Virus Balcanius

26 Prill 2012, 22:09Blog TEMA

Nga Kristo Çakuli

 

Ballkani prodhon me teper histori dhe gjak, se sa u nevojitet ballkanasve per konsumim, prandaj ka perhere tensione dhe trazira. Thenie me te goditur per Ballkanin veshtire se do te gjesh ne kete bote. Dhe teper largpamese, njekohesisht. Sepse, edhe sot e kesaj dite, secili nga popujt e Ballkanit, pa perjashtim, vazhdon te besoje se eshte me i lashti, me trimi, me i mençuri dhe me superiori nga te tjeret! Kurse politikanet ballkanas, nga ana tjeter, konsiderojne akoma vendet e tyre si qendra te botes! Dhe kush ve ne dyshim deklaratat e tyre, eshte armik i kombit perkates dhe perben casus belli per kombin e fyer! O tempora! O mores!

Kriza totalitare ekonomike e epokes sone prodhon me shumice jo vetem varferi, por edhe tensione ndershteterore. Dhe ne kete aspekt, ashtu si gjithmone ne histori, Ballkani renditet nder vendet e para ne bote. Keshtu, ne Serbi, ne Greqi, ne Maqedoni dhe ne Shqiperi, kohet e fundit, konstatohet nje fluks i jashtezakonshem nacionalist. Fantazmat historike te konflikteve etnike dhe rivendikimeve territoriale u ngriten nga varri dhe po infektojne me shpejtesi shtete, qeveri, parti politike, institucione dhe qarqe ekstremiste. Mikrobi famekeq nacionalist “virus balcanius” po kercenon serishmi me epidemi te pergjithshme krejt Ballkanin. Ketu shkon tamam fjala e urte popullore “Neve po na digjet mjekra, kurse ata kerkojne te ndezin cigaren”.

Kampion ballkanik ne kete mesele, (te tjeret e ndjekin ne distance te madhe dhe te djersitur), eshte padyshim kryeministri yne, Sali Barisha, qe Zoti i shtofte ymrin, por jo mandatin! Kohet e fundit nuk ka dite, nuk ka ore qe te mos i ngreje himne vitalitetit te races shqiptare, historise se lavdishme te kombit shqiptar dhe, sidomos predominimit numerik te shqiptareve ne Ballkan! (Jo, nuk e lexuat aspak gabim!) Ky delir nacionalist i papare i kryeqeveritarit shqiptar eshte anakronik, bajat, pa interes kombetar, i pajustifikueshem nga ana diplomatike dhe, mbi te gjitha, krejt i pashpjegueshem me kriteret e vleresimit te nje politikani serioz dhe te nje njeriu me logjike normale. Kesaj i thone “Bir S…ali i nenes, ke te qaj me pare!”

E ç’nuk na degjuan veshet (e shkreta) gjate diteve te fundit. Se shqiptaret dhe turqit jane jo vetem popuj miq, por kane edhe lidhje te ngushta gjaku. Se vertet kemi Skenderbeun Hero Kombetar, por njekohesisht, (ne te njejtin nivel, domethene) kemi edhe Sinan Pashen dhe Barbarosen, (nje figure e erret me kombesi te dyshimte, qe shumica e historianeve, per nga egersia, e krahasojne me Drakulen e Transilvanise). Se duhet te ndjehemi krenare qe turqit kane pasur dhe kane preference per femrat shqiptare. Se numri i vezireve dhe i gjeneraleve me origjine shqiptare ne Perandorine Osmane ishte teper i madh e keshtu me radhe. Populli ne keto raste thote “Grin te njoma e te thata” ose me sakte “Flet si e ema e Zeqos maje thanes”.

Ne fuqizimin e nacionalizmit ballkanik, nje merite te veçante kane serbet ne pergjithesi dhe ata te zones se Mitrovices ne veçanti. Dhe serbet, siç e kane provuar shume here ne histori, nuk merren vetem me deklarata, si puna e kryeministrit tone, qe nuk e merr kush seriozisht. Jo! Ata kalojne edhe ne vepra, domethene, ne dhune, arme edhe gjak. Aktualisht, me aktet e vazhdueshme terroriste qe ndermarrin, synojne te bejne trevat veriore te Mitrovices, te banuara kryesisht prej serbeve, Zone te Pavarur Minoritare Serbe, brenda kufijve te Republikes (krahines, thone ata) se pavarur te Kosoves, e cila, nga ana e vet, te perfshihet ne kuadrin e Serbise se Madhe te Pavarur! Kjo, per Zotin nuk eshte pavaresi, por sketerra e vertete! Ose, po te doni Ferri i Dantesit per se gjalli! Ne rastin e serbeve shkon proverbi “Ujku qimen e nderron, por zakonin s’e harron”.

