Associated Press i kërkon falje gazetarit për ... scoop-in

5 Maj 2012, 18:26Lifestyle TEMA

Agjencia e njohur e lajmeve Associated Press ka kërkuar sot falje pse pushoi nga puna një gazetar që kishte raportuar për mbarimin e Luftës së Dytë Botërore.

Ed Kennedy sfidoi censurën ushtarake për të raportuar i pari se nazistët ishin dorëzuar natën e 7 majit 1945.

SHBA dhe Britania e Madhe kishin rënë dakord për të shtyrë edhe një ditë lajmin në mënyrë që Rusia të organizonte një tjetër ceremoni dorëzimi në Berlin.

Por tani AP thotë se Kennedy bëri gjënë e duhur duke thyer embargon.

Sipas BBC, Kennedy ishte një nga 17 reporterët që ishte thirrur për të dëshmuar dorëzimin formal të trupave gjermane tek aleatët në orën 02;41 të 7 majit 1945.

Grupi u betua përpara ushtarakëve amerikanë se nuk do e nxirrte lajmin deri më datë 8 maj, 36 orë më vonë.

Por kur Kennedy dëgjoi në radion gjermane se po deklaronte dorëzimin më datë 7 maj, në orën 14:41, e publikoi historinë një orë më vonë.

Ai u kritikua dhe më pas u pushua nga puna.

Kennedy vdiq në një aksident në vitin 1963, në moshën 58 vjeç.

Tani agjencia thotë se kanë bërë një gabim të rëndë që e pushuan nga puna.

E bija e gazetarit thotë se është jashtëzakonisht e lumtur për faljen.

6 komente në “Associated Press i kërkon falje gazetarit për … scoop-in”

  1. Misiri says:

    historia te thuhet ashtu sic duhet
    qe te vleje per brezat e ardhshem
    http://www.freealbania.blogspot.com

  2. eri says:

    shume vone per faljen
    por te pakten e kuptuan brezi i tanishem
    ky eshte respekt

  3. dritani says:

    Kjo tregon se asnjehere nuk eshte vone!

    Ne shqiptaret qe shquhemi per memorie bagetie duhet te mesojme pak nga keta …

  4. Agimi, Detroit, Michigan, USA. says:

    Me mire vone se …kurre !

  5. Agjensia Associeted Press, duke kerkuar te falur, ka treguar nje detyrim miresjelljeje kundrejt gazetarit te saj. Nderkaq edhe gazetari ka thyer nje betim. Ai mund te mos e bente betimin dhe te largohej.Ndryshe ai mund t’i shkruante Agjensise se lajmin duhet ta japim nje dite me vone ndersa radio gjermane po e jep ne kete moment.
    Ju faleminderit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje