Këto ditë janë publikuar tre skandal-krime, që kanë lidhje të plotë, të qartë e të vetme me kupolën e pushtetit qeverisës “Berisha”.
1. Mediat publikuan skandal-aferën e bllokimit të linjës së transmetimit të energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë në favor të tregut të energjisë së mafias serbe, me autor kryesor kryeministrin Sali Berisha, të birin e kryeministrit Shkëlzen Berisha dhe ortakun e biznes-aferave të familjes kryeministrore, serbo-boshnjakun Damir Fazllic.
2. Përsëri dje, ish-zv/Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Sokol Hasani, denoncoi publikisht në media skandalin e abuzimeve me legalizimin e banesave, bërë prej super-shërbëtorit të familjes kryeministrore, ish-drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZN-it Shaban Memia.
3. Një tjetër skandal u denoncua publikisht prej Drejtorit të Policisë të Qarkut Dibër Shemsi Prençi në lidhje me mbrojtjen zyrtare të mafies së kromit në Bulqizë, ku akuzohej kryeministri Sali Berisha, Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe SHKB e Policisë së Shtetit për lidhje me krimin e organizuar, për mbrojtje të tij dhe goditje të ashpër ndaj strukturave policore, që luftojnë këtë krim.
Këto tre skandale, ashtu si gjithë skandal-krimet e tjera, me të cilat zhvaten e sigurohen miliona euro në rrugë kriminale, kanë të përbashkët këtë tre fakte absurde:
1. Janë denoncuar tek kryeministri Sali Berisha, por ky ka heshtur, ndërsa aferat kanë vazhduar të veprojnë lirshëm.
2. Janë denoncuar tek Ministri i Brendshëm Bujar Nishani dhe tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, për t’i dhënë mbështetje policisë dhe institucioneve vepruese anti-krim, për faktin se individët dhe strukturat e krimit kishin lidhje me kupolën e pushtetit. Ministri i Brendshëm Nishani dhe Drejtori i Policisë Burgaj, jo vetëm nuk i dhanë mbështetje policisë për të luftuar krimin, por u bënë palë me krimin, duke kërcënuar e larguar nga policia e shtetit, drejtuesit e policisë që kishin zbuluar krimin. Krahas këtij qëndrimi, dyshja “PRO-KRIM” dhe “PRO-MAFIE” Nishani-Burgaj, aktivizojnë qëllimisht dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Policisë së Shtetit (SHKB) për të bërë presion e për të ndëshkuar policët dhe drejtuesit policorë “ANTI-KRIM”.
3. Kryeministri Sali Berisha, si përherë, pas çdo denoncimi nuk ka angazhuar strukturat ligj-vepruese për të ndëshkuar krimin, por ka nxjerrë urdhra urgjent për largimin nga detyra dhe nga shërbimet, të atyre drejtuesve që zbulojnë, denoncojnë e ndëshkojnë krimet, madje gradon në poste të larta autorët e krimeve, ose bashkëpunon në afera më strukturat e mafies.
Mjafton kaq për të kuptuar përfundimisht që Shqipërinë dhe shqiptarët nuk i drejton një qeveri pune e integrimi europian, por një bandë hajdutësh me mandate e poste pushteti. Mjafton kaq, për të kuptuar se mafia shqiptare ka “atdhe” dhe se ky “atdhe”, se kjo “shpellë” është kupola e pushtetit, është selia e qeverisë së drejtuar nga “krye-shpellari” Sali Berisha. Mjafton kaq për të definuar bindjen totale e përfundimtare, se grup-banda që harton dhe imponon ligjin në favor të mafies shqiptare e rajonale është grupi parlamentar i “kopesë” së PD-së që ka për “bari” super-hajdutin, super-kriminelin e anti-shqiptarin Sali Ram Berisha. Mjafton kaq, për të kuptuar përfundimisht qartë, se këtë bandë hajdutësh e mafiozësh që ka uzurpuar, që po sundon dhe vepron nën drejtimin e “krye-shpellarit” Sali Berisha në “shpellën” e quajtur “Kryeministri” e mbron kupola mafioze e policisë së shtetit, duke i shoqëruar e mbrojtur krimet e saj me eskorta, duke eliminuar policë e struktura policore që duan ta luftojnë këtë linjë krimesh të bandës kriminale qeveritare!
Kemi 7 vite që dëgjojmë skandale e krime mafioze, që kanë si autorë dhe mbrojtës vetëm kryeministrin, kryetaren e kuvendit, ministra, deputetë, politikanë, familjarë të tyre dhe shërbëtorë të pushtetit. Askush nuk preket nga policia anti-krim, sepse policia është mbuluese dhe mbrojtëse e krimeve të tyre. Askush nuk dënohet, sepse gjykatat janë mbrojtëse të krimeve të tyre. Kemi 7 vjet, që dëgjojmë kryeministrin që na ligjëron leksione e demagogji, për gjoja “luftë të suksesshme” kundër krimit. Madje vendosi me bujë të madhe dhe një numër telefoni “anti-korrupsion”, që tashmë është bërë burim bejtesh e barcaletash deri në dhomat e të sëmurëve të spitalit nr. 5. Madje është tepër e rrezikshme të denoncosh në këtë numër “anti-korrupsion”, mbasi fill pas denoncimit, ose përfundon në ndonjë aksident në “gjueti laraskash”, ose nën presion, dhunë fizike e kërcënim për jetën detyrohesh të “dorëhiqesh”, ose largohesh nga detyra, me urdhër e porosi të “pronarit” të telefonit “anti-korrupsion”.
Ky është pushteti aktual shqiptar. Kështu komandon, kontrollon, funksionon dhe vepron kriminalisht kupolë-qeveria mafioze “Berisha”, ky pushtet i strukturuar në banda. Çdo grup brenda pushtetit ka bandat e veta, si psh “banda e energjisë”, “banda e koncesioneve të hidrocentraleve”, “banda e autostradave”, “banda e zhavorrit të lumenjve”, “banda e naftës virgin”, “banda e librit shkollor”, “banda e trojeve në bregdetin e Vlorës”, “bandat e kromit”, “banda e Gërdecit”, “banda e 21 janarit”, “banda e votave të 8 majit”, “banda e legalizimeve”, “banda e fshatrave turistikë në bregdet”, “banda e karrotrecave”, “banda e interkonjeksionit” etj, etj, etj banda pa fund. Dhe pavarësisht këtij realiteti të zhytjes së pushtetit në krim e vënies së tij në shërbim dhe nën thundrën e krimit, do të dëgjoni kryeministrin Berisha, që edhe në SHBA do të dalë në podium dhe do të recitoj fjalime demagogjike për “fitore totale në luftën kundër krimit”!
Si mund te kete dyshime njeriu normal ne kete vend,se klika jone diktatoriale esht ndryshe nga diktaturat arabe.Ky asht kulmi.Banda qeveritare,jo qe nuk lufton korrupsionin,por denon e perndjek ata qe e zbulojne ate.Nuk duhet fole ma per korrupsion ne kete vend.Kjo asht grabitje ne drite te diellit e nje populli,shitje e hapur e pasurive kombetare,pikerisht tek ata qe i kemi armiq shekullor.Si mund te jete ndrysh tradhetia e popullit dhe kombit???Per keto skandale duhet te kerkoje llogari opozita,jo ne parlament ku nuk te len Zhelefina e ku zagart e Sales,tue pas kohe te pakufizueme,mund te mashtrojne si gjithmone.Llogari ti kerkohet ne ballafaqim ne popull.Le ta dije populli si po vidhet dhe kush po e vjedh.Hakmarrja i takon atij,popullit te vjedhur,vrar e te poshteruar.
Eshte plotesisht e sakte kjo qe thote artikullshkruesi Kledian Lula , se
Mafia shqiptare e ka seline tek Partia demokratike —dhe nuk e luan topi kete percaktim
___Ndersa…. Mafia Greke e ka seline tek Partia Socialsite — dhe tani
per tani eshte Mafie ne Pergjim…….
__Atehere shqiptaret jane midis dy alternativave , cilen mafie te zgjedhin
–Ate te tyren qe te pakten ju ha mishin, por ju le kocken —
___Apo te zjgedhin mafien greke qe jo vetem kerkon te “haje” mishin dhe kocken e ekonomise
shqiptare por te Zhduke nga faqja e dheut …Gjithe Shqiperine
____Zgjidhni e merni o shqiptare ?
Saliu, ose sozia e djallit!
Heeeeheheeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeejjjjjjjjjj!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html
po mire more gjithe keto gafa Berisha, si spjegohet qe perseri ne krye?
O i bini daulleve kot,o Saliu ka te drejte.
Po te qe diku ne nje vend perndimor qofte edhe ketu ne Greqi prekuroria do kishte filluar hetimet per te gjitha keto akuza,e pergjegjsit do kishin vajtur ne burg .Ne Shqiperi kane pune te tjera te merren.
Kuadrot si SHEMSI PRENQI,PJERIN NDREU< KATANI nuk i don ky pushtet.Duhen ata qe bashkpunojne me qeveritaret ne vjedhje,ATA perkrahen e ndimohen.
KUJTONI DENONCIMET E Z. DRITAN PRIFTI KUR THA: HYSNI BURGAJ ESHTE FIGURE,NEDRJTIM ESHTE Agron Kuliqaj I CILI DREJTON K/BANDEN E NAFTES VIRGJIN, DHE SOT DENOHEN SHOFERET.
Mafia shqiptare, ka “atdhe” dhe “shpellë” selinë e qeverisë “Berisha”
nuk kam cfar ti shtoj tjeter pervec Ilir Metes i cili eshte personi qe brenda kesaj Qeverie Drejton mafien e kromit,krimin,dhe antiligjin.