Nga Ilir Beqja
Prej disa muajsh në vend ka një debat për modelin e taksimit në Shqipëri. Debati është i nevojshëm, i vonuar. Ende nuk është një debat i shëndetshëm, për sa kohë nuk po përfshihen studiuesit, analistët, bota akademike.
Pa dyshim që shtysa për këtë debat, të vonuar, erdhi nga angazhimi programor i Partisë Socialiste për model taksimi bazuar mbi parimin e progresivitetit. Nuk është shpikje e PS, ekziston prej shumë kohësh në shumicën e ekonomive të zhvilluara dhe me sistem fiskal të konsoliduar. Madje ka ekzistuar edhe në Shqipëri në periudhën 1991 – 2007.
Nuk është e lehtë të bësh analiza për efektet e politikës fiskale në vitet 2007 e në vijim, pasi informacioni është i mangët, i vonuar dhe nga burime të ndryshme.
Analiza në vijim bazohet në këto të dhëna që vijnë nga burime zyrtare.
Të ardhurat nga “tatimi mbi të ardhurat”
2005 7,402 milionë lekë
2010 27,058 milionë lekë
Të ardhurat nga “tatimi mbi fitimin”
2005 19,237 milionë lekë
2010 17,606 milionë lekë
Të punësuarit
2005 387 mijë vetë
2010 410 mijë vetë
Ndërmarrjet
2005 34,861
2010 84,953
Nga kryqëzimi i të dhënave të mësipërme, rezulton se nëse në vitin 2005 një i punësuar ka paguar 19,125 lekë në vit tatim mbi të ardhurat, ndërsa në vitin 2010 një i punësuar ka paguar 66,000 lekë në vit tatim. Pra, në vitin 2010, një i punësuar ka paguar, mesatarisht, 3,45 herë më shumë taksa mbi të ardhurat.
Ndërsa tek tatimi mbi fitimi, që paguhet nga ndërmarrjet, situata paraqitet si vijon. Një ndërmarrje ka paguar, mesatarisht, 552 mijë lekë tatim fitimi në vitin 2005, ndërsa në vitin 2010 ka paguar 207 mijë lekë, pra 2,66 herë më pak.
Por, nëse një ndërmarrje paguan, mesatarisht, 2,66 herë më pak tatim fitimi, midis vetë ndërmarrjeve ka shumë shpërpjestime. Kjo, sepse vetëm 50 ndërmarrjet më të mëdha fitojnë sa të gjitha ndërmarrjet e tjera që paguajnë tatim fitimi në vit.
Grafiku 1 ilustron se kush është pesha specifike e fitimit të çdo grupi ndërmarrjesh duke krahasuar, respektivisht, me peshën që zë grupi përkatës në xhiron totale të krijuar në vend. 10 ndërmarrjet më të mëdha në Shqipëri kanë realizuar 37,5 % të fitimit, ndërkohë që realizojnë vetëm 12,7 % të xhiros.
Në analizën e mësipërme, prezantova spostimin e barrës fiskale nga sipërmarrjet tek individi. Edhe brenda sipërmarrjeve, vetëm 50 prej tyre fitojnë sa gjithë të tjerët. Këto janë efektet e taksës së sheshtë. Prandaj PS është angazhuar për progresivitetin në takim.
REVISTA JAVA
As njana e as qetra:
Digjisalizim i bujkroberve shqyptar!
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/non-stop-one-stop-shop-albania-made-in.html
Eshte e thjeshte!
Popullit i merren me kollaj leket. Eshte si puna e thenies se lypsit “Te pasurit nuk te japin gje,ndonjehere qellon qe nje prej tyre te jape ca si shume; ndersa te varferit vertet te japin pak, por ngaqe jane shume, ne total mbledh me shume”.
Stili i sjelljes i administratave tona eshte i tille, qe ne nje menyre ose nje tjeter do ta shtrengoje biznesin per tu dhene bakshishe te majme kupoles, dhe pas njefare kohe kjo administrate kthehet ne sherbim te tyre dhe vetvetes (sepse pushteti dhe biznesi shkrihen ne nje), keshtu qe nuk mund te tatojne me vetveten, e si rjedhim gjejne forma qe ta shtrine sa me shume bazen e tatimpaguesve.
Taksa duhet te jete e sheshte me tipare progresive looooooooool