Besimet e ndryshme fetare predikojnë dashurinë, dhembshurinë, ndihmën për të varfërit dhe ata që kanë nevojë dhe shumë gjëra të tjera si këto. Por, kur vjen puna tek praktika, duket se besimtarët nuk i vënë në zbatim.
Madje, jo- besimtarët, pra ateistët, agnostikët dhe njerëzit më pak fetarë, kur vjen fjala tek veprat, janë më shumë të ndjeshëm dhe humanë se sa besimtarët. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar tek revista amerikane “Social Psychological and Personality Science”.
“Nerëzit më pak fetarë krijojnë raporte emocionale dhe shoqërore në bazë të asaj se a mund të ndihmojnë ose jo. Njerëzit religjiozë ndjeshmërinë e tyre e shohin më pak përmes zemërgjerësisë, e më shumë përmes faktorëve të tjerë si doktrina, faktorët shoqërorë apo shqetësimet për reputacionin”, thotë Laura Saslow, shkencëtare në Universitetin e Kalifornisë.
Edhe në vitin 2004, një studim në SHBA kishte treguar se jobesimtarët bëjnë më shumë akte bamirësie, ndihmojnë shoqërinë dhe të pastrehët, marrin pjesë në aktivitete humanitare etj. Ndoshta besimtarët do të bënin mirë që të linin mënjanë teoritë dhe të zbrisnin në terren, për të ndihmuar më shumë njerëzit në nevojë.
Kush ja ka fut kot keshtu?
Pse e kan qite Ajnshtainin ne kete foto,ai nuk ka qene ateist ,ka besuar ne Krijues.
Dikush me qellim po manipulon me njerez me keso idiotsira.
Te besosh ne Krijues nuk do te thote asgje! Thjesht beson se nuk e di se cfare mund te jete fillimi i gjithckaje qe egziston. Einstein ishte Agnostic. Ishte rritur nga prinder cifut por secular(te pa fe).
“Dikush me qellim po manipulon me njerez me keso idiotsira.”–Arsyeja e vetme qe ka njerez fetar eshte se qe te gjithe kane frike edhe duan shpetim sepse jane te pafuqishem te krijojne nje te ardhme te mire jo vetem per veten e tyre por edhe per shoqerine e gjere.
Me te vertete po ndihem keq shpirtnisht kur po ndegjoj komentet e juaja.Une as qe tentoj me ja ndryshue dikujt mendimin mirpo me te vertete jeni large shume large si shoqeni.Shkaku i mosbesimit ne Zot, ne Shqiperi ka aq shume prapambetje si ne aspektin ekonomik shoqror e sidomos social.Nuk ka dite qe nuk lexoj artikuj nga faqja e zeze si :Babai e mbyti djalin,djali e mbyti babain,vellau e mbyti vellaun si dhe krime shume te renda qe vetem tek ne ndodhin.Krejt kto te nderuar lexues vine si pasoj e mosbesimit ne Krijuesin tone te madherishem.More a nuk logjikoni pakez me koken e juaj se e keni Zotin qe ju mbikqyre?
Me ka mesuar jeta nen hijen e besimit qe Zoti im eshte Bujar dhe Fisnik dhe se tek Ai do te kthehemi.Te lumen te per Zotin tone i cili eshte i Mire dhe i Urt dhe i cili eshte i Meshirshem dhe se i toleron edhe ata qe e mohojne dhe jane zullumqar ndaj vetes se tyre.
Kush beson ore në përralla me zot?Po të kishte zot nuk do bëheshin këto katrahura nëpër botë(meqë po thoni se zoti është i pltëfuqishëm)
Qka ta merr menja ty, kur te hish ne provim, kur te marrsh fleten e provimit, a je i ibligum gjithqysh me i dite krejt pyetjet, ose a te thot profesori pse nuk po pergjigjesh ne pyetje gjat kohes se provimit, garant se JO, bile bile ne qat kohe qe ti je ne provim, ti ne qat letren e provimit munesh edhe me e sha profesorin, edhe nese profesori e sheh qe e ke sha nuk te qet jasht, mirepo kur perfundon koha e peovimit, edhe mledhen testat e gjithe klases, ti mo muk mundesh me mdryshu provimin tende, e tani i vjem rendi profesorit me e pa se qka ke bo ne provim, e qa ta merr menja a ki me kalu si ti qe e ke sha profesorin si ai qe ju ka pergjigj pyetjeve… Ruju logjikoj pyetjet qe ti ka pru Zoti me test te jetes sa je gjalle hala, se kur te vdeksh nuk munesh me ndryshu mo kurgju… Eh qikjo eshte pergjigjja ma e thjesht per juve jobesimtarve qe keni qef me i pa senet ne praktike….!!!!
Lufte, shkaterrim, vuajtje, uri, korrupsion, krim, vrasje, etj. Nese kjo esht e gjitha cka mund te beje Zoti, une sjam i kenaqur. Keto gjera nuk i kan hije nje qenieje me CV supreme dhe hyjnore. Feja esht nje karllik shum i madh. Une besoj se Zoti eshte vete Dielli. Ate une e shoh perdite… ai me jep ngrohje, ushqim, rritjen e bimeve, reflektim ne liqen, etjj cdo gje qe ne pa te sdo jetonim. Te pakten ai nuk me thot cfar duhet te bej, apo qe jam njeri i lig qe duhet te shpetohet… me trajton mire. Dhe nese ka Zot me vrafte mua ne vend… e shikon s’ndodhi gje?
jam muslimane dhe mos ofendoni b3simtaret sepse kan te drejte
mos ia futni kot se nuk është e vërtetë
kto seshte se nuk kan besuar ne zot por thjeshte nuk e kane shprehur zotin ne menyren qe e shprehin besimtaret por e kane trasmetuar dhe shprehur ne ane te tjera dhe jo duke predikuar fen por gjera te tjera.
Kjo eshte e vertete, nje ateist e ben nje veprim bamirsie sepse e ndjen me zemer se duhet te ndihmoje, dhe e ben pa asnje lloje interesi, ndersa nje fetare i ciles do fe, ben bamirsi e mendon per veten e tij se me kete gjest ka rritur kuoten e tij per te shkuar ne parajse, pastaj dhe duan te mbrojne reputacionin e fes qe perfaqsojne.
Keta burra jane edhe dualiste.
Abraham Linkolni,Ainshtaini ishin edhe besimtare.Linkolni shume urtesi qe zbatoi ne jete i mori nga Bibla,edhe kur luftoi me kembet ne toke per varfanjaket, Bibla(qe eshte fjala e Zotit) e inspiroi p.sh.per barazine njerzore,pa kuituar edukaten fetare e ju dha femijeve te tij me Biblen ne barangen prej druri ku jetoi.
Ainshtaini ka thene:Shkenca pa fene eshte e cale dhe feja pa shkencen eshte qore.
Po te germojme edhe portretet e tjera qe ka kjo pamje,zor se hiqet nje vije e prere midis idese ishin apo jo fetare te tete burrat qe ka pllakadi.
Ndaj fjala Ateist=Pa Zot,nuk qendron per te tete burrat qe shohim te pikturuar,ata kishin edhe idete deiste (te Zotit)ne mendjet e tyre,qofte edhe per Darvinin ne fund te jetes se tij.Kjo bote e pa fundme ne hapesiren kozmike i ka edhe idete e saj te pa fundme.
“ata kishin edhe idete deiste”–“Deist” nuk besojne ne fe, besojne se ka nje krijues qe ka krijuar nje system qe funksionon vet pa nderhyrje. Feja ne kete rast mund te konsiderohet nderhyrje!
Por mos harro qe Lincoln ka jetuar ne nje kohe kur elektriciteti ishte nje ide qe mund te konsiderohej magji e zeze.
“Ainshtaini ka thene:Shkenca pa fene eshte e cale dhe feja pa shkencen eshte qore.”–Si pas jush zoteri, nje person qe mendon keshtu eshte besues i fese, edhe praktikues i saj apo thjesht nje person qe ka njohuri nga te dy anet e spektrit edhe thjesht sqaron mendimin e tij per nje pyetje te bere?
o ligor që thua ztrote,”(qe eshte fjala e Zotit)”,me kaq siguri!si e vërteton që është me të vërtet fjala e “zotit” dhe jo një edukatë e thjeshtë njerëzore?
sa për gjenezën,nuk besoj se e ha atë përallë për të vërtetë????
“Sali=Geddaf” ka bërë arsyetimin më të mirë!
një fetar e bën bamirësinë për egoizëm!për të përfituar vetë në parajsë!
kurse një ateist e sheh të arsyeshme!
që të dy rastet nuk janë absolute!
nuk është e thënë që fetari ta bëjë vetëm për përfitimin e parajsës po ashtu dhe ateisti pa interes!gjërat janë relaitve,por në princip qëndron!
Nuk para besoj, por kreshniku ka shume te drejte. Einstein ishte hebre dhe besonte fuqimisht ne krijues. Sagani, Franklin e Lincoln jane figure monumentale. Ndersa ai Charles Darwin atje, eshte nena e gjithe teorive rraciste qe ekzistojne. Ky eshte manipulim edhe me i rende se sa ai i Einstein. Ne teorine e “Evolucionit”, pjesa e titullit me interesant qe lihet jashte eshte “i rracave/specieve favorite”. Kur e ka lexuar Darwinin, qe ne fund te fundit jane shume pak njerez ne bote, dhe ne komunizem as nuk u lejua te lexohej, do kuptonte se cfare konceptesh krejt antihumaniste dhe elitiste ka ne to. Irlandezet jane njeri nga popujt qe ky humanist i madh i quan kafshe qe shumohen si lepuj, dhe se duhen kontrolluar qe mos kontaminojne speciet e tjera(Anglezet dhe Skandinavet).
Nese Ajnshtajni ka besuar ne Krijues,kjo nuk do te thote se ka qene Besimtar apo Ateist,por AGNOSTIC.Kjo kategori njerzish,besojne ne ZOT por jo ne Fe.
einstein ka thene:
shkenca pa fe eshte e manget
si i bjen tani, te kete qene agnostik apo cifut
@ Asgaard
“Einstein ishte hebre dhe besonte fuqimisht ne krijues.”–Genjen. Per mendimin tim ti fshihesh nen petkun e agnostikeve edhe ateisteve por ne te vertete je fetar i thekur. Einstein nuk ka besuar kurre fuqimisht ose verberisht ne zot/Krijues.
“Ndersa ai Charles Darwin atje, eshte nena e gjithe teorive rraciste qe ekzistojne.”–Prape genjen. Ose po ia keput kote fare sic dini ju genjeshtaret qe ta beni cdo gje me te rendesishme se sa eshte ne fakt. Mendimi im eshte se ti je katolik ose i krishter prandaj e ke inat Darwin. Jo inat, me fal, por e urren. Personalisht mendoj se vetem besimtaret mund te urrejne ne te njejten menyre sic po shprehesh ti!
Doni te dini kush ka qene besimtar i vertete por edhe shkencetar; lexoni per Leonard Euler!
Ore bonehead, se paske dhe emer tamam pershtat, po ti as e ke absolutisht idene cdo te thote te besosh fuqimisht ne Zot. Kush te tha ty ore filozof se une thashe se Einstein besonte VERBERISHT ne Zot? Une kastile vendosa ato dy emra dhe i vecova, por ti si nje agnostik me i indoktrinuar se kryqtaret dhe mjekrroshat, fillove te me hidhesh me po te njejten fuqi si te indoktrinuarit se nuk kuptove dot se cfare kam shkruar. Por nuk do rri une te te shpjegoj ty se pse i vecova ato dy emra e cfare do te thote te besosh fuqimisht ne Zot, qofte ky Zot i Krishter, Kalvinist, Spinozian, Zoroasterian etj. Me mire qe nuk di, injoranca eshte dicka me vlere ne boten e sotme, ose me sakte, ka nje vlere te caktuar ne varesi te konsumit qe individi kryen gjate jetes se vet. Eh more bonehead sa ka zanati.
Kjo eshte e vertete. Gjithashtu, ka edhe korelacione (lidhje) te tjera te vertetuara shkencerisht.
Se pari, besimi fetar shkon ne menyre te zhdrejte me nivelin arsimor (pra, me fjale te tjera sa me shume shkollohen njerezit aq me shume tendence kane te mos besojne).
Se dyti, besimi fetar shkon ne menyre te zhdrejte me koeficientin e inteligjences (pra, me fjale te tjera se me IQ te larte te kene njerezit aq me shume tendence kane te mos besojne).
Se treti, besimi fetar shkon ne menyre te zhdrejte me pasurine e krijuar personalisht (pra, me fjale te tjera sa me shume njerezit te jene te suksesshem duke krijuar pasuri vete, pram jo duke e trasheguar apo duke e fituar nga te tjere, aq me shume tendence kane qe te mos besojne).
Keto jane te verteta, nese nuk i dinit apo i dyshoni mund t’i verifikoni.
Se fundmi sa per info po listoj emrat e atyre qe jane tek ai posteri. Duke filluar nga majtas lart kemi: Ernest Hemingway, Abraham Lincoln, Richard Dawkings. Ne rresht te dyte duke filluar nga majtas kemi: Mark Twain, Thomas Jefferson, Benjamin Franklin. Ne rresht te trete nga e majta kemi: Albert Einstein dhe Charles Darwin.
Nuk jam dakord me ty Belisarius. Universitetet, Akademite, Spitalet e para jane themeluar nga te krishteret. Shume shkencetare ishin te krishtere ose te pakten Deist: Nils Bohr (Luteran), Luis Pasetur (katolik), Johan Kepler (luteran), Galileo Galilei (katolik edhe pse u sulmua nga nje pjese e kishes), Koperniku (katolik), Carl Gauss (Luteran), Aleksander Fleming (katolik), Michael Faraday (anglican), Blaise Pascal etj.
Sa per lajmin (te cilin e shikoj pak me rezerva) besoj se nese ata qe e quajne veten besimtare dhe nuk jane zemergjere me ate qe eshte ne nevoje atehere kane probleme me besimin e tyre. Krishti u than nxenesve te tij se sa here ushqeni, vishni apo strehoni te varferit ma keni bere dhe mua. Sherbimi ndaj te tjereve eshte modeli i te krishterit dhe jo materializmi. Kujtoni Nene Terezen!!!
Jam dakort me ty z. edi.
@Edi
“Universitetet, Akademite, Spitalet e para jane themeluar nga te krishteret.”–E vertete por ama kur jane krijuar si jane krijuar (cili ka qene arsyeja) edhe kur jane krijuar. Mos harro se te krishteret kane vrare edhe shkaterruar shume here me shume shkolla edhe mundesi per dituri gjate egzistences se saj.
“Shume shkencetare ishin te krishtere ose te pakten Deist”–Gabim kur i barazon keto dy koncepte. Te jesh Deist nuk do te thote te jesh i krishtere. Te jesh Deist do te thote te jesh nje person qe beson se nje dicka ka krijuar nje sistem qe e miremban vetveten derisa krijuesi e lejon. Deists nuk besojne ne fe! Indianet e Indise qe konsiderohen Hindu jane Deists. A jane Hindus te krishtere?
“Sherbimi ndaj te tjereve eshte modeli i te krishterit…” cdo fe ne bote e ka kete jo vetem te krishteret. por largpamesia e te krishtereve mbaron tek maja e hundes se tyre. Mjafton qe vetem ata te jene ne rregull me zotin se te tjeret ne fakt ndjekin rruget e katolicizmit! Kjo eshte arsyeja qe jo vetem te krishteret por gjithe fetaret e tjere e bejne nje bamerise, qe te jene ne anen e mire te zotit edhe jezusit qe te mos perfundojne ne ferr. Nqs ka ferr, qe te gjithe fetaret atje do perfundojne!
@bonehead – Te pakten vleresoi te krishteret per meritat qe kane edhe pse s’te pelqejne. Te permenda vetem nga pak emrat e njohur qe kane lene gjurme ne shkence.
P.S. permenda deist perkunder ateist qe eshte vene ne foto. Nuk permenda kund qe eshte e njejta gje me krishterimin, por ata nuk jane ateiste. Ata besojne tek nje krijues i gjithesise keshtu qe jane me prane krishterimit se ateizmit.
ah te gjoret ju qe kerkoni ti mbushni mendjen edhe shkencetareve per zotin e jo te mashtroni njerzit e vobeket.heshtni mor relike te kalbura te mesjetes, njeriu e shpiku zotin dhe jo zoti njeriun.zoti eshte pjelle e fantazise se trembur te njerezve gje qe ju e financoni me lloj lloj shpifjesh mbi fundin e botes.Sot njeriu nuk ka me nevoje per fantazira te tilla dhe kesisoj as edhe per ju dordoleca te kishave dhe xhamijave.
Besimtar ose ateist nuk quhet ai qe deklaron se e beson Zotin apo nuk e beson Ate, por ai qe zbaton apo nuk zbaton porosite e Zotit. Te gjithe ata qe jane testuar nga grupi i shkencetareve dhe kane rezultuar si persona te ndjeshem dhe humanitare jane pa tjeter besimtare sepse duke qene te tille zbatojne porosite e Perendise e jo ateiste.
Ju faleminderit !
Jam dakort me ty z. Qirjaku.
Mos u merrni me foton, por me lajmin, me duket se ca ketu nuk e kan lexuar lajmin fare dhe vetem kan pare foton!!
ju te temes po qe jeni per nxitje urrejtjeje fetare dhe rracizem… cjane keto traplleqe qe postoni se vetem belisarius me ca ordinere te tjere si puna e tij vdesin qe ti besojne. jam plotesisht dakort me bardhylin, duhet shume kujdes kur perdoret termi besimtar. besimtare sipas Islamit sdo te jete njeriu derisa te deshiroje per vellain e vet ne fe ate qe deshiron per veten. kjo eshte te jesh besimtare injorante
Ti je perfaqesimi i denje i “besimtarit” sipas fese idiote islame. Edhe thua qe duhet ta duash tjetrin si veten, edhe rri gjithe kohen duke ofenduar dhe tallur. Fol sa me shume. Se sa me shume flasin njerez si puna jote aq me mire i beni kauzes fetare. ?
mjaft budallalliqe degjova, muslimanet kane te drejte,ALL-LLAHU na ka krijuar ,dhe ka zbritur pejgamberet , jam 10 vjeqe ,sgenjej,por besoj ne ALL-LLAH.faleminderit per leximim.I L♥VE ALL-LLAH. ♥♥♥♥♥♥
Pak e vogel per te menduar se di te verteten. Si mendon? Rritu ca, lexo sa me shume, njih njerez, kontakto me mendesi te ndryshme, mos paragjyko dhe pastaj, mbase mund te te konsiderojme si te rritur. ?
po universi eshte i pafund dhe ka me milirada vite jete para se njeriu te fillonte jeten ne toke.pra me biliona e biliona palnete te tjere qe mund te kete jete atje si ka edhe tek ne.po atje kush eshte zoti??? si shpjegohet sa popuj ka ne te gjithe galaxite ose me skate sa jete?? ateistet jane gjithmone me humane se e bejne nga miresia.kurse fetaret e bejne per zotin qe te duken te mire ne syte e tij.
100% E VERTET,,BESIMTARET JAN INTERESAXHINJER I KAM PAR,,DIN VETEM TE BEJN PROPAGANDEN E FES,,ATEISTAT JAN ME TE PASTER NE SHPIRT DHE ME TE SINQERT,,ATA BESOJN TE NENA NATYRE,,,MUHAMEDI DHE JEZUSI THJESHT COPA MISHI ME DY SY KAN QENE,,,RROFT ATEIZMI DHE BUJARIA E TYRE
only the truth shko luaj cingla andej se je i vogel,,he djal i mbar se smer vesh ti nga keto gjera
Keto dy grupe (ateiste dhe besimtare)jane shume reduktive pasi koncepti i jetes pertej ketij dimensioni kapercen kapacitetin e shqisave tona … eshte Koshienca qe udheheq ligjet e MULTIVERSIT! Megjithate, ne fund te fundit jemi te gjith kalimtar si ateiste, besimtare dhe agnjostik. Nuk eshte frika ndaj zotit ose ndeshkimit ajo qe te ben me njerzor, por eshte respekti dhe dashuria ndaj tjetrit qe te ben NJERI ne kuptimin e vertet te fjales. Njeriu mund te jete çfare te doje por nese i mungon miresia, njerzorja dhe sensi i mire brenda vetes atehere eshte thjesht nje vegjetativ qe i perket fushave me te ulta te vibrimit.
I mire argumentuar me shume te verteta komenti yt, vetem ate “multiversin” hiqe se nuk e kam degjuar askund deri me sot dhe mendoj se e ke shpikur ti, ne vend te tij mund te vije “njerezimin” se koshienca ( qe shqip eshte ndergjegja po meqenese jemi modernizuar flasim ne gjuhe te huaj shqip) udheheq njerezimin dhe veprimet e njerezve, ndersa fizika udheheq nderveprimet e planeteve dhe aty nuk ka lidhje koshienca se nderveprimet e planeteve nuk marrin leje nga koshienca e njerevze por jane dukuri fizike qe ju nenshtrohen ligjeve te fizikes
Rani, se pari koncepti i “Multiverisit” per te cilen fola nuk ka te beje fare me konceptin e “Njerzimit” dhe jane dy gjera krejt te ndryshme.
Multiversi ka lidhje me Teorine e Stringave, egzistenca e te cilit eshte vertetuar shkencerisht. Ne google mund te gjeni shume informacione mbi Multiversin.
Se dyti, koncepti i “Koshiences” ndryshon shume nga koncepti i “Ndergjegjes” edhe pse gjuhesisht mund te perkthehen njesoj. Megjithate, nese klikon mbi emrin tim do te te hapet nje video ne anglisht me titull “Consciousness Drives The Universe” (e gjen edhe ne Youtube) ku shpjegohet koncepti i Koshiences. Ne shqip thuhet se fjala NDËRGJEGJE nenkupton: “Forma më e lartë e pasqyrimit të realitetit objektiv si veçori e veprimtarisë së trurit të njeriut dhe si funksion i tij. Materia është parësore, ndërgjegjja është dytësore. Materia ekziston pavarësisht nga ndërgjegjja. etj”. Duke u perqendruar tek perkufizimi i fundit “Materia ekziston pavarësisht nga ndërgjegjja” kjo eshte nje genjeshter e madhe dhe nje shtremberim i realitetit qe na rrethon pasi ne realitet egziston Ndergjegja/Koshienca pa egziston materia (dhe jo e kunderta)!! Por kjo kerkon nje aftesi njohese qe shume pak individe ne kete bote posedojne, fatkeqsisht.
ps: keshille -> mos jepni leksione mbi argumenta qe nuk njihni pasi beni gafa te tmerrshme duke treguar nivlein e paket te njohurive qe keni.
Te klikoj ne emrin tend? Po mire si thua ti se eshte genjeshter se materia ekziston para ndergjegjes, ku i ke marre keto pseudomesime, mos ndoshta te ndonje sekt i mbushur me plehra qe predikojne budallalleqe. Je ne terezi çfare thua apo jo, te te bej nje pyetje te thjeshte “kush eshte formuar me pare, materia apo ajo koshienca jote qe ju perket vetem njerezve se planetet nuk kane koshience mesa di une”? O Brunilda te dija me te kapshme po me duket qenkam gabuar. Une jam ne brendesi te te gjitha aktualiteteve shkencore dhe keto broçkullat e tua nuk e mbajne rrugen, nuk je bere ti qe te hedhesh poshte teorine se materia ekziston para ndergjegjes.
Nota bene.
Duke u munduar te justifikosh broçkulla ke thene vete superbroçkulla.
Rani, more djalosh i papjekur dhe fodull, shoh se paske probleme te theksuara komunikimi, por nuk mund ti zgjidh une problemet e tua. Fatkeqsisht je shume larg se vertetes dhe DIJES e ke akoma shume per te mesuar nga dimensioni mizerabel i densitetit 3D ku jeton, pasi njohurite e tua me sa duket i perkasin atyre te kohes se xhaxhit enver.
1)Egziston FIZIKA E KOSHIENCES (ose e ndergjegjes, edhe pse nuk eshte fjala e pershtatshme) qe eshte nje realitet qe kapercen shqisat e tua te varfera dhe te kufizuara. Kjo nuk ka te beje as me fete dhe as me besimtaret, por ka te beje me FIZIKEN KUANTIKE, ME UNIVERSIN HOLOGRAFIK, ETJ. Universi holographic deshmon se bota fizike qe ne besojme si reale, eshte ne te vertet nje iluzion. Fushat e energjise jane deshifruar nga truri yne ne imazhe 3D, per te na dhene iluzionin e nje bote fizike materjale. Kjo eshte SHKENCA E SHEKULLIT TE 21!
2)Ne videon ne gjuhen angleze jane intervistuar shkencetar dhe studjues serioz, do beje mire ta shifje perpara se te na shesesh padijen tende te hiperkufizuar
PS: keshille miqesore-> Bej kujdes me gjuhen kur u drejtohesh njerzve, sidomos kur nuk i njeh, dhe mundohu te jesh me modest e i perulur pasi realiteti nuk rrotullohet sipas budadalliqeve te tua personale!
Ata shkencetare sharlatane gejne tipa si puna jote per t’ju fryre teorive te tyre qe thone se “materia eshte formuar pas koshiences” se njerezit me mend ne koke nuk i besojne keto broçklla, mjafton ti pyesesh komentuesit ketu se çfare mendojne per kete qe thua ti. Ti kujton se çdo shkencetar vetem pse eshte shkencetar ka te drejte, o goce ka komisione homologimi se nuk merret çdo broçkull e mireqene pse e tha nje shkencetar, se shkencetare ka plot. Ti duhet te jesh ndonje nga ato femrat qe nuk te lene radhen te flasesh kur ulesh me to ne tavoline, grifshe i thone shqip. Ku e konstatove papjekurine time ti produkt sektesh. Te jane erresuar aq shume syte sa pranon broçkulla te tilla se gjoja materia eshte pas koshiences etj etj, ore me duket se po mundoheni te modernizoheni aq shume sa do te beheni budallenj.
Une nuk kam pse ti perulem pseudointelektualeve si puna jote qe kane degjuar ose lexuar disa broçkulla dhe vrap e vijne e propagandojne si te verteta dhe aq me teper abuzojne me ta si dijetare te papare. Nuk besohet çdo broçkull qe shihet e degjohet o goce. Ti mund te diskutosh per bindjet e tua por jo te mundohesh t’ju a imponosh te tjereve. Ai xhaxhi Enver qe thua ti te ka mbajtur larg nga keta plehrat shkencetare qe ti “i dashuron sot” se ai ju merrte ato shpikjet me te vertete te dobishme dhe nuk merrej me broçkullat e tyre siç ben ti. Edhe vete e pranon se qarqet shkencore thone se “materia eshte krijuar para koshiences” edhe prape mundohesh ti kundervihesh, nuk ja ke bo pyetje vetes “kush je ti qe ju kundervihesh ketyre qarqeve te mirenjohura boterisht”? Edhe diçka, nuk dua te bej kujdes, nga fakti i thjeshte se s’te kam thene asgje per te te ofenduar more vesh goce delikate.
Sa per Ainstein fakti qe ka besu zotin nuk e ban ate besimtar te nje feje te caktuar……nje nje citim te tij ai ka than:Un nuk mund ta imagjinoj zotin qe i shperblen apo ndeshkon objektet e krijimit te tij,kjo eshte vec nje reflektim i nje mendje te dobet njerzore…..
perderisa einstein vete eshte shberblyer dhe denuar atehere perse zoti nuk ka mundesi te shberblej apo te denoje?
Edhe nje femije i mbar kur bindet ndaj prinderve shperblehet dhe kur ben gabime denohet…
Cka ketu qe te mos kuptohet?
Un nuk besoj se einstain ta kete thene kete gje sepse ai ishte besimtar
normale se mendojne pastaj veprojne kurse besimtari degjon e beson
jeni te vetmet specie qe gjykoni pa njohur, eshte qesharake te mendosh dhe ateist dhe zemermire, sikur te thuash nje majmun i civilizuar qe e vret mendjen per ceshtjen afrikane. ju nuk dini prejardhjen akoma vazhdoni me teori dhe sa here hidhni syte ne qiell dhe thoni me vete: kjo nuk eshte vecse nje rastesi dhe ta jetojme jeten se nje eshte… c lidhje keni me njerezillekun kur degjenerimin e keni si ujin qe pini… Kurani eshte kushtetuata e fundit qe zbriti per ju dhe mua ne menyre qe te shpetojme por ju nuk mund ta lexoni dot se Zoti ka thene qe ate do ta preke vetem ai qe eshti i paster, me vjen keq. Zoti ju udhezofte te gjitheve se keshtu nje drejtim keni…
@only the truth will prevail,
Zoteri ky eshte problemi i fetarve. Gjithnje perfundojne me kercenime. Ose futju rruges se zotit ose do digjesh ne ferr. E kuptoni se sa qesharake jane argumentet tuaja! Si agnostic qe jam, nuk mund ti uroj kurre nje personi nje te keqe!
I gjithe degjenerimi eshte vetem i fetareve, te krishtere ose musliman! Keni degjenerimin me te madh ne bote! Gjerat me te keqia behen ne emrin e fese.
Deani nuk di kuptimin e fjaleve Agnosticist (Agnostik) dhe Ateist,ai s’eshte i afte per kete debat.
Feja eshte percarese e njerezimit ! Si mundet te pretendohet te jete humaniste ? A nuk ka qene ajo per mijevjecare te tere shkaku i shume lufterave gjakatare , ku eshte derdhur gjak njerezor pa kufij ? A nuk eshte pretendimi se “shqiptaret jane myslyman” , prandaj nuk duhen perkrahur nga bota e krishtere ne prosperitetin e tyre dhe te vendit te tyre ? Cfare “humanizmi” ka ketu , pavaresisht se ky eshte nje pohim i pavertete ?
Prandaj besoj se sa siper eshte e vertete , pavaresisht qellimeve te publikuesve ! Madje ka qene e vertete edhe atehere kur kisha te digjte ne turren e druve , apo diku ne arabistan te vrisnin me gure !
nuk keni perse ziheni, ky eshte nje konkluzion i nxjerrur nga ateistet dhe normal ateistet nuk do shajne veten por do thojne qe jan me human…
Ceshtja eshte se si mund te jene human ateistet kur besojn se kan origjinen nga majmuni, pra i bjen qe ateistet jan kafshe dhe te eger, llogjike e paster kjo,
kurse besimtaret thojne qe kan origjinen nga adami pra nga njeriu, atehere besimtaret jan humane me shum se ateistet ne te tera drejtimet
@bullshit
Aq i prapambetur njohurisht jeni ju zonje/zoteri sa qe do te jete e pa mundur per mua jo vetem per te te ndryshuar opinionin, por edhe per te te bere te kuptosh se cdo te thote prejardhe natyrore edhe jo perrallore sic e kupton ti
“Ceshtja eshte se si mund te jene human ateistet kur besojn se kan origjinen nga majmuni, pra i bjen qe ateistet jan kafshe dhe te eger, llogjike e paster kjo,”–Shume llogjike e paster kjo jotja, nqs jeton ne shpelle. Pegjigjja e ketij komenti eshte nje pyetje e imja. Si eshte e mundur qe meshkujt jane meshkuj kur ne te fakt jane femrat qe i rrisin ne bark per 9 muaj rresht? Po perdor te njejten llogjike qe perdor nje fetar, prandaj shpresoj qe te gjithe fetaret qe e lexojne kete mesazh te pegjigjen po te kene qejf.
Humanizmi nuk ka te beje fare me atributet njerezore. Quhet thjesht atribut por perdoret per njerezit thjesht sa per te treguar supremacine ndaj specieve te tjera ne kete planet(apo nuk e di se cfare jane speciet?), sepse ka kafshe te egra qe jane me humane me kafshe te tjera se sa njerezit me njeri tjetrin.
Bullshit ashtu sic ke emrin ke edhe mendimet. Si mund te jete normale te besosh se njeriu vjen nga Adami? Ti e di besoj qe Adam (ose Ademi) dhe Eva (ose Havaja) linden dy djem, pra, dy meshkuj. Keta ishin pasuesit e tyre. Ma shpjego pak te lutem se mund te riprodhohen dy meshkuj? Per me teper qe ishin edhe vellezer. PRa, njekohesisht absurd (mashkull+mashkull nuk mund te riprodhojne), por, edhe degjenerim (nxitje e incestit). Rrofte feja kanceri i njerezimit!
1.nonehead:
vetem nje ateist mund te replikonte me mua ne kete rast, dhe e tregon veten qe je kafshe me e zgjuar se te tjerat por perseri kafshe mbetesh pasi kjo eshte teoria juaj e jo e imja.
—
2.bella sarius
te kam pare kur replikoje me “net” dhe mbaj mend qe isha katolik apo ortodoks dicka e tille ( ketu dukesh qe je ateist)
eva nuk ka lindur 2 meshkuj por ka lindur binjake 1 femer nje mashkull dhe ka lindur disa here binjake, me vone eshte martuar ne forme te kryqezuar qe te largohen sa me shum nga gjaku femra binjake me mashkullin binjak te ciftit tjeter binjak e keshtu me rralle derisa jan bere rreth 50 000 vete ne teresi pastaj jan formuar fise dhe popuj e deri me ditet e sotme.
—
na e bete humanizmin homoseksual, se po te jete si thua ti nuk do te ishe as ti as une tani ?
ah harrova ka qene ky bone head qe replikoi me siper me mua duke u kacavjerru dege me dege si majmun se atehere ishte ne fazen e majmunint kurse sot eshte zhvilluar ka evoluar nga majmun me 4 kembe qe ishte ne majmun me 2 kembe ?
hahahah
mortaccciii tuoi
@bullshit
Ma shpjego kete martese ne frome te kryqezuar?Ti thua ka lindur disa here binjake se keshtu largoheshin nga gjaku sa me shume me njeri tjetrin po puna eshte qe keta binjake prape me njeri tjetrin kishin lidhje gjaku se nje nene dhe babe i kishte pjelle keshtu qe prape po te ripodhoheshin me njeri tjetrin keta binjake do quheshe incest.Se keta binjake do riprodhoheshin me individe dhe persona te tjere qe i kishin lindur priderit e tyre Adami dhe Eva.
O Bullshit sec kam nje dyshim qe ti je “net-i” por me emer tjeter.
Nese nuk eshte keshtu po te sqaroj qe ne ato diskutimet e mia me “net” nuk mund te gjesh asnje fjale apo ide fetare (kristiane ose tjeter). Arsyeja? Sepse une jame ateist (me sakte “neoateist”). Si i tille nuk me shkon nder mende te mbroj pikepamje fetare.
Ty te eshte dukur sikur une paskam qene fetar. Kjo ka dy mundesi sqarimi. E para: ti (si te gjithe fetaret) je dashakeqes dhe vetem sa do te krijosh konfuzion. E dyta: ti (si te gjithe fetaret) nuk mbush. Si rrjedhoje interpreton cdo sulm ndaj nje feje (p.sh. islamit) si mbeshtetje ndaj nje feje tjeter (p.sh. krishterimit).
Ju fetaret jeni patetike fare. Komplet te humbur dhe deshtake. ?
Cdo njeri eshte i lire te besoje ne ate qe do.Askush nuk ka te drejte t’ja imponoje ate qe mendon tjetrit,gjithashtu as ta ofendoje qofte ky i cdo lloj besimi.Tema eshte qe a jane ateistet me te mire se ata qe besojne ne dobi te komunitetit.Ok edhe jane edhe nuk jane gjithashtu edhe nga kahu tjeter.Ate ne nuk e dime.Vetem faktet flasin per cdo veper qe ben nje njeri.Koha ka vertetuar qe shumica e Krereve shteterore qe kane qene ateiste kane shtypur popullin e tij ne cfaredo lloj menyre.Permendim ketu E.Hoxha,Stalin,Mao ce Dunin,Pol Potin e shume te tjere.”Albert Einstein dhe Charles Darwin” njeri shpiku bomben atomike qe vrau shume japoneze(nuk po permend shifra) dhe qe i druhen shume vende sot nga frika e nje lufte.Tjetri pretendon se kishte prejardhjen nga majmuni.Ateistet pretendojne se vijne nga majmuni keshtu qe cfare dialogu mind te besh me nje majmun ju e dini.Nuk duhet te merremi me foton sepse aty jane vendosur president shkrimtare dhe shkencetare.Mos ofendoni te tjeret pa lidhje sepse nuk i ka hije nje qenie njerezore.Kur njerëzit sillen si kafshë,kafshët do fillojnë të sillen si njerëzit
“Koha ka vertetuar qe shumica e Krereve shteterore qe kane qene ateiste kane shtypur popullin e tij ne cfaredo lloj menyre.”– E vertete. Por ku jeton ne nje shoqeri mesjetare sic kane qene keto vende ku keta persona kane qene lidera te shtetit nuk mund te presesh asgje tjeter. Pastaj ne kete kohe, ateizmi nuk mund te permendej kurre si ide. krahaso vdekjet qe kane ndodhur per emer te fese me ato qe kane ndodhur ne baze te ateizmit. do te ishte dicka interesante per te gjithe per te ditur.
“Albert Einstein dhe Charles Darwin” njeri shpiku bomben atomike qe vrau shume japoneze(nuk po permend shifra) dhe qe i druhen shume vende sot nga frika e nje lufte.Tjetri pretendon se kishte prejardhjen nga majmuni.”—Po ja fut pordhes ketu! Einstein nuk ka punuar per prodhimin e asnje bombe atomike. Nuk e di ne cfare niveli mendor edhe shkencor jeni por qe te thuash qe Einstein ndertoi bomben eshte njelloj si te thuash qe Einstein ishte heroi i luftes se dyte boterore. Sa per Darwin, je shume i qarte ne mendimin tend edhe e kuptoj shume mire friken edhe idiotizmin tend per prejardhjen e njerezve. Sipas mendimit tend planeti Toke eshte vetem 6000-8000 vjet i vjeter sipas perrallave te bibles, kur ka prova edhe fakte te vertetuara shkencerisht se planeti jone eshte mbi 3.6 billion i vjeter por mund te arrij deri ne 4.2 ose 4.3 billion vjet. njerez fetar si pune juaj egzistojne vetem sepse kane frike.
Zoteri i dashur se nga e ke prejardhjen ti ate gjeje vete.Jane vrare ne emer te fese?Po jane vrare shume.Nuk i di shifrat sa jane.Persa i perket moshes se tokes eshte e shkruajtur gje ne Bibel ose Ku’ran mosha e tokes sepse une e kam lexuar gjekundi.Po mohon njeri arritjet e shkences?Jo.Ne mesjete jetoni ju i dashur “bonehead” ku ecej me idene cfare them une eshte e drejte dhe cfare thone te tjeret eshte e gabuar.Je i zgjuar dhe i shkolluar.Bravo te qofte.Nuk po te ve njeri lakun ne fyt dhe te thote beso ne Zot.Cdo njeri e ben vete zgjedhjen e tij. Si mund te pretendoj une te merrem vesh me ju kur gjeja e pare qe beni vetem ofendoni.7miliard qe ka bota mund te jene 5 besimtare dhe 1ateiste.Atehere sipsa jush keta 5 miliard jane te gjithe injorante.Ky eshte mendimi juaj jo i imi.”Për të çrrënjosur diçka, duhet të kalojë po aq kohë për sa ajo është rrënjosur si sistem i të menduarit.”Nuk dua te flas me.Tung o njerez te zgjuar qe dini gjithcka
Besimtaria ,ateizmi dhe agnosticticizmi nuk jane fantazi por tre grupe bindjesh dhe peshimi te intelektit te njeriut,veshtiresisht te tjetersushme. keto bindje do te shkojne drejt ateizmit ne nje te arthme te afert .Arsyeja i bindet ndryshmit ne zhvillim te intelektit njerezor propabiliteti i ritjes te se cilit eshte ne progresivitet jashte zakonisht te larte.Konjuktura te caktuara jane te interesuara qe ky ndryshim te mos ndodhe por qe fatmiresisht eshte i afert dhe i pa shmangshem
Prandaj shqiptaret kane probleme me vehten, me njeri tjetrin dhe kurr nuk bejne hair. Pergjigjuni shkrimit. Mendoj se konkluzioni i profesores eshte i sakte. Feja eshte nje genjeshter e madhe, e marrur seriozisht e ndare sipas drejtimeve te biznesit qe bejne me injorancen, fukarallekun, friken e njerzeve. Po te mos ishin figurat e shquara te njerzimit, qe sipas radhes dhe zbulimeve qe kane bere, as idealistet e teuloget e rrenave nuk do te kishin jetuar. Ata kane dhene njerzimit mundesine e zgjatjes se jetes per te pare genjeshtrat e krahut te kundert. Per mua gjithe korpusi i fese nuk eshte human. Prandaj genjejne njerzimin se kjo jete nuk eshte gje, ndersa tjetra(rrenave) eshte per ju, pikerisht per te mos u vertetuar, e diskretituar para tyre per veprimet praktike qe bejne vete! Sikur tu privonim te drejten te gezonin te mirat qe i sollen shkencetaret njerzimit dhe keshtu duhet bere, ato(kleriket), do te ketheheshin ne origjine, pamvarsisht se nuk e pranojne ate. Me vjene keq qe edhe njerez te shkolluar kane debulesa e mjegulla te tilla ne koke sa behen bashkpunetore, here here i kemi aristokrat te teologjise si punen e Ligorit me siper. Kur dhe Ligori thote me gojen e tij se Bibla eshte fjala e Zotitit, kur Ai e din shume mire se lindja e profetitit eshte pamundesi absolute e provuar nga shkenca qe te ndodhe. Atehere si mund te besohet nje rrene shume trashe dhe e madhe, qe shekullarizimi mjaft e ka holluar, por nuk po e keput perfundimisht? Kujt i sherben Ligori se po e marre per shembull se shkruan me emer? Pra nje servil, frikacak, i nenshtruar plotsisht nga brenda prej debuleses se dogmave. Po ta pyes zotrine, engjujt ne qielle , i afrohen si UFO, apo i ka ne koke?! Ligori dhe din te lexoje, por nuk mund te tregoje se Krishti nuk ka shkruar asgje me doren e tij, vetem genjeshtaret ne tij cifut e kane mollosur me fillozofine e ma te arritur te kohes, qe thone jane te Krishtit, por ato gjenden para tij te Konfuci e te tjere fillozofe, shkrimtare. Perse te mos shikohet rrezikshmeria e intelektualve qe marrin pjese ne genjeshtren e madhe te lindjes se Krishtit dhe te fshehjes perfundimisht qe ky gjigant teologjik te jetoje e te propagandoje vetem erresisre?! Ligori e pranon fjalen e engjullit ne vesh qe merre Marien, se cdo gje qe eshte krijuar ne barkun e saje eshte fryma e Zotit!!! E si u krijoka kjo foshnje ne bark, pa i futur dicka nga fundi i barkut Z. Ligor Shkencetari? Pra dhe ju bashke me kleriket hipokrit mashtrues e percarse te njerzimit, beheni loje e Genjeshtres se Madhe dhe nuk mund te quheni human, ndihmes te shikimit dialektik te ardhjes se njohjeve nga me e ulta deri tek me e larte dhe ne kerkim te nje bote qe as ka fillim as mbarim. Qe ketu merr noten kater, se nuk ka krijim ne univers, sepse po pranove ate, atehere do te kerkosh per krijimin e kirijuesit tend Zoti. Kjo eshte e shpikur nga teologet, per te mbajtur Njeshin gjalle ne kokat e juaja. Universi(ndoshta dhe Universet), nuk mund te llogaritet casti i fillimit dhe as i mbarimit). Njeriu, me hemisferen me te zhvilluar eshte ne kerkim, te faktorve te mbijeteses, por dhe ai mund te mos ekzistoje me per arsye te veprimeve te forcave te verbera te natyres ne planetin ku jemi nis dhe te planeteve te tjera. Mundet te prishet dhe ekuilibri i galektikes sone, po cdo te thone per Xhizusin qe eshte ne qielle? -Asgje sepse, as ju, as keta qe mashtrojne nuk jetojne me, prandaj eshte gjendur rruga e mundshme e mashtrimit, tek te moshuarit, plakat, te semuarit, sepse ato nuk i marrin vesht kurr konkluzionet e rrenave te klerikve, ata kane vdekur dhe rrena vazhdon sic vazhdon sllogani i perhershem qe Krishti do te vin sot, do te vin neser dhe 2012 vjet rrena varg. Po more Ligor, ku t’i marrish ato qe kane vdekur t’ju thuash qe e pate se sa e madhe dhe e gjate eshte rrena???! Pra shikoje sot qe ke mundesi te arsyetosh dhe mos mashtro te tjeret, qofte dhe me qendrimin tuaj idealist! faleminderit!
Fatkeqesisht jetojme ne nje shoqeri, ku edukimi shkencor, kulturor edhe shoqeror ne nivelet me te larta te shkollimit nuk eshte arritur ende, jo vetem per shoqerine shqiptare, por edhe per popullaten e planetit toke. Uroj qe e keqja mos te shtohet, ama!
Bonehead tendencat ne rang boteror jane te qarta. Perqindjet e ateisteve dhe agnostikeve jane ne rritje, ndersa ato te fetareve ne renie. Edhe ato fe qe kane nje fare rritje (kryesisht per shkak te lindjes se shume femijeve te cilet megjithese te mitur dhe pa asnje ide per fene i konsiderojne fetare) serish kane nje rritje me te vogel se ateistet dhe agnostiket. E ardhmja eshte ateiste, por, kur do te jete shumica e botes e tille? Kjo nuk dihet. Uroj sa me pare.
KY SHKRIM ESHTE I LINDUR NGA IDOLLOGJIA STALINISTE QE SHKATRROJ XHAMI DHE KISHA DHE KTHEJ NE MAGAZINA. POR ASNJEHERE NUK MUNDI TE SHKATRROJ BESIMIN NE ZEMREN DHE SHPIRTIN E NJERIUT.KJO ESHTE NJE GJE E KEQE NE MENTALITETIN E DISA SHQIPTAREVE DUAN TE NDERTOJNE NJE DEMOKRACI PERENDIMORE ,POR PA HEQUR DORE NGA TEORIT E CMENDURISE STALINISTE.
bravo o mik
Njeriu “flet” aq sa din, aq sa shef. Janë te marrë ata qe stopojn mendimet vetem pse binden nga dikush tjeter!
Per Ajnshtajnin mos u lodhni!
Lexoni:
http://www.sacred-texts.com/aor/einstein/einsci.htm
Dhe besoj se do ta kupton se cdo te thote “Mendjehapur” dhe pse nje mendjehapur eshte me I ndjeshem se nje besimtar I cili s’ka sesi mos kete kufizime.
http://www.youtube.com/watch?v=PEYcX_9UkU8
Sqarim per Z. M.Gjonaj.
*****************************************
Z.Mark Gjonaj, mos ofendo,mos me jep tituj qe s’i kam si fjalet: Ligor shkencetari.
Aq sa di desheroj tu sqaroj:
Partenogjeneze ne shqip do te thote Pllenim virgjeror.Kete term shkencor ju fatkeqesisht nuk e dini,nuk me vjen mire te mburem se kam zakon,por duke dhene bilogjine e shk.se mesme mbi 25 vite,ju thellova kesajfjale.Kjo biologji e sqaron partenogjnezen deri ne nje nivel.Eshte fakt qe Univeriteti i kohes sone( 1962-64)po mos studionje pas tij, mbeteshe profan.
Shkenca ka provuar se disa qeliza femerore(ovuli qelize seksuale femerore) tek bimet apo gjitaret vetepllenohen pa nderhyre spermatozoidi(qelize seksuale mashkullore).Ndaj quhet pllenim virgjeror.
Edhe tek njeriu femer ka raste qe ovuli i nje femre ne kushte te vecanta vetedyfishon kromozomet e tij nga 23 ne 46 per pasoje vetepllenohet,pa hyre si thoni ju nga fundi i barkut ajo dickaja tuaj qe eshte organi mashkullor qe leshon spermatozoidin me23 kromozomet e atit keto po u bashkuan me 23 kromozomet e ovulit pra te nenes, nena ngelet me bare pllenohet.Thelbi i pllenimit eshte dyfishimi i kromozomeve tek ovuli,nga 23 te behen 46,po u be kjo femra pllenohet,ngelet me bare.
Kete fakt shkencor ju nuk e dini,ndaj cuditeni si ndoth pllenimi pa u futur sperma e mashkullit apo e atit.
E njejta gje realizohet permes frymes se shenjte tek nena e Jezuesit Maria.Fryma e shenjte ben cudira Z. Gjonaj.Ke lexuar per grimcen e ZOTIT,zbuluar kohet e fundit? Kjo grimce e pa dukshme lot rolin e nje ngjitesi,qe “ngjit” grimcat e shperndara te nje atomi dhe duke krijuar atomin qe lind pesha,apo masa e gjithe trupave ne hapesire.Sikunder njeriu s’njihte grimcen e ZOTIT,nuk njeh edhe sekretet e pa fundme te kesaj hapesire.Juve mund te doni tu japim nje fotografi te frymes se shenjte.Jaqe ka ne kozmos edhe fenomene qe nuk i fotografon dot sikunder sot s’kane fotografuar grimcen e ZOTIT,por ajo ja qe egzistoka.U mundova tu sqaroj dicka,te gjitha s’kam mundesi pa i germuar vete me vullnetin tuaj i cili nuk ju mungon.Pershendetje ngelem nje mesues i zakonte jo shkencetar si me bete ju.Mesues qe diktatura mi pengoi studimet te cilat i plotesova me korespondence jo i regullt ne Universitet,paskeshem pasur “njolla” ne biografi,te cilat shume von i pashe qe mi qepen prapa krave pa me thene azgje per to.Ju e dini ne diktature ca studionin regullisht ca jo te regullt ketu futeshin shume ata me korespondence.Tani tek ne edhe politikanet kane filluar te betohen edhe me respetktim te ZOTIT,si ju duket juve ky fakt?
Nje besimtar ka nevoje per friken/ndeshkimin nga zoti apo shperblim per veprat e mira , un si ateist kam morelet e mia dhe frike nga askush , cdo gje e bej nga empathia ime .