Samsung prezantoi dje para shtypit produktin e tij më të fundit, Galaxy S3. Telefoni i ri pritet të luajë një rol kyç në mënyrën se si marka Samsung dhe sistemi Android që ata përdorin, do të perceptohen nga publiku. Paraardhësi i tij, Galaxy S2 ishte faktori kryesor që bëri Samsung-un t’ia kalonte Nokia-s në garën për tu bërë kompania më e shitur telefonike ne botë.
Edhe pse me një ekran 22% më të madh se S2, madhësia e telefonit nuk kishte ndonjë ndryshim të dukshëm, duke qenë se janë bërë përmirësime në strukturën e tij. Për vendosjen e një ekrani më të madh, Samsung mund të jetë influencuar nga suksesi që pati tabloidi Galaxy Note, që i tejkaloi edhe parashikimet e ekspertëve.
Firma koreano-jugore tha se vendosja e disa kamerave inteligjente të ndryshme, bëjnë të mundur që telefoni të hapet thjesht duke pasur një kontakt sysh. Gjithashtu ai mund të mos i zbehë dritat apo të kyçet për sa kohë pronari i mban sytë mbi telefonin.
Një tjetër përmirësim është ai i sistemit të komandave zanore. “Është më shumë se një sistem i thjeshtë. Ai është si një shok që të dëgjon dhe të përgjigjet efektivisht”, tha një prej prezantuesve gjatë eventit në Londër. Ky sistem pritet të krahasohet me Siri-n, i përdorur nga Apple për telefonat e tyre.
Ekspertët mendojnë se Galaxy S3 do të ndihmojë sistemin Android të vazhdojë të jetë sistemi operativ më i përdorur për telefona. “Kompania e ka ndërtuar reputacionin e saj bazuar në prodhimin e një smartphone që çdo njeri duhet ta ketë dhe gjatë këtij procesi, është shndërruar në simbolin e Android.”
Sidoqoftë jo të gjithë të pranishmit ngelën të kënaqur nga pamja e këtij telefoni.” Galaxy S3 nuk ka ndonjë design mbresëlënës që do t’i mahnitë blerësit”, tha një nga ekspertët. “Ngjan me shumë me një kopje të Galaxy Nexus”, shtoi ai.
Telefoni do të dalë ne treg në fund të majit në Europë. Shitjet në Amerike dhe Azi do te vijojnë më pas.
Kam Samsung Galaxy2 dhe jam shume e kenaqur,por ky i riu me keto cilesi te reja po ma prish mendjen…Samsung ja kalon iPhone.