Një hotel i tillë vetëm në Dubai mund të bëhej (FOTO)

3 Maj 2012, 19:31Lifestyle TEMA
Një hotel i tillë vetëm në Dubai mund të bëhej

Kur bëhet fjalë për idetë më guximtare të dizajnit, Dubai është gjithmonë i pari. Aktualisht aty është godina më e lartë në botë dhe disa nga resortet turistike më spektakolare.

Prandaj nuk është çudi kur mëson se aty do ndërtohet një hotel që do jetë gjysma poshtë në ujë. Për ata që i kanë xhepat plot, do ofrohen dhoma me pamje të mrekullueshme poshtë nën ujë.

“Water Discus Hotel”, me forma si të një anije hapësinore, do jetë i pari mes disa të tillëve që do ndërtohen në rajon.

21 dhoma të hotelit do jenë në diskun e vendosur 10 metra poshtë sipërfaqes së ujit. Aty do ketë një qendër për zhytje dhe një bar. Disku do ketë një sistem special ndriçimi për të parë florën e faunën jashtë. Disku i sipërm do jetë i projektuar për t’i rezistuar cunamit dhe përmbytjeve. Kurse disku poshtë, në rast rreziku nis e del vetë në sipërfaqe.

5 komente në “Një hotel i tillë vetëm në Dubai mund të bëhej (FOTO)”

  1. Sal USA says:

    Ku asht ky hoteli, ne Durres? Do e privatizoj per Giten 1 EURO kati :p
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/kjo-asht-toka-jon-prona-jon.html

  2. aleksandri i madh says:

    une jam shkerdheni ma ka lan baba mue ket hotel…

  3. denkoka says:

    bukuri e papare

  4. Anduelinda says:

    RELAKSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSSS.

    Me vjen keq t’jua them por kur pashe relievin shqiptar qe e ka bere natyra por e ka prishur njeriu i keq dhe pastaj pashe kete bukuri te mrekullueshme te natyres mbi te cilen dora e njeriut ka bere nje mrekulli me vjen keq per veten qe jetoj ne kete vend te qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje