Vdes në Romë, 90-vjeçari i lë Kavajës 1 milion euro pasuri

1 Maj 2012, 11:41Lifestyle TEMA

Gazeta Shqiptarja.com publikon sot një histori të pabesueshme, por që në Kavajë, këto ditë flitet vetëm për të.

Bëhet fjalë për shtetasin Shyqyri Jaho, një qytetar i Kavajës, i ndarë nga jeta në moshën 90 vjeçare në Romë të Italisë.

Në testamentin e tij, Shyqyri Jaho çdo pasuri që ka, shtëpinë e tij në qendër të Romës, por edhe një dyqan po në qendër të kryeqytetit italian, ia ka lënë qytetit të Kavajës. Bëhet fjalë për një pasuri që vlen sipas avokatit, nga 800 mijë deri në 1 milionë euro.

14 komente në “Vdes në Romë, 90-vjeçari i lë Kavajës 1 milion euro pasuri”

  1. webapp says:

    gjest shum i larte…po vecse ato fonde ne shqiperi jan te cuara dem….

    1. Asgard says:

      Avash avash o webapp, ky dha shembullin e mire. Vetem se kemi dallkauke ne krye nuk eshte e thene se nuk duhet te mundohemi te japim shembuj te tille dhe ti nxjerrim madje ne faqet e para kudo.

      1. webapp says:

        sic e thashe gjesti eshte tejmase fisnik dhe bravo i qofte eshte krenari per kete vend…por eshe pasiguria se ne xhep te kujt do vene keto fonde sic shkojn dhe leket e taksave qe paguajme un e ti …

    2. kavajsi says:

      Jo ne Bashkine e Kavajes! Elvis Roshi do vertetoje se si di te punoje!
      Faleminderit zoti Shyqyri Jaho! Te prehesh ne paqe!
      Nga ana e qeverise pastaj …
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/welcom-turist-we-spik-berisha.html

      1. webapp says:

        ishalla fjala jote ne vesh te zotit ? respekte ktij personi!

  2. DHELPRA says:

    TANI DO FILLOKA LUFT KUSH DO TI MARI, XENI-SALIU-ARGITA? APO ELVIS ROSHI?
    MJER NJERZIT E SHKRET!

  3. askushi says:

    Me keto leket do bejme nje lobim tjeter per ne Amerike

  4. vlora_1912 says:

    E ka bere tamam si politianet e sotem te Shqiperise, me ne krye Ilir Meten.

  5. Nardi says:

    Teper fisnik veprimi i Zotit Jaho. Mbase kthehet per mbare rrota e historise. Sepse dikur patriotet shqiptare shkrinin pasurine per Shqiperine kurse sot politikanet tane shesin Shqiperine per tu pasuruar.

    Kryetari i Bashkise se Kavajes eshte perball nje prove fisnikerie, Une i propozoj qe me shumen e konsiderueshme te ngrej nje qender bamiresie ose te hapi nje shtepi per te moshuarit e kavajes me emrin e Shyqyri Jaho.

  6. kacaku says:

    ma mer mendja qysh nga marja e testamentit kavaje so ta quajme me kavaje po shyqyri jaho e ka hallall

  7. artur says:

    kurse bashkia e kavajes nuk pastron ruget e vijn suedezet per te pastruar ruget e kavajes nga suedia

  8. Xha Barka says:

    Po vdiq Saliu kujt do ja leje gjithe ato miliona euro qe ka bere…Vicidolit???

  9. aleksandri i madh says:

    xhest shume fisnik por natyrshem lind pyetja: kush do ti administroje ato leke? te gjithe ne shqiperi jane te korruptuar nuk i zihet bese askujt…..

  10. fshatari says:

    Kush beson se ato para do perdoren ndershmerisht eshte njesoj sikur te besosh se ILIR META eshte i ndershem!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje