Jason Statham: Njeriu 1 miliard dollarësh

3 Maj 2012, 19:16Lifestyle TEMA

Për një dekadë, filmat e aktorit Jason Statham kanë grumbulluar 1 miliard dollarë fitime. Por si ia ka dalë ai që dikur shiste në tregun e zi parfume dhe bizhuteri, të luajë përkrah Brad Pitt, Bruce Willis dhe Sylvester Stallone?

Sipas BBC, ai ka krijuar profilin e tij të roleve në filmat aksion, edhe pse ka disa kritikë që thonë se ai luan njësoj.

Në vitin 1999 u shfaq për herë të parë në një film të Guy Ritchie dhe më pas vërshoi suksesi në filma si “The Exendables”, “Snatch”, “The Transporter” dhe “Crank”.

Këtë javë nis të shfaqet filmi i fundit i tij “Safe”, ku ai luan një ish- polic, që shpëtohet nga vetëvrasja nga një vajzë kineze. Por fëmija është një gjeni matematike, ndaj ai duhet ta mbrojë atë nga mafia ruse dhe kineze.

Producenti i filmit thotë se asnjë tjetër nuk mund ta luante më mirë këtë rol. Shkaku? Statham i realizon vetë skenat e filmave, pa pasur nevojë për dublant. Dhe vetë aktori, që në këtë film shfaqet në një moment me lot në sy, thotë se fakti që i bën vetë skenat aksion i jep përparësi.

Për 12 vite ai ka qenë pjesë e skuadrës kombëtare britanike të zhytjes si dhe është stërvitur për kung fu, karate dhe kickbox, pa e pasur idenë se sa shumë do i shërbenin në të ardhmen.

“Filmi “Safe” është filmi më i keq i Jason Statham që prej filmit të fundit të Jason Statham,” shkruan Huffington Post. Por aktori nuk shqetësohet shumë. Tani është i lumtur dhe po shijon suksesin që ia garantoi Guy Ritchie. Ndryshe do ishte në rrugë duke shitur.

5 komente në “Jason Statham: Njeriu 1 miliard dollarësh”

  1. S B L says:

    Lili, si nuk na dolen femijet na gjeni matematike apo aktore filmash. Por na dolen hajdute?!!!
    Habitem krejt :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html

    1. Shoku i Cimit says:

      @SLB, dardha nen dardhe do bjere ?

  2. i says:

    Lock, Stock and Two Smoking Barrels filmi i pare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje