Copëtuesi i Shqipërisë “nderon” mbrojtësin e kufijve të Shqipërisë

27 Prill 2012, 20:05Blog TEMA

Nga Përparim Halili

 

Kryeministri Sali Berisha bëri një vizitë në shtëpinë muze të ish-Presidentit të SHBA, Uillson. Kjo vizitë e Berishës kishte si motiv mirënjohjen dhe nderimin shqiptar, ndaj aktit historik të Uillson, në mbrojtje të kufijve shqiptarë nga copëtimi fatal e total, inskenuar prej fuqive të mëdha të 100 viteve më parë. Për shkak dhe të kontributit maksimal e dashamirës të ish-presidentit amerikan Uillson, Shqipëria shpëtoi dhe ekzistoi si shtet.

Ja fjalët, me të cilat kryeministri Sali Berisha e kujtoi dhe e nderoi ish-presidentin amerikan Uillson, gjatë vizitës në shtëpinë e tij muze, në SHBA:

SALI BERISHA, tha: “… 100 vjet më parë, njerëzit më të fuqishëm të asaj kohe, menduan të mos lejonin që shqiptarët të kishin shtetin e tyre… madje edhe kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë më 28 nëntor 1912, pati projekte të ndryshme për ndarjen përfundimtare të territorit të shqiptarëve, të cilat vijuan në mënyrën më këmbëngulëse. Por ishte Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Presidenti Uillson, i cili duke ruajtur parimet e tij mbi të drejtën e vendeve për vetëvendosje, u shokua nga mizoritë që fqinjët e mi ishin angazhuar të bënin ndaj vendit tim, falë misionarëve Amerikanë, të cilët raportonin çdo ditë dhe çdo javë në median amerikane se çfarë ndodhte me këtë vend, por edhe fal shqiptarëve, të cilët, edhe pse në atë kohë ishin një nga komunitetet më vogla në këtë vend të madh, ia dolën më në fund të takohen me Presidentin Uillson. Themeluesi i Kishës Autoqefale të këtij vendi dhe ish Kryeministri më vonë, Fan Noli u takua më të, në Shtëpinë e Bardhë në 14 Korrik të vitit 1918. Kështu, në një moment kyç të ekzistencës së shtetit tonë, Presidenti Uillson nuk pranoi një pjesë të madhe të çështjeve, në të cilat parashikohej që Shqipëria të mos ekzistonte si shtet…”.

Që të jem i sinqertë, më kanë ardhur “zorrët tek gryka” kur e kam dëgjuar kryeministrin e imponuar të vendit tim Sali Berisha, tek fliste për trojet shqiptare me aq “krenari” dhe duke “zbardhur dhëmbët”, kur ky është një nga 3 copëtuesit e Shqipërisë, të stamposur tashmë me damkën “tradhtar”. Të them të drejtën, më ka ardhur turp nga vetja, që ne shqiptarë-leshkot e vitit 2012, vazhdojmë të lejojmë pazarxhi-shitësin e trojeve shqiptare të shkojë në SHBA dhe në “emër të popullit e shtetit shqiptar”, të shprehë mirënjohje e nderim për mbrojtësin dhe shpëtimtarin amerikan të trojeve shqiptare! Kjo është tronditëse moralisht, shpirtërisht, shoqërisht e shtetërisht. Pse? Sepse ka një logjikë të thjeshtë e të ftohtë, të qartë e të kuptueshme për këdo shqiptar. Nëse nderimi prej shqiptarëve për ish-presidentin e SHBA, pro-shqiptarin Uillson është simbol i këtij 100 vjetori të Pavarësisë së Shqipërisë, nuk është aspak normale, madje është çmenduri, lajthitje e merhumllëk mbarëkombëtar, që ky nderim mbarëkombëtar shqiptar të përcillej nga Sali Berisha, nga njeriu dhe shtetari i lartë, që sot pas 100 vjetësh pavarësi mori në duar “hanxharin” dhe copëtoi trojet e Shqipërisë nga deti, për t’ua bërë dhuratë grekëve. Eshtë çmenduri, që ky nderim për presidentin e shtetit amerikan të 100 viteve më parë, të shqiptohej në emër të shqiptarëve nga goja e anti-shqiptarit Sali Berisha. Ishte një njollë “turpi zyrtar” i shtetit shqiptar dhe një injorim i bërë ndaj gjithë shqiptarëve, që “nderimi” për mbrojtësin amerikan të kufijve shqiptarë të 100 viteve më parë, të përcillej botërisht prej copëtuesit shqiptar të kufijve shqiptarë të 100 viteve më pas!

Kur dëgjova Sali Berishën në SHBA, që po fliste për “shpëtim” dhe “mbrojtje” të trojeve shqiptare, më bëhej sikur dëgjoja të fliste copëtuesi i Shqipërisë i vitit 1925, ish-kryeministri Ahmet Zogolli, i cili i dhuroi serbit Tito tokën shqiptare “Shën Naum”, si shpërblim për financimin, rikthimin dhe mbajtjen në pushtet si kryeministër. Kur dëgjoja Sali Berishën që po fliste për “trojet e shenjta shqiptare”, më bëhej sikur po dëgjoja të fliste Esat Pashë Toptani, copëtuesi i viteve 1913-1914 të trojeve shqiptare, që firmosi aneksimin e veriut të Shqipërisë, si dhuratë për Serbinë.

Trupi i dytë që më bëri përshtypje në fjalën nderuese të bërë prej kryeministrit Sali Berisha ndaj aktit pro-shqiptar të ish-presidentit amerikan Uillson, ishte dhe hipokrizia e neveritshme, tipike në stilin dhe sjelljen e tij. Sali Berisha mes të tjerash pranoi edhe një fakt historik, që ka lidhje me figurat atdhetare e tradhtare. Ja çfarë pranoi Sali Berisha në fjalën e tij: “… Themeluesi i Kishës Autoqefale të këtij vendi dhe ish Kryeministri më vonë, Fan Noli, u takua më të (Uillson), në Shtëpinë e Bardhë në 14 Korrik të vitit 1918 dhe kështu, në një moment kyç të ekzistencës së shtetit tonë, Presidenti Uillson nuk pranoi një pjesë të madhe të çështjeve, në të cilat parashikohej që Shqipëria të mos ekzistonte si shtet…”.

Copëtuesi i Shqipërisë Sali Berisha, pranoi që Fan Noli në vitin 1918, ka kërkuar nga me këmbëngulje e lutje nga SHBA, mbështetje maksimale për mos copëtimin e Shqipërisë. Por nuk tha se “derdimeni” anti-shqiptar, që donte t’i copëtonte e t’i dhuronte këto troje tek serbët në vitet 1913-1914 ishte Esat Pashë Toptani. Kryeministri Shqiptar, anti-shqiptari Sali Berisha deklaroi përpara amerikanëve e bashkëkombësve shqiptarë, se Fan Noli ka luftuar për mbrojtur trojet shqiptare nga copëtimi, por nuk tha që këto troje u copëtuan prej kryeministrit të vitit 1925 Ahmet Zogolli, për t’ia dhënë serbëve si dhuratë, që rrëzuan mbrojtësin e trojeve Fan Nolin.

Copëtuesi i Shqipërisë, Sali Berisha, që shkoi e nderoi mbrojtësin amerikan të trojeve shqiptare nga copëtimi, nuk tha që ashtu si Esat Pashë Toptani me serbët, bëri pazar me grekët për copëtimin dhe faljen e detit shqiptar. Copëtuesi i Shqipërisë, Sali Berisha, nuk tha në atë ceremoni se është vazhdues dhe mbrojtës politik e shtetëror i misionit copëtues anti-shqiptar të Ahmet Zogollit, të cilit i ka ngritur e do t’i ngrejë buste e monumente lavdie si “atdhetar”. Si përfundim, kam dy pyetje për copëtuesin e Shqipërisë Sali Berisha:

 

1. Në këtë 100 vjetor, a do të jetë figura e Fan Nolit, si simbol nderi në panteonin e figurave 100 vjeçare kombëtare e ndërkombëtare, që kanë mbrojtur Shqipërinë nga copëtimi?!

2. Në këtë 100 vjetor, a mund të vendosen pranë emrave të mbrojtësve të trojeve shqiptare Vodrov Uillson, Ismail Qemali, Fan Noli etj, edhe emrat e copëtuesve të trojeve shqiptare Esat Pashë Toptani e Ahmet Zogolli?! Madje dhe emri yt “SALI BERISHA”, si kryeministri copëtues i trojeve shqiptare të pas 100 viteve pavarësi?

6 komente në “Copëtuesi i Shqipërisë “nderon” mbrojtësin e kufijve të Shqipërisë”

  1. kirurg says:

    duhet te shtoje edhe kete: A duhet te ishte sali berisha qe te permendte Fan Nolin, kur ky ia ka dorezuar kishen autoqefale shqiptare janullatosit, kishes greke, duke e zhbere aktin patriotik dhe largpames te Nolit, pikerisht ne 100 vjetorin e pavaresise?

  2. baro çorrogjafi says:

    HIPOKRIZITE E BERISHES JANE TE PAFUNDME .NE KETE 1OO VJETOR TE SHPALLJES SE PAVARSISE AI PO BEN TE PAMUNDUREN PER .REABILITIMIN E TE VETSHPALLURIT MBRET, AHMET ZOGU,DUKE E VLERESUAR FIGUREN E TIJ.POR A NUK ISHTE KY SALI BBERISHA QE E KTHEU MBRAPSHT LEKA ZOGUN ME 1993-shin ? A NUK ESHTE KY SALI BERISHA QE E KA NXIERRE SHQIPERINE NE ANKAND ?TE THUASH SE NA I KA SJELLE ” ZORRET TEK GRYKA ” ESHTE PAK.

  3. fierak says:

    Nqs do te jene dhe fotot e tradhetareve ne pervjetor, ne, populli, duhet te shkojme dhe t’i grisim.

  4. Niko Maloku says:

    Sikur populli shqiptar te ishte vertete aq patriot dhe atdhedashes sa ka pretenduar dhe pretendon ( me fjale) se eshte, nuk do te lejonte kurre qe ceremonite e festimit te 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise t’i drejtonte nje njeri si Sali berisha, i cili, pervec se u kap ne tentative per t’iu dhene fqinjeve ate pjese te Shqiperise qe Noli dhe atdhetare te tjere u perpoqen te mos e leshojne, ka krijuar gjithashtu nje shtet qe nuk eshte fare i pavarur. Ai ka krijuar nje shtet qe i nenshtrohet politikes greke deri ne vendosjen e Janullatosit ne krye te Kishes ortodokse shqiptare, qe lejon qe greket te vijne ne Shqiperi dhe te prishin varrezat e shqiptareve ( me pretendime se po nxjerrin kockat e ushtareve te tyre) dhe te ndertojne permendore per ushtaret greke ( qe kane rene duke mbrojtur “Vorioepirin”); nje shtet qe eshte i varur nga mafia italiane e tregtimit te plehrave dhe ajo serbe e financimeve te parave te pista ne energjetiken shqiptare e gjetke.
    Nje popull i tille, qe ose i shkon mbrapa ketij antishqiptari, ose rri ne heshtje si i vdekuri, veshtire se do ta fitoje ndonjehere dinjitetin e duhur mes kombeve te tjere.

  5. Nikollw Gj. lleshi says:

    mendoj se qeshtja e shqipwrisw dhe e moscoptimit tw saj ipwrket tw sanksionohet nga bota akademike e historianwve mbarwkombwtar. Njw gjw ne duhet qw ta pranojmw se Uillson Presidenti i atwhershwm i SHBA nw momentin mw tw vwshtirw qw po kalonte kombi shqiptar, ai e mbrojti moscoptimin e trojeve shqiptare dhe mundwsoi ekzistencwn e shtetit shqiptar, pavarwsisht se Evropa me Anglinw nuk e ka dashur asnjwherw shqipwrinw, madje nuk e don edhe sot.Nw kwtw kontekst kur edhe çlirimin e Kosovws SHBA e beri tw mundur, mendojmw se shqiptarwt e kudondodhur duhet tu jenw mirwnjohws udhwheqwsve amerikanw pwr atw qw kanw berw pwr popullin tonw, pa mohuar se njw rol akoma mw tw madh sot nw shekullin e manipulimit duhet qw tw luajnw ambasadorwt amerikan nw shqipwri dhe mundwsisht tja thonw popullit tw kwqijat qw po i shkakton politika aktuale, dhe jo tw sillwn si ambasadorwt e BE as mish e as peshk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje