Thonë se shtëpia është kështjella e çdo burri. Por tani mund të ktheni ëndrrën në realitet duke blerë një fshat të tërë, gjithmonë nëse keni 1.75 milion sterlina.
Pronari i ri madje do marrë edhe titullin lord, pasi është i përfshirë në çmim.
Fshati ndodhet në Britaninë e Madhe dhe përfshin 70 shtëpi, një kështjellë të shekullit 14-të dhe një godinë publike me një dhomë balloje. Po ashtu keni të miratuar edhe lejen e ndërtimit për një park pushimesh.
Madje, ka thashetheme se aty është i varrosur një thesar, diku në këtë pronë.
Pronari Lee Simpson jeton aty që kur ishte nëntë vjeç. Prindërit e tij e blenë fshatin në vitin 1955 për vetëm 2 mijë sterlina.
Qenkan me lire se ne Tirane!!!!!!!!!!!!!!!
Le ta bleje Saliu ose Iliri te fitojne dhe titullin Lord e te kene nje vrime qe te fshihen pas 2013-es.
Jetojme ne kohen e ABSURDITETIT,dje u shit nje pikture boje 120milion sterlina kurse sot nje fshat i tere luksoz me gjith keshtjelle shitet vetem per 1.75 milion sterlina,a nuk eshte absurde???????