dhe procedurash qe
    vijne si rezultat i nje akordi ose kompromisi me qellim zgjidhjen
    paqesore te problemeve ndermjet aktoreve sociale politikisht te
    rendesishem dhe aktoreve te tjere te institucioneve, prezente ne arenen
    politike.
    Perkufizimi i sapo dhene na lejon te shohim me mire nje aspekt shume te
    rendesishem te demokracise, aspekt ky qe shpesh eshte lene mbas dore ose
    eshte nenvleftesuar: demokracia eshte nje regjim i karakterizuar nga
    rregulla dhe institucione qe ekuilibrojne principe te ndryshme.
    Demokracia ka nevoje per nje akord baze mbi rregullat qe do te vendosen
    dhe ne te njejten kohe duhet te pranoje te mos qenurit dakort dhe
    konfliktet mbi permbajtjen e ketyre rregullave. Demokracia duhet te
    pranoje pasigurine ne lidhje me rezultatet e vendosura, por ka nevoje
    edhe per sigurine e rregullave te vendosura prej saj, ne menyre te tille
    qe pasiguria e rezultateve te behet relative dhe e limituar.
    Demokracia duhet te aplikoje rregullen e mazhorances, si rregull kryesor
    per vendimarrjen, por shpesh asaj i duhet te mbroje te drejtat e
    minorancave dhe ne ato raste duhet te perdore rregullin e unanimitetit.
    Demokracia duhet te karakterizohet nga paraqitja sa me e gjere e
    interesave dhe e identiteve ne vendet e vendimarrjes, si per shembull ne
    parlament dhe ne asamblete rajonale dhe lokale, por ne te njejten kohe
    nuk mund te heqe dore nga efikasiteti i vendimmarrjes, i cili eshte
    shume i veshtire ne rastet kur duhet te arrihet nje perfaqesim sa me i
    mire i komunitetit sa me i fragmentarizuar dhe kompleks te jete ky
    komunitet.
    Ne fakt, demokracia mbart me vete nje paradoks, pasi sa me i forte dhe i
    konsoliduar te jete konsensusi mbi te cilin bazohet, aq me shume
    konflikt mund te perballoje ajo. Institucionet qeveritare ne nje qeveri
    mund te aplikojne me lehtesisht rregullin e mazhorances, sa me shume te
    integruara e me pak konsistente te jene minorancat. Efikasiteti i
    vendimeve te ndryshme eshte aq me i madh sa me pak komplekse te jene
    ceshtjet politike.
    2. Llojet dhe modelet e demokracive.

    Ne kete pjese te shkrimit, do te perqendrohemi mbi pak lloje
    demokracish, per demokracite parlamentare, gjysem-presidenciale dhe
    presidenciale do te flasim ne pjesen mbi qeverite pasi keto kane te
    bejne me teper me raportin ndermjet pushtetit ekzekutiv e legjislativ
    dhe jo me lloje te mirefillta demokracish.

    Demokracia perfaqesuese dhe demokracia e drejtperdrejte.

    Le te fillojme mbi disa dallime te rendesishme ndermjet ketyre dy lloje demokracish.

    Demokracia perfaqesuese eshte nje regjim qe perfaqeson, domethene i
    bazuar mbi rregullat dhe institucionet e perfaqesimit, pra e
    karakterizuar nga zgjedhje te lira, konkurruese, korrekte, periodike dhe
    nga struktura perfaqesuese, si parlamenti dhe ato vendimarrese, si
    qeveria. Demokracia perfaqesuese nuk ka si rrjedhim nje perfaqesim
    direkt nga ana e qytetareve, me perjashtim ne momentin e votes, por edhe
    ne kete rast vota nuk eshte e detyrueshme. Ne kete sens, sistemi i
    demokracise moderne ndryshon nga ai i antikeve sepse ata qe marrin
    vendimet jane nje elite e ngushte. Ne demokracite moderne, ne fakt,
    vendimet mbi gjerat publike, i delegohen profesionisteve te politikes,
    nepermjet nje specializimi te detyrave qe si rrjedhoje ka sjelle qe
    qeverisja te kthehet ne nje profesion te vecante.
    Demokracia direkte perkon me demokracine e antikeve, apo te qyteteve
    antike, ku nje numer i vogel qytetaresh mblidheshin dhe vendosnin per
    problemet qe kishin. Ishte nje regjim ky qe sot do te percaktohej si
    autoritar, pasi nje numer i limituar qytetaresh bashkejetonte me nje
    numer te madh personash pa te drejta dhe qe ishin ne nje pozicion
    politikisht inferior. Disa institucione te demokracise direkte, si per
    shembull referendumi, eshte mbajtur deri ne ditet e sotme ne demokracite
    perfaqesuese.
    Keto dy klasifikime mbeten shume te pamjaftueshme ne rastet kur behet
    fjale per te klasifikuar nje numer te madhe demokracish komplekse. Lind
    nevoja e ndertimit te disa modeleve te cilet te jene te afte te
    perfshijne nje numer me te madh llojesh demokracish.
    Lijphart ka ndertuar dy modele polare ose me karakteristika te kunderta
    duke u mbeshtetur ne faktin se demokracite i bazojne format e tyre
    institucionale ne dy principe te cilat mund te jene puro ose mikse,
    principi mazhoritar dhe principi konsensual.
    Sipas principit mazhoritar, demokracia eshte nje regjim ne te cilin
    perfaqesuesit te zgjedhur me zgjedhje te lira, i marrin vendimet e veta
    ne baze te principit te mazhorances. Aspekt kryesor qendron ne faktin se
    edhe te gjitha vendet e vendimarrjes, jo vetem gjate zgjedhjeve, duhet
    te mbizoteroje preferenca e mazhorances qe percakton edhe rezultatin
    perfundimtar.
    Kjo gje eshte kritikuar nga perfaqesuesit e principit konsensual. Duhet
    te kihet parasysh se sistemi mazhoritar largon minorancat, duke sjelle
    si konseguence deligjitimitetin e institucioneve dhe per rrjedhoje, ky
    princip ndonjehere nuk aplikohet ne disa vendime publike te cilat merren
    ne shume sisteme demokratike, vendime te cilat theksojne rendesine e te
    renit dakort te gjithe duke kerkuar konsus sa me te gjere dhe
    kompromisin. Ne kete prospektive demokracia duhet te jete me teper
    tolerance reciproke sesa tirani e mazhorances, me teper ne kerkim te
    akordit sesa te fitores se njeres pale.
    Keto dy menyra konceptimi te demokracise i japin jete dy modeleve
    institucionale; modeli mazhoritar, i cili sjell perqendrimin e pushtetit
    politik tek mazhoranca dhe modeli konsensual i cili sjelll perhapjen
    dhe ndarjen e pushtetit.
    Principi mazhoritar dhe principi konsensual influencojne te gjitha
    dimensionet empirikisht te rendesishme ne nje sistem demokratik, te
    cilat mund te ndahen ne dy teresi; ate te pushtetit ekzekutiv dhe te
    partive dhe qe ka te beje me gjendjen unitare apo federale te nje vendi.

    Teresia e pare karakterizohet nga:
    1. Perqendrimi i pushtetit ekzekutiv ne qeveri te njengjyrshme (modeli
    mazhoritar) ndaj ndarjes se pushtetit ne koalicione te gjera
    shumepartish (modeli konsensual).
    2. Lidhja ndermjet qeverise dhe parlamentit qe pasqyron nje dominance te
    ekzekutivit mbi parlamentin ne rastin e pare ndaj ekuilibrit ndermjet
    dy pushteteve ne te dytin.
    3. Sistem me dy parti ndaj sistemit me shume parti.
    4. Sistemi elektoral mazhoritar jo proporcional ndaj sistemit proporcional.
    5. Sistemi i interesave pluraliste qe karakterizohet nga konkurrenca
    ndermjet grupeve (modeli mazhoritar) ndaj sistemit te interesave te
    koordinuar dhe neo-korporativ i orientuar ndaj kompromisit dhe
    harmonizimit (modeli konsensual).

    Teresia e dyte karakterizohet nga:
    6. Nje shkalle uniteti dhe perqendrimi te pushtetit (modeli mazhoritar), ndaj shperqendrimit federal (modeli konsensual).
    7. Perqendrim i pushtetit legjislativ ne nje dhome parlamenti (modeli
    mazhoritar) ndaj shperndarjes se pushtetit legjislativ ne dy dhoma te
    cilat jane njesoj te pushtetshme por te ndertuara ndryshe (modeli
    konsensual).
    8. Kushtetute fleksibel qe mund te ndryshohet me nje mazhorance te
    thjeshte parlamentare (modeli mazhoritar) ndaj kushtetutes te
    qendrueshme qe mund te modifikohet vetem me mazhoranca te kualifikuara
    (modeli konsensual).
    9. Sisteme ne te cilat parlamenti ka fjalen e fundit mbi
    kushtetueshmerine e ligjeve (modeli konsensual) ndaj sistemeve ne te
    cilat kushtetueshmeria vendoset nga ana e gjykatave kushtetuese dhe
    supreme (modeli mazhoritar).
    10. Banka qendrore te pavarura nga pushteti ekzekutiv (modeli konsensual) ndaj bankave qendrore te varura (modeli mazhoritar).

    Modeli Westminster dhe ai konsensual.

    Ne baze te ketyre dimensioneve eshte percaktuar modeli i pare polar i
    demokracise qe vjen si rezultat i kombinimit te ketyre dimensioneve, dhe
    qe njihet si modeli Westminster me prejardhje nga modeli anglez duke
    marre, pra, emrin nga parlamenti anglez. Ai karakterizohet nga:
    – perqendrimi i pushtetit ekzekutiv ne qeveri te formuara nga nje parti e vetme e zgjedhur me sistemin mazhoritar.
    – shkrirje e dy pushteteve (legjislativ dhe ekzekutiv) dhe dominim i qeverise.
    – sistem bipartiake
    – sistem elektoral mazhoritar (plurality).
    – pluralizem i grupeve te interesit
    – qeveri e perqendruar dhe unitare.
    – bikameralizem asimetrik (njera dhome ka shume me shume pushtet se tjetra).
    – kushtetute fleksibel dhe sovranitet i parlamentit.
    – mungese e kontrollit kushtetues.
    – Banka qendrore e varur nga ekzekutivi.
    – Ekzistenca eskluzive e disa formave te demokracise perfaqesuese,
    domethene mungese e mundesise per tu konsultuar me referendum.

    Shembujt me te mire qe korrespondojne me modelin konsensual jane
    Blegjika dhe Zvicra. Aspektet me te rendesishme te modelit konsensual
    jane:
    – qeveri te formuar shume parti dhe koalicione te gjera.
    – ekuiliber pushtetesh ndermejt ekzekutivit dhe legjislativit.
    – sistem shumepartish.
    – sitem elektoral proporcional.
    – sistem interesash i harmonizuar dhe neo-korporativ.
    – decentralizim dhe federalizem.
    – bikameralizem i forte dhe perfaqesim i minorancave.
    – kushtetute e qendrueshme dhe fuqi e vetos e minorancave.
    – kontroll kushtetues.
    – pavaresi e bankes qendrore.

    Modele te ndryshme per kushte te ndryshme te zhvillimit te demokracise.

    Te dy modeleve u korrespondojne kushte te ndryshme historike te nje
    demokracie. Modeli mazhoritar duket i pershtatshem per vende me nje
    shoqeri relativisht homogjene, ku “partite e medha zakonisht nuk jane
    shume te largeta politikisht panvaresisht nga prospektiva e tyre
    politike, sepse ne boshtin e djathta-e majta kane tendence te vendosen
    ne qender” (Lijphart). Ky model nuk do te funksiononte ne shoqeri me
    pak homogjene ku ka tendence te zhvillohet modeli konsensual. Ne
    shoqerite plurale, te ndara nga fraktura te karakterit fetar,
    ideologjik, linguistik, kultural, etnik apo raciale, fraktura keto qe
    jane te perfaqesuara nga parti te cilat mbrojne interesat e tyre, nga
    grupe interesash dhe mjete komunikimi te vetat, mungon fleksibiliteti i
    nevojshem per demokracite mazhoritare. Ne kete situate sistemi
    mazhoritar do te ishte jo vetem jo demokratik, por edhe i rrezikshem,
    sepse minorancat, te cilave iu mohohet pjesemarrja ne pushtet do te
    ndjeheshin te diskriminuara dhe do ta humbisnin besimin tek regjimi. Ne
    keto regjime, modelet e ndjekura nga partite e medha kane me shume
    tendence te kene divergjenca, keshtu qe edhe besnikeria e votuesve eshte
    me e rrepte, duke pakesuar ne kete menyre mundesine e partive te madhe
    qe te alternohen ne pushtet.

    Demokracite ideale dhe kualiteti demokratik.

    Te percaktohet demokracia ideale eshte shume e veshtire, sidomos kur
    analiza perqendrohet tek kualiteti i demokracise. Pervec
    karakteristikave te mesiperme qe nje demokraci duhet te permbushe, duhet
    bere edhe pyetja se si mund te realizohet nje demokraci me e mire.
    Nje perkufizim i pare normativ thote qe demokracia ideale te jete nje
    regjim i karakterizuar nga nje ” korrespondence e nevojshme ndermjet
    akteve te qeverise dhe deshires se atyre qe preken nga to”, ose qe nje
    regjim demokratik duhet te dallohet nga “kapaciteti i vazhdueshem i
    pergjigjeve (responsivness) nga ana e qeverise ndaj preferencave te
    shtetasve te saj, te cilet konsiderohen te barabarte politikisht”. Te
    dyja keto pohime eshte shume e veshtire te implementohen empirikisht dhe
    per kete arsye mbeten pa nje pergjigje te caktuar.
    Studiuesit e demokracise kane perpunuar disa norma ne planin praktik, pa
    u larguar nga normat e pergjithshme. Rruga me e mire mbetet ajo e
    gjetura nga Dahl i cili jep dy pohime ne lidhje me kete ceshtje:
    Postulati i pare – Qe nje regjim te jete i afte per pergjigje (responsive), te gjithe qytetaret duhet te kene mundesi te njejta te:
    a) te formulojne preferencat e tyre
    b) ti shprehin keto preferenca qeverise nepermjet nje aktiviteti individual apo kolektiv.
    c) tu sigurohet qe preferencat e tyre te kene te njejten peshe, pa diskriminim ne lidhje me permbajtjen apo origjinen e tyre.

    Perkufizimi i termit Politike

    Politika eshte nje bashkesi aktivitetesh qe zhvillohen nga nje apo shume
    subjekte individuale apo kolektive, qe karakterizohen nga komanda,
    pushteti dhe konflikte, por edhe nga pjesemarrja, bashkepunimi dhe
    konsensusi, qe kane si qellim funksionimin sa me te mire te kolektivit
    njerezor, ndaj te cilit ka pergjegjesine primare te kontrollit te
    dhunes, dhe te shperndarjes ne brendesi te tji, te kostove dhe te mirave
    materiale ose jo materiale.

    Me pak fjale mund te thuhet se politika eshte menaxhimi i komunitetit, pergjegjes per rendin paqeruajtes.

    Si perfundim, duke pasur me te qarte keto dy parime te Demokracise dhe
    te Politikes si teori, ne atehere mund te diskutojme per sistemin
    Shqiptar te Kultures Politike a eshte Demokratike apo jo. Me prapa do te
    sqaroj disi me qarte si dy forcat partikake kryesore shqiptare kane
    shfrytezuar dobesite e ligjit (kushtetutes) per te fryre numrat e tyre
    ose vendet e tyre ne parlament. Ndoshta edhe me mbeshtetjen e aleateve
    te tyre brenda koalicioneve perkatese.

    nuk lejohet kopjimi ose deformimi i ketij artikullit e drejta e autorit Opininisti .adrian hajdinaj — at Telaviv.

  11. Illo says:

    Nano e ka mbyllur karieren politike dhe njerezore me dy fjalet , qe deklaroi vete :” Per 21 Janarin fajin e kane te dy palet ” . Si mund t’i besosh shtetin , nje njeriu , qe s’ka as fe as llogjiken minimale . Berisha , te pakten fajeson njeren pale . Po te kishte llogjiken minimale , nuk do te dilte kurre me fytyre perpara shqiptarve . Tallet me gjakun e te vrarve dhe te gjakut te shqiptarve , qe i kane besuar aventures se tij te perjeteshme . Illo

  12. Mark Gjonaj says:

    Prec, je i mire, mendon mire, shkruan mire, nuk pajtoshesh me te keqen, je i mire se e denoncon!. Pyete xhaxhain e Aleksit, se kush duhet ta dergoje deri ne fund kete ceshtje penale. Nese prokuroria eshte e pamvarur nga qeveria, ajo duhet te beje detyren. Po te shikoje dhe te friksohet nga ndonje konsekuence(jo qe s’ka perse friksohet), ajo ka ligjin. Populli, pjesmarresit, te huajt e kane ndihmuar shume prokurorine, gati gati sa nuk ja kane dhene te qeruar; ne perendim nuk te ndihmon njeri keshtu, o bej detyren, ose jep dorheqjen, nese je prokurore ligjore kushtetuese. Mos te prisni gje nga opozita, ajo neser nese merr pushtetin, vret jo kater, po 8 peuple. Kur te vret shteti dhe jo vetem nuk pergjigjet para ligjit, por kryne krimin tjeter sic shpreheni ju duke fshehur provat, cfare duhet nte behet? Duhet ngritur miletin…, dhe ndoshta kerkon trubullim te madh qe te kithjellohet uji. Kjo, eshte eksperience qindra vjecare e botes se demonstratave dhe revoltave. Ngrejeni popullin e Lezhes dhe mos e lejoni Berishen te shkoje ne veri, as me makine as me tajare dhe nese nuk marrin vesht, digjeni fare. Atehere i mbledh mendet drejtesia shqiptare. E shikoni more si sillet dallkauku i Fushe Bardhes dhe don te behet president dhe ndoshta e bene Berisha, per te mbuluar pislleqet e njeri tjetrit. Pse kodosh Nano nuk e kupton se cfare po behet me ngjarjen e 21 janarit? Kryetari i opozites eshte kot, gjysmen i ka me Nanon, gjysmen me Berishen, imagjinoni se sa do te mendojne per viktimat e 21 Janarit…, apo si eshte duke u shqetsuar ambasadori i qeverise amerikane! Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje