Jozi, e mërzitur, diskuton me Flamurin shanset për presidente

25 Prill 2012, 20:52Antena TEMA
Jozi, e mërzitur, diskuton me Flamurin shanset për presidente

Lajmi se Doktori u pranua në takim me zonjën Klinton me kusht që të dorëzonte presidentin, e ka tronditur Jozin. E alarmuar nga media, ajo thirri Flamurin për të mësuar ndonjë gjë më shumë.

-Tani ai Burri i di vetë punët e tija, i tha Flamuri. Mua më tha një lëshim do tua bëj unë atyre. Kaq më tha.

-Po si mar Flamur do me u ba lëshim atyne ai, përnjimend e ke a? Pse mar s’e ha njaj Arvizu darkë tek restoranti i Fatos Nanos do djegum njerëzit tanë ne?

-S’di ç’të them, ai nuk ma tha të prerë, por më tha një fjalë. Të gjithë janë kandidatë, tha, dhe nuk dua të më kundërshtojë njeri, po i thashë do bëhesh ti. Dhe unë e sigurova që nuk do ketë kundërshtime.

-Po pse mar Flamur duhet me u ba gaz i botës na, e me i hapë rrugën një drogaxhiu, një të korruptumi, një frikacaku, një emigranti, po ai ka 7 vjet që jeton në Vjenë mar Flamur, si asht kjo punë kështu.

-Unë shpresoj që ai të mos zgjedhë Nanon, por dikë nga PD-ja, kështu e lamë bashkë, megjithatë duhet pritur. Se ky kriteri i Vjenës nuk shkon shumë se dhe ti ke ndenjë më shumë se ai jashtë shtetit.

-Po ja mar Flamur, po mirë e kish thënë boll njai Gimi i Puros, pse mar do kthehena prapë tek shokët e Nar Kokës na, mirë që kena pshtu prej tyne.

-Të drejtë ke, por duhet të presim. Rëndësi ka që asnjë brenda PD të mos e kundërshtojë, tha Flamuri. Kaq kishte si kërkesë ndaj meje ai. Dhe unë kam frik shumë tek Bujar Nishani. Ai është i vetmi që më ka thënë jam gati të bëj ç’të doni, po këtë nuk e mbaj dot si ngarkesë.

-S’di ça me ta thanë mar Flamur, unë s’e kam kundërshtu asnjëherë për kurrgjë dhe s’kam ndërmend me e kundërshtu as këtë rradhë, por nuk asht mirë me ranë në presion të të hujve për këtë punë. Po të jetë se zgjidhet presidenti me restorant, po hapna të gjithë nga një restorant e po u japna nga një drekë e darkë gjithë ambasadorëve. Ça është ko punë kshtu?

-Të drejtë ke, po besoj se diçka do bëjmë. E thashë që ai Burri ishte i vendosur ta bënte një lëshim, por nuk dihet çfarë. Ishalla i ka premtu Arvizusë që do bëjë Bujar Nishanin dhe tani si lëshim të propozojë emrin tënd.

-Ah mar Flamur krejt këtë punë po e bën njaj Lul Bashë me atë Ilir Metë, që dun me fut Nanon në lojë me më qit mu jaht loje se janë hajna, se kanë vjedhë, se kanë vra dhe kanë frikë se unë i çoj në burg. Po unë atje kam me i çu mar Flamur, s’më ikin dot ata. Le të gjejnë sa Nano të dun, ata unë nuk i fal. Nja ata ma bëjnë këtë punë. Më bie telefoni çdo minutë e po më thonë kur do vijë ajo ditë me të pa në krye të venit, e s’di ça me u thanë. Po më vjen marre me thanë që në vend tim kanë me vu Fatos Nanon. Ku ku, po të jetë kshtu ma mirë me ia dhanë opozitës, të paktën mbyllme një vrimë andej.

-Nuk besoj se e merr opozita, tha Flamuri, se nuk kanë kohë, duhet të bëjnë konkurs si për Avokatin e Popullit dhe nuk premtojnë afatet.

-Hajt mar se e zgjidhin ata, po mirë ata se me ja dhënë Fatos Nanos apo dikujt në PD se bi standardi.

-Sapo të marr vesh diçka të njoftoj, i tha Flamuri, vetëm më jep fjalën që nuk do kundërshtosh po të përzgjodhi Doktori, se këtë ka shqetësim ai.

-Ja mar Flamur s’e kam ba kurrë atë punë, me e ba në këtë moshë. Puna asht me drejtu gishtin ku duhet, se për zotin asht ba shumë bajat kjo punë dhe kanë me votu njerëzit kundër se votimin kena me e ba krejt të fshehtë, veç unë dhe dy teknikët kena me e dijtë kush votoi pro e kush kundër.

-Epo shumë mirë tha Flamuri, se dhe po nuk ishe ti e mësojmë kë ka kundër Ed Rama nga partia që t’i kemi si rezervë se do na duhen më vonë.

10 komente në “Jozi, e mërzitur, diskuton me Flamurin shanset për presidente”

  1. luli_shtino says:

    Z. Mero, nuk e kuptoj se cfare keni me Jozefinen. Ne fakt me mire ajo se Nano. Punen e saj e ka bere mire. Ne ate kuvend me burra bandite vetem nje si ajo ua del. Mos i bini me qafe kot. Sala do beje gabim te madh po ta sakrifikoje per Nano rrugacin.

    1. John says:

      Mut i ati, mut i biri, mut ai qe beri t’ane. Keshtu i thone nje fjale nga anet tona. As njeri as tjetri nuk bejne per ate pune. Jozefina ka probleme te theksuara me injorancen qe e karakterizon.

      1. proj . ochoa says:

        Jo se jam me lulin apo lirin po.. Poshte ato pordhet e jozit se na cau [email protected] duke dale perdite jashtshtetit! Posht moj hajdute!

  2. albani says:

    ka shune emra qe mund te bejn presidentin shume mire, intelektuale qe kane edhe eksperienca ne detyra shteterore,

    une do preferoja njerin prej:

    besnik mustafaj nga e djathta ose pellumb xhufi nga e majta,

    iku koha e kozit, jozit apo xhoit

    1. tirona says:

      bu bu besnik mustafai , ca katunari

  3. Aleksandër Matrënga says:

    xhozi vetëm një punë e bën mirë………………
    nuk është fjala për atë gjënë se edhe atë e bën por ajo ka treguar këtë kohë se ka një shans të paparë në BINGON e pronave ,sa herë hidhet shorti për kombesimin e pronave ajo fiton gjithmon.Të tjerët kanë vite që presin e mbajnë radhën por ajo po u fut në lojë i bie bingua.
    Ta themi pak më seriozisht,si ka akoma njerëz që nuk e kuptojnë që xhozi është ose bën pjesë në seksin e tretë as grua e as burrë po gjysëm ashtu e gjysëm ashtu,si mund të pranohet një qënie e tillë si presidente kur shprehet “plumbin ballit atij apo këtij”po ajo qeshja histerike në parlament a ju kujtohet.Çfarë thoni o burra,kjo do të ishte fundi ynë.Ajo me postin që ka e ka bërë opozitën pa asnjë vlerë në parlamentin e shpifur shqiptarë,ajo me postin që ka nuk la shkodran pa e punësuar në parlament,në diplomaci.kokrra e injorantit të jet po qe se do ajo merr postin që do.Kalova rastësisht para parlamentit para do kohësh dhe dy “puntuer”po krruanin me shpatull një kolon ,atje ku rrin gardistët civil,puntorët komnikuan midis tyre dhe pas tyre u afrua edhe një tjetër që e quanin shef dhe të tanë ishin shkodran.PRA edhe mirëmbajtës e suvaxhinjtë vijnë nga shkodra se nuk ka në Tiranë.
    Shkurt nuk e meriton sepse nuk sjell dhe nuk i shërben unitetit kombëtar por çarjes dhe ndarjes së kombit Shqiptar.

  4. Vlora says:

    po pse duhet qe patjeter te zgjidhet nje nga figurat me te qelbura shqiptare president, xhozi – nano – berisha – meta???????????

    kaq i pavlere eshte ai institucion ???????????

    nuk ka me shprese per shqiperine ???????????

  5. Nastradin koke pa lari says:

    Pas 97 se Vlores, me keqardhje me duhet te them qe nuk ka…

  6. I was trying to find this blog site final three nights fantastic weblog manager fantastic posts every little thing is fantastic

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje