Prokuroria: 3 vite burg për Stresin për çështjen ‘Bombaj’

4 Maj 2012, 11:39Lifestyle TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 3 vite burg për këngëtarin Arkimend Lushaj, të njohur me emrin Stresi. Ai akuzohet për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Stresi, së bashku me katër persona të tjetër, kanë kërkuar 25 mijë euro nga regjisori Leonard Bombaj, të cilin e akuzojnë se ka bërë seks me një të mitur.

Në konkluzionet përfundimtare prokurori Ardian Nezha u shpres se 15-vjeçarja me inicialet A.XH. është bërë shkaku i këtij konflikti mes Leonard Bombaj dhe të pandehurve Arkimed Lushaj, Rolado Kurtin, Elis Bashën dhe personin tjetër të identifikuar së fundi me emrin Sevastian Kallabaku të njohur ndryshe me nofkën “Arusha”. Sipas të dhënave të Prokurorisë, vajza 15-vjeçare ka deklaruar gjatë komunikimit të akuzës se nuk e kishte kërcënuar regjisorin Bombaj edhe pse ai e kishte përdhunuar disa here në ambientet e studiove “Sirea Film”.

Gjithashtu, vetë 15-vjeçarja ka mohuar se së bashku me këngëtarin “Stresi” i kishin kërkuar regjisorit të paguajë shumën prej 25 mijë eurosh si formë presioni për të mos e denoncuar publikisht si përdhunues fëmijësh. Në dëshminë e katër të pandehurve të tjerë, vihet re i njëjti qëndrim. Ata kanë mohuar akuzat dhe pretendojnë se nuk i kanë vënë gjobë regjisorit Bombajt. Mirëpo ky i fundit pretendon se nën presionin e vazhdueshëm të armës, por dhe presionit psikologjik, autorët i kanë marrë fillimisht 5 mijë euro, si dhe automjetin e tij. Më pas makina i është rikthyer si rezultat i negocimit me babanë e të pandehurit Arkimed Lushaj, ndërsa ky i fundit në bashkëpunim dhe me të pandehurit e tjerë kanë vijuar duke i kërkuar në formën e gjobës shumën prej 25 mijë eurosh.

12 komente në “Prokuroria: 3 vite burg për Stresin për çështjen ‘Bombaj’”

  1. nardi says:

    Vetem tre vjet?Shume pak per keta lloj rrugaçesh!!

    1. Vlora says:

      i biri i bodigardit te berishes sali lushaj ,,,,do te dali i pafajshem nga shpresa becaj si te gjith kriminel-hajdutet e tjere.

  2. xixiu says:

    Bravo Prokuroria ta dënoj jo me llafe.

  3. Petri Bozdo says:

    Edhe 100! ?

  4. Juli says:

    Kur qenka i pafajshem pse ka pranuar ti japi 5 mije euro? Bombaj ti denonconte qe ne fillim

    1. Ciara says:

      Normalisht qe nen presionin e armes dhe presionit psikologjik te ushtruar mbi Bombaj ai ka pranuar te paguaje. Sigurisht nje arsye ka qene dhe se nuk ka dashur qe kjo ceshtje te beje buje pasi do te ndikonte negativisht mbi karrieren si dhe jeten e tij familjare. Nese sipas mendimit tend i akuzuari Bombaj nuk eshte i pafajshem, atehere perse ngriti padi kunder Arkimed Lushaj ne gjykate?

  5. lana says:

    po akuzat qe ka bere e mitura ndaj leonard bombajt po i heton njeri apo te merresh me keto funderrina eshte me e rendesishme? cudite shqiptare jane te pafundme!

    1. Epirioti II says:

      Ceshtja e Bombajt me ate bukuroshen e talentuar te Kriptmjaltezave u mbyll sepse hetimet provuan pafajsine e Bombajt. Vajzen nuk kane per cfare ta denojne sepse ka qene minorene dhe e manipuluar. Ajo mori ne qafe veten sepse ishte VIP i ekraneve qe femi dhe me shume te ardhme ne art dhe ne boten e reklamave. Tani mbetet te gjykohen gagsteret qe ishin pas vajzes.

      Por mqs Stresi eshte djali i famekeqit Sali Lusha, (atij qe midis shume te tjerave rahu dhe gjakosi Paskal Milon ne mes te Brukselit me porosi te Berishes, apo atij qe u filmua duke sulmuar Kryesministrine ne 1998 me kallash dhe antitank), ish-bodygardi Berishes, Gjykata do e nxjerri pa lagur.

  6. Nuk e ka mor vesh hala Saliu…. Djali Sali Lushes ne burg 3 vjet???
    Sali Lusha qe o coptu per Sali Berishen??? Ka vra per Sali Berishen????

    Jo mor burr,jo mor burr,njatjeta or tiiii!!!!

  7. katunari says:

    He se e nxjerr i ati nga burgu,e ka te sigurte,si gjithmone.

  8. DuaPune says:

    Ajsela Xhaxhaj, denoncuesja e vogel 15 vjecare. Denoncoi per para. Enxhi Kamenica doli te Cani si bythe e zgjuar qe te mbronte Lushen dhe Xhaxhajn, tani fshihet ne Kosove nga gjykata.

  9. Koli says:

    Ky palaco duhett te ishte ne bug me kohe, po mire kane bere qe e kane lene jasht, sepse deshmon per fytyren e vertete te regjimit berishjan. i Biri i badigardit te berishes, sali luzha qe ka ber 1000 pislleqe dhe ka pas masakruar qytetrae te pavajsheme ne mes te rruges dikur. ta kish bere dikush tjeter kete krim, di ishte ne burg me kohe dhe minimalisht do ish denuar 10 vjet burg. pavasrisht se keta i zbusin, ai e ka marre peng Bombajn dhe e ka grabitur me dhune duke e kanosur. Pedofil ose jo bombaj, krimineli i vogel tropojo-berishjan duhet te rraset brenda per shume kohe… mbase bejne mire ta fusin ne burg se bashku me te atin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje