Kur britanikja Callie Rogers fitoi 1.9 milion sterlina në llotari në moshën 16 vjeçare, dukej se e ardhmja do ishte e shndritshme.
Megjithatë, fitimi i llotarisë vetëm sa e përkeqësoi jetën e adoleshentes, që u zhyt në drogë dhe festa.
Tani në moshën 25 vjeçare, Rogers është shtatzënë me binjakë dhe ka pozuar nudo për një revistë, duke treguar barkun me tatuazhe.
Dhe për më tepër, ajo insiston se jeta e saj tani ka ndryshuar për mirë. “Ndoshta nuk kam më para të mbetura, por për herë të parë në jetën time, realisht më duket sikur kam fituar llotarinë”, thotë ajo.
Ajo punonte si asistent-shitëse në një dyqan kur kapi llotarinë në vitin 2003.
Pak më vonë u takua me Nicky Lawson, 29 vjeç dhe çifti u bë me një djalë, tani shtatë vjeç, dhe një vajzë, tani katër vjeçe.
Por e paaftë për të menaxhuar pasurimin e shpejtë, jeta i doli jashtë kontrollit.
Paratë shkuan për makina, pushime dhe dhurata për shoqërinë. Ajo shpenzoi mijëra për zmadhim gjoksi.
“Kam bërë zgjedhje të gabuara me meshkujt dhe bëja festa deri në atë pikë sa isha krejt jashtë kontrollit,” thotë ajo.
Tre herë tentoi të vrasë veten dhe në vitin 2010 humbi kujdestarinë mbi fëmijët pasi u nda me Lawson.
Tani asaj i kanë mbetur 40 mijë sterlina dhe jeton në një shtëpi me qera. Por thotë se është më e lumtur se kurrë, sidomos për faktin që po pret binjakë me burrin e saj, zjarrfikësin 33 vjeçar Paul Penny.
muhabet kurvash..