Sigurisht qe nacionalizem ballkanik pa pjesëmarrjen e grekeve nuk imagjinohet. Do te ishte njelloj sikur te benim fjale per omelete pa… veze! Greket, qe jane ideatoret e pare te nocionit te nacionalizmit, edhe pse ndodhen ne krize te thelle dhe pendet e “Megalloidese” i kane rene me kohe, nderkaq e luajne rolin e tyre me sukses te plote. Keshtu, kohet e fundit, kuadro te larte te partise “Demokracia e Re” te Antonis Samaras, qe pritet te fitoje zgjedhjet parlamentare te 6 Majit, ne nje konference te organizuar ne hotelin “DIVANI KARAVEL” me teme qendrore “VORIO EPIRI – e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja”, bene deklarata pompoze nacionaliste per mbrojtjen dhe mbeshtetjen e grekeve te minoritetit ne Shqiperi. Demosteni, oratori grek me i famshem i lashtesise, per situata te ngjashme ka thene “askush nuk u varferua, duke dhene vetem premtime dhe shpresa”. Ndersa shqiptaret jane me koncize “Fshati digjet, plaka krihet”.

Dhe, si gjithmone, pas deklaratave te tilla turbulluese, konstatohet nje intensitet progresiv replikash historiko – politike dhe aktivitetesh te tjera nacionaliste nga qarqe ekstremiste te Minoritetit Grek ne Shqiperi dhe te Camerise. (E thame, vellezerit siameze nuk ndahen kurre!) Kjo klime mosbesimi ka pasoja negative per te dyja palet dhe lind, jo ne pak raste, edhe provokacione te ndersjellta. Zhan Pol Sartri ka thene “nacionalizmi eshte karakteristike e njerezve injorante (te paarsimuar) dhe te paqytetëruar”. Po qe se Sartri ka te drejte, atehere me siguri konkludojme se mikrobi i koleres nacionaliste ne Shqiperi, per fat te keq te ithtareve te saj, (i keshillojme te pine uthull, eshte ilaci me i mire per sherimin e inatit) nuk mund te perhapet. Dhe kjo, sepse si Minoriteti ashtu edhe Cemerit nuk jane as injorante dhe as te pakulturuar. Perkundrazi, bile! Bashkekzistenca e tyre paqesore per shume dekada eshte prova me e mire per kete gje. Kjo do te thote… Qente le te lehin, karvani te shkoje perpara…

Jashte lojes nuk rrine as sllavet maqedonas te ish Republikes Jugosllave te Maqedonise, qofte me divergjencat e vazhdueshme diplomatike qe ruajne me greket per shkak te emrit zyrtar te shtetit te tyre dhe rivendikimeve tokesore ndaj Greqise, qofte edhe me veprimet e herpashereshme antikushtetuese ndaj qytetareve me origjine shqiptare. Megalomania etnike dhe prepotenca shteterore e FYROM-it ndaj grekeve dhe sidomos ndaj nenshtetasve te tyre shqiptare eshte pa precedence ne historine e Evropes moderne. Dhe me e keqja eshte se, me kalimin e kohes, ne vend qe te rinovohen, behen akoma me agresive! Pa dyshim, ketu shkon per se mbari, fjala e urte… Sos gomari qe na ngordhi, por s’na lene rehat as mizat.

Turqit, nga ana tjeter, me durimin shekullor dhe supremacine perandorake qe i karakterizon, i ndjekin zvillimet e “diplomacise nacionaliste” ne Ballkan me kujdes te madh. Ne fund te fundit, “Drama Ballkanike” eshte veper e tyre teatrale, te cilen e luajten me sukses te plote per gati 500 vjet dhe, natyrisht, pretendojne fitimet nga te drejtat shpirterore te autorit! Keshtu, ne kuadrin e strategjise se tyre largpamese te rimekembjes se Perandorise Osmane, e konsiderojne Arnautistanin, (Ju kerkoj ndjese… Shqiperine, desha te them, por propaganda e shfrenuar filoturke e diteve te fundit, me corientoi dhe mua te ziun!), si nje nga aleatet e tyre me besnike. Dhe ai qe i josh dhe i ndersen me shume turqit ne Ballkan, per realizimin e endrres se tyre, eshte kryeministri yne, qe Zoti i shtofte ymrin, por jo mandatin! Ketu do te kerkoj ndihmen e Asdrenit “Shqiperine e mori turku, i vu zjarr/ shqiptar mos rri po duku, shpiptar.”

Otto Fon Bismarku, kajzeri i pare i shtetit modern te Gjermanise, ne konferencen e Berlinit me 1876 per Ballkanin, duke iu drejtuar kolegeve te fuqive te medha te Evropes, tha “Kini durim! Ballkani ka buke per te gjithe!” Stefan Cvajku, nga ana tjeter, shkruan “Sa me i varfer dhe i prapambetur eshte nje komb, aq me lart e ngre flamurin e vet”. Kurse Sharl De Goli, thekson “Politikanet e deshtuar dhe medioker, kur nuk kane gje tjeter per t’i dhene popullit te tyre, fillojne t’i shesin me shumice dhe badihava… nacionalizem”. Qe te tre, burra te medhenj dhe te mencur, pa diskutim! Keshtu qe, nga ana jone, tepron çdo fjale… No comment!

 

8 komente në “Virus Balcanius”

  1. Dauti Skele, Vlore says:

    Pare pare pare qe nuk vijne ere edhe kur i fiton me krime, grabitje, mashtrime, dhunime, poshtersi. Edhe kur i nxjerr nga haleja! Ky eshte emri i virusit qe ka kapur ballkanin, po sidomos Shqiperine e Kosoven!!!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

    1. raimondi says:

      Besoj se ky zoteria ne artikull ben shaka kur thote qe Sala na qenka nacionalisti me i thekur ne Ballkan
      Saliu qenka nacionalist se po mburr racen Shqiptare …..WOW !!!!
      Po qe kur nacionalzmi na qenkerka i barazvlereshem vetem se ti folke mire per popullin tend ?
      Kete e ben cdo komb dhe cdo burre shteti i botes moderne
      Obama dhe gjithe senatoret amerikane, shtypi amerikan tv-te etj gjithmone flasin me superlativa per kombin e tyre dhe vendin e tyre

      Ne cdo fjalim sado te rendomte qe bejne politkanet amerikane ne fillim do ngrene ne qiell popullin amerikan , pastaj do flasin per problmet ne fjale
      Por askush nuk i akuzon keta per Nacionalizem –Te mburresh kombin tend , eshte detyra primare e cdo drejtuesi politik ne cdo vend te botes
      Nacionalizem quhet kur mburr kombin tend dhe shan te tjeret , por Berisha nuk shan asnje lloj kombi
      Saliu nuk thote thagma sic thone Serbet apo greket qe “zoti na ka zgjedhur ne” , apo budalleqe te tjera nacionaliste sic thone te gjithe kombet fqinje

      Sipas ketij Kristos cfare duhet te beje Berisha qe t e mos duket Nacionalist ? -Te shaje kombin e tij , sic bejne keta te pabeset ketu me komentet e tyre ?

      __Po si mund te akuzohet Sala per nacionalist kur Sala e ka mbushur qeverine me spiune te Greqise si Ksera qe merr pjese ne mitinjget e organizatave teroriste vorio epirote ne Greqi te cilat bejne thirje per aneksimin e jugut te Shqiperise ?
      Apo Imami , Pollo , etj te cilet jane te deklaruar njerez ne Sherbim te Greqise
      Berisha lejoji Janullatosin , duke i hequr Kishes sone pavarsine dhe ja dha kishen Greqise ,
      Berisha beri Himaren zone minoritare , gje te cilen greket kishin 200 vjet dhe nuk e harinin dot
      Berisha po lejon shkolla greke edhe ne ato fshatra qe nuk ka kembe minoritari,
      .Ka lejuar Klasa me 3 nxenes 1 mesues , saqe u cudit edhe perfaqsuesi i te drejtave te minoriteteve ne BE, Van der Shtul kur erdhi per nje vizite ne minoritet–Ai u shpreh se te drejtat e minoritetit sic mbrohen ne Shqiperi nuk mbrohen ne asnje vend te Europes
      Berisha po lejon te gjithe perfaqsuesit e shtetit grek te bejne propagande
      armiqesore ne Jug te Shqiperise per shkaterimin e Shqiperise
      Berisha ben aleance me Bollanon i cilli flet hapur per aneksimin e
      jugut tone
      Berisha harrit deri atje sa i fali Greqise ujerat tona detare , nje rast ky i paprecedent ne boten moderne
      Ndersa ti thua Berisha eshte …Nacionalist !!!
      Mos ndoshta gabimisht e ke postuar kete artikull tek kjo rubrike OPINION ?–Mos duhej ta postoje tek rubrika :…Antena ?
      __Ose ndryshe pastaj ju zoti Kristo keni nevoje per nje vizite mjekesore qe i thoni nje njeriu si Berisha nacionalist
      Ose nqs ju jeni ne regull nga mend e kokes , atehere ju pa asnje dyshim
      duhet te jeni Armiku me i Eger i Shqiptareve
      Se nuk ka kuptim te jesh njeri normal kur ti i thua dikutj nacionalist ,
      nderkaq qe Ai e ka mbushur qeverine me spiune te Grekut……
      __Nuk ka vend ne bote qe te lejoje te fusesh ne qeveri politkane te cilet jane shprehur hapur per shkaterrimin e vendit tend,
      Ata Ksera, Imami, Pollo etj duhet ta kene vendin ne banko te te akuzuarve , dhe jo te jene pjese e qeverisjes

      __Keto leshime qe ben Berisha ndaj armiqeve te kombit shqiptar nuk ka burre shteti qe jo ti beje , por as ti shkoje ndermend nje gje e tille
      Ndersa ti o Kristo e akuzon per ….Nacionalizem !!!!!!!
      Dhe Pse ? Se tha Sala dy fjale te mira per kombin e tij –
      Kjo menyre te arsyetuari e ketij Kristos eshte e pa imagjinueshme per nje mendje normale …..
      Por sic duket , gjithe muhabetin Kristo e ka tek Turqia
      –Une nuk e kuptoj pse keta “Kristo-t” e kane zemren kaq shume te brengosur per keto maredhenie te mira midis Shqiperise e Turqise ???
      Nuk e marr vesh cfar i mundon keta kaq shume ?
      Turqia eshte shume larg nesh, dhe ne kete rajon te trazuar dhe plot armiq ne te cilin ne jetojme , turqit jane te vetmit qe ne keto kohe po na shtrijne doren e miqesise
      Atehere perse te mos jemi miq me ta ?
      Historia eshte histori , eshte e shkuara , dhe ajo eshte nje kapitul i mbyllur thote Sala
      Pra historia nuk preket , eshte ajo qe eshte –porse tani jetojme ne nje realitet te ri
      Jeta keshtu eshte mor Kristo –Koha ndryshon dhe njerezit ndryshojne
      Edhe armiqte ndryshojne , edhe miqte gjithashtu
      Eshte shans i mire per Shqiperine more Kristo qe Turqia sot eshte miku jone,
      Se te pakten kemi nje mik ne Ballkan, pse te gjithe te tjeret ne Ballkan i kemi armiq
      Dhe sa per ancionalizmin e Shqiptareve , mos e zer ne goje fare, se Nacionalzimi yne eshte Mbrojtes , difensiv dhe duhet te kultivohet ne menyre qe te perballoje Nacionalzimin agresiv dhe kriminal te Greqise dhe Serbise

      E meta e shqiptareve eshte jo se kane nje kryeminister nacionalist , sic ben shaka ti ,
      por qe nuk kane nje kryeminsiter Servil te nacionalizmit krimnal te Greqise kjo eshte meta jone–Dhe e meta me e madhe akoma eshte se opozita qe duhet ta kundershtoje kete servilizem te Kryeminstrit tone ndaj grekeve ,
      opozita esht per vete pjese e atij nacionalizmi krimnal te shtetit grek,
      Opozita eshte si nje detashment Andartesh ne PRITJE, ne pergjim…

      –Ja te jap une nje shembull ideal te nacionalzimit agresiv e kriminal qe vjen nga Greqia
      Greqia
      ju meson ushtareve te saj kenge ‘miqesie” me vargjet
      :…..me zorret e shqiptareve do bejme litare …’

      Ajo thenia e Stefan Cvajgut “Sa me i varfer dhe i prapambetur eshte nje komb, aq me lart e ngre flamurin e vet”. nuk qendron fare
      Amerikanet e ngrene flamurin e tyre me lart se kushdo tjeter , por jane shume te pasur dhe shume inteligjjent
      Ajo thenie e Cvajgut , duhet thene anasjelltas : __Sa me i kulturuar dhe
      i pasur te jete kombi aq me lart e ngre flamurin e tij ….

      Keto gjera qe them une jane shume te thjeshta dhe kushdo i di , natyrisht edhe ti o Kristo i di mire keto pune , por nuk ta do “puna” ti thuash…..
      Je shume i lexueshem or mik…
      Por ben shume mire qe i hedh mendimet e tua ketu…

      Note : _-Duhet hapur nje rubrike ketu tek Tema me titull : ” Klithmat e Andarteve “,
      ku
      te hedhin mendimet tyre gjithe …Janissaret

  2. Lupi says:

    Pershendetj Kristo
    Duke qene qe jam shume i intersesuar ne lidhje me politiken ballanike shkrimi juaj me terheqi shume .Nuk e di a ke parasysh nje artikull te Diana Culit para 20 vitesh ku shkruant se” Kufijt e myslimanizmit jan te pergjakura “-Maftojn te jesh kundra dhe dhe gjithcaka e sheh nga posht?.Kristo per te arritur ne nje konklusion ne lidhje me kete shkrim dua te dij e para ;
    – Si je prononcuar ne “Cencus 2012 ? _ Pergjigja eshte me zgjdhje dhe une e kam parasysh. Se cfare po gatuani -shqiptaret po e dijn shume mire, dhe te huajt po .Ne qofte se ty gezojn nje post pune ja ne sherbim te nje politike dhe mos vegel i ndonje sigurimi ?
    Shkrimi eshte shume i “shperlare ”
    Me artikullin don te na tregosh se je Arumun ? – Balcanius ?
    Na hiqesh sikur po na tregojn te vertete sikur i treguan patriotet kristian ordodoks -Lavdi paqin per kontributin me shume se askush tjeter . Asgje ne lidhje me ty !!!
    Pershkruan se cfare po bejn Serbet dhe Gregerit – Ato dihen
    -NO COMMENT .
    Ceshtje tjeter qe me duket qe te shqetsojn ty dhe politiken tende eshte ‘Arnautistani”.Kjo Kristo eshte aq e komplikuar sa jan pak Universitet botrore qe mund ta shpejgojn .
    Shteti shqiptar eshte legjitim dhe politika eshte legjitime pavarsisht se nuk ju pelqejn nje perkatesie .N.Q.S ty nuk je dakort athere a mundesh te me japish nje pergjigje pytjes se dyte .
    -A na intersojn neve politika e marrdhenive te mira me Turqit apo e anasjellaas ? .Por kjo e dyta nuk na bejn ne qe te dalim kundra ? Ma argumentojUne nuk shikoj ndonje gabim.
    P.S
    Ja si shkruhen emrat :
    Otto Von Bismarku. Jo si e ke shkruat ty. Per dijeni tende- Nje antishqiptar qe ia paguam dhe sot .
    Charles de Gaulle .{shikoj si e e ke shkruar}- Nje Frances ultra nacinoalist dhe antiamerican qe kerkoj ndarjen e Quebec.
    Nuk po ju futem dhenieve .
    Ju te dashur lexues gjykojeni

  3. detar sima says:

    Nje verejtje te vogel “vargjet jane te Cajupit dhe jo te Asdrenit, sidoqofte urime per artikullin.

  4. arian says:

    rasti i Berishes,eshte krejt i ndryshem nga ata qe rendit me poshte.Nuk ka te beje me nacional-shovinizem,eshte thjeshte politikeberje e brendshme e nje politikani,qe nuk ka shfaqur asnje shenje rivendikuese ndaj gjitoneve,packa se e tera e tij leviz ne kufijte e budallallekut.
    Tjetra,kur merr guximin te shkruash”seriozisht” ne publik,nuk mund t’i lejosh vetes te ngaterrosh Cajupin me Asdrenin!

  5. kosova says:

    alenaca kuq e zi

  6. Marin says:

    Turqia me R. Erdoganin ne krye po i largohet zhvillimit te gjithanshem te modelit Europian, e enderron per kohet e erreta te osmaneve. Shqiperia, qe te mos kthehet ne Arnautistan, duhet te distancohet, nje ore e me pare, nga neo-kolonizatoret e saj, ne do te mos behet prape Arnautistan.

  7. tourkofagos says:

    pune korrakesh……una facia,una raca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje