Piktura e Edvard Munch shitet për 120 milionë $

3 Maj 2012, 11:54Lifestyle TEMA

Piktura e titulluar “Britma” e norvegjezit Edvard Munch, e krijuar më 1895, ka shënuar një rekord të ri. Ajo është shitur të mërkurën në Nju Jork, për një shifër prej 120 milionë dollarë. Rekordi i mëparshëm mbahej nga një vepër e Pablo Picaso, e shitur për një shumë prej 107 milionë dollarë. Blerësi i saj nuk është bërë publik.

Ky është rekordi i vendosur për një pikturë të shitur në ankand. Rekordin për një vepër arti e mban një punim i Paul Cezanne, shitur për 250 milion dollarë.

Të ardhurat nga kjo shitje do të shkojnë për të themeluar një muze të ri, një hotel dhe një qendër arti në Norvegji.

Shtatë ofertues ishin në garë për këtë vepër. Çmimi fillestar ishte 40 milion dollarë.

Turma shpërtheu në duartrokitje pasi u dha çmimi final.

Ka edhe tre versione të tjera të kësaj pikture, por shtëpia e ankandit thotë se kjo më me shumë ngjyra.

2 komente në “Piktura e Edvard Munch shitet për 120 milionë $”

  1. Doktori m’ka sigurue informacion t’sakt se ket zhgaravin e ka ble K.Kokdhima me ja dhurue E.Rams ndaj une si denmokrat i vertete qi jom m’duhet me e denoncue ket fakt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje