Një gabim në llogaritje e bën milioner, por...

4 Maj 2012, 10:47Lifestyle TEMA

Një gjerman është bërë milioner, por vetëm për pak orë. Michael H., 50 vjeç, mbeti i shokuar kur pa në llogarinë e tij plot 200 milion euro.

Por shpejt historia iu kthye në makth.

Ai kishte blerë më 14 prill aksione online për 20 mijë euro. Në mbrëmje kontrolloi llogarinë e tij dhe zbuloi se kishte 200 milion euro.

Natyrisht e dinte që nuk ishin paratë e tij, ndaj telefonoi bankën. Askush nuk u përgjigj.

U ul në kompjuter dhe i transferoi 10 milion euro në llogarinë e tij në një bankë tjetër.

15 orë më vonë, banka e vuri re gabimin dhe i tërhoqi menjëherë 190 milion eurot. Po ashtu iu kërkua bankës tjetër që të transferonte edhe 10 milion eurot e tjera.

Por për ters ishte e premte dhe lekët nuk mund të transferoheshin deri të hënën.

Tre ditë pa atë shumë parash i thonë rreth 12 mijë euro interesa të humbura gjatë këtyre ditëve. Dhe banka i tërheq ato direkt nga llogaria e Michael H. Ky i fundit, i tërbuar, ka vendosur që të ngrejë padi. Të njëjtën gjë do bëjë edhe banka. Të shohim kush do fitojë.

3 komente në “Një gabim në llogaritje e bën milioner, por…”

  1. lupeni says:

    Po te jete sashenka gjygjtare e fiton banka gjygjin!

  2. juliano says:

    hahahahahah ca gallate kjo e fundit ohohohoho

  3. pam says:

    mua me vjen cudi si i ka transferuar ai 10 milion me ane te kompjuterit. Transfertat bankare online jane te limituara per arsye sigurie dhe si te tilla mund te transferosh mijera, por jo miliona?! Pastaj pse spriti ky deri te henen te fliste me banken kur e dinte qe s’ishin te tijat? Banka do ta fitoje gjyqin sepse jane leket e veta dhe ka te drejte ti terheqe pa dijenine e personit. Transferta ka te beje me business days dhe jo se ishte e premte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